• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, April 30, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ditën që vdiq Enver Hoxha, Ibrahimi hyri te klubi i fshatit Çermë, ku pinin ndonjë kafe të internuarit dhe i tha bufetjerit; sot është dita jonë, më bëj një raki…”/ Historia e panjohur e 11 prillit ‘85

“Ditën që vdiq Enver Hoxha, Ibrahimi hyri te klubi i fshatit Çermë, ku pinin ndonjë kafe të internuarit dhe i tha bufetjerit; sot është dita jonë, më bëj një raki…”/ Historia e panjohur e 11 prillit ‘85
“Ditën që vdiq Enver Hoxha, Ibrahimi hyri te klubi i fshatit Çermë, ku pinin ndonjë kafe të internuarit dhe i tha bufetjerit; sot është dita jonë, më bëj një raki…”/ Historia e panjohur e 11 prillit ‘85
“Ditën që vdiq Enver Hoxha, Ibrahimi hyri te klubi i fshatit Çermë, ku pinin ndonjë kafe të internuarit dhe i tha bufetjerit; sot është dita jonë, më bëj një raki…”/ Historia e panjohur e 11 prillit ‘85
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Nexhmija ose ata qё patёn frikё nga e ardhmja

Nga Shefqet Dobra

Memorie.al / Në sektorin Çermë, ishte bërë zakon që, kur merrnin rrogat, burrat shkonin gjithë gëzim te lokali i vetëm që kishin. I thoshin banakierit: “Sot është dita jonë, një kafe e një raki”! Për dy ditë lokali ishte plot. Edhe brigadierët ato ditë, edhe ata zinin një tavolinë me punëtorët. Për të porostnim ne. Gjithashtu, nuk mungonte as Operativi i Sigurimit, Bujar Peza, i cili ulej në një cep pranë derës, edhe për atë, do porositnin ne. Ajo gotë që pinim atje, për disa ishte dalje hundësh në shtëpi, nga gratë, pasi rrogat ishin të ulta.

Gjithë ditët e tjera lokal ishte i qetë. Vetëm pensionistët shkonin të pinin një kafe dhe kalonin ditën me muhabete.

Fjala: “Sot është dita jonë, një kafe një raki”, ishte bërë e zakonshme.

Gjithashtu mund të lexoni

“Dëshmitarët e paktë të mbetur gjallë, thonë se nacionalisti Haki Taha e vrau komunistin Milladin Popoviq, që kishte bashkëpunuar ngushtë me Enverin, pasi…”/ Misteri i vrasjes së bujshme në marsin ’45-ës

“Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit është e vetmja rrugë për Adriatik, kurse hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës më 1912

Atë e përdornin edhe ditët e tjera, kur ndonjëri shkonte të pinte kafe, ose më tepër, kur i vinte ndonjë mik që do i jepte një kafe, porosiste banakierin me parullën tonë miqësore. Asnjërit nuk i shkonte në mendje, se kjo fjalë do të bëhej e dëmshme një ditë.

Këtu fillon historia…!

Ibraim Qosja, punonte te elektro pompa ujit të pijshëm në Konjat, prej njëzet e katër orësh, nuk ishte larguar nga puna. Në mëngjes, pasi la punën, bëri rrugën e lodhshme të tij, sepse sektori ishte mbi një orë e gjysëm larg dhe hyri në klub e dha menjëherë parullën: “Sot është dita jon, një kafe, një raki”.
Derëziu, nuk kishte dëgjuar as radio, as kish hapur të lexonte ndonjë gazetë.

Në kafene, pleqtë rrinin përmbys filxhanëve të kafeve dhe nuk luanin domino e të grindeshin si gjithmonë. Herë pas here, ndjente vështrimin e pleqve, nga një shikim nënë vetulla, që i shqetësonte alegria e tij. Banakieri, kur i vuri kafen e rakinë në tavolinë, duke e shikuar drejtë në sy, i tha:

– “Po, sot është tamam dita jote”. Ibrahimi duke qeshur i tha:- “Faleminderit gruas që më dha edhe për sot të pi kafen. Gruaja është i parë shtëpie, ato e kanë hesapin, ne burrat kot mburremi” dhe qeshi me të madhe.

Pleqtë e shikuan si të habitur, dy prej tyre, u ngritën, dolën pa i përshëndetur tjerët. Ata çuditeshin me alegrin e Ibrahimit, kurse Ibrahim, vriste mendjen: “Çkanë këta sot që rrinë sikur u ka vdekur ndonjë”? Pasi piu kafenë e rakinë, i përshëndeti por, as një nuk i ktheu përgjigje.

Kur shkonte për në shtëpi, qendra dhe rrugët e sektorit gjallonte. Atë ditë nuk kishte lëvizje. “Ç’kanë këta njerëz sot me mua”, tha prapë me vete Ibrahimi. Sapo u fut në shtëpi, nga lodhja dhe habia që po i merrte mendtë, ja futi gjumit.

Atë ditë, ishte ditë zije, se kishte ndërruar jetë udhëheqësi kryesor i Partisë, për tetë ditë ishin pezulluar të gjitha argëtimet; nëse ishte planifikuar ndonjë gëzim: fejesë apo martesë, ose të prapësohej, ose ta merrnin në shtëpi dhe kaq. Të gjithë shqiptarët këto ditë, duhet vetëm të qanin.

Kishte ndërruar jetë, jo prindi i ndonjërit, sido kudo, por, “Babai” i të “gjithë” shqiptarëve. Disa i thoshin: “Babë Enveri”, disa; “xhaxhi Enver”. D.m.th., të gjithë do qanin: për “babën” ose për “xhaxhin”, sido që ta quanin.

Më ëndrrën e pare, i trokitën tek dera. –“Ç’është ky që nuk më lë të fle?!- tha me vete Ibrahimi, duke hapur derën. –“Hë more pse ma nxore gjumin, sapo kam ardhur nga puna, jam njëzet e katër orë pa gjumë”?! Komshiu me kokën poshtë i tha: “Të kërkon operativ Bujari”.

-“Pse…”? – e pyeti.
-“Nuk e di”! – u përgjigj shoku.
-“Ku është, te lokali”?! Mendoi se e ka ftuar të pinë ndonjë kafe bashkë, të gjithë kujtonin se e kishin shok, ishte privilegj i madh, të pijë kafe me të.

-“Jo, jo! te dhoma që kanë këtu”.
-“Epo, mirë, shko! Sa të vishem”.

-“Po mos u vono, kështu më tha”. Këta nuk e dinin se Operativi nuk kishte shokë, se ai ishte më i rrezikshëm se ujku; ujku e ndiqte tufën gjithë ditën, priste të ndahej ndonjë bagëti nga tufa, ta rrëmbente, kishte raste që pas gjithë atij mundimi, ujku mund të vritej nga bariu, kurse Operativet, për të kapur gjahun, nuk mundohej fare, e kërkonte në zyrë dhe viktima shkonte vetë.

Kur vajti të dhoma e Bujarit, dera ishte gjysmë hapur, Ibrahimi e shtyu derën si herët e tjera, kur e ftonte për kafe – dhe, duke qeshur, sapo do e përshëndeste si herët e tjera, papritmas dëgjoi një Britmë: “Ku futesh kështu pa trokitur, në shtëpinë tënde! Jashtë”.

Për një moment Ibrahimi, mbeti si i ngrirë në derë, duke e shikuar, mundi të thotë; “Më.. më… më fal shoku Bujar! Erdha si herët e tjera”. U zmbraps dhe trokiti. Nga lodhja dhe pa gjumësia ishte këputur, përçmimi dhe pritja e gjatë, e legjendisi fare. Më në fund, dëgjoi Bujarin; “Hyr”!

Ishin të dy më këmbë, ballë për ballë, njëri shikonte i habitur pa kuptuar, pse sot Bujari po e shikonte me egërsi? Nga sikleti, iu djersit balli. Papritmas dëgjoi, ti thotë: “Pa më thuaj, more -mut muti- ç’e kishe gjithë atë gëzim sot”?! “Ç’a gëzimi, shoku Bujar?! Unë sa erdha nga puna”!

-“Partinë gënjen ti, ëh! E di ti, kush jam unë”? Dhe iu afrua
-Jo shoku…. nu….nuk po gënjej…! -“Ke thënë te lokali: sot është dita jonë! Pse është dita jote sot”?!

-Ibrahim qeshi, kujtoj se po bënte shaka Bujari- “Si gjithnjë shoku Bujar: një kafe një raki, se, sot është dita jonë- i thash klubistit”. –“Po pse është dita jote sot, ëh”! –“Sot nuk është tamam se, nuk është ditë rrogash – tha duke qeshur – po ti e di që kjo është bërë zakon ta themi, edhe herët e tjera”.

-“Ashtu, si herët tjera ëhhh? Na, ta tregoj unë si është dita jote, qen e biri i qenit”- ja futi syve, Ibrahimi nuk po kuptonte, “shoku … shoku….”, po të parën e pasoj e dyta, e treta e me radhë, Ibrahimi nuk mund ta shqiptonte emrin e operativit. Kur Bujari po rrinte më këmbë, Ibrahimi me lot në sy, mund të thotë: “Po pse more shoku Operativ, pse ma bëre këtë?!

-“Pse, ça do ti, të përkëdhel, edhe burgun e ke pak, për atë që ke bërë, dhe…”! –“Po kështu kemi thënë gjithnjë, kur marrim rrogat, kështu thash edhe sot”. –“Sot që të gjithë shqiptarë qajnë, për ty qenka ditë gëzimi, ëhhh”!? –“Pse shoku operativ, ça ka ndodhur”?!

-“Sot që ka ndërruar jetë udhëheqësi ynë, ti na je zgërdhirë si ato putanat, në lokal, kaq shumë qenke gëzuar, ëh”?! Ibrahimi e shikoi, i ra kokës me grusht – për të treguar dhimbjen që ndjeu, duke e shikuar, sikur shikonte viktima xhelati. Bujari sot, nuk ishte ai tavolinës që i buzëqeshte, kur i shkonte porosia. “A e di se me këtë, u ke bërë qejfin armiqve? Edhe burgun pak ke, me atë që ke thënë”.

-“Nuk di gjë, të betohem, unë sapo erdha nga puna, piva kafen dhe rashë në gjumë”. –“Nuk ke dëgjuar gjë fare, nuk të tha njeri? Po radion, nuk e dëgjove”?! –“Po, jo o shoku Bujar, ku pata kohë të dëgjoj radio, sa u futë në shtëpi, rashë në gjumë, të betohem” dhe u shkreh në vaj prapë. –“Po e di, se kjo që ke bërë ti, quhet armiqësi”? E kapi për jake, e shtyu jashtë: “Zhduku, m’u hiq nga sytë, dhe këto dit, mos u largo nga sektori”!- i tha.

Gjithë ato ditë- Ibrahimi, priste mos e arrestonin. Tani e kuptoi Ibrahimi, se biografia nuk të shpëtonte. Të gjithë në familjen e Ibrahimit, ishin të trishtuar, frika e torturoi për shumë kohë, fjalën:- “Sot është dita jonë”, dhe kur e përdornin tjerët, kishte frikë ta dëgjonte. Kur shikonte Bujar Pezën te cepi i lokalit, sa nuk i binte pika, kur merrte kafen- i thoshte banakierit: “Çoi shokut Buja….”, banakieri i thoshte: mirë, duke buzëqeshur e, duke luajtur kokën.

Kafen e pinte sa më shpejt, që të largohej prej aty. Një ditë kur kthehej nga puna, një shok e pyeti: – “O Bimi, pse je dobësuar kaq shumë more, ke qen gjë sëmurë”?! Ibrahimi e shikoi pak- i tha: “Po, shumë sëmurë, kam qenë”. -Pse, ça pate?

-“Si gjithnjë, piva një kafe një raki, nuk di pse, po desh vdiqa, vuajta shumë, aq shumë sa, shpirti ma di. – “Qëllon nga një herë, s’dihet si qëllon trupi i njeriut, ndoshta nuk ta pranon stomaku. Të shkuara”! – i tha shoku. Faleminderit! – iu përgjigj Ibrahimi. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur shkuam te shtëpia e Enverit për t’i dhuruar monedhën e floririt me kokën e Aleksandrit të Maqedonisë, të cilën ia morëm Man Tepelisë në Shkodër, ai na...”/ Rrëfimi i ish-nënkolonelit të Sigurimit

Next Post

Kalendari Historik 07 Gusht 2023

Artikuj të ngjashëm

“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Dëshmitarët e paktë të mbetur gjallë, thonë se nacionalisti Haki Taha e vrau komunistin Milladin Popoviq, që kishte bashkëpunuar ngushtë me Enverin, pasi…”/ Misteri i vrasjes së bujshme në marsin ’45-ës

April 29, 2026
“Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit është e vetmja rrugë për Adriatik, kurse hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës më 1912
Dossier

“Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit është e vetmja rrugë për Adriatik, kurse hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës më 1912

April 29, 2026
“Pas vitit 1945, Prof. Peppo, nuk do t’i përmendte shkrimet e botuara te revista e Koliqit, ashtu siç nuk përmendi njohjen me Lef Nosin dhe…”/ Refleksionet e studiueses dhe historianes së njohur
Dossier

“Një ditë, duke ecur në ‘Rrugën e Dibrës’, në trotuar pashë mësuesin tim të Liceut të Korçës, Enver Hoxhën, i cili më ndali dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e Arben Putos; Në klasë s’na qëlloi kurrë me pëllëmbë…!

April 28, 2026
“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”
Dossier

“Strauss nuk u prit as nga Enver Hoxha dhe as nga Ramiz Alia, po ashtu u evitua pa asnjë argument politik takimi me kryeministrin Çarçani, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit Çaushi

April 28, 2026
“Më 27 prill, Viktor Mayer nga Vjena shkruan: ‘në demonstratat në Kosovë ka të vrarë e të plagosur, një pjesë e funksionarëve jugosllavë kanë…”/ Shtypi evropian për ngjarjet e pranverës 1981
Dossier

“Më 27 prill, Viktor Mayer nga Vjena shkruan: ‘në demonstratat në Kosovë ka të vrarë e të plagosur, një pjesë e funksionarëve jugosllavë kanë…”/ Shtypi evropian për ngjarjet e pranverës 1981

April 27, 2026
“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën
Dossier

“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën

April 26, 2026
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht 2023

Kalendari Historik 07 Gusht 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme