• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Enver, ja po e lexoj unë platformën e Sigurimit që Kadriu u’a dha sovjetikëve, me emrat e agjenturës….”/ Diskutimi i Hekuran Isait në mbledhjen e Byrosë, shtator ‘82

“Vitali Paska dhe Zhak Jumba, me shtetësi kongoleze, agjentë të Zbulimit amerikan, jugosllav, grek, italian e turk…”/ Letra e Hekuran Isait dhe e Pëllumb Kapos në ’82-in
“Si u inskenua nga Sigurimi “Komploti çam” dhe helmimi i gjeneral Hilmi Seitit që s’pranoi të ishte…”/Historia tragjike
“Në 1961-in, do hidhja në erë sallën me Abaz Kupin e 300 zogistë në Bruksel, por Kadri Hazbiu…”/ Letra e panjohur në ’82-in, e personazhit real të ‘Mërgata e Qyqeve’, e Nasho Jorgaqit
“Shoku Enver, ja po e lexoj unë platformën e Sigurimit që Kadriu u’a dha sovjetikëve, me emrat e agjenturës….”/ Diskutimi i Hekuran Isait në mbledhjen e Byrosë, shtator ‘82
“Shoku Enver, ja po e lexoj unë platformën e Sigurimit që Kadriu u’a dha sovjetikëve, me emrat e agjenturës….”/ Diskutimi i Hekuran Isait në mbledhjen e Byrosë, shtator ‘82
“Shoku Enver, ja po e lexoj unë platformën e Sigurimit që Kadriu u’a dha sovjetikëve, me emrat e agjenturës….”/ Diskutimi i Hekuran Isait në mbledhjen e Byrosë, shtator ‘82

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dhjetë

Memorie.al publikon disa dokumente të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale arkivore të cilat mbajnë siglën ‘Tepër sekret’, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1981-1982, me raporte, relacione, dëshmi, informacione, proçes-verbale të mbledhjeve të Byrosë Politike dhe sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, etj., duke filluar nga ajo që u mbajt për të shqyrtuar dhe analizuar autokritikën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu në dhjetorin e vitit 1981, për shkak se kishte lejuar fejesën e djalit të tij, Skënderit, “me një vajzë e cila në rrethin e saj familjar kishte disa të arratisur politikë”, mbledhja maratonë e Byrosë Politike e pasdites së 17 dhjetorit të tij viti që vazhdoi deri në orët e vona të asaj nate, ku u shqyrtua ai problem me debatet dhe diskutimet e të gjithëve anëtarëve që “kryqëzuan” ish-kryeministrin Shehu, mbledhja e paradites së 18 dhjetorit, pas lajmit se kryeministri Mehmet Shehu kishte vrarë veten, mbledhja maratonë e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së e datës 20 shtator të vitit 1982, me temë: “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, ku Enver Hoxha nisi fillimisht akuzat ndaj Kadri Hazbiut, duke e joshur atë si “besnik i Partisë”, (në mënyrë që ai “t’ja hapte zëmrën Partisë”, duke folur kundër ish-kryeministrit Mehmet Shehu), ku që në fillim të fjalës së tij, Enveri u shpreh: “Pas puçistëve në ushtri, zbuluam grupin tradhtar në ekonomi të Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit dhe Kiço Ngjelës me shokë. Edhe këtë grup e zbuluam ne këtu, nuk e zbuloi Sigurimi i Shtetit. Po kështu mund të themi edhe për zbulimin e grupit të Fadil Paçramit, të Todi Lubonjës dhe të një sërë njerëzish të tjerë të lidhur pas tyre, si Ismail Kadareja me shokë, nuk e zbuloi Sigurimi, por ajo punë armiqësore u zbulua nga ana e Komitetit Qendror”, etj.! Të gjitha këto dhe të tjera dokumente me siglën ‘Tepër sekret’, do të publikohen në disa numra me radhë, ekskluzivisht nga Memorie.al

                                            Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

Dokumenti me proçes-verbalin e mbledhjes së Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, me temë “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, mbajtur në datën 20 shtator 1982

                                                                                                             Tepër sekret

MBLEDHJE E SEKRETARIATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH E DATËS 20 SHTATOR 1982

SHOKU HAXHI KROI: (Lexon relacionin)

SHOKU HEKURAN ISAI: Dale dale se po e lexoj unë këtë dokument. Ja ç’thotë ky: “Drejtorit të Shkollës së Lartë të Komitetit të Sigurimit, pranë Këshillit të Ministrave, Moskë”.

SHOKU ENVER HOXHA: Data sa është?

SHOKU HEKURAN ISAI: Data është 24.12.1959.

Po e lexoj përsëri nga fillimi.

“Drejtorit të Shkollës së Lartë të Komitetit të Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave në Bashkimin Sovjetik, Moskë.

Po u dërgoj për t’i njohur dëgjuesit e grupit shqiptar, për t’u përdorur në procesin mësimor.

  1. Tekstin e platformës mbi punën operative të organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të miratuar nga Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH-së në gjuhën ruse, të përkthyer e të shkruar nga….
  2. Direktivën e Ministrit të Punëve të Brendshme Nr.8. Datë 6.3.1959, mbi detyrat e këtyre organeve të Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RPSH-së, ekzemplar 2. Tekstin e urdhrit në fjalë në gjuhën ruse të përkthyer nga major Sali Hoxha.
  3. Instruksionin mbi evidencën operative të organeve të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RPSH-së, miratuar nga ministri i Punëve të Brendshme Nr. S’ka, datë 20.6.1957. Tekstin e kapitullit të parë dhe të shtatë të instruksionit në fjalë në gjuhën ruse e ka shkruar me dorë, kapiten Zylyftar Shehu.
  4. Urdhrin e Ministrit të Punëve të Brendshme Nr.08/1236, datë 8.11.1958, pesë kopje të ekzemplarit Nr.31. Teksti i urdhrit në fjalë në gjuhën ruse, është shkruar nga kapiten Zylyftar Shehu.

Urdhër dhe udhëzime mbi punën e hetuesisë të organeve të Sigurimit të Shtetit:

  • Urdhrin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Nr. AY/384, datë 17.9.1957, mbi njoftimin e akuzës, 5 kopje të ekzemplarit pa numër.
  • Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Nr. AI/572, datë 24.12.1957, interpretimin e nenit 100 të Kodit të Procedurës Penale të RPSH-së, pesë kopje të ekzemplarit Nr.23.
  • Urdhrin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Nr.01. datë 18.9.1958, me të cilin dërgohen udhëzimet e Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë mbi marrëdhëniet midis këtyre organeve, Pesë kopje të ekzemplarit pa numër.
  • Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme 01/712, datë 17.11.1958, mbi hetimin e çështjes së agjentëve tradhtarë të organeve të Sigurimit të Shtetit. Pesë kopje të ekzemplarit Nr.35.

SHOKU ENVER HOXHA: Si e the këtë?

SHOKU HEKURAN ISAI: Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme 01/712, datë 17.11.1958, mbi hetimin e çështjes së agjentëve tradhtarë të organeve të Sigurimit të Shtetit. Pesë kopje të ekzemplarit Nr.35.

SHOKU ENVER HOXHA: D.m.th., sovjetikëve u janë dërguar me një fjalë emrat e të gjithë të dënuarve të vendit tonë në atë kohë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Është fjala për agjentët tradhtarë.

SHOKU ENVER HOXHA: Agjentët, tradhtarë janë të tërë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Agjentët tradhtarë janë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po për sovjetikët këta janë të tërë “patriot”. Tradhtarët tanë, janë patriot për ta.

SHOKU ADIL ÇARCANI: Ata janë kundërshtarët tanë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Nr. APOY Nr. 459, datë 22.9.1959, mbi pyetjen e kallëzuesve, në pesë kopje të ekzemplarit Nr.33.

Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme OY/Nr. 460, datë 22.9.1958, mbi rregullat e ndalimit për tre ditë. Pesë kopje të ekzemplarit 25.

Udhëzimin e Ministrit të Punëve të Brendshme Nr. OY/37, datë 21.1.1959, mbi hetimin e çështjes së tradhtisë ndaj atdheut në pesë kopje të ekzemplarit 35.

Udhëzimin e kryetarit të Degës së Hetuesisë të organeve të Sigurimit të Shtetit, Nr. OY//776, datë 5.9.1959, mbi rregullin e zgjatjes së afatit të zhvillimit të hetuesisë. Pesë kopje të ekzemplarit Nr. 11.

  1. Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Nr. OX/937, datë 21.12.1958, me të cilën dërgohen instruksionet mbi hetimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme, vjedhje, apo dëmtime në objektet ekonomike. Pesë kopje të ekzemplarit Nr.29.
  2. Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nr. 01/614, datë 7.10.1958, mbi forcimin e punës kundërzbulues në sektorin e gjeologjisë.

SHOKU ENVER HOXHA: Kush është ky zëvendësministër?

SHOKU RAMIZ ALIA: Ndonjë nga ata që kanë qenë në atë kohë, duhet të jetë ose Mihallaq Zicishti, ose ndonjë tjetër.

SHOKU KADRI HAZBIU: Kur është shkruar kjo, më 1959?
SHOKU ENVER HOXHA: Po, më 1959.

SHOKU KADRI HAZBIU: Mihallaqi duhet të jetë ai që e ka shkruar.

SHOKU ENVER HOXHA: Mihallaqi?

SHOKU HEKURAN ISAI:

8. Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nr. OT/08/1237, datë 8.10.1959, “Mbi organizimin e punës agjenturore operative në drejtim të vizitorëve që, për arsye të ndryshme vijnë në vendin tonë dhe të shqiptarëve që shkojnë në vendet kapitaliste”. Pesë kopje të ekzemplarit Nr.1.

9. Udhëzimin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RPSH-së, Nr. 05/749, datë 8.10.1958, “Mbi përpunimin e ish-pjesëtarëve të organizatave reaksionare”. Në pesë kopje të ekzemplarit pa numër.

10. Udhëzimin e zëvendësdrejtorit të Sigurimit të Shtetit të RPSH-së, Nr.05/213, datë 23.6.1959, “Mbi përpunimin e familjeve dhe të farefisit e të ish-eksponentëve e kuadrove kryesore të organizatave kundërrevolucionare”. Pesë kopje të ekzemplarit pa numër.

11. Udhëzimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nr.04/470/, datë 25.6.1956, “Mbi punën e organeve të Sigurimit të Ushtrisë, në radhët e popullsisë që rrethon repartet ushtarake”. Pesë kopje të ekzemplarit pa numër. Teksti në fjalë i udhëzimit, është shkruar me dorë në gjuhën ruse, nga kapiten Shahin Tafa.

12. Udhëzimin e kryetarit të Degës së Sigurimit të Ushtrisë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RPSH-së, Nr.04/1139, datë 19.9.1958, “Mbi hetimin e shpejtë të shkaqeve armiqësore në Ushtri”. Pesë kopje të ekzemplarit pa numër. Tekstin e udhëzimit në fjalë në gjuhën ruse e ka shkruar me dorë, kapiten Shahin Tafa.

13. Leksione mbi temën: “Organet e Zbulimit të Shtetit Grek”, të përpiluar nga kolonel Fetih Smokthina, në vitin 1958, ekzemplar Nr.100. Teksti i leksionit në fjalë, pa hyrje në gjuhën ruse, është shkruar me dorë nga toger Mihal Jorgaqi.

14. Leksione mbi temën “Veprimtaria armiqësore e Zbulimit Grek dhe e organizatës së Vorio-Epirit, kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”, përpiluar nga gjeneral Rexhep Kolli. Ekzemplari pa numër. Tekstin e temës në fjalë në gjuhën ruse, e ka shkruar me dorë, toger Mihal Jorgaqi.

15. Leksione mbi temën “Lufta e organeve të Sigurimit të Shtetit kundër veprimtarisë armiqësore të agjenturës së Gjermanisë Perëndimore”, të përpiluar nga kapiten, Koçi Lubonja e Haki Keta, në vitin 1956, ekzemplar Nr.100.

16. Leksione mbi temën “Veprimtaria armiqësore e UDB-së jugosllave kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”, përpiluar në vitin 1950, nga gjeneral-major, Hilmi Seiti, ekzemplar pa numër.

17. Leksione mbi temën “Veprimtaria armiqësore e zbulimeve kapitaliste kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”, përpiluar në vitin 1958, nga kolonel Pilo Shanto dhe kapiten Vaskë Afezolli, ekzemplar Nr. 34.

18. Leksione mbi temën “Veprimtaria armiqësore e zbulimeve kapitaliste kundër Republikës Popullore të Shqipërisë”, përpiluar në vitin 1958, nga kolonel Rasim Dedja, ekzemplar pa numër.

19. Leksione mbi temën “Emigracioni reaksionar shqiptar”, përpiluar në vitin 1958, nga major Koçi Lubonja, ekzemplar Nr.17.

20. Leksione mbi temën “Aspektet kryesore kur duhet përqendruar vëmendja e punëtorëve operativë gjatë procesit të përpunimit të agjentëve të huaj”, përpiluar në vitin 1959, nga kolonel Pilo Shanto e kapiten Vaskë Afezolli, ekzemplar pa numër.

21. Përshkrimi mbi përpunimin e agjentëve grekë, Panajot Buzukut e Jorgo Lazos, të përpiluar në vitin 1959, nga kolonel Dhosi Progri, pesë kopje të ekzemplarit pa numër.

22. Përmbledhje shembujsh mbi disiplinën e parë të përgatitur me dorë në gjuhën ruse, nga major Sali Hoxha.

23. Pesë relacione “Mbi veprimtarinë armiqësore të elementëve antiparti në drejtim të Partisë, të përpiluar nga kolonel Raqi Zavalani, gjithsej 24 faqe.

24. Relacion “Mbi veprimtarinë armiqësore të elementëve antiparti gjatë vitit 1959”, përpiluar nga kolonel Raqi Zavalani.

25. Relacioni “Mbi veprimtarinë armiqësore të Liri Gegës, Dali Ndreut e Petro Bullatit”, përpiluar nga Dega e Dytë, me datën 12.3.1956.

26. Relacion “Mbi deponimet e Dhora Lekës”, përpiluar nga Raqi Zavalani.

Me autorizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjeneral-lejtnatn, Kadri Hazbiut, shefi i Sekretariatit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolonel Llambi Peçini. (firma)

SHOKU ENVER HOXHA: Çfarë thua ti Kadri, për të gjitha këto?

SHOKU KADRI HAZBIU: Nuk ka mundësi të jenë dërguar dhe të jenë dorëzua Shkollës. Kjo ishte Shkolla e Sigurimit. Ne dërgonim atje kuadrot tona për t’i përgatitur.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po.

SHOKU KADRI HAZBIU: Kjo duhet të verifikohet, të shikohet.

SHOKU RAMIZ ALIA: Kujt i drejtohet?

SHOKU HEKURAN ISAI: Drejtorit të Shkollës së Lartë të Komitetit të Sigurimit, pranë Këshillit të Ministrave të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.

SHOKU ENVER HOXHA: Drejtorit të Shkollës së Lartë të Komitetit të Sigurimit Sovjetik.

SHOKU KADRI HAZBIU: Këto duhet të jenë materialet që i kërkon shkolla për leksione, p.sh., platformën, cilat janë rregullat e saj, etj.

SHOKU ENVER HOXHA: Po pse të dërgonim ne atje platformën e Sigurimit të Shtetit tonë që ta mësonin studentët tanë në Rusi dhe të mos prisnim ta mësonte secili kur të ktheheshe këtu dhe vetëm ato pjesët që kishin lidhje me detyrën që do t’i caktohej? Platforma është një dokument tepër sekret, apo jo, Kadri?

SHOKU SIMON STEFANI: Kjo as Shkollës së Lartë të Sigurimit tonë, nuk lejohet t’i jepet, e jo më të huajve.

SHOKU KADRI HAZBIU: I jepet Shkollës.

SHOKU SIMON STEFANI: Si ore, i jepet Shkollës platforma?

SHOKU ENVER HOXHA: Jo, jo, ngadalë, ngadalë një çikë. Platforma është një dokument shumë sekret. Për të gjitha këto materiale, me përjashtim të ndonjë a dy prej tyre, në asnjë mënyrë nuk duheshin dërguar për t’i mësuar kuadrot që ishin dërguar atje.

Ata, kur të ktheheshin këtu nga shkolla që do të kryenin në Rusi, mund t’i mbanit nja dy, tre, ose dhe katër muaj të tjerë, fundja dhe t’i njihnit me pjesët e platformës që do t’u duheshin për punën. Si mund të dërgoheshin këto dokumente kaq sekrete në një shkollë të huaj? Nuk është arsye kjo që thua ti Kadri.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po tani si të them unë, shoku Enver.

SHOKU ENVERT HOXHA: Po ne kërkojmë të na thuash diçka.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po si t’ua them tani? Ne kështu kemi vepruar, s’kam se si të them ndryshe.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Në pikën e parë ti the që në fillim të 1959-ës, more urdhër që t’ua mbyllnim rubinetat rusëve, kurse ti, me të gjitha këto që ke dërguar, u’a ke hapur të tëra rubinetat, pa asnjë kufizim.

SHOKU ENVER HOXHA: Posi, ashtu është, të tëra rubinetat.

SHOKU KADRI HAZBIU: Një minutë, unë nuk e di se kur është dërguar kjo shkresë.

SHOKU HEKURAN ISAI: Ne kemi shkresën origjinale atje. Memorie.al

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Deponimet e Tuk Jakovës: “Kur vajta te shtëpia e Bedriu në Elbasan, pasi gruaja me fëmijët shkuan për të fjetur, i thashë për Enverin…”/ Proçesi hetimor, janar ‘58

Next Post

“Milenë, do thuash ti po vuajtjet, por edhe Danteja që ka përshkrua jetën e…”/ Korrespodenca e shkrimtarit disident, me familjen, Zvërnec ‘65

Artikuj të ngjashëm

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
Next Post
“Milenë, do thuash ti po vuajtjet, por edhe Danteja që ka përshkrua jetën e…”/ Korrespodenca e shkrimtarit disident, me familjen, Zvërnec ‘65

“Milenë, do thuash ti po vuajtjet, por edhe Danteja që ka përshkrua jetën e…”/ Korrespodenca e shkrimtarit disident, me familjen, Zvërnec ‘65

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!