• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, August 17, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Disa ditë pas ngjarjeve, na erdhën gazetat nga Evropa, ku vdekja e kolonelit Tomson, kishte bërë përshtypje të madhe edhe në atdheun tonë, pasi…”/ Ekspozita e historianit holandez, Harrie Teunissen!

“Ata qi udhëtojnë jashtë viseve të Mbretnisë ottomane, janë të lirë në marrjen e pasaportës, por ata qi janë në kërkim policor…”/ Si jepeshin nënshtetësitë dhe leje-kalimet në Shqipëri, që nga viti 1838
“Në vitin ’88, më thirri Sulo Gradeci dhe më kërkoi ‘Volkswagen’-in që kisha në shtëpi, për ta ekspozuar te ‘Piramida’, si makinën e Enverit gjatë Luftës, por…”/ Dëshmia e rrallë e durrsakut
Si u formua Garda dhe Xhandarmëria shqiptare/ Historia e panjohur e krijimit nga viti 1912-të, e deri në prillin e ’39-ës, kur pushoi së ekzistuari…
“Ushtarët serbë të mbushur me morra, me rroba të shqyera dhe pa këpucë, i dorëzonin armët për një pulë apo gjel deti, dhe…”/ Dëshmia e gjeneralit Italian, Emilio Bertotti
Princ Vidi me familje ne vilen e Durresit

Nga Belina Budini

                                                     – Kronika e “vitit të mbrapshtë 1913“ –

Memorie.al / Kronika e vitit të mbrapshtë, siç e ka quajtur shkrimtari ynë i madh me famë botërore, Ismail Kadare, vitin 1913, ri vjen për publikun shqiptar me një ekspozitë historike: me fakte, dokumenta dhe fotografi të panjohura nga ai realitet i errët i Shqipërisë në prag të Luftës së Madhe. Vijnë jo vetëm në foto bardhë e zi, por për herë të parë edhe në foto me ngjyra, Shkodra, Vlora por sidomos Durrësi i Princ Vidit, ashtu siç i kanë marrë me vete këto qytete ushtarët holandezë të Misionit të Paqes në Shqipërinë e asaj kohe. Historiani holandez që ka përgatitur ekspozitën, Harrie Teunissen tregon se si e ndërtoi kronikën e vitit të mbrapshtë, nëpërmjet kujtimeve, dokumenteve, fotografive, kartolinave dhe suvenireve që ushtarakët e misionit holandez të paqes në Shqipëri, kishin marrë nga ky vend ku çdo gjë u shkoi mbrapsht.

Por protagonisti i ekspozitës që u hap para disa viteve në Muzeun Historik Kombëtar, është koloneli holandez Tomson, i vrarë gjatë misionit të tij në Shqipëri në rrethana disi misterioze, të cilat i errëson edhe më shumë miti historik që e mbështjell heroin.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shërbëtorët dhe prifti dëgjuan të qarën e fëmijës që kishin varrosur atë ditë, por s’guxonte asnjëri të shkonte te varrezat…”! / Ngjarja e tmerrshme e 21 prillit 1906 në Rubik, në ditarin e priftit austriak

“Para një muaji erdhi një grua, një vejushë e mjerë, të cilës ia kishin vrarë burrin për gjakmarrje, e cila kishte gjashtë fëmijë dhe…”/ Kujtimet e panjohura të priftit austriak, që shërbeu në Rubik në vitet 1905-1906

I mbërritur në nëntor të vitit 1913 në Durrës, së bashku me 12 misionarë të tjerë holandezë, për të themeluar forcën policore shqiptare, që do të vendoste paqen në Shqipëri, kolonel Tomson mbeti i vrarë gjatë një beteje në Durrës, në 15 qershor 1914, kur qytetin e përfshiu kryengritja e rebelëve dhe e esadistëve dhe kur kërkohej me thirrjet; “Dum Babën”, rikthimi i sundimit të Sulltanit.

Gazetat holandeze të asaj kohe, të prezantuara edhe në ekspozitë, për vrasjen e kolonel Tomsonit në Shqipëri, shkruajnë se: “Tomsoni u godit nga përpara, në vijën e frontit”, ndërsa dëshmitarët okularë janë shprehur se ai ndodhej pas vijës së frontit dhe me shpinë nga transhetë.

Në Durrës u hamendësua për një snajperist italian, kurse sipas një botimi popullor italian, ai qe vrarë mbi kale, nga një plumb shqiptar. E tillë paraqitet tabloja e vdekjes së kolonelit, që drejtonte ushtrinë holandeze të paqes në Shqipëri.

Përveç fakteve, dokumenteve dhe fotografive të shumta për ditët e kolonelit holandez në Shqipëri, në ekspozitën; “Kolonel Tomson dhe Shqipëria, një mision i paqes në Ballkan, 1913-1914” historiani holandez Teunissen, ka ndërtuar një panoramë më të gjerë që sjell nëpërmjet fotografive, hartave dhe kartolinave nga Shqipëria të ruajtura nga ushtarakët, klimën e asaj kohe barbare.

Fotografi të panjohura varresh masive që tregojnë se si komitët kishin vrarë dyzet burra të një fshati mysliman të Kodrës, në luginën e Vjosës përballë Tepelenës, brenda një kishe, (duke i qëlluar nga çatia dhe dritaret), egërsisht të bukur (kartolinat nga Shkodra, Durrësi dhe Vlora, janë veçanërisht të bukura), por jo më pak të prapambetur, të pakulturuar, krejt të humbur…!

Historiani holandez që ka ndërtuar ekspozitën, thotë se një pjesë e fotografive, “janë fotografitë e para me ngjyra të Shqipërisë”. Ekspozita me të njëjtat materiale është hapur një vit më parë në Hagë dhe në disa qytete të Holandës dhe vjen në Shqipëri nga bashkëpunimi i Ambasadës Holandeze në Tiranë dhe Shtëpisë Botuese “Skanderbeg Books”, e cila ka botuar një libër me kujtime të një ushtaraku 25 vjeçar të misionit holandez në Shqipëri, Jan Fabius.

Rrëfimi i historianit holandez: “Si zbulova fotot e para me ngjyra nga Shqipëria”?

I ka gjetur nëpër koleksionet personale të ushtarakëve holandezë të rikthyer, pas misionit të tyre në Shqipëri, në arkivat e Institutit Ushtarak Holandez dhe në muzeun “Albert Kahn”, ku fondi i fotove nga rajoni i Ballkanit, është një thesar. Harrie Teunissen, thotë se industrialisti i madh, pati pajisur me aparate të avancuara fotografike për kohën, dhjetëra-qindra njerëz që të ndërtonte një enciklopedi të Ballkanit, nëpërmjet fotove të marra nga terreni.

Teunissen tregon se edhe ushtarakët holandezë, ishin pajisur me aparate fotografike dhe kanë marrë shumë foto nga Shqipëria, prej të cilave edhe fotot e para me ngjyra. Raportet e anëtarëve të Misionit të Paqes, për kolonelin holandez që u vra në 1914, gjatë misionit paqësor në Shqipëri

Kolonel Tomson, një hero holandez i Shqipërisë

I lidhur me themelimin e shtetit shqiptar, i dërguar për të vendosur paqen në Shqipërinë e trazuar të vitit 1913, mandej viktimë e intrigave dhe i vrarë nga fanatikët fetarë në 1914, kolonel Tomson konsiderohet heroi i vërtetë i misionit të paqes në Ballkan. Megjithatë ky mision nuk arriti të përmbushte detyrat, për shkak të trazirave të mëdha në rajon dhe konsiderohet si mision i dështuar.

Ambasadori holandez në Tiranë, e quajti heroin e këtij misioni një simbol të marrëdhënieve shqiptaro-holandeze. I kujtuar me një monument në Hagë, ku ka edhe një shesh të quajtur “Sheshi Tomson”, koloneli holandez është “Qytetar Nderi” i Durrësit, ku nuk mungon statuja e tij, por prej pak kohësh edhe Akademia e Oficerëve në Shqipëri, mban emrin “Akademia Tomson”.

Sipas dokumenteve të paraqitura në ekspozitën “Kolonel Tomson dhe Shqipëria, një mision i paqes në Ballkan, 1913-1914”, Tomsoni dhe gjenerali De Veer, u caktuan të hetonin se si mund të ngrihej xhandarmëria në Shqipëri, megjithëse ata nuk arritën të vinin nën kontroll me policinë e tyre, veçse Durrësin. Ata bashkëpunuan me shqiptarët për forcimin e xhandarmërisë.

Kolonel Tomsoni mbeti i vrarë në 15 qershor 1914, gjatë betejës së Durrësit. Dokumentet tregojnë se kryengritja e rebelëve dhe fanatikëve fetarë, u shtri shumë në 1914, ndërkohë që kolonel Tomsoni ishte emëruar “drejtues i ushtrisë”. Tomsoni shpalli gjendje lufte dhe e ktheu Durrësin në fortesë.

Në ushtrinë e tij u stërvitën xhandarë dhe aventurierë, vendas e të huaj. Kapiteni i tij, Fabius, formoi një njësi artilerie me vullnetarë. Malësorët paguan vullnetarë nga fiset e Veriut dhe numri i tyre arriti në 1000 burra, por ata nuk komandoheshin nga oficerët holandezë, por nga kreu i klanit të tyre.

Në çastin kur Tomsoni thirri krerët e klaneve për të urdhëruar burrat e tyre në transhe, ai u godit në gjoks, ndonëse sulmi po kryhej pas shpinës së tij. Siç tregojnë dokumentet dhe kujtime te ushtarakëve të misionit të paraqitur në ekspozitë, mbrojtësit mundën t’i zmbrapsnin rebelët, por kryengritja vazhdoi.

Ndër shumë artikuj kushtuar vdekjes së Tomsonit, në ekspozitë janë paraqitur disa syresh që tregojnë vizatime të kolonelit holandez, në momentin e vrasjes. Koloneli pati një varr të përkohshëm në Durrës, ndërsa arkivoli më vonë u transportua në Holandë, ku iu bë funerali me të gjitha nderimet ushtarake.

Në këtë kohë Princ Vidi, vazhdonte të qëndronte në Shqipëri, por jugu i Shqipërisë kishte dalë krejtësisht nga kontrolli, ashtu si edhe veriu ku vepronin trupat serbe. Shumica e “Misionit Holandez në Shqipëri”, qe kthyer në Holandë, ndërsa dy majorët e fundit të kapur rob, u liruan në shtator. Lufta e Dytë Botërore kishte filluar me gjithë tmerrin e saj.

Planet për xhandarmërinë shqiptare

Fragment nga kujtimet e kapitenit holandez Fabius –

“…Ismail Qemali dha dorëheqjen. Komisioni i Kontrollit mori në duar gjithë administrimin e vendit, ndaj koloneli De Veer dhe majori Tomson, u futën në shërbimin zyrtar shqiptar, si gjeneralë dhe kolonel. Ata i priste një punë shumë e madhe. Nuk kishte asgjë dhe realisht kudo sundonte anarkia, në mes gjithë kësaj oficerët duhet t’i jepnin Komisionit të Kontrollit, këshilla dhe veprime praktike.

Ata duhet të bënin plane për xhandarmërinë, të fillonin krijimin e departamenteve të para në Vlorë dhe të rregullonin gjithçka për ardhjen tonë (anëtarët e misionit të paqes)…! Shumë shpejt u krye vendosja e telefonave, shtrimi i rrugëve, furnizimi me mitraloza…! Oficerët e ish-trupave shqiptare u rekrutuan për xhandarmërinë. U mblodhën shumë shpejt disa qindra burra… “.

Misioni shkon drejt dështimit…!

“Disa ditë pas ngjarjeve, na erdhën gazetat nga Evropa dhe vumë re se vdekja e kolonelit Tomson, kishte bërë përshtypje të madhe në Evropë dhe në atdheun tonë. S’ka ndodhur shpesh që një perandor i Austrisë, t’i ketë dërguar telegram ngushëllimi shtetit holandez, për vdekjen e një krye oficeri holandez…! Me vdekjen e tij planet u shkatërruan dhe ideja për t’i sulmuar kryengritësit nga tri anë, në të njëjtën kohë, ishte bërë tym nga sulmi i papritur i datës 15-të…!

Nuk mundnim ta zbulonin se kush gjuante dhe nga cila shtëpi. Kur unë ecja natën rrugëve, gjithmonë mbaja revolverin në dorë dhe kujdesesha që të mos vishja kurrë të bardha, por një pardesy të gjatë, të errët, për të rënë sa më pak në sy. Megjithëse u mësova shpejt me këtë dhe nuk më ndodhi gjë, ishte gjë e këndshme të ecje në mes të natës nëpër ato rrugë dhe rrugica të heshtura, të vetmuara, të errëta, duke rrezikuar që çdo çast mund të ishe viktimë e një gjuajtje me armë…”!

Fragment nga kujtimet “Gjashtë muaj në Shqipëri” të Jan Fabius, një nga oficerët më të guximshëm holandezë të Misionit të Paqes. Kapiteni mund të konsiderohet si një nga pionierët e artilerisë shqiptare, dhe ka lënë kujtime autentike për qëndrimin e tij të shkurtër në Shqipëri, në moshën 25-vjeçare! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shqiptarët udhëtojnë nga një fshat në tjetrin me gomar, në qytete në makina të hapura, kurse Enver Hoxha dhe antarët e Byrosë, ku shumica janë...”/ Shkrimi i panjohur i revistës amerikane ‘TIME’, në 1961-in

Artikuj të ngjashëm

“Shërbëtorët dhe prifti dëgjuan të qarën e fëmijës që kishin varrosur atë ditë, por s’guxonte asnjëri të shkonte te varrezat…”! / Ngjarja e tmerrshme e 21 prillit 1906 në Rubik, në ditarin e priftit austriak
Personazh

“Shërbëtorët dhe prifti dëgjuan të qarën e fëmijës që kishin varrosur atë ditë, por s’guxonte asnjëri të shkonte te varrezat…”! / Ngjarja e tmerrshme e 21 prillit 1906 në Rubik, në ditarin e priftit austriak

August 14, 2025
“Para një muaji erdhi një grua, një vejushë e mjerë, të cilës ia kishin vrarë burrin për gjakmarrje, e cila kishte gjashtë fëmijë dhe…”/ Kujtimet e panjohura të priftit austriak, që shërbeu në Rubik në vitet 1905-1906
Personazh

“Para një muaji erdhi një grua, një vejushë e mjerë, të cilës ia kishin vrarë burrin për gjakmarrje, e cila kishte gjashtë fëmijë dhe…”/ Kujtimet e panjohura të priftit austriak, që shërbeu në Rubik në vitet 1905-1906

August 15, 2025
“Thoma Bolena nga Vlora me fisin dhe fëmijët e vet, emigruan në Francë, ku Anna punoi si shërbëtore e Karlit V-të, më pas u bë gruaja e dytë e Henrikut VIII-të të Anglisë…”/ Historianët dhe studiuesit në kërkim të origjinës së Anna Bolenës
Personazh

“Thoma Bolena nga Vlora me fisin dhe fëmijët e vet, emigruan në Francë, ku Anna punoi si shërbëtore e Karlit V-të, më pas u bë gruaja e dytë e Henrikut VIII-të të Anglisë…”/ Historianët dhe studiuesit në kërkim të origjinës së Anna Bolenës

August 13, 2025
“Zef Haxhia ka qenë antari Komitetit Qendror te ‘Demokristjanes’, ka trathetue besimin e popullit, si përfaqësues në Kuvendin Popullor, duke…”/ Historia e panjohur e ish-deputetit të Shkodrës
Personazh

“Zef Haxhia ka qenë antari Komitetit Qendror te ‘Demokristjanes’, ka trathetue besimin e popullit, si përfaqësues në Kuvendin Popullor, duke…”/ Historia e panjohur e ish-deputetit të Shkodrës

August 11, 2025
“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë…”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës
Personazh

“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë…”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës

August 9, 2025
“Para se të më thërriste Sotir Peci të bënim gazetën ‘Kombi’, unë punoja në fabrikë dërrasash, kurse Konica, kishte xhaxhanë shumë të pasur, në oborrin e Sulltanit…”/ Fjalimi i panjohur i Fan Nolit
Personazh

“U ndodha edhe unë një herë në një nga ato ziafete, ku romet e Tiranës loznin valle, edhe t‘iu thom të vërtetën, unë ato…”/ Zbulohet fjala e panjohur të Fan Nolit, me sekuencat filmike, Boston 1942

August 5, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme