• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

Dëshmia e shokut të qelisë: “Si e mësuam lajmin e vdekjes së Enverit në burgun e Burrelit dhe përse vetëm Dom Simon Jubani s’u gëzua, pasi…”

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të ndodhur më 11 prill të vitit 1985-së në burgun e Burrelit, ku asokohe vuanin dënimet e gjata disa nga të dënuarit politik, që konsideroheshin si disidentë apo kundërshtarët më të fortë të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dëshmitë e rralla të ish-të dënuarit politik, Qani Sadiku (me origjinë nga fshati Markat i Sarandës) një nga simbolet e qëndresës antikomuniste, i cili ka vuajtur 20 vite ne kampet dhe burgjet e atij regjimi, lidhur me lajmin e vdekjes së ish-diktatorit Enver Hoxha, si e mësuan fillimisht ata, ç’ndodhi atë ditë në atë burg dhe përse Dom Simon Jubani, nuk u gëzua si të tjerët pas marrjes së atij lajmi?!

Z.Sadiku, si e mësuat lajmin e vdekjes së Enver Hoxhës në burgun e Burrelit ?

Po, që nga ora pesë e gjysëm e mëngjesit të datës 11 prill 1985-së, kur filloi transmetimet Radio-Tirana dhe ne i dëgjonim nëpërmjet fonisë, që ishte në të gjitha qelitë e atij burgu, filluan dyshimet e para, pasi nuk po transmetohej si zakonisht muzikë me këngë popullore, por po jepej muzikë klasike. Kjo gjë e pazakontë tërhoqi vëmendjen tonë dhe dikush nga bashkëvuajtësit, që ishte aty në qelinë tonë (nr. 7), tha me zë të lartë: “Më duket se ka ngordhur Haxhi Lleshi, na e morri të keqen…”. Këto ishin fjalët e para që u thanë atë mëngjes, por nuk e kujtoj mirë, nëse ai tha për Haxhi Lleshin, apo për Pilo Peristerin, nuk e kujtoj me saktësi se kë nga këtë emra përmendi, po njërin nga këta të vjetrit të udhëheqjes, ndoshta dhe Shefqet Peçin, nuk e mbaj mënd shumë mirë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

Më pas a filluan diskutimet se çfarë mund të kishte ndodhur dhe si e mësuat lajmin për vdekjen e Enverit?

Menjëherë filluan diskutimet se atë punë kishim ne, si do ta kalonim ditën, jo ka vdekur ky, jo ka ngordhur ai, por për Enver Hoxhën, as që na shkonte kurrë ndërmend. Diku aty nga ora 10 e asaj paradite, pra të 11 prillit, u hap sporteli i derës së qelisë sonë dhe pastruesi i korridoreve, Stavri Guxo, një bashkëvuajtës joni, (djalë shumë i mirë me origjinë nga minoriteti grek), dha lajmin se kishte vdekur Enver Hoxha. I pari që e dëgjoj atë gjë, ishte Dedë Begeja, një djalë nga Shkodra, i cili menjëherë gjithë gëzim bërtiti me të madhe: ”Heeeej, dëgjoni ka vdekur ai bajga, Enveri, ngordhi qeni…”, dhe lëshoi disa të shara të tjera me fjalorin më banal. Pa mbarur mirë fjalën ai, pothuaj të gjithë ne, që ishim në atë qeli, ashtu siç ishim nëpër krevate, si me një komandë, filluam të bërtasim dhe të këndonim, duke bërë yrraaaa, etj., pasthirrma dhe brohoritje U krijua një situatë e jashtëzakonshme që ne nuk e kishim përjetuar asnjëherë, gjatë gjithë atyre viteve që ishim aty, pasi i dënuari dhe më pak optimist, ka gjithmonë shpresë se do të lirohet, e ai lajm thoshte shumë.

Po ai i dënuari, Stavri nga e kishte mësuar lajmin?

Siç na tregoi më vonë, Stavri e kishte mësuar lajmin nga oficeri i Sigurimit të Shtetit, Pirro Nuredini, që ishte me detyrë Punëtor Operativ në burgun e Burrelit, i cili sa kishte ardhur në punë, u kishte treguar oficerit të rojës dhe nënoficerit, që ishin aty me shërbim për atë që kishte ndodhur. Dhe Stavri, që në ato çaste u ndodh aty, duke pastruar zyrat e korridoret, si çdo i burgosur me veshët gati për lajme të tilla, e kishte dëgjuar e na e tha ne.

Çfarë ndodhi më pas aty në burg, a patët probleme me komandën e burgut ?!

Pak minuta pasi ne filluam të bërtisnim dhe të shanim, nëpër korridoret e qelive tona, dëgjonim hapa dhe këpucët që i kërcisnin me shumë zhurmë, njëlloj si stërvitjet rreshtore apo kuadratet me ushtarë nëpër parada që përplasin hapat fort.

Çfarë po ndodhte aty?

Komanda e burgut, sapo morri vesh lajmin, vuri policë dhe nënoficerë të burgut që të kalonin disa herë nëpër të gjithë korridoret dhe të përplasnin këmbët fort e me zhurmë të madhe, për të na bërë presion psikologjik neve të dënuarave, duke na lënë të kuptonim, se po merreshin masa dhe në duhej të rrinim urtë.

Çfarë masash të tjera u morën, pasi u mësua lajmi i vdekjes së Enverit, çfarë ndryshoi tjetër në regjimin e burgut, nga një ditë e zakonshme?

Masë tjetër që vumë re ne, ishte përforcimi i rojeve nëpër vend-roje, apo karakolle siç i thoshim ne, ku përveç ushtarëve të zakonshëm, që bënin roje me armë “Kallashnikov”, në qafë dhe gati për zjarr, u shtuan dhe nga një nënoficer me “Kallashnikov” dhe mitraloz të lehtë me dy këmbë dhe me krehrat e fishekëve në fole, gati për zjarr.

Ku i shikonit ju këto?

Nga frëngjia e qelisë sonë dukej një karakoll dhe nga çdo qeli tjetër shikohej nga një vend-roje.

Përse po merreshin gjithë ato masa, kur ju ishit të izolur…?!

Të gjitha këto, bëheshin për të rritur gatishmërinë luftarake, siç ishin rregullat e burgut kur ndodhnin ngjarje të jashtëzakonshme, por më shumë për presion psikologjik ndaj nesh, për t’iu ruajtur ndonjë revolte.

Si vijoj më tej situata në qelinë tuaj?

Pak momente pasi ne mësuam lajmin dhe filluam të bërtisnim pothuaj të gjithë, unë i’u afrova Dom Simon Jubanit, bashkëvuajtësit të qelisë sonë, pasi më tërhoqi vëmendje qetësia e tij. Ai nuk reagoi fare, por po rrinte krejt i qetë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Dom Simoni, përveçse ishte një njeri i shkolluar, mjaft i ditur dhe me kulturë të madhe, ishte autoritar dhe një antikomunist i vendosur që siç vlerësohej dhe respektohej nga të gjithë të dënuarit, ishte halë në sy i komandës, për vetë qëndrimin e tij të ashpër, që mbante ndaj tyre. Nisur nga këto, mua më bëri përshtypje qetësia e tij, në një kohë që na erdhi ai lajm dhe mendoja se Dom Simoni, duhet të “fluturonte” nga gëzimi.

Çfarë biseduat me të?

Unë fillova ta ngacmoja duke i thënë: “Hëëëë Padre, u trembe…., s’ta mban të thuash asnjë fjalë…”?! Këto fjalë nuk ja thashë, për ta ngacmuar në kuptimin e keq të fjalës, por për të mësuar nga ai, ndonjë gjë më shumë, se çdo të ndodhte pas kësaj.

Çfarë ju tha Dom Simoni, si i’u përgjigj…?

Në kulmin e nervave, duke iu marrë goja më shumë se ç’i merrej kur ishte i qetë, ai m’u drejtua: “Nigjo këtu ti mor produkt i ‘45-ës. Pse po gëzoni kot, tuj ulurit n’kup t’qiellit si t’marr?! Ka dek ky krimineli dhe ka me ardh ai krimineli tjetër, që asht ma i lik se ky, se asht ma i etun për pushtet dhe s’ka me nodh kurrgja”.

Pse ju tha juve “produkt i ’45-ës” dhe për kë e kishte fjalën “krimineli tjetër”, për Ramiz Alinë?!

Dom Simoni e kishte zakon që gjatë debateve e diskutimeve të pafund, që bëheshin aty nëpër qelitë tona, neve që kishim lindur pas vitit 1945-së, pra pas ardhjes së komunistëve në pushtet, na quante “produkt i ’45-ës”, pra, që ishim rritur, edukuar e brumosur me ideologjinë komuniste. Kështu na drejtohej shpesh dhe ne nuk i’a merrnim për keq atë gjë, kurse “ai krimineli tjetër” e kishte fjalën për Ramiz Alinë.

Po pse, edhe Ramiz Alia konsiderohej si kriminel njësoj si Enver Hoxha në bisedat dhe diskutimet që bëheshin aty në burgun e Burrelit?!

Po shumë e konsideronin kriminel njësoj si Enveri, të tjerë e quanin disi liberal, pra kishte mendime dhe opinione nga më të ndryshmet për të. Dom Simoni si shkodran që ishte, e kishte njohur Ramizin, që në rininë e tij, kur ai (Ramizi) kishte qenë nxënës në gjimnazin e Shkodrës dhe gjithashtu, dinte shumë për të. Po ashtu ai dinte nga ato që i kishin treguar Fadil Paçrami, i cili e kishte pasur Ramizin, shok të ngushtë që nga gjimnazi i Shkodrës dhe deri ditën që ishte arrestuar, si dhe gjeneral Gjin Marku. Nisur nga këto, etj., Dom Simoni e quante Ramizin kriminel, njësoj si Enveri.

Çfarë ju tha tjetër Dom Simoni?

Dom Simoni në kulmin e nervave, vijoi duke më thënë: “I kta janë të tanë njësoj, ik njeni dhe vjen tjetri, asgjë nuk ka me nryshua, pasi edhe ky krimineli tjetër, që do vij mas tij, po të njëjtën rrugë ka me ndjek dhe të njëjtën gjë ka me bë. Do t’vij nji ditë që kta kanë me ra, se di kur, por do t’vij. Ndoshta dhe shpejt dhe do ndryshojnë gjanat, e asi hotelesh, kunji si ai n’mes Tiranës (e kishte fjalën për 15-katëshin) do të ndërtohen me dhjetëra nëpër Shqipni, e shuuuumë e shuuuma ma t’mir e ma t’bukur se ai. Por me çka ka bë ky sistem tash katërdhet vjet, duhen t’paktën nja 50 vjet t’tjera, me ndryshua mentaliteti i këtij populli, që me besu n’zot, e me zbatu normat e rregullat e nji shoqnie, pa ushtrim dhune, ashtu sikur e ka bota e shoqnin Perëndimore. Se na rrim urt sa shikojmë policin, por sa dalim ma tutje, ku ai s’na sheh, veprojmë prap sikur kemi veprua. Dhe ky asht problem ma i madh, pasi asht si ajo puna e tokës, që edhe pse duket e bukur, nuk qet bim t’mira, por barna t’kqia, se ashtu i ka rranjt”.

Pra Dom Simoni, dukej mosbesues…?!

Dom Simoni ishte mosbesues në ndryshimin e mentalitetit të këtij populli dhe besonte shumë, në rrëzimin e atij regjimi, që thoshte se i kishte ditët e numëruara, edhe pse për Ramizin, thoshte se do të ndiqte të njëjtën rrugë si Enveri.

Kush ishte tjetër në qelinë tuaj nga emra të njohur dhe si vijuan më tej bisedat rreth asaj që kishte ndodhur, pra vdekjes së Enver Hoxhës?

Po ne ishim rreth 16-17 veta, në qelinë tonë. Po kujtoj qe ishin: Kurt Kola, Spartak Ngjela, Abdulla Sallaku, Spartak Bedri Spahiu, Bardhosh Bego Gjonzeneli nga Vlora, Mario Pistulli nga Shkodra, Fatos Kërluku, Nuredin Skrapari etj. Bisedat aty ishin nga më të ndryshmet dhe gjithsekush e interpretonte, sipas mënyrës së tij atë ngjarje dhe se çfarë do të ndodhte më pas, por pothuaj të gjithë ishin në një mëndje, se pas vdekjes së Enver Hoxhës, gjërat do të ndryshonin dhe do kishte një zbutje të situatës.

Po nga ana e komandës a j’ua komunikuan zyrtarisht lajmin e vdekjes së Enver Hoxhës siç u veprua me ndërmarrjet e qendrat e prodhimit, shkollat, etj.?

Jo jo asgjë, as atë ditë dhe as të nesërmen, nuk na u komunikua. Atë që kishte ndodhur ne e mësuam të nesërmen nëpërmjet gazetave “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi”, që na i sillnin çdo ditë, duke na i futur në qelitë tona dhe kush të donte i lexonte.

Pra me aq u mbyll ai lajm, për vdekjen e Enver Hoxhës?

Asgjë tjetër nuk ndodhi përveç rritjes së gatishmërisë nga ana e komandë së burgut dhe forcimit të rrëgjimit të shërbimit të burgut. Çdo gjë iu kthye normalitetit e rutinës së zakonshme dhe ne vazhdonim bisedat e diskutimet tona, duke shpresuar në ndërrimin e situatës dhe lirimit nga burgu./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share29TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Si u hodhëm me parashuta në malet e Mirditës, ku në përpjekje me forcat e Sigurimit, Marka Ndreca vrau babën e vet, pasi ai...”/ Kujtimet e panjohura të “diversantit”

Next Post

Raporti për Ramizin në ‘67-ën: Ja dokumentet e rralla, librat, dosjet, reliket dhe fondin e bibliotekave, që i’u sekuestrua religjioneve fetare

Artikuj të ngjashëm

“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës
Intervista

June 6, 2025
“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj
Intervista

“Kur po xhironim inagurimin e busteve të vëllezërve Frashëri, Mehmet Shehu i tha Enverit; këta s’po na lenë të rregullojmë as pantallonat, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e kineasit të njohur, Kujtim Gjonaj

June 6, 2025
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
Next Post
Raporti për Ramizin në ‘67-ën: Ja dokumentet e rralla, librat, dosjet, reliket dhe fondin e bibliotekave, që i’u sekuestrua religjioneve fetare

Raporti për Ramizin në ‘67-ën: Ja dokumentet e rralla, librat, dosjet, reliket dhe fondin e bibliotekave, që i’u sekuestrua religjioneve fetare

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!