• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit: “Si i shpëtuam me Avdul Banushin policisë jugosllave në Dubrovnik dhe takimet tona në Greqi me dy shqiptarët e njohur…”/ Misionet sekrete në ’75-ën

E vërteta e konfliktit me ‘atentatorin e Enver Hoxhës’, në prillin e ’75-ës: “Unë s’isha i infiltruar nga Kadri Hazbiu, por Banushin e godita tek kloni afër Hanit të Hotit, pasi…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al /publikon historinë e panjohur të Tom Mërnaçaj me origjinë nga Selca e Vermoshit dhe i lindur në Tuz të Malit të Zi, ku familja e babait të tij, Gjek Mërnaçaj, ishte vendosur që në vitin 1948, pasi ishin arratisur nga Shqipëria për t’i shpëtuar përndjekjeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës,  i cili e kishte shpallur familjen e tyre si ‘familje reaksionare’. Dëshmia e rrallë e 68-vjeçarit Tom Mërnaçaj, duke filluar me historinë e familjes së tij antikomuniste, rrethanat e njohjes me Avdul Banushin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ftesën e tij dhe arsyen përse ai pranoi të vinte me mision sekret në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës, detyrat konkrete që do kryenin, itinerarin e udhëtimeve të tij me Banushin në shtete të ndryshme të Europës, incidentin me policinë kufitare në Portin e Dubrovnikut, ku atyre i’u sekuestruan materialin propagandistik të organizatës ‘Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare’, udhëtimin për në Greqi dhe qëndrimin e tyre në Igumenicë e Janinë, në vilat luksoze të Nikolla Plasotit dhe Lufter Guvelit, ku Banushi pritej me nderime dhe ishte si njeriu i shtëpisë, dështimin e misionit të parë për të hyrë në Shqipëri, në 28 nëntorin e ’74-ës, kthimin për në SHBA-ve dhe incidentin në tren në Shkup, ku policia jugosllave i’u sekuestroi çantat me armatime, misionin e dytë sekret për të ardhur përsëri në Shqipëri, konfliktin fizik më Banushin, në afërsi të klonit pranë Hanit të Hotit, arrestimin nga rojet kufitare shqiptare dhe dërgimin e tyre në Shkodër e më pas në Tiranë, procesin hetimor, dënimin me burg dhe më pas largimin përsëri nga Shqipëria, e deri tek peripecitë e mëdha duke u endur në shtete të ndryshme të Europës, për të mbërritur përsëri në SHBA, pas asaj aventure të çmendur?!

“Pasi mua dhe Avdul Banushit, na kishte dështuar një tentativë për të hyrë ilegalisht në Shqipëri në nëntorin e vitit 1974, “shokët atje lart” të organizatës “Front i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”, vendosën që ne të shkonim përsëri në Shqipëri, në prillin e vitit 1975 dhe unë e pranova një gjë të tillë, duke menduar se ia kisha një borxh për t’ia shlyer atij. Pasi u nisëm me avion nga SHBA, mbërritëm në Greqi, ku dhe u furnizuam me armë nga zoti Lefter Guveli, që ishte mik i ngushtë i Avdul Banushit. Nga Igumenica ku banonte Lefter Guveli, shkuam në Athinë ku morëm trenin dhe vajtëm në Jugosllavi, nga ku më pas udhëtuam për në Podgoricë, atje banonte familja ime, babai, nëna dhe vëllai im. Në mbrëmjen e 6-7 prillit të vitit 1975, pasi fjetëm një natë në shtëpinë time, të nesërmen në mbrëmje vonë, kaluam Tuzin dhe jemi nisur për në drejtim të kufirit shqiptar, rreth dy-tre km. afër tij. Aty unë i thashë babait tim, Gjekës, që të kthehej në shtëpi, pasi pak a shumë unë e njihja vendin, me që aty ishim afër fshatit të dajave të mi, ku unë kisha kaluar fëmijërinë. Pasi u kthye babai, unë së bashku me Avdul Banushin, kemi kaluar kufirin dhe nën zhurmën e telave të tensionit të lartë, jemi ulur poshtë në drejtim të Hanit të Hotit. Pasi ecëm rreth dy-tre km., mbërritëm tek kloni. Kur pashë klonin, katër metra të lartë, harrova krenarinë për të cilën isha nisur dhe mua më hyri frika në palcë. Kuptohet se në atë kohë unë isha njëzet vjeç dhe përveç urrejtjes për komunizmin të trashëguar nga familja, unë nuk kisha asnjë arsye tjetër të futesha në Shqipëri. Aty i thashë Avdulit, që të ktheheshim siç ishim kthyer një vit më parë dhe ta mbanim sekret “hyrjen” dhe “daljen” tonë nga Shqipëria, sa të na kapnin rojet kufitare shqiptare dhe të na vrisnin. Në atë moment, Avdulit, u revoltua dhe më drejtoi grykën e pistoletës. Kur pashë grykën pistoletën të drejtuar nga unë, për një moment shtanga, por e mblodha veten dhe reagova duke…”!

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

Kështu e kujton në mes të tjerash atë ngjarje të largët dhe aventurën e çmendur të tij, 68-vjeçari Tom Mërnaçaj, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili rrëfen historinë e familjes dhe aventurës së tij të vitit 1975, kur ai u nis bashkë me Avdul Banushin, nga SHBA-ja, për të kaluar kufirin dhe për të hyrë ilegalisht në Shqipëri, me mision sekret, pas detyrës dhe udhëzimeve të rastit, që kishin marrë në komitetin e organizatës “Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare” në New York.

Kush është Tom Mërnaçi, cila është e kaluara e familjes së tij dhe përse babai e xhaxhai i tij, u arratisën nga Shqipëria në vitin 1948 dhe u vendosën në Tuz të Malit të Zi? Cilat ishin arsyet e ikjes së tij nga Jugosllavia për në SHBA dhe si u njoh ai me Avdul Banushin? Përse pranoi Toma që të bashkëpunonte me Avdulin dhe cila është historia e udhëtimeve që ata bënë nga SHBA-ja për në Greqi, Itali dhe Jugosllavi? Si është e vërteta e udhëtimit të tyre të fundit në prillin e vitit 1975, kur ata u nisën nga SHBA-ve për të hyrë ilegalisht me mision sekret në Shqipëri. Cili ishte itinerari që përshkuan ata gjatë atij udhëtimi, kush ishin njerëzit që takuan në Greqi dhe ku u furnizuan me armatimet që do t’iu duheshin me vete kur të hynin në Shqipëri? Cili është vlersimi i Tom Mërnaçajt për Avdul Banushin dhe përse ai vendosi që të prononcohej publikisht, duke dhënë versionet e tij në këtë intervistë, që Memorie.al po e publikon?

                                                   Vijon nga numri i kaluar

Zoti Mërnaçaj, si vendosët ju që të vinit me Avdul Banushin me mision në Shqipëri?

Në atë kohë unë isha vetëm 21 vjeç dhe pas gjithë atyre që na tregonte ai, shumë nga emigrantët e rrethit tone, insistuan që unë të vija me të në Shqipëri. Jo vetëm nga insistimi i shokëve, por edhe nga lutjet e Banushit, unë pranova që të vija me të në Shqipëri. Pra, ishte propozimi këmbëngulës i Banushit dhe siguria që jepte ai, që më bënë mua të futesha në atë aventurë.

Konkretisht, çfarë sigurie jepte Banushi?

Ai fliste shumë dhe në mënyrë autoritare për rrethin dhe njohjet e tij në organet amerikane dhe për bazat e tyre ushtarake nëpër botë. Po kështu, ai thoshte se kishte lidhje dhe me baza antikomuniste në Shqipëri, ku mes tyre kishte dhe njerëz të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, që ishin të gatshëm të minonin nga brenda regjimin e Enver Hoxhës. Këto gjëra, ma mbushën mendjen të nisja aventurën me Banushin.

Sa udhëtime ke bërë me Avdul Banushin dhe në çfarë itineraresh?

Unë kam bërë dy udhëtime me Banushin, një në nëntorin e vitit 1974 dhe tjetri në prillin e vitit 1975, ku u kapëm të dy në kufirin shqiptar.

Ç’mund të na thuash për udhëtimin e parë të nëntorit 1974?

Pasi kishim bërë përgatitjet e duhura, në nëntorin e vitit 1974, unë dhe Avdul Banushi u nisëm me avion nga SHBA-ve, për në Shqipëri.

Në çfarë itinerari udhëtuat?

Ne udhëtuam nga New Yorku për në Romë dhe pastaj nga Roma në Bari dhe nga Bari në Dubrovnik. Ne e bëmë këtë devijim, për arsye se unë kisha familjen në Jugosllavi dhe kisha rast që unë t’i takoja ata. Në portin e Dubrovnikut, ne patëm një incident mjaft serioz.

Konkretisht, çfarë incidenti?

Kur zbritëm, unë kalova përpara, ndërsa Avduli që ishte prapa, u kap nga policët e shërbimit. Kjo gjë erdhi, sepse ai kishte në dorë çantën me fletushkat e FRASH-it (Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare) të cilën oficeri jugosllav, i’a kontrolloi dhe i pa fletushkat, ku shihej qartë shqiponja shqiptare. Oficeri jugosllav, duke menduar se ato ishin fletushka propagandistike për Kosovën, e mënjanoi Avdulin dhe i mori dokumentet bashkë me çantën dhe e futi në një dhomë, prej nga ku Avduli u iku dhe u bashkua përsëri me mua.

Po më pas çfarë bëtë?

Pasi u takuam me Avdulin, morëm një taksi dhe shkuam në Podgoricë, ku qëndruam një natë apo dy, në shtëpinë time dhe pastaj kemi shkuar në Maqedoni, në kufirin maqedono-grek, të cilin e kemi kaluar ilegalisht, meqenëse Avduli nuk kishte pasaportë, sepse i’a mori polici në Dubrovnik. Pasi kaluam kufirin, hymë në Greqi dhe shkuam tek një mik i Avdulit, në Igumenicë. Ai quhej Nikolla Plasoti dhe Avduli ma prezantoi si anëtar të “Frontit të Rezistencës Antistaliniste Shqiptare”. Nikolla ishte rreth 50-vjeç dhe ishte me origjinë nga Korça. Ai ishte arratisur për në Greqi, diku në vitet 1948-‘50 dhe punonte si shofer taksie në Igumenicë, ku kishte dhe një shtëpi të bukur. Ai ishte një burrë shumë i respektuar dhe kishte familje të mrekullueshme.

Sa kohë qëndruat tek Nikolla Plasoti?

Aty tek familja e Plesati, kemi qëndruar rreth dy-tre javë, sepse na duhej të prisnim, që t’i vinte Avdulit pasaporta tjetër nga SHBA-ja. Përndryshe, Avduli nuk mund të kthehej më në Amerikë.

Cilat ishin lidhjet e Avdulit me Nikolla Plasotin dhe a kishte ardhur herë të tjera Avduli tek ajo familje në Greqi?

Avduli, kishte ardhur dhe herë të tjera pranë familjes së Nikolla Plasotit në Igumenicë, sepse atë e njihnin mirë, jo vetëm e gjithë familja e Nikollës, por dhe fqinjët e tij. Dukej që ata të dy kishin lidhje që më parë, sepse Nikolla Plasoti ishte një familjar i rregullt dhe në familjen e tij, Avdul Banushi gëzonte jo vetëm mikpritjen bujare, por dhe mundësinë për të qarkulluar me makinë, meqenëse Nikolla ishte taksist.

Gjatë asaj kohe që qëndruat tek familja Plasoti, a u takuat me ndonjë njeri tjetër të njohur të Avdulit?

Gjatë asaj kohe që qëndruam tek ajo familje, personi tjetër që Avduli më dha mundësinë që ta takoj, ishte zoti Lefter Guveli.

Ç’farë ishte ky person dhe ku njihej me Avdulin?

Me sa mbaj mënd unë, Lefter Guveli ishte me origjinë nga Dropulli, apo nga ndonjë fshat aty afër. Ai ishte me origjinë greke dhe ishte arratisur nga Shqipëria, ndërsa familjen e tij e kishte të internuar në Shkodër. Nga bisedat që bënim me zotin Guveli, në atë kohë, krijova bindjen e plotë, se ai ishte njeri komplet i grekëve dhe kishte lidhje të ngushta, si me Zbulimin Grek ashtu dhe me Kishën Ortodokse Greke, të atij fraksioni Vorio-Epiriot, që kishin synime territoriale ndaj Shqipërisë.

Këto dyshime apo përshtypje që t’u krijuan për Lefter Guvelin, a i’a the Avdulit?

Jo, jo nuk i’a thashë Avdul Banushit ato, sepse ishin vetëm dyshime të miat, për të cilat më vonë krijova bindje të plota.

Ku banonte Lefter Guveli?

Zoti Lefter Guveli banonte në Janinë dhe kishte një shtëpi shumë të mirë, e cila ishte e rrethuar dhe ruhej edhe me qen roje. Me sa mbaj mënd, në shtëpi kishte vetëm një shërbëtore. Një nga dhomat e asaj shtëpie, Lefteri e kishte kthyer në xhephane (aneks), ku mbante disa armë, si: pistoleta, automatikë, granata, municione etj.

Për çfarë i duheshin ato armë Lefterit?

Unë nuk mund të them se për çfarë i duheshin ato armë Lefterit, por di të them, se i gjithë ai arsenal armatimi, ishte në dispozicion të Avdul Banushit. /Memorie.al

                                                Vijon në numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 24 Shtator

Next Post

“Inskenimet e Sigurimit me agjenten e tyre, që e kishin vënë ngjitur me qelinë time, e cila me anë të trokitjes në mur, më thoshte…”/Historia tragjike e ruses në burgjet e Enver Hoxhës

Artikuj të ngjashëm

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
Next Post
“Inskenimet e Sigurimit me agjenten e tyre, që e kishin vënë ngjitur me qelinë time, e cila me anë të trokitjes në mur, më thoshte…”/Historia tragjike e ruses në burgjet e Enver Hoxhës

“Inskenimet e Sigurimit me agjenten e tyre, që e kishin vënë ngjitur me qelinë time, e cila me anë të trokitjes në mur, më thoshte…”/Historia tragjike e ruses në burgjet e Enver Hoxhës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!