• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, May 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Burri me syze i mbajtur dhe i veshur mirë, i zgjati dorën dajës, por ai…”/ Dëshmia e rrallë e deputetit nga Elbasani, për njeriun që i torturoi dajën e tij, Makensen Bungo

“Në Vloçisht, kapter Zeneli ju vërsul një të moshuari, duke e goditur me shkop dhe pasi ai u rrëzua në llucë me fytyrën gjithë gjak, e qëlloi me…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të dënuarit, nga SHBA-ës

Nga Aurel Bylykbashi

Memorie.al / Makensen Bungo ishte daja im dhe ai ndërroi jetë në Nju Jork, më 15 shtator 2018. Do doja të isha atje, në funeralin e tij, por e kisha të pamundur. Jo thjesht si nip i tij, por edhe për t’i qenë pranë ditën e fundit atij, që ka qenë nga njerëzit, që ka ndikuar thellësisht në formimin tim. Elbasanin, që i vogël e kam parë me sytë e nënës sime, Ferijes dhe të dajës tim, Makensenit. Më fliste shpesh për të atin, Ali Bungon, oficer karriere, për të ëmën Ruzhdije Hastopallin, gjithë jetën e sëmurë me diabet, që u detyrua të rriste dy vajzat e vogla vetëm, nënën time dhe tezen, pasi djalin ja futën në burg dhe të shoqin e çuan të punonte në kanalin e Bedenit në Kavajë, ku çuan gjithë të pasurit dhe aristokracinë e Elbasanit, pas ardhjes së komunisteve të Enver Hoxhës në pushtet në fundin e ’44-ës.

Më tregonte historitë e familjes shpesh, më fliste për Gani Bej Bungon, xhaxhanë e vet, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit dhe për dajën e vet, Ahmet Hastopallin, deputet dhe prefekt i Elbasanit për shumë vite. Me tregonte për gjyshin e tij, Hysen Hastopallin, kryetar i Bashkisë së Elbasanit, afro njëqind vjet përpara.

Familjet e Mëdha të Elbasanit, i njoh prej tij, raportet me Verlacin, Aqif Pashën, Zogun…, kishte një admirim të veçantë për profesorin e vet të ‘Normales’, Sule Harrin!

Gjithashtu mund të lexoni

“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

Tomorr Sinanin e kishte shumë të afërt, Ruzhdija dhe Hajrija, e ëma e Tomorrit, ishin kushërira të para, por nuk ruante ndonjë konsideratë të veçante për të. E çmonte si antifashist, por jo si komunist.

Besoj që librat, dhe e shkruara, ishin dashuria më e madhe e jetës së tij! Si gjithë elbasanasit e moshës së tij, luante shumë mirë poker dhe tavëll. Kur e pyesja për burgun, më thoshte: “Më shumë m’u dhimbs biblioteka e familjes, që dogjën ditën që u arrestova!”. E megjithatë, bibliotekën e ri ngriti, kur i merrja ndonjë roman për ta lexuar, shënonte dhe duhej t’ja ktheje se s’bën.

Nga ata që e torturuan në burg, mbante mënd mirë dy njerëz: një me mbiemër Tepelena dhe një elbasanas, me mbiemër Biçoku.
Kur filluan proceset demokratike, kam pasur fatin të rrija shumë me të, pasi u morëm shumë edhe me punët e pronave.

Në një nga herët, kalonim të dy buzë Lanës në Tiranë. Përballe na vjen një burrë i moshuar me syze, por i mbajtur mirë, veshur me shumë shije, me kostum dhe kollare. Kur vjen afër nesh, drejtohet nga daja, i zgjat dorën dhe i thotë: “Si je Makensen”?

Dukej që ishin të njohur. Daja im nuk ja zgjati dorën, nuk i foli, por e pashë që u shqetësua jashtëzakonisht. Kur e pashë ashtu, i propozova të hyjmë në kafen më të afërt, atëhere Lana ishte plot me të tilla. Pasi piu një kafe dhe u qetësua disi, ma thotë:

“Ky është nga njerëzit që më ka rrahur para se të më arrestonin”! Sigurisht më tha dhe emrin. Kishin qenë të dy shokë klase në ‘Normale’. Aty mora vesh që, dajën tim e kishin rrahur për vdekje në oborrin e ‘Normales’, sepse në orën e mësimit, kishte folur për Kosovën dhe ishte koha e marrëdhënieve të mira me Josif Broz Titon. Më pas erdhi arrestimi dhe burgu.

Shumë vite më vonë, Shoqata “Elbasani”, organizoi një darkë tek Hotel “Tirana” me elbasanasit që jetojnë në Tiranë. Unë isha i ftuar si deputet. Pasi mbajta fjalën e rastit, më afrohet një nga pjesëmarrësit, merr një karrige dhe ulet afër meje. Në fakt e njoha menjëherë.

Pasi bëmë një, gëzuar.., më pyet: “I kujt je nga Bylykbashët e Kalasë?” Duke mos dashur të prishja edhe terezinë time, i them: “Unë nuk jam Bylykbash nga Elbasani, nënën kam elbasanase”!”

Filloi të më fliste për Elbasanin, traditat, kulturën, tolerancën…, dhe duke qenë kurioz, më pyet përsëri: “Ç’familje është nëna jote”?”

Prita të mbaronin këngën vëllezërit Zena, ju afrova te veshi dhe me zë të fortë, i thashë: “Unë jam nipi i Makensen Bungos”!

U drodh i tëri! Ju prish fytyra, sytë pas syzeve i morën formë tjetër, u ngrit pa thënë më asnjë fjalë dhe u largua nga darka.

E ndoqa me sy deri kur mbylli derën. Neritan Ceka, që e kisha ngjitur, më thotë: “Ç’pati …”?! “Pleqëri…”, i thashë…!
Quhej Agim Popa, nga Kalaja!

Mirë që nuk kërkuan njëherë falje, për ato që bënë, po rrija dhe e dëgjoja, ka kohë, një natë në televizion, duke treguar ca histori, kur kishte qenë në Moskë dhe shoqëronte Enverin dhe Mehmetin…!

Në fakt isha i mërzitur, por më shume me dhimbsej nëna ime! Nuk kishte faj! I kishte vdekur vëllai i vetëm! Dhe larg! S’më mbetej gjë tjetër, veçse t’i thosha: Lamtumirë daja im, Makensen! I lehtë të qoftë dheu i Amerikës! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 17 Nëntor 2022

Next Post

Akuzat e Pali Miskës: “Nuk mund t’i lësh përsipër ti, Kadri, shokut Hysni Kapo, veprime të tilla kaq të fëlliqura, se shoku Hysni...”/ Debatet në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor 82

Artikuj të ngjashëm

“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku …” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944
Dossier

“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

May 5, 2026
“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
Dossier

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

May 5, 2026
“Studioja e televizionit u mbush me policë civilë, amerikanë dhe sovjetikë, që kontrolluan dhe banjat e burrave e të grave, kurse ushqimin…”/ Ana e panjohur e vizitës së Hrushovit në SHBA-ës, shtator 1959

“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova

May 4, 2026
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati
Dossier

“Shumica e fshatrave afër rrugës kryesore Leskovik-Korçë ishin me Ballin Kombëtar dhe ishin djegur tashmë nga italianët e gjermanët, për shkak se partizanët….”/ Dokumentet e panjohura britanike

May 3, 2026
“Në hetuesi më takuan me gruan time polake dhe duke qarë, ajo më tha: ‘E shikon atë njeri atje’, dhe vështroi nga Ferhat Matohiti, ai…”/ Dëshmia tragjike e vëllait të aktorit dhe regjisorit të famshëm
Dossier

“Komandanti Brigadës në Durrës, Faik Kolasi ka miqësi me shokun Kiço Mustaqi, në Komitetin Qendror me Gafurr Çuçin, me raki e qingja të pjekur, apo gjela deti…”/ Letra anonime dërguar  Kadri Hazbiut në ’81-in

May 2, 2026
Next Post
“Kadri, mos na thuaj avash, s’ka avash këtu, po na trego; a ka pasur punë armiqësore në Ministrinë e Brendshme, nëse po, pse s’i ke…”?! / Mbledhja e panjohur e Byrosë, 8 tetor ‘82

Akuzat e Pali Miskës: “Nuk mund t’i lësh përsipër ti, Kadri, shokut Hysni Kapo, veprime të tilla kaq të fëlliqura, se shoku Hysni...”/ Debatet në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor 82

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme