• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini

“Ahmet Kolgjini, nuk ishte kryengritës, siç ishin shokët e tjerë të vuajtjeve në kampin e Spaçit, si Xhelal Koprencka dhe Fadil Kokomani; rezistenca e tij ish…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik nga Kukësi
“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini
“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini
“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini
“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini
“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini
“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini

Nga Neritan Kolgjini

Memorie.al / Sot ishte përvjetori i ndarjes nga jeta i nënës sime. Prej ditësh mendohem se çfarë me shkrue për te. Nji tekst, enkas për këtë ditë, nuk m’u duk ndonji gja me vlerë. Mendoj se ia vlen ma shumë diçka që tërheq njëherësh edhe vëmendjen e miqve, por edhe të atyne që nuk e njohin. Kjo ide m’u përforcue edhe prej faktit që para pak ditësh kam apliku të Autoriteti i Dosjeve për dokumentacion të mundshëm rreth nanës sime. Unë zotnoj aktualisht nji numër të kufizuem dokumentesh disa prej të cilëve i kam publikue edhe herë të tjera.

Sot këtu po jap të plotë nji dokument, që e kam gjetur te dosja e nji miku të familjes sime, Eqerem Mujos, në të cilin jepet në njëfarë mënyre edhe opinioni i regjimit komunist për njerëzit e mi.

Në këtë shkrim, si foto janë edhe kartelat e Sigurimit të Shtetit, që kishin vue në ndjekje nanën time Qefseren, bashkë me hallën time, Feriden, qysh prej vitit 1974, saktësisht 20.02.1974. Kartelat mbajnë numrat 573 e 574.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

Ajo që ka ma shumë rëndësi në gjithë këtë histori, asht fakti që regjimi nuk persekutonte e përndiqte individë, por familje. Edhe këto pak dokumente që po publikoj këtu, e dëshmojnë saktësisht këtë qasje diabolike. Ma poshtë, dokumenti i vitit 1987, i zbardhur nga dosja e Eqerem Mujos.

RAPORT-INFORMACIONI I ZV/KRYETARIT TË DEGËS SË BRENDSHME TË LUSHNJES, DILEVAR BALLILI, DËRGUAR MINISTRISË SË BRENDSHME ME TË DHËNAT PËR FAMILJEN E TAHIR KOLGJINIT

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                           SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                   Ekzemplar Nr.1

DREJTORIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                        Lushnje më 29.6.1984

         ANA E SIGURIMIT

Nr. Prot. 18/1 

        LËNDA; Mbi Qefsere Kolgjinin

                                                MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

                                                           DREJTORISË SË PARË

                                                                    DEGËS SË V

                                               TIRANË

 Gjegje tuajës nr. 797/3 datë 28/3/1984

Nga verifikimi që i kemi bërë, Qefsere Kolgjini është e shoqja e Ahmet Kolgjinit, i cili është dënuar për aktivitet armiqësor. Ahmet dhe Ferdide Kolgjini janë fëmijët e Tahir Kolgjinit, i cili është arratisur dhe ka vepruar si diversant kundër vendit tonë. Ndërsa Refat Kolgjini, nuk njihet nga ana jonë.

ZV/KRYETARI I DEGËS SË P. TË BRENDSHME

                     DILAVER BALILI

RAPORTI I PUNËTORIT OPERATIV TË SIGURIMIT BUJAR PREZA, ME TË DHËNAT E AGJENTIT “VJOSA’, PËR BISEDAT QË KA BËRË ME EQEREM MUJON DHE PERSONAT QË KANË HYRË NË SHTËPINË E TIJ

                                                                                                                   Sekret

                                                                                                        Marrë nga P.Op. Bujar Peza

                                                                                                            Dhënë B.p. “Vjosa”

                                                                                                              Në bazën “Filmi”

                                                                                                           Lushnje, më 22.4.1987 

Raport i datës 22.4.1987

Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon, ku gjatë bisedave ai e pyeti se si e ke babanë, a ke marrë vesh ndonjë lajm. Eqeremi tha se me letra jam marrë vesh dhe babai më ka ndihmuar me dollarë, por qeveria shqiptare nuk i ka dhënë lekët, aq sa më takojnë.

Ai njofton se me datë 18.4.1987, ai pa se në shtëpinë e Eqerem Mujos, erdhi për vizitë Feride Kolgjini së bashku me Qefsere Kolgjinin, por se çfarë bisedash kanë bërë, ai nuk di gjë.

“Vjosa”

Sqarim: Eqerem Mujo është në përpunim aktiv 2/A si agjent i Zbulimit grek. Feride Kolgjini është e motra e Ahmet Kolgjinit, ndërsa Qefserja, është e shoqja e tij, që të dyja të evidencuara në kontingjent.

Vlerësim: E dhëna ka vlerë vetëm për fiksim lidhje familjare të Eqerem Mujos me Ahmet Kolgjinin, gjë që hedh dyshime se si familje janë në aktivitet të përbashkët armiqësor.

Detyra: Është interesant Eqerem, se e fortë shumë ka qëndruar Ferideja dhe Qefserja, se Ahmeti me gjithë se bëri 10 vjet burg, mbrapa i kanë shkuar. Por do të thuash se burrë e vëlla e kanë, por ka nga ata që të lënë dhe në rrugë.

Masat Operative: E dhëna të shtypet dhe të vendoset në dosje të E. Mujos dhe A. Kolgjinit. Të drejtohet B.p. “Luani” për të mësuar karakterin e këtyre lidhjeve të Ahmetit me Eqeremin. / Memorie.al

                               Punëtori Operativ

                                    Bujar Peza

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ’62-in, kur Mehmet Shehu po mbante fjalimin në OKB, mërgata antikomuniste shqiptare e la protestën, pasi u dëgjuan thirrjet ‘Vorio-Epir’, dhe...”/ Historia e dy familjeve nga Puka, që u arratisën në 1951-in

Next Post

“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia...”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in

Artikuj të ngjashëm

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Personazh

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

March 9, 2026
“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42
Personazh

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

March 8, 2026
“Çfarë tha Fishta për mua dhe ç’më ndodhi kur përktheva katër vargjet e fundit të Dantes në Fushë-Krujë…”?! / Dëshmia e panjohur e Pashko Gjeçit dhe letra për Enverin
Personazh

“Pas ’91-it, kur e pyetën Flora Satën; si ishte e mundur, që ‘Shulja’ me Beqir Minxhozin dhe ato tre zonjat, u larguan nga baza, kurse Qemal Stafa mbeti aty, ajo…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Personazh

“Në vitet 1940 – ‘41, Enver Hoxha si me shaka, e pyeste babain tonë; more Neki Bej, besoj se vëllait të Nuredin Bej Vlorës, ja kanë besuar ruajtjen e parave të sojit tyre…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Vëllezërit fotografë, Vito, i dërguan një kartolinë Alizotiot, ku në kokën e tij, kishin vënë Papën e Romës, por kur ai u tha se e kishte dërguar në Degë…”/ Historia e panjohur e librarit të Gjirokastrës
Personazh

“Selfot, Omarët, Kokalarët etj., që gëzonin privilegje mbi Hoxhat, ju nënshtruan të parët gjenocidit të Enver Hoxhës, pasi dëshira e tij për t’iu zhvatur pasurinë…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 5, 2026
“Kur Jusufi i tha; nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport, që e kam ndërtuar me këto krahë, si i burgosur politik’, polici shtangu dhe…”/ Ngjarja e rrallë me përkthyesin e famshëm të frëngjishtes

March 6, 2026
Next Post
“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia…”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in

“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia...”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme