• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, January 29, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Babanë e vranë pas shpine shokët e tij partizanë, po ashtu edhe vëllanë tim ushtarak në 1970-ën, pasi e detyruan të vriste një deputet që do arratisej në ’63-in…”/ Dëshmia e rrallë e Limoz Dizdarit

Nga Agron MEMA

Memorie.al / Ngrënia e “kokave” brenda llojit, filloi që nga Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare e, deri ditët e sotme, në pushtetin dhe qeverisjen e Partisë Komuniste Shqiptare. Rruga drejt pushtetit mesa duket, për këtë forcë politike që qeverisi 50 vjet këtu në Shqipëri , 70 vjet në gjysmën e botës dhe vijon edhe sot në disa shtete, udhëton përmes krimit. U vranë e u shpallën tradhtar bashkëluftëtarët e tyre, u burgos dhe u internua një pjesë e madhe e njerëzimit pa asnjë faj, u shpronësuan të pasur dhe të varfër. U zhdukën edhe pa varre dhe ende të afërmit rropaten për të gjetur eshtrat e tyre.

Një rast i tillë është edhe ai i Hulësi Dizdarit, babait të artistit e kompozitorit të njohur, Limoz Dizdari. Emri i Hulësiut, më 5 maj 2020, pas shumë vitesh heshtjeje nëpër labirinte enigmash, u rreshtua në listën e “Dëshmorëve të Atdheut”, ndonëse propozimi ishte bërë vite më parë nga vet Sulo Gradeci, si ish-partizan i Brigadës së Shtatë Sulmuese, përsëri u vonua shpallja e tij “Dëshmor i Atdheut”.

Po çfarë ndodhi me Hulësiun dhe djalin e tij, të dy partizanë?

Gjithashtu mund të lexoni

“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo…”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

”Akuza e komunistëve ndaj Fishtës, është se ai pranoi titullin e antarit të Akademisë së letrave në Romë, akorduar nga qeveria italiane, por ai s’ishte funksion politik, si p.sh. Omer Nishani…”/ Shkrimi i panjohur i Ali Këlcyrës

Atij me të vërtetë i takojnë vargjet e këngës: “Ç’është kështu dëshmorë me ju/ Vitet tutje e ju tëhu”. Sepse, sado vite që kaluan nuk e zbehën dhe as e fshehën dot të vërtetën ndaj Hulësi Dizdarit. Në moshën 43 vjeçare doli partizan së bashku me djalin e tij, Basharin, duke u rreshtuar në Brigadën e VII-të partizane, duke lënë nga pas gruan, Myzejenin 35 vjeçare, me pesë fëmijë. Për ta mbrojtur familjen e tij nga persekucionet e pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, e strehoi tek miku i tij në Fushë-Bardhë, në familjen Çarçani.

Myzejen Dizdari ishte rrobaqepëse dhe u aktivizua duke qepur rroba për partizanët e Zonës së Parë Operative, kështu që rreshtohet si aktiviste e LANÇ-it. Data fatkeqe e Hulësiut do vinte më 15 korrik 1944, në luftimet e Therpelit të Skraparit. Dokumentet dhe dëshmitarët e kohës si dhe vet i biri, Limozi, thonë dhe flasin me ashpërsi, se; “e vranë shokët prapa krahëve në pabesi”. Ndaj vite më vonë deri në 5 maj 2020, ai u mbulua me heshtje. Limozi dhe miqtë bashkëkohës kanë sjellë një shembull si fakt për të argumentuar vrasjen e pabesë të Hulësiut.

Ata thonë se para se të vritej Hulësiu, shtabi i brigadës e transferon djalin e tij Basharin, për në Brigadën e 19 Sulmuese. Ndoshta ka qenë pjesë e skenarit për të mos parë vrasjen e të atit. Bashari nuk deshi të ikte dhe qëndroi i fshehur nga partizanët, në kundërshtim të urdhrit të firmosur nga zv/ komandant i Shtabit të Brigadës. Qëndroi dhe pa babain të vrarë në rrethana të dyshimta, ashtu si koha në vitet më pas do të vërtetonte këto dyshime të vrasjes së pabesë dhe pas krahëve.

Por një fat akoma më i keq e ndoqi Basharin, të birin e Hulësiut dhe vëllain e artistit, Limoz Dizdari, ndonëse ai kish dalë partizan që 15 vjeç. Çlirimi i Shqipërisë e gjeti 16 vjeçar. Në 1945 u hap shkolla “ Pionierët e Luftës”, e kadetëve dhe më pas u quajt shkolla “Skënderbej”. Kërkoi të shkonte të studionte në këtë shkollë, por nuk e çuan. Këtu fillon dhe kalavari i madh dhe fati që do t’i nënshtrohej pabesisë si i ati. Në vitin 1964 arrin të realizojë ëndrrën e tij, për t’u arsimuar si ushtarak.

Futet në shkollën ushtarake ku diplomohet me nota të shkëlqyera. E emërojnë në Shkodër. Por çuditërisht aty e lanë për pak kohë dhe në mënyrë qesharake, e emërojnë n/drejtor të shkollës Pyjore. E mori si tallje, por nuk e dha veten. Çfarë i duhej shkollës Pyjore një oficer i lartë? Diskriminim. Dhe më 19 janar 1970, pas kthimit nga Tirana ku qe dërguar të merrte mjete mësimore për shkollën, si makete armësh me kallama bambu, shoferi gaboi dhe ndërroi rrugë, makina del nga rruga dhe përmbyset në Bunë. Shoferi ja doli mbanë, ndërsa Bashari humbi pa gjurmë e, nuk u gjet kurrë më!

Artisti Limoz Dizdari na thotë se: “për neve dhe vet logjikën, vëllain na i vranë”. As për ngushëllim nuk na erdhi njeri. “Vajta vet, – vijon Limozi, – në Ministri të Mbrojtjes. Takova Dilaver Poçin. I thashë pse kjo heshtje nga Ministria dhe komanda. Pse nuk bien as pagën e tij tek familja, as edhe një gjë a send të tija, që ka lënë këtu”. Përgjigja e Dilaver Poçit qe e thatë dhe plot enigma. – ‘Ka një rregull, – më tha, – që për ushtarakët që nuk u gjendet trupi, nuk lejohen ceremoni’. Me kaq u ndamë. Por dua të shtoj edhe një fakt tjetër.

Dikur në vitin 1963-1964, ka qenë një n/kolonel i Ministrisë së Brendshme, Haxhi Hajdari. Ky qe edhe deputet i Malësisë së Madhe. U ngujua në një shpellë dhe nuk e kapnin dot. U detyruan ta qëllojnë me top. U caktua Bashari si artiljer i zoti dhe i besuar i partisë, si anëtar i saj, që 15 vjeç”.

Kjo është e gjitha historia e Hulusi dhe Bashar Dizdarit mes enigmave dhe pluhurit të heshtjes. Kohë më parë ai i është drejtuar kryeministrit Rama të mbrojë vlerat kombëtar se edhe Qendra Kulturore “DEA” e Ksamilit është e tillë dhe nga mbi 140 të tilla që u trashëguan nga sistemi socialist, sot vetëm kjo ekziston me një funksion të tillë.

Artisti Limoz Dizdari, me rastin e shpalljes së babait të tij dëshmor, ka marrë shumë urime dhe vlerësime. Ai mes një letre publike, u jep falënderimet atyre që mbi emrin e babait të tij, vunë kurorën e lavdisë dhe lulet e krenarisë mes fjalëve si nderim.

LETRA  E LIMOZ DIZDARIT, PAS SHPALLJES “DËSHMOR I ATDHEUT” TË ATIT, QË U VRA NGA SHOKËT E TIJ PARTIZANË TË BRIGADËS VII

 “Dje në FB të bashkëshortes sime, Adrianës, lexova mirëkuptimet shpirtërore të një grupimi të shumtë njerëzish që me fjalë të zgjedhura shpirti, me rastin e 5 majit më uronin për vlerësimin e Hulësi Dizdarit, babait tim, si ‘Dëshmor i Atdheut’, i vrarë në LANÇ nga vet shokët e tij të Brig. 7-të Sulmuese. Ishte me të vërtetë shumë emociononte për mua ky gjest spontan i Adrianës që mori një vlerësim të posaçëm të një rrethi të gjerë njerëzish, që matanë brengës që na ka shoqëruar, të gjej frazën dhe fjalën e duhur t’u falënderoj të gjithëve për gjestin tuaj fisnik që flet shumë e më shumë nga sa thotë…! I mësuar me urdhrin të mos flisja e as të komentoja, ju të dashur miq e njerëz të mirë, me të cilët bashkudhëtoj, u bëtë në këtë 5 maj shumë të zhurmshëm, me dritë dhe me emocion.

Një jetë kam heshtur e kam buzëqeshur. Nëna ishte zmadhuar. Ishte baba, ishte dhe nënë. Ishte nënë e butë, por duhej të ishte dhe e fortë. Ajo që më ka habitur më shumë në gjithçka tek ajo grua, ka qenë përgjigja e pyetjes se, si ka përballuar tërë atë trysni të ushtruar nga e liga: Nga familja e saj prej 6 personash, nga të cilët tre veta dolën në mal për të qenë zot në vendin e tyre; ajo vet, burri i saj dhe djali i madh, Bashari, burrin ja vranë, djalin ja zhdukën, atë vet e mbuluan me heshtje. E sikur të mos mjaftonin këto, në ditët e fundit të luftës i vranë edhe djalin e xhaxhait, Nebil Çikën, ku është rritur si e mbetur jetime që i dha emrin Myzejen dhe emri i përkushtohet “Pou-pai” e që të gjithë kështu i flisnin Pepe-kukull.

Edhe kur u rrita i flisja kështu nënës dhe nuk mendoja se sa ironik kish qenë fati i jetës së saj me të, por lumturohesha se xhaxhai i saj i mirë, Nuredini, e trajtonte mbesën e tij të dhimbsur si kukull, pa menduar se jeta e saj më shumë do t’i ngjante në fatin e jetimit e pothuaj asfare me atë të ëndërrimtares që dhe pse i flisnim Pou-pai—Pepe—kukull, ajo e jetoi jetën si jetime. Çdo fjalë falënderimi për ju, o njerëz të mirë, është e vobektë të shprehë respektin tim që kam. Ju jam mirënjohës…!  Ju me siguri e thatë me këtë rast nderimin dhe respektin, dhe unë do ju dua më shumë kur lexoj shpirtin e atyre që vlerësuan këtë akt shumë të vonuar dhe zunë një hapësirë të gjerë përfaqësimi shoqëror. Ju falënderoj shumë e plot brengë të gjithë juve kolegë kompozitor, artist, nga do që vini me urimet tuaja nga vendet e shumta e të ndryshme të botës.

Me kënaqësi të falënderoj, o mikja ime Hebraike e mençur, e talentuar dhe plot virtyte me bollëk. Falënderoj të gjithë ju ushtarakë që fati na afron shumë me njëri-tjetrin e që na imponojnë të bëjmë vazhdimisht pyetjen “…Po nesër…”??? Ju faleminderit shumë juve të nderuar diplomat, politikanë e njerëz të thjeshtë, të qartë e të kthjellët që më uroni me shpirt për këtë vlerësim të vonuar…të vonuar shumë nga shteti im apo juaji, që edhe pse i tillë, vrastar, i papërgjegjshëm, i heshtur e pa zë e të kuq në fytyrë, u mundova të këndoja, jo pa sukses…nuk isha i vetëm, kishte shumë të tjerë hallexhinj, por ngushëllohem se dhe bylbylat që këndojnë në zabelet e këtij vendi e të këtij populli, janë bashkë.

Me siguri, të gjithë ju që po ju kthej falënderimin, bëni të njëjtën pyetje: “Po nesër…”? Ju pyesni se do të jetë nesër ai njeri që do të respektojë datën e respektimit të të rënëve të gjeneratës së re? A do të jetë i ndërgjegjshëm e i virtytshëm, patriot si Ismail Qemali, apo oligark e i pasur, i shitur apo i importuar, i veshur me kostume të kushtueshme e me makina jashtë serie? Sidoqoftë, 5 maji, kjo ditë me dritë e me dhimbje njerëzore, është një pikë referimi e popujve, por jo e qeverive antikombëtare. Dita e Dëshmorëve as nuk mësohet e as nuk diktohet, ajo është vetëm pjesë e një ndërgjegje të madhe kombëtare.

Unë e di mirë dhe dua t’u bëj me dije se vlerësimi i Hulësiut është vetëm një akt administrativ që pothuaj nuk ka asnjë vlerë sa kohë që fakti i së vërtetës vazhdon të dergjet nën dhe’ duke mbajtur peshën e baltës më të rëndë të kohës dhe vlerën e njeriut si jo ndonjëherë. Përsëri, sidoqoftë, 5 maji si Dita e Dëshmorëve dhe afrimi i njerëzve rreth kësaj date, pavarësisht shkakut, është një vijë kufiri ndarës midis së mirës dhe së keqes, midis atyre që e duan vendin dhe shkojnë me qejf në luftë për të mbrojtur familjen dhe atdheun dhe atyre që shesin lehtësisht interesat e vendit në këmbim të sigurimit të një vendi diku poshtë instinktit të një lope a të një kali të përkëdhelur përditë nga parfumet që përdoron ajo zonë e vendqëndrimit të tyre…”! / Memorie.al

Me respekt

Limoz Dizdari

Ksamil, maj 2020

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur i thanë se po i digjej shtëpia, Ilia bërtiti; ç’më thua, more bir!? Djemtë do të ishin dhimbje e madhe e imja, por bibliotekën, do ndjente tërë Shqipëria…”/ Historia e panjohur e dinastisë Dilo

Next Post

“Edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qensh në mes të sheshit të Prishtinës, pasi...”/ Historia e panjohur e kryeqytetit të Kosovës, sipas historianit Namani

Artikuj të ngjashëm

“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo…”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi
Dossier

January 29, 2026
“Nuk na bëjnë më përshtypje të rikthyerit e mëdhenj, si; Fishta, Konica, etj., por ende i rrimë larg Koliqit, Mustafa Krujës, Anton Harapit, Mit’hat Frashërit, edhe pse ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

”Akuza e komunistëve ndaj Fishtës, është se ai pranoi titullin e antarit të Akademisë së letrave në Romë, akorduar nga qeveria italiane, por ai s’ishte funksion politik, si p.sh. Omer Nishani…”/ Shkrimi i panjohur i Ali Këlcyrës

January 29, 2026
“Në mbledhjen demaskuese para popullit, një fshatar i tha; ti Fran, ja ke vënë emrin ‘Brezhnjev’ djalit, pasi pret që Bashkimi Sovjetik…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen që alarmoi Komitetin Qendror në ’69-ën

January 28, 2026
“Xhaviti i tha Xhafer Vokshit se shtëpia e Aqifit dhe e të atit të Haxhi Lleshit, e kanë ngrënë me çdo qeveri, prandaj nuk kanë qenë kurrë patriot, por…”/ Përgjimet e “Vigjëlentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Pasi ai hyri në zyrën e tij të Komisionit të Planit të Shtetit, Kerenxhi e Lakrori dëgjuan krismat e pistoletës dhe menjëherë…”/ Misteri i eliminimit të Nako Spiros, në librin e studiuesit të njohur

January 27, 2026
“Me datën 11 dhe 14 janar 1990, rinia e qytetit të Shkodrës, të pajisun me çekiçë e vegla të tjera, u tubuan rreth shtatores së Stalinit dhe…”/ Ditari i panjohur i Pjetër Mërnaçaj nga SHBA-ja, i arratisur në 1958

“Më 22 tetor 1958, Pjetër Mernjaçaj me 9 anëtarë të familjes tij, duke rrezikuar kokën para forcave të kufirit dhe Sigurimit të Shtetit, dolën në Jugosllavi…”/ Historia e panjohur e familjes antikomuniste nga Selca

January 29, 2026
Next Post
“Edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qensh në mes të sheshit të Prishtinës, pasi…”/ Historia e panjohur e kryeqytetit të Kosovës, sipas historianit Namani

“Edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qensh në mes të sheshit të Prishtinës, pasi...”/ Historia e panjohur e kryeqytetit të Kosovës, sipas historianit Namani

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme