• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, May 17, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Avioni u rrëzua në fund të pistës së Gjadrit dhe ai u përfshi nga flakët pa mundur të dilte dot…”/ Rrëfimi kolegut për ngjarjen tragjike të ’82-it

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të pilotit Luto Sadiku i diplomuar në shkollën ushtarake “Skënderbe” në Tiranë dhe atë të Aviacionit Luftarak në Vlorë, i cili u dërgua edhe për një specializim në Republikën Popullore të Kinës, ku u perfeksionua për drejtues i avionëve reaktiv “Mig-19”, që asokohe ishin nga më të sofistikuarit në ushtritë e vendeve komuniste më të fuqishme, si Kina, Bashkimi Sovjetik, etj.  Dëshmia e rrallë e Vasil Micit, ish-ushtarak i Aviacionit Luftarak, shok e mik i afërt i Luto Sadikut, lidhur me ngjarjen e rëndë të shtatorit  1975 kur po zhvillohej një stërvitje e madhe, ku, teksa Luto Sadiku ishte duke fluturuar natën në lartësinë 4.000 m., atij i ndodhi një avari e rëndë, dhe ai mundi që ta shpëtonte avionin, duke e ulur në brezin e butë, ndonëse kishte marrë urdhrin e prerë për t’u hedhur me katapultë. Si dhe ngjarja tjetër e 27 marsit të vitit 1982, ku Luto humbi jetën në mënyrë tragjike, i zhytur nga flakët e avionit të tij luftarak “Mig-21”, pak minuta pasi u ngrit në fluturim në aerodromin luftarak të Gjadrit, ku version zyrtar, ishte “prej avarisë që pësoi avioni, pasi i’u fut një shpend në motor”. Por ndryshe nga version zyrtar, xhaxhai i tij, kolonel Idriz Seit Sadikaj, tregon se: “Luton e eliminoi Sigurimi i Shtetit, pak kohë pas arrestimit të tim, si ‘armik i popullit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Mehmet Shehut’, dhe ‘shpendi në motor’ ishte thjesht një ‘legjendim’ nga ato që bënte jo rrallë Sigurimi”!

Kush ishte Luto Sadiku?

Luto Sadiku lindi më 1 shkurt të vitit 1944, në fshatin Çorush të Mallakastrës, prej nga është dhe origjina e familjes së tij, nga më të njohurat të asaj krahine. Pas mbarimit të shkollës 7-vjeçare në fshatin e tij të lindjes, në vitin 1960, ai erdhi në Tiranë dhe u regjistrua në shkollën ushtarake “Skënderbej”, me dëshirën për të dalë oficer, ashtu si shumë të tjerë nga familja dhe fisi i tij. Gjatë periudhës që ishte skënderbegas, Luto u aktivizua me ekipin e të rinjve të futbollit të ekipit “Partizani”. Lidhur me këtë, Vasil Mici kujton: “Me Luton kemi qenë bashkë që në shkollën “Skënderbe”. Ai, që kur erdhi në vitin e parë, bëri përshtypje nga të gjithë ne të tjerët, jo vetëm për fizikun e tij muskulor, por edhe për talentin e tij si futbollist. Nisur nga kjo që në vitin e parë të shkollës, ai u angazhua me ekipin e të rinjve të “Partizani”-t që asokohe pjesën më të madhe të lojtarëve e kishte nga shkolla  “Skënderbe”. Unë si shok që e kisha, kam pasur rastin që ta ndiqja në disa ndeshje futbolli ku ai shquhej për gjuajtjet e tij tepër të forta. Disa nga trajnerët e asaj kohe, kishin shfaqur interesin e tyre për ta përfshirë Luton në ekipet e tyre, duke e konsideruar atë si një nga futbollistët më të talentuar dhe me të ardhme. Por pas mbarimit të shkollës, ndonëse pati mjaft oferta për të vazhduar angazhimin me futbollin, Luto nuk i frekuentoi më fushat e blerta, pasi pasioni i tij ishte aviacioni”, kujton ish-shoku i tij Vasili. Pasi e mbaroi shkollën “Skënderbe” me rezultate të larta, në vitin 1964, Luto Sadiku u dërgua që të vazhdonte më tej studimet në Shkollën e Lartë të Forcave Ushtarake Ajrore në Vlorë, të cilën ai e përfundoi po me rezultate të larta në vitin 1966, dhe pasi u emërua oficer, bëri dhe një kurs specializimi në Kinë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

“Me një uniformë të marrë me qera në Vjenë, më 15 shkurt 1913, ai mbërriti në portin e Durrësit e, më pas në Kavajë, ku ngriti haremin me vajza…”! / Historia e Otto Witte që “mbretëroi” 5 ditë në Shqipëri

Si e uli avionin me defekt?

Pas kthimit nga Kina ku ai u specializua për pilot të avionëve luftarak “Mig”, Luto u emërua në Regjimentin e Rinasit. Lidhur me karrierën ushtarake të Lutos si pilot, ish-shoku i tij Vasili, kujton: “Që në fillimet e karrierës së tij ushtarake si pilot, Luto u dallua nga të gjithë kolegët e tij, për pasionin e madh dhe korrektesën profesionale në punë. Ai ishte skrupuloz në plotësimin e detyrave dhe si të thuash kishte lindur për ushtarak. Luto ishte i pari nga shokët e tij të kursit, që mori të drejtën për drejtimin e avionit luftarak “Mig-19”. Ai e nisi karrierën e tij si aviator, që nga pilot helike (avion tip i vjetër me helikë) dhe më pas me avionët reaktiv, që nga “Mig-15” (prodhim rus) e me radhë deri në “Mig-21”, që në atë kohë ishin nga më të sofistikuarit. Një nga ngjarjet dhe momentet më delikate që i ndodhi asokohe Luto Sadikut, ishte ai i shtatorit të vitit 1975, kur ai bëri një ulje të detyruar me avionin e tij, gjë e cila bëri bujë të madhe në të gjithë Forcat Luftarake Ajrore. Në atë kohë, Luto shërbente si pilot i avionit luftarak “Mig-21” dhe gjatë një stërvitjeje të madhe ushtarake, e cila zhvillohej natën, ai mori urdhrin për tu ngritur në qiell. Teksa ishte duke fluturuar në lartësinë mbi 4.000 m, atij i ndodhi një defekt i rëndë dhe i pariparueshëm. Nga shpejtësia e madhe e avionit, atij i’u ça shllangu i hermetizimit të fanarit (pjesa e mbulesës prej xhami ose siç quhet ndryshe, kapaku që ndodhet sipër kokës së pilotit) dhe si rezultat i saj, i gjithë fanari (kapaku) u shkëput nga trupi i avionit dhe ai mbeti i zbuluar. Ky lloj defekti mbahej mënd të kishte ndodhur vetëm njëherë në historinë e forcave tona ajrore, me pilotin Dhimitraq Robo, i cili u hodh me katapultë por pa sukses…! Duke e ditur defektin e rëndë, kulla e komandimit mori urdhër nga drejtuesit e stërvitjes, që ti komunikonin Lutos, të braktiste menjëherë avionin dhe të hidhej me katapultë. Kjo duhej bërë, sepse nga shpejtësia e madhe që kishte avioni dhe mungesa e fanarit që kishte rënë në tokë, i gjithë ajri i përplasej Lutos direkt në fytyrë dhe me një presion të madh. Në atë lloj defekti, nga presioni i madh i ajrit dhe temperaturat e ulët në atë lartësi të madhe, piloti bëhet akull dhe jeta i vihet në pikëpyetje. Duke u nisur nga kjo gjë, Luton e urdhëruan që të mos e diskutonte më urdhrin, por ta linte avionin dhe të hidhej me katapultë. Vetëm katapultimi, mund t’ia shpëtonte jetën pilotit në atë çast. Kjo gjë duhej bërë, pasi instruksioni i fluturimit nuk e lejonte uljen pa fanar dhe ajo gjë as që mendohej. Po Luto Sadiku, bëri tamam atë gjë që nuk e kishte menduar asnjeri. Ai e uli avionin luftarak pa fanar, në brezin e butë të aerodromit dhe kur i shkuan shokët e grupit të avarisë, e gjetën atë pothuajse në gjendje kome, dhe të bërë akull. Ai u përmend vetëm në spital”, kujton Vasil për ish kolegun e tij, duke shtuar se bëri një mrekulli të vërtetë, duke shpëtuar veten e tij dhe avionin. Asokohe ajo ngjarje bëri bujë të madhe, dhe u kujtua për shumë kohë nga pilotët e Forcave Ushtarake Ajrore të Shqipërisë.

Si u rrëzua avioni i Lutos?

Pasi punoi për disa vite në Regjimentin e Aviacionit Luftarak të Rinasit, aty nga viti 1978, Luto Sadiku u transferua në Regjimentin e Gjadrit. Duke parë përgatitjen e tij të lartë profesionale, dhe korrektesën shembullore në punë, atë e emëruan në detyrën e komisarit të atij regjimenti. Ndërsa kishte katër vite që shërbente pranë atij regjimenti të aviacionit, në marsin e vitit 1982, Lutos i ndodhi një avari tjetër me avionin e tij, nga e cila nuk mundi që të shpëtonte dot. Lidhur me këtë, ish kolegu i tij Vasil Mici, tregon: “Më kujtohet si tani ai mëngjes i 27 marsit të vitit 1982, kur ndodhi ngjarja tragjike me shokun dhe kolegun, Luto Sadikun. Në atë kohë unë shërbeja si shef i avarisë pranë regjimentit ajror të Gjadrit dhe si çdo mëngjes kisha nxjerrë automjetin e shpëtimit të avarive në fund të pistës, ashtu siç e parashikonte dhe instruksioni përkatës në raste fluturimesh. Aty rreth orës 8.30, teksa isha duke punuar me një mekanizëm diku në fillim të pistës, dëgjova një zhurmë avioni sipër kokës sime dhe menjëherë ngrita sytë lart dhe pashë një shpërthim flake që u shoqërua me një zhurmë plasëse, shumë të fortë. Ndërkohë, avioni që ishte në një lartësi 50 metra nga toka, bëri një ulje të çrregullt, jo në pistë, por në brezin e butë diku në fund të saj. Gjatë asaj ulje të detyrueshme, ai avion luftarak eci duke rrëshqitur për rreth 200 metra dhe përfundoi diku në fundin e brezit të butë. Gjatë asaj rrëshqitje, një nga krahët e avionit u thye, dhe ai përfundoi me pjesën e përparme të ngulur në tokë. Unë menjëherë mora makinën e avarisë dhe u nisa për në drejtim të avionit që ishte në ekstremin tjetër të pistës, dhe porsa u afrova në një distancë 50 metra, pashë një njeri me kokore, dhe me një kovë ujë, i cili po mundohej që të shuante flakët. Në atë çast unë shtanga në vend, pasi filluan që të dëgjoheshin shpërthimet e para të predhave që ishin brenda avionit. Në atë moment, i’u drejtova njeriut me kokore, (që e mendova si pilotin e avionit), duke i thënë që: të ikte shpejt, sepse predhat do të shpërthenin nga çasti në çast. Ndërsa vetë u fsheha diku në një transhe afër pistës, afër meje u afrua njeriu me kokore dhe me kovën me ujë në dorë. Kur e pashë u trondita, sepse ai nuk ishte piloti, ashtu siç e kisha menduar unë, por ishte një fshatar që banonte aty afër dhe djali i tij ishte kolegu ynë. Ndërkohë që fshatari po mundohej që të shuante zjarrin, shpërthyen predhat, ku disa prej të cilave, fluturuan mbi kokat tona. Në atë moment aty erdhi zjarrfikësja e repartit tonë dhe me gjithë shokët e tjerë, të cilët filluan që të mbulonin avionin me presionin e tubave të ujit”, kujton Vasili, momentin e djegies së shokut të tij dhe komisarit të repartit, Luto Sadikut.

Vdekja tragjike, i djegur nga flakët

Ç’kishte ngjarë me avionin e komisarit dhe pilotit Luto Sadiku, dhe përse u rrëzua ai në atë mëngjes marsi të vitit 1982? Lidhur me këtë, Vasil Mici kujton: “Atë mëngjes, Luto ishte çuar në fluturim për të kontrolluar qiellin dhe motin, pasi pas tij, atë ditë do të fluturonin edhe pilotë të tjerë. Por pasi avioni u ngrit në një lartësi jo më shumë se 50 metra nga toka, në kanalet e hyrjes së ajrit, i’u fut një nga shpendët që fluturonin shpesh sipër pistës së aerodromit. Shpendi që u fut brenda, goditi kanalet hyrëse të ajrit, goditi lopatat e kompresorit, dhe i shkatërroi ato. Si rezultat i kësaj, sasia e ajrit që u fut aty ishte e pakët dhe ajo gjë shkatërroi motorin e avionit, të cilin Luto nuk kishte më asnjë lloj mundësie që ta komandonte”. Ndërsa rrëfen bisedën, miku i tij Vasili, emocionohet, dhe kujton të tjera fakte lidhur me këtë ngjarje tragjike. “Ndërsa, presioni i ujit të zjarrfikëses binte pa pushim mbi avionin e përfshirë nga flakët, Luto Sadiku që ndodhej brenda, nxori njërën këmbë, dhe pjesën tjetër të trupit jashtë. Në atë moment, ne u gëzuam, sepse kujtuam se doli gjallë, por ai nuk lëvizi më. Ndërkaq të gjithë shokët vrapuan që ta ndihmonin, por ai kishte mbaruar. Rrobat e tij prej meshini ishin shkrumbuar plotësisht dhe nga i gjithë trupi vazhdonte të dilte flakë”, kujton i përlotur, Vasil Mici, atë ngjarje tragjike të vitit 1982. Të nesërmen, të gjithë shokët e Lutos, shkuan për ngushëllim në familjen e tij në Tiranë, ku ndodhej bashkëshortja, Rita së bashku me dy vajzat e vogla, Gresën 9 vjeçe dhe Enin 18 muajshe që qante pa pushim, duke kërkuar babain e tyre.

Xhaxhai i Lutos: Atë e vranë, pasi më arrestuan mua…

Ngjarja e rrëfyer më lart nga Vasil Mici, ish-shok, mik dhe koleg i Luto Sadikut që humbi jetën tragjikisht në 27 mars të vitit 1982, është dhe versioni që tregojnë edhe të gjithë shokët e tjerë kolegë të Lutos. Pra duke e konsideruar atë ngjarje, thjesht si një aksident tragjik që erdhi pas atij defekti teknik që pësoi avioni në motorin e tij, pasi aty u fut një shpend nga ata që fluturonin shpesh në qiellin e atij aerodromi ushtarak në fushën e Gjadrit. Por ndryshe prej tyre, xhaxhai i Luto Sadikut, kolonel Idriz Seit Sadikaj, ish-ushtarak i lartë i Ministrisë së Brendshme dhe i Sigurimit të Shtetit nga viti 1945 e deri në vitin 1982, (ku ka mbajtur disa detyra të larta deri drejtor drejtorie), kur ai u arrestua dhe u dënua me 15 vite burg politik, i akuzuar si “bashkëpunëtori më i ngushtë i kryeministrit Mehmet Shehu”, e hedh poshtë versionin zyrtar, se: Luto Sadiku humbi jetën nga një avari që pati avioni i tij. Në një dëshmi publike të tij në shtyp për autorin e këtij shkrimi, Idriz Seiti, ka rrëfyer duke treguar se aksidenti ku humbi jetën nipi i tij, (djali i vëllait), Luto Sadiku, ishte i kurdisur nga Sigurim i Shtetit, me urdhër nga “lart”, pasi: “Luto nuk mund të qëndronte më në atë detyrë, kur unë xhaxhai i tij, isha arrestuar dhe po dënohesha si ‘armik i popullit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i kryeministrit, Mehmet Shehu! ‘Shpendi në motorin e avionit’, ishte thjesht një ‘legjendim’ nga ato që ‘prodhonte’ jo rrallë Sigurimi i Shtetit, ku kam shërbyer dhe unë në rangjet më të larta nga viti 1945 deri në 1982-in, për të eliminuar fizikisht dhe pa zhurmë, njerëz dhe kuadro të tyre, që për një arsye apo tjetër, nuk mund të qëndronin më në ato detyra që kishin. Por as dënimi i tyre me burg, nuk mund të bëhej, pasi ata kishin qenë tepër korrekt në detyrat dhe punët e tyre, e gjithashtu besnikë të Partisë, pasi ajo gjë, pra dënimi i tyre, nuk do përtypej lehtë, si nga kolegët e tij ashtu dhe nga opinioni. Kështu u veprua me gjeneral-major Hilmi Seitin, kolonel Myslym Ketën, e shumë të tjerë para tyre. Dhe një nga ata, ishte dhe nipi im, Luto Sadiku”./Memorie.al

Pilotët shqiptarë që humbën jetën duke të rënë në krye të detyrës

  1. Ibish Vokshi
  2. Qemal Mërtiri
  3. Fuat Sulaj
  4. Islam Xhani
  5. Beir Hila
  6. Islam Beqo
  7. Vasil Trasha
  8. Peço Polena
  9. Hektor Lako
  10. Niko Hoxha
  11. Stilian Tanka
  12. Jovan Kaçorri
  13. Kaso Petoshati
  14. Islam Mani
  15. Bego Hoxha
  16. Dhimitër Robo
  17. Luto Sadiku
  18. Hazbi Serani
  19. Sokrat Basha
  20. Sefedin Tomçini
  21. Sabri Toçi
  22. Idriz Hoxha
  23. Veiz Kovaçi
  24. Veledin Resuli
  25. Tafil Aga
  26. Ndue Logu
  27. Vangjel Postoli
  28. Agron Galanxhi
  29. Pandi Xhumba
  30. Enver Haka
  31. Refik Jazo
  32. Muharrem Hida
  33. Jorgji Fane
  34. Jani Tarifa
  35. Vangjel Çondi
  36. Qemal Koni
  37. Demush Heba

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share24TweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 05 Korrik

Next Post

“Nesti Kerenxhi si ministër i Brendshëm, lejoi të survejoheshin anëtarët e Partisë, si në Shkodër dhe Berat, ku shefat e Sigurimit, shkonin dhe…”/ Akuzat e Enverit në ‘48-ën në Korçë

Artikuj të ngjashëm

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Personazh

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

May 14, 2025
“Me një uniformë të marrë me qera në Vjenë, më 15 shkurt 1913, ai mbërriti në portin e Durrësit e, më pas në Kavajë, ku ngriti haremin me vajza…”! / Historia e Otto Witte që “mbretëroi” 5 ditë në Shqipëri
Personazh

“Me një uniformë të marrë me qera në Vjenë, më 15 shkurt 1913, ai mbërriti në portin e Durrësit e, më pas në Kavajë, ku ngriti haremin me vajza…”! / Historia e Otto Witte që “mbretëroi” 5 ditë në Shqipëri

May 9, 2025
“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur

May 8, 2025
Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të
Personazh

Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të

April 27, 2025
“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë, të cilët…”/ Letrat e harruara të Dom Lazër Shantojës për Imzot Mjedën, thesar i fshehur i letërsisë shqipe dhe një zë i mbytur në errësirën e diktaturës!

April 22, 2025
“Papa Francesku dhe arti i revolucionit pa reforma…”! /Si një prift me makinë të vjetër, bëri kishën të ndjehet e re?!
Personazh

“Papa Francesku dhe arti i revolucionit pa reforma…”! /Si një prift me makinë të vjetër, bëri kishën të ndjehet e re?!

April 21, 2025
Next Post
“Nesti Kerenxhi si ministër i Brendshëm, lejoi të survejoheshin anëtarët e Partisë, si në Shkodër dhe Berat, ku shefat e Sigurimit, shkonin dhe…”/ Akuzat e Enverit në ‘48-ën në Korçë

“Nesti Kerenxhi si ministër i Brendshëm, lejoi të survejoheshin anëtarët e Partisë, si në Shkodër dhe Berat, ku shefat e Sigurimit, shkonin dhe…”/ Akuzat e Enverit në ‘48-ën në Korçë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!