• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, April 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Autoritetet shqiptare po rrafshojnë paturpësisht sot, godinën e burgut të Sigurimit në Durrës, duke fshirë gjurmët e krimit komunist dhe…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur të “Zëri Amerikës”

Papa Françesku, me Kardinalin shqiptar Ernest Simoni, për bekimin ‘Urbis et Orbi’ me rastin e Pashkëve, 2023
“Autoritetet shqiptare po rrafshojnë paturpësisht sot, godinën e burgut të Sigurimit në Durrës, duke fshirë gjurmët e krimit komunist dhe…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur të “Zëri Amerikës”
“Autoritetet shqiptare po rrafshojnë paturpësisht sot, godinën e burgut të Sigurimit në Durrës, duke fshirë gjurmët e krimit komunist dhe…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur të “Zëri Amerikës”
“Autoritetet shqiptare po rrafshojnë paturpësisht sot, godinën e burgut të Sigurimit në Durrës, duke fshirë gjurmët e krimit komunist dhe…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur të “Zëri Amerikës”
Dëshmia e Bedri Çokut, organizatorit të Revoltës së Spaçit: “Hetuesi Koço Josifi më kërkoi që të shfaqja pendesën për ngritjen e flamurit pa yllin e kuq dhe në këmbim…”!

Nga Frank Shkreli

Memorie.al / Lexova në gazetën ‘Telegraf’ të Tiranës një reportazh nga korrespondenti Gëzim Kabashi, i entit mediatik ballkanik, ‘BIRN’ se ndërtesa e ish-burgut të vjetër të qytetit bregdetar të Durrësit, “po rrënohet dhe me të rrezikon të zhduket një pikë reference e kujtesës kolektive, për viktimat e regjimit komunist”.  Në raportin e ‘BIRN’ thuhet se; “Godina e burgut të vjetër në Durrës, po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë funksionin e saj të dikurshëm.  Menjëherë pas përfundimit të luftës, qindra qytetarë u mbajtën të izoluar brenda mureve të këtij burgu, si të hetuar apo të burgosur politikë. Mjaft prej tyre patën një fund të dhimbshëm, por e kaluara dramatike e kësaj ndërtese gjatë viteve të komunizmit, duket se po fshihet nga kujtesa”, konstaton ndër të tjera, artikulli i ‘BIRN’.

Në qoft se ky lajm vërtetohet për faktet që paraqet, atëherë ky akt është në vazhdimësinë e rasteve të tjera të turpshme e të shëmtuara të politikës së qëllimshme, të tre dekadave të kaluara, në përpjekje për zhdukjen e gjurmëve të krimeve të komunizmit të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në Shqipërinë e ashtuquajtur post-komuniste, në Shqipërinë – anëtare e NATO-s.

Çfarë hipokrizie! Turp të ketë Tirana zyrtare – pozitë dhe opozitë – që me masa të tilla, siç është ky lajm për shembjen e godinës së ish-Burgut të Durrësit, po vazhdojnë – për më shumë se tre dekada të ashtuquajtur tranzicion, që disa e quajnë demokraci – me qëllim të fshijnë nga kujtesa krimet e komunizmit dhe të përjetësojnë si diçka pozitive – trashëgiminë e regjimit më diktatorial sllavo-komunist në Evropë, e ndoshta në botë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Tito ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar Kardelin dhe Bakariqin, si arkitektë të kushtetutës së ‘74-ës…”/ Dëshmitë e studiuesit që deglorifikon figurën e ish-kreut të Jugosllavisë

Në atë godinë të burgut të dikurshëm të Durrësit, me qindra shqiptarë kundërshtarë të regjimit, kanë vuajtur dënimet dhe kanë ndërruar jetë nën torturat më çnjerëzore, disa prej më të shquarve të Shqipërisë së asaj kohe, si Myftiu i Durrësit,

Mustafa Varoshi, i cili sipas shkrimit të ‘BIRN’ ishte 50 vjeç, kur vdiq nga torturat dhe sëmundja në Burgun e Durrësit, ku për vite me radhë, predikoi paqen dhe mirësinë.

Imzot Vinçenc Prenushi – “Bariu i katolikëve dhe engjëlli i myslimanëve” dhe poeti e shkrimtari e njohur, Arshi Pipa, i cili mundi t’i shpëtonte ferrit komunist të Enver Hoxhës, duke u arratisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej ku pastaj me shkrime dhe vepra, dëshmoi vuajtjet dhe vdekjet nga torturat komuniste në atë burg dhe shumë individë të tjerë të ajkës së Kombit shqiptar.

Në një ese të gjatë, “Kujtime Mbi Vinçenc Prendushin”, botuar në “Flije të Atdheut”, botim i aktivistit shqiptaro-amerikan, të ndjerit Gjon Sinishta, poeti e shkrimtari Arshi Pipa, i cili pas arratisjes nga Shqipëria komuniste, kaloi pjesën tjetër të jetës duke dhënë mësim në universitete amerikane dhe duke shkruar për përvojën e tij në burgun e Durrësit, që sipas lajmeve do të rrënohet – dhe në burgje të tjera të regjimit komunist – në shumë kujtime dhe dëshmi ka shkruar, ndër të tjerë, edhe për vuajtjet, torturat dhe vdekjen e klerikut të Kishës Katolike Shqiptare, tashti i shpallur i lumë si martir i Kishës Katolike Universale, Imzot Vinçenc Prendushit.

Arshi Pipa shkruante, si pasqyrim, ndër të tjera, dëshminë e tij mbi kujtimet e vuajtjeve në burgun e Durrësit ku ka qëndruar për një kohë së bashku me Imzot Prendushin: “Nanduer, 1947. Hove, hove, të burgosuni janë nxjerrë përpara gjyqit ushtarak. Ashtë vala e terrorit ma të egër, intelektualë, teknikë, klerikë por edhe zejtarë, fshatarë, të gjithë ata që mendohej se janë kundërshtarë, veprues ose jo, të partisë, janë fshi dhe rrasë nepër burgje. Gjykimi ashtë sa për sy e faqe: proceset kurdisen ma parë nga Ministria e Brendshme, gjyqi vetëm i ve në skenë…!

Njeriu pandeh se gjendet në nji seancë hetuesie, por mbasi e bien në burg, merr vesh se ashtë para gjyqit ushtarak…! Në sallën e vogël qëndrojnë mbi banka rreth gjashtëdhjetë të burgosun. E shumta nuk njohin njani tjetrin. Fytyra të nxime, të hjekuna, që kqyren me njëri tjetrin frikshëm, pabesueshëm. Përpara meje ashtë nji burr me flokë të bardhë, i mbledhun kuspull, i veshun me nji mantel të zi, të dalun boje. Nuk ka lëviz gjithë kohën. Lëviz tash në thirrje të nji emni: “Vinçenc Prendushi”. Ngrihet ngadalë, mundshëm dhe ulet mandej pa thanë asnji fjalë.

Prokurori lexon pretencën e të pandehurit. Akuzat janë krejt gjenerike, pa asnji fakt konkret, “anmik i popullit”, “bashkpuntor i okupatorit”, “fashist”. Theksohet fakti se ka qenë Peshkop i Kishës Katolike dhe me këtë rast, shtohen frazat: “klerik reaksionar”, “agjent i Vatikanit”. Në fund kërkimi i dënimit: 20 vjet”, dëshmon Arshi Pipa, në shkrimin e tij, “Kujtime mbi Vinçenc Prendushin”. Por Imzot Vinçenc Prendushi, nuk e kryen dënimin sepse, nga vuajtjet e torturat në burgun e Durrësit, ai aty ndërron jetë pas peripecish të tmershme.

Kështu i kujton minutat e fundit të jetës në këtë botë të Imzot Prendushit pas toruturave, bashkvuajtësi i tij, Arshi Pipa, në esenë e sipër-përmendur: “Imzot Prendushi u nda kso jete nji natë të Frorit, 1948. Atë natë kishte zjarm në votër. Kur ja mbylla sytë, sytë e lodhun e të shterrun, që aq shumë kishin rektue për dritë, mu duk se pashë në fytyrën e tij, të hajthët, të shkrime, të paqtë mbas nji mundimi, nji ndriçim jo të zakonshëm. Ndofta mue më bajshin sytë e përlotun, ndofta nuk ishte veçse nji refleks i flakrimeve të kuqremta të zjarmit të votrës, ngujue ndër rrudhat e thella të ballit të gjanë, ndër zgavrrat e faqeve dhe ndër gropëzat e syve.

Por, ndofta ishte diçka tjetër. Shpirti që në rrethanat e dhimbjes fizike topitet, tkurret, terratiset, ai kullohet prej saj, kur dhimbja të prajë, si ujt prej lymit që e pat trazue.

Njeriu mund të mos besojë në pavdeksinë e shpirtit. Por ashtë vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin, kur vërejmë qysh njerzit vdesin për ideale”, e përmbyll esenë e tij Profesori Arshi Pipa mbi vuajtjet, mundimet dhe më në fund vdekjen në duart e tij të Imzot Vinçenc Prendushit në burgun e Durrësit, pikërisht në atë godinën, ku sot po njoftohet se do të rrënohet duke zhdukur përgjithmonë gjurmët e krimeve të kryera në atë godinë nga regjimi sllavo-komunist.

Por e vërteta, heret ose vonë, del në shesh, mbetet e gjallë nga dëshmitë sado që diktatorët dhe autokratët apologjetë të komunizmit sot duan të justifikojnë, të harrojnë dhe të zbukurojnë trashëgiminë kriminale të regjimit komunist. Një ndër këto dëshmi të gjalla “të kohës së robnisë” e të krimeve të regjimit të Enver Hoxhës në burgun e Durrësit, shënon 65-vjetorin e botimit (1959) – Libri i Burgut – i Profesor Arshi Pipës, njërit prej të dënuarve të regjimit, në atë godinë burgu në rrënim e sipër sot.

Sipas vet fjalëve të autorit në paraqitje: “Kështu qysh heret shestova me mbledhë në këtë libër përvojën time, por jo vetëm timen, të kohës së robnisë, që të ishte ky libër dëshmi e jetës së burgut e të kampit – e nji ane të jetës nën diktaturën komuniste e cila, karakterizon mirë gjithë kompleksin”, ka shkruar ish-i burgosuri në burgun e Durrësit, Profesor Arshi Pipa.

Autoritetet shqiptare mund të rrafshojnë, paturpësisht, sot godinën e burgut të Sigurimit në Durrës, në përpjekjet e tyre për të fshirë gjurmët e krimit të regjimit sllavo-komunist aty dhe anë e mbanë Shqipërisë. Por, ama, ata nuk do mund të shlyejnë dëshmitë e gjalla të ish-të burgosurve dhe “monumentet” e dëshmitarëve siç është Libri i Burgut i Profesor Arshi Pipës, në 65-vjetorin e botimit, kushtuar “Deshmorëve të Kombit që ranë kundër komunizmit me nderim, Auktori kushton”.

Sivjet është 65-vjetori i botimit të librit të Profesor Arshi Pipës (1959), një përmbledhje e vargjeve të shkruara në birucat e burgjeve të Enver Hoxhës, përfshir burgun e Durrësit – “Nji libër që u nis bash me qëllim që të dilte ai nga burgjet, nga të cilat unë ndofta nuk do delsha”, ka shkruar Arshi Pipa.

“Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë funksionin e saj të dikurshëm”. (Gëzim Kabashi, BIRN) – Burgu ku Kleriku i madh Imzot Vinçenc Prendushi dha jetë nën torturat e xhelatëve komunistë në duartë e shkrimtarit e poetit Profesor Arshi Pipa, me të cilin ndau qelinë – dëshmitar, siç ka shkruar edhe ai vet, “për të vërejtur se qysh njerzit vdesin për ideale”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi e torturuan për dhjetë orë, im atë mbaroi, e hipën në makinë, ai Birçja dhe Gjondeda, i hodhën litarin në fyt, pastaj e çuan nga Linza, i çanë dhe...”/ Dëshmia rrëqethëse, e djalit të Teme Sejkos

Next Post

Kalendari Historik 01 Maj 2024

Artikuj të ngjashëm

“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 13, 2026
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
Dossier

“Tito ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar Kardelin dhe Bakariqin, si arkitektë të kushtetutës së ‘74-ës…”/ Dëshmitë e studiuesit që deglorifikon figurën e ish-kreut të Jugosllavisë

April 12, 2026
“Në atë farë skene të kampit të Spaçit, doli i pari i burgosuri Dhimitër Furxhi, njihej, aktor i vërtetë profesionist, i cili filloi të…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, ish-i dënuar politik
Dossier

“Kur mbarë populli mbante zi për vdekjen e shokut Enver Hoxha, i dënuari Bedri Blloshmi, u tha të dënuarve të tjerë që po hanin bukë…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit për kampin e Spaçit, 11 prill ‘85

April 14, 2026
“Kryehetuesi, zotni Qemali, më tha; ‘Fol për Fishtën, thuej të vërtetën, edhe kur të dalësh, thuej asht patriot, asht artist, – e përsëriti me delikatesë, – por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
Dossier

“Ndalimi i fesë në Shqipëri, kaloi pa u vënë re jashtë vendit dhe ngjalli pak protesta, me përjashtim të gazetës së Vatikanit, ‘L’Observatore Romano’…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit nga SHBA-ës

April 13, 2026
“Punë e madhe që vdiq Enver Hoxha, po të kish vdekur më përpara, do të ish gjallë Mehmet Shehu, i cili do të…”/ Dokumentet e Sigurimit për “komentet e elementit armik” në rrethin e Vlorës, 11 prill ‘85
Dossier

“Punë e madhe që vdiq Enver Hoxha, po të kish vdekur më përpara, do të ish gjallë Mehmet Shehu, i cili do të…”/ Dokumentet e Sigurimit për “komentet e elementit armik” në rrethin e Vlorës, 11 prill ‘85

April 12, 2026
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Në 1967 kur Enver Hoxha filloi sulmin frontal kundër fesë, bota myslimane reagoi ashpër dhe gazeta ‘Al Arabi’ e Kuvajtit, botoi për Shqipërinë një…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit nga SHBA-ës

April 13, 2026
Next Post
Kalendari Historik 01 Maj 2024

Kalendari Historik 01 Maj 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme