• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, November 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Aty je përsëri, pranë skenës dhe luleve, që ishin e madhja dashuri…” / Poezia “Një bredh në oborrin e Teatrit Kombëtar” e Robert Shvarc, kushtuar aktorit Prokop Mima

“Aty je përsëri, pranë skenës dhe luleve, që ishin e madhja dashuri…” / Poezia “Një bredh në oborrin e Teatrit Kombëtar” e Robert Shvarc, kushtuar aktorit Prokop Mima
“Herën e parë Shvarcin e arrestuan te ‘Shallavret’ dhe e rrahën te ‘Shtëpia me gjethe’, duke i thënë…”/ Dëshmia e mikut të ngushtë të përkthyesit

Kur Byroja Politike alarmohej për Teatrin/ Raporti: “Ja çfarë ndodh me regjizorët e aktorët si, Mani, Frashëri, Luca, Mima, Pitarka, Kristofori, Trebicka, etj.”

Memorie.al publikon poezinë “Një bredh në oborrin e Teatrit Kombëtar” (rekuiem për Prokop Mimën) të shkruar nga përkthyesi i njohur, Robert Shvarc, “Mjeshëtr i Madh”, një nga njohësit më të mirë të gjuhës gjermane në Shqipëri, i cili u nda nga jeta më 25 prill të vitit 2003. Poezia i kushtohet aktorit të madh të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Prokop Mima, “Artist i Merituar” e cila u dha për botim nga autori dhe u publikua në “Gazeta Shqiptare” më 2 qershor të vitit 2000, me rastin e botimit një një shkrimi dossier, për gjigandin e skenës shqiptare. Memorie.al

Nga Robert Shvarc

NJË BREDH NË OBORRIN E TEATRIT KOMBËTAR

(rekuiem për Prokop Mimën)

Gjithashtu mund të lexoni

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

Tërë jetën tënde,

tërë jetën tënde sa të gjatë

e aq të shkurtër, kunat,

mbete një bredh, diku në të acartin veri,

një bredh i fortë,

i drejtë si qiri,

duke ëndërruar një tjetër fat –

ndoshta atë palmën e vendeve të nxehta,

ndoshta atë qiellin mesdhetar,

atë diellin tonë, atë diellin tënd

nën të cilin nuk donin

të na linin vend!…

Dhe tani, që nuk je më,

tani që të vdiqën para kohe

dhe dërrasat e skenës tënde aq të dashur

t’i kthyen në dërrasa qivuri –

tani një shpirt fisnik

të shkuli nga harrimi

e nga mosmirënjohja

e nga cmira

e nga dhunimi

dhe të përjetësoi sërishmi

në një bredh,

sipas ritit të shenjtë të romakëve të lashtë

dhe të hebrenjve të sotëm!

Aty je përsëri, kunat,

pranë skenës tënde,

pranë fjalës tënde të kristaltë

të gjuhës sonë burrërore,

pranë luleve të tua që ishin

e jotja e madhja dashuri, pranë jetës tënde,

mes shokëve të tu!

Aty je përsëri,

i thjeshtë e pa babëzi

titujsh e kurorash –

dhe do të bëhesh

një bredh shtatlartë  i drejtë,

siç ishe në jetë.

Share400TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Grupi i agjentëve polakë’, në ’75-ën ishte hakmarrje e Enverit ndaj Gomulkës, por ndërhyri Hysni Kapo që tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit

Next Post

Kalendari Historik 22 Maj

Artikuj të ngjashëm

Mbledhja e vitit ’61: “Mark Gurakuqi e sulmoi Kadarenë në shtyp me gjuhën e Enver Hoxhës, duke analizuar poezinë e tij ‘Laçi’…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, Skifter Këlliçi
Art & Kulture

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

October 30, 2026
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
Art & Kulture

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

October 25, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 24, 2026
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Art & Kulture

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

September 26, 2026
Next Post
Caleknadr

Kalendari Historik 22 Maj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme