• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 23, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61

“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61
“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61
“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61
“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61
“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61
“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61
“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61
“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61
“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61
“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61
“Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij…”/ Ditari politik sekret i Enverit, maj ‘61
0
Shares
462
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një document arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet ditari politik i Sekretarit të Parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Hoxha i mbajtur në maj të 1961-it, ku ai ka shënuar dhe analizuar disa nga ngjarjet më kryesore politike të asaj kohe që vinin pas prishjes së marrdhënieve zyrtare të Shqipërisë komuniste me aleatin e saj të madh Bashkimin Sovjetik të Nikita Hurshovit, siç ishin: mos-kthimi i marinarëve shqiptarë që studionin në Bashkimin Sovjetik, të cilët u detyruan të futeshin në grevë urie, letra e ambasadës sovjetike në Tiranë për Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku i bënin me dije tërheqjen e marinarëve të saj nga Baza Ushtarake Detare e Vlorës me 8 nga 12 nëndetëset e tyre, incidentin në në Gjirin e Vlorës ku sovjetikët akuzonin se një anije shqiptare ‘kishte ndaluar dhe i kishte kthyer topin anijes civile sovjetike “Çiaturi» që kishte ardhur për të tërhequr familjet e marinarëve sovjetikë’, incidentin me Atasheun tregtar shqiptar në Pragë, i cili ishte zhdukur nga banesa e tij dhe kur ambasadori ynë e kërkoi atë në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekosllovakisë, një zëvendësministër, i’u përgjigj duke i thënë se “ai ka pasë kërkuar strehim politik në Çekosllovaki”, incidentin me automjetin sovjetik në Vlorë që kishte shtypur një marinar shqiptar, konfuzionin me marinarët rusë në bazën e Vlorës të cilët gjatë largimit, po merrnin me vete dhe bidonët bosh të karburantit dhe po plaçkisnin njeri-tjetrin etj., etj.

 “Më njoftuan shokët se gjenerali sovjetik Andrejev, në mënyrën më të poshtër, ofenduese dhe duke gërthitur, ka trilluar, ka shpifur e ka provokuar duke thënë se gjoja anija jonë roje në gjirin e Vlorës ‘kishte ndaluar dhe i kishte kthyer topin anijes civile sovjetike “Çiaturi» që ka ardhur për të tërhequr familjet e marinarëve sovjetikë’. Provokatori është vënë në vend dhe njëkohësisht i është bërë një telegram i rreptë proteste mareshalit Greçko, komandant i përgjithshëm i forcave të Traktatit të Varshavës. Sovjetikët po përgatitin kundër nesh provokacione të poshtra. Duhet të jemi vazhdimisht vigjilentë dhe gjakftohtë”! Kështu shkruante në mes të tjerash udhëheqësi komunist shqiptar Enver Hoxha në ditarin e tij politik të mbajtur në majin e vitit 1961, ku ai ka shënuar dhe analizuar disa prej ngjarjeve më kryesore politike që vinin si rezultat I prishjes së marrdhënieve zyrtare të Shqipërisë komuniste me aleatin e saj të madh, Bashkimin Sovjetik të Nikita Hurshovit. Për më shumë rreth kësaj dhe të gjitha ngjarjeve të tjera të ndodhur në atë kohë si në Shqipëri, ashtu dhe në Bashkimin Sovjetik dhe vende të tjera të Europës, na njeh ky document që Memorie.al e publikon për herë të parë.

Ditari politik i Enver Hoxhës në maj të 1961-it për prishjen e marrdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe incidentet me marinarët rusë në Bazën ushtarake Detare të Vlorës

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

E MARTE

2 MAJ 1961

TITISTET NUK KANE HEQUR DORE NGA KOMPLOTET KUNDER VENDIT TONE

Në “Zërin e popullit” u botua sot artikulli me titullin “Përse Rankoviçi shkon në Athinë”? Vizita në Athinë e këtij titisti të egër antishqiptar, kam shkruar në këtë artikull, lidhet me dështimin e komplotit të përbashkët me grekët e me amerikanët kundër vendit tonë, komplot të cilin ne e denoncuam nga tribuna e Kongresit të 4-t të Partisë dhe me kurdisjen e komploteve të tjera për të ardhmen.

POGRADEC, E PREMTE 5 MAJ 1961

SOVJETIKËT KERKOJNE TE HEQIN BAZËN E VLORËS

Shokët nga Tirana më vunë në dijeni për letrën e poshtër të sovjetikëve në lidhje me heqjen e bazës së Vlorës. Do të vendosim si do të veprojmë.

POGRADEC, E SHTUNE 6 MAJ 1961

SOVJETIKEVE DO T’U PERGJIGJEMI LIDHUR ME ÇESHTJEN E BAZËS DETARE TE VLORES

Bisedova me shokët dhe vendosëm për notën që do t’u dorëzohet sovjetikëve për çështjen e bazës detare të Vlorës.

E ENJTE 11 MAJ 1961

HISTERIZMAT E HRUSHOVIT 

Më informoi shoku Nesti Nase, ambasadori ynë në Moskë, në lidhje me situatën politike në Bashkimin Sovjetik. Veçanërisht skandaloz ishte fjalimi i Hrushovit në drekën e 1 Majit. Fjalimi i tij ishte histerik, i shthurur, antimarksist, sulmues, antishqiptar, antikinez, kërcënues për vetë kuadrot sovjetikë. Të gjithë të pranishmit u skandalizuan. Kjo tregon pozitat e dobëta të grupit të Nikita Hrushovit. Në popullin sovjetik ka pakënaqësi të madhe, si për çështjet politike, ashtu dhe për gjendjen ekonomike.

E PREMTE  12 MAJ 1961

BISEDE ME NESTI NASEN

Kishim për drekë shokun Nesti Nase. Ai na foli përsëri për gjendjen e nderë në Moskë, për vështirësitë ekonomike që ka atje, sidomos për artikujt ushqimorë. Nesti na foli përsëri për atë çka pa në pritjen e dhënë me rastin e 1 Majit, ku Hrushovi foli lart nga 12 herë si marrë, si i çakërdisur. Pastaj na tregoi për qëndrimin shumë të mirë dhe luftarak të njerëzve tanë që mësojnë në Bashkimin Sovjetik. Nesti foli edhe për servilizmin e ambasadorëve të vendeve të demokracisë popullore ndaj Hrushovit dhe njerëzve sovjetikë, kurse ndaj Nestit mbajnë qëndrim të ftohtë dhe si të frikshëm.

E DIEL 14 MAJ 1961

NJE BISEDE ME AMBASADORIN KINEZ

U takova me ambasadorin kinez Lo Shi Gao, i cili më komunikoi bisedimet që Çu En Lai kishte pasur më datën 10 maj me ambasadorin sovjetik Chernenko dhe Ten Pini me këshilltarin e ambasadës sovjetike në Pekin. Sovjetikët u kanë dorëzuar kinezëve kapjen e notës, të nënshkruar nga Kosygin, që na dërguan neve lidhur me Bazën detare të Vlorës. Çu En Lai dhe Ten Hsiao Pini e kanë dënuar si gabim të rëndë dhe shqetësues vendimin sovjetik. Ata nuk e kanë aprovuar atë. Ten Hsiao Pini, duke folur për përgjegjësinë ‘e macihe’ që kanë Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik dhe Partia Komuniste e Kinës, ka thënë se, kur u vërtetuan gabimet me Korenë më 1956, vetë Mao Ce Duni bëri autokritikë përpara shokëve koreanë. E falënderova Lo Shi Gaon për informacionin.

15 MAJ 1961

SOVJETIKET PO PERGATITIN PROVOKACIONE TE POSHTRA KUNDËR NESH

Më njoftuan shokët se gjenerali sovjetikAndreyev, në mënyrën më të poshtër, ofenduese dhe duke gërthitur, ka trilluar, ka shpifur e ka provokuar duke thënë se gjoja anija jonë roje në gjirin e Vlorës ‘kishte ndaluar dhe i kishte kthyer topin anijes civile sovjetike “Çiaturi” që ka ardhur për të tërhequr familjet e marinarëve sovjetikë’. Provokatori është vënë në vend dhe njëkohësisht i është bërë një telegram i rreptë proteste mareshalit Greçko, komandant i përgjithshëm i forcave të Traktatit të Varshavës. Sovjetikët po përgatitin kundër nesh provokacione të poshtra. Duhet të jemi vazhdimisht vigjilentë dhe gjakftohtë!

E HENE 15 MAJ 1961

TEME SEJKO AGJENT NE SHERBIM TE TË HUAJVE

Filloi gjyqi kundër grupit tradhtar të Teme Sejkos, agjentë në shërbim të grekëve, jugosllavëve dhe të amerikanëve për të rrëzuar pushtetin popullor në vendin tonë.

E MARTE 16 MAJ 1961

DO TE TERHEQIM OFICERET E MARINES SONE QE STUDIOJNE NË BASHKIMIN SOVJETIK

Atasheu ynë ushtarak në Moskë, i dorëzoi gjeneral Antonov protestën e ministrit tonë të Mbrojtjes dhe njëkohësisht i tha se ne do të tërheqim oficerët e marinës sonë që studiojnë në Bashkimin Sovjetik. Antonovi dy herë me radhë i tha shokut tonë: “Pse shpejtoheni, prisni dhe ca”, etj. Këtë shprehje ia përsëriti edhe gjeneral Gusevi. Atasheu ynë ushtarak i tha se kam urdhër për këtë dhe do të veproj.

E MARTË  16 MAJ 1961

TE SHOHIM CILAT JANE PREDISPOZICIONET E SOVJETIKEVE

Sonte ambasada sovjetike në Tiranë njoftoi se nesër vjen nga Moska zëvendësministri i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik, Fir Jubin, me 10 veta, si përfaqësues të palës sovjetike për të marrë pjesë në komisionin që kemi propozuar ne për çështjen e Bazës së Vlorës, që sovjetikët kanë vendosur ta likuidojnë. Të shohim me çfarë predispozicionesh kanë për të ardhur. Besoj se predispozicionet e tyre nuk janë të mira.

E MERKURE 17 MAJ 1961

KETU FSHIHEN PLANE DHE INTRIGA TE REJA

Sovjetikët lajmëruan se e shtynë ardhjen e delegacionit të tyre me Fir Jubin në krye, për të marrë pjesë në komisionin për çështjen e bazës detare. As datën se kur do vijë dhe as arsyen pse e shtynë, nuk na i dhanë. Sigurisht në këtë mes ka plane dhe intriga nga ana e udhëheqjes sovjetike.

E MERKURB 17 MAJ 1961

VEPRIME FASHISTE 

Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe sigurisht i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij. Ambasadori ynë e kërkoi atë në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekosllovakisë. Aty një zëvendësministër, i’u përgjigj duke i thënë se “ai ka pasë kërkuar strehim politik në Çekosllovaki” dhe se ata “ia kanë dhënë atë”. Ambasadori ynë protestoi energjikisht për këtë veprimtari armiqësore nga ana e autoriteteve çekosllovake dhe kërkoi dorëzimin e tij, por ata refuzuan. Vazhdojnë veprimet fashiste kundër vendit tonë nga këta pseudo-marksist.

E ENJTE 18 MAJ 1961

MANOVRA DEMAGOGJIKE TE SOVJETIKEVE

Ambasada sovjetike në Tiranë lajmëroi se delegacioni i kryesuar nga Fir Jubin vjen sot. Ajo dorëzoi, gjithashtu, përgjigjen për notën tonë mbi çështjen e bazës detare të Vlorës. Me këtë notë, ashtu si me të tjerat, sovjetikët përpiqen të na bëjnë ne përgjegjës për heqjen e bazës etj. Por në fund, në të lihet shtegu hapur, (gjë që ata e bëjnë dhe për demagogji, që ta kenë si dokument zyrtar), për të dhënë të kuptohet sikur mund ta pranojnë propozimin tonë dhe të tërhiqen me njëfarë mënyrë nga vendimi që u mor prej tyre në mbledhjen e Traktatit të Varshavës në Moskë. Delegacioni sovjetik erdhi. Në të janë edhe gjeneral Antonovi, zëvendës i parë i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Flotës Detare Sovjetike dhe admirali Kasatonov, komandant i Flotës Detare të Detit të Zi.

E PREMTE 19 MAJ 1961

DO T’U QENDROJME SI SHKEMB GRANITI TROCKISTO-FASHISTEVE SOVJETIKE

Trockisto-fashistët e Moskës sot kaluan çdo kufi. Oficerët e marinës sonë i kanë bllokuar nëpër kazerma, nuk i lejojnë as të dalin jashtë, as të kthehen në atdhe. Ata nuk lejuan atasheun tonë ushtarak të marrë kontakt me ta dhe e “urdhëruan” të largohet nga Leningradi. As qeveritë borgjeze s’e bëjnë një veprim të këtillë. Deri këtu ka ardhur puna! Protestuam energjikisht. Pezulluam mbledhjen e komisionit shqiptaro-sovjetik për çështjen e bazës detare të Vlorës, që u hap sot, në orën 11. Trockisto-fashistët e Moskës me siguri do të shkojnë edhe më tej. Por edhe ne do t’u qëndrojmë si shkëmb graniti, do t’i demaskojmë dhe do t’i mundim, se jemi në të drejtë, se ndjekim rrugën marksiste-leniniste.

E SHTUNE 20 MAJ 1961

VEPRIME GANGSTERESH

Klika tradhtare e Kremlinit vazhdon provokacionet e saj të poshtra. Kjo klikë dëboi si person të padëshirueshëm atasheun tonë ushtarak në Moskë, duke kërkuar të largohet nga Bashkimi Sovjetik brenda 24 orëve. Sot do të protestojmë energjikisht dhe do të kërkojmë si kundërmasë largimin brenda 24 orëve të atasheut ushtarak sovjetik nga Shqipëria. Në ç’greminë kërkojnë t’i çojnë kështu marrëdhëniet tona këta trockistë? Megjithatë, ata do të dështojnë. Ne i qëndrojmë besnikë miqësisë me popujt e Bashkimit Sovjetik. Në kohë të këqija njihen miqtë e mirë. Qëndrimi ynë i palëkundur e parimor është një ndihmë e madhe edhe për popujt e Bashkimit Sovjetik dhe në këto momente këtë ndihmë atyre po ua japim vetëm ne. Çdo gjë që të ngjasë, popujt sovjetikë nuk do ta harrojnë këtë ndihmë. Dje Fir Jubin “me buzë në gaz” e me lajka, tok me ambasadorin sovjetik, shkoi te Halim Budoja për ta “falënderuar” për “kujdesin” e treguar për delegacionin sovjetik etj., dhe më në fund i la të kuptojë se ata presin për të filluar bisedimet. Halimi e priti edhe ai mirë dhe ia përsëriti arsyet e pezullimit. Firjubini tha se s’e besonte të kishte ngjarë kështu etj., por dje pasdreke, Firjubini shkoi te Behari dhe i bëri një deklaratë, nga ana e qeverisë sovjetike, se asnjë pengesë nuk do t’u bëhet ofioerëve tanë që të kthehen në atdhe. Me një fjalë sovjetikët, përpara së drejtës sonë, u zbythën me turp. Ata po veprojnë si gangsterë.

E DIEL 21 MAJ 1961

SHENIM

Ambasadorja gjermane dorëzoi përgjigjen e qeverisë së saj për letrën tonë mbi bazën e Vlorës. Me tërë kuptimin e fjalës këta janë fashistë dhe provokatorë.

E HENE 22 MAJ 1961

SHENIME  

U bë mbledhja e komisionit sovjeto-shqiptar për bazën detare të Vlorës. Secila palë parashtroi pikëpamjet e veta. Mbledhja vazhdon nesër. Sovjetikët, pas skandalit që bënë në Leningrad, e lejuan largimin e oficerëve të marinës sonë. S’ka lum që “t’ua lajë” këtë poshtërsi. Ambasadori kinez na dorëzoi kopjen e letrës që Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës, i ka bërë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në lidhje me bazën tonë detare dhe mbi qëndrimet e sovjetikëve ndaj nesh. Letra mbron pikëpamjet tona dhe është një shuplakë për grupin e Hrushovit. Çekët po tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë të poshtër, duke vazhduar provokacionet. Bullgarët dorëzuan edhe ata përgjigjen e tyre të poshtër në lidhje me bazën detare të Vlorës. Do të vijë koha që t’i lëpijnë ato çka thonë tani kundër nesh.

E MARTË 23 MAJ 1961

NE DO TE QENDROJME FORT NE POZITAT TONA

Vazhdon mbledhja e komisionit shqiptaro-sovjetik për bazën e Vlorës. Të dy palët qëndrojnë në pozitat e veta. Sovjetikët ndjekin avazin e tyre duke na sulmuar. Ne qëndrojmë fort në pozitat tona. Sovjetikët i thirrën për drekë tanët. Muhabeti u bë për kohën, për malet, për pyjet dhe për kopshtet. Mbledhja do të vazhdojë nesër. Ne do të mbajmë një fjalim tjetër, të matur si kurdoherë, por të prerë dhe definitiv.

E MARTË 23 MAJ 1961

U KTHYE NE ATDHE GRUPI I PARE I OFICEREVE TE MARINES SONE QE NDODHESHIN NE BASHKIMIN SOVJETIK

Grupi i parë i oficerëve tanë të marinës erdhi nga Leningradi. Oficerët u pritën në aerodrom me lule nga shokët e tyre oficerë dhe nga skënderbegasit. Atasheu ushtarak sovjetik, Rura, u largua sot nga Tirana i dëbuar nga ne, si kundërmasë e dëbimit të atasheut tonë nga Bashkimi Sovjetik.

E MERKURE 24 MAJ 1961

TERHEQJE E SOVJETIKEVE

Në mbledhjen e sotme të komisionit, pas fjalimit nga pala jonë, sovjetikët u tërhoqën. Ata pranuan pikëpamjen tonë dhe do të largohen pasnesër më 26 maj, në orën 8, me 8 nga 12 nëndetëset dhe me bazën detare “Kotelnikov”. Oficerët e delegacionit sovjetik paraqiteshin më të çelur. Tanët i kishin për drekë, e cila shkoi mirë, u fol edhe për politikë. Tanët ishin superiorë, ata në tërheqje. Oficerët tanë që ishin në Bashkimin Sovjetik dhe që u kthyen, kanë mbajtur qëndrim të mrekullueshëm, patriotizëm i flaktë nga ana e tyre, lanë nam në Leningrad. Leningradi i mori vesh poshtërsitë që bëri komanda sovjetike. Kjo ka shumë rëndësi.

E ENJTE 25 MAJ 1961

PERSERI DREDHI!

Delegacioni sovjetik në komisionin për çështjen e bazës së Vlorës vazhdoi përsëri dredhitë. Sot Firjubinka tha se “nuk kam udhëzime nga qeveria” që të tërheqin pikërisht atë pjesë të marinarëve sovjetikë të katër nëndetëseve që do të mbeten në bazë dhe që janë ditë e natë në kontakt me marinarët tanë, e që mbi gjoja grindjet e tyre kanë ngritur “padinë”. Për të kjo “është çështje tjetër”, ndërsa për ne ajo është “gozhda e Nastradinit” për provokacione të reja. Nga ana tjetër, marinarët sovjetikë po tërheqin plaçkat e tyre nga këto nëndetëse dhe bëhen gati të largohen. Besoj se ky është fisheku i fundit i presionit dhe i provokacionit në bazë, është si me thënë “saluti” i poshtërsisë. Ndërkohë anijet bëhen gati të largohen nesër në mëngjes.

E PREMTE 26 MAJ 1961

NJE DATE E TURPSHME PËR QEVERINË SOVJETIKE

Të tetë nëndetëset dhe baza “Kotelnikov” u larguan nga Vlora në ora 8 të mëngjesit të sotëm. Datë e turpshme për qeverinë sovjetike që i solli gjërat deri këtu. Ky ka qenë fund e krye një veprim i poshtër i kurdisur kundër Shqipërisë. Por s’ka gjë! Ne do t’i kapërcejmë këto vështirësi. Drejtësia e qëndrimeve tona nuk do të fshihet për shumë kohë nga këta revizionistë të poshtër. Ata lanë prapa “gozhdën e Nastradinit”. Ne kërkuam me notë që të tërheqin të gjithë marinarët sovjetikë nga gjiri i Vlorës. Kërkuam me dy letra, njëra pas tjetrës, të mblidhet komisioni i përbashkët. Ata pranuan në parim, por as që shpejtohen të caktojnë orën dhe ditën.

27 MAJ 1961 1961

HIPOKRIZITE DHE POSHTERSITE E REVIZIONISTEVE SOVJETIKE NUK KANE KUFI

Ambasadori sovjetik vajti prapë sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme “për të protestuar” për dëbimin e atasheut ushtarak sovjetik, kolonel Rura dhe për të thënë se marinarët tanë “nuk janë mbyllur në kazerma në Bashkimin Sovjetik”, etj. Ç’hipokrizi! Ç’rrena! Sa poshtërsi! Oficerët e marinës sonë, që u kthyen në atdhe, treguan një nga një poshtërsitë që u kanë bërë autoritetet sovjetike në Leningrad. Marinarët tanë shpallën edhe grevën e urisë për 24 orë. Veprimet e ndyra të këtyre revizionistëve nuk i lan as ujët e detit. Admirali Kasatonov, vete e vjen nga Tirana në Vlorë. Të shohim ç’poshtërsi kurdisin. Komisioni akoma s’po mblidhet dhe sovjetikët s’po caktojnë as ditën, as orën.

E DIEL 28 MAJ 1961

MIDIS ANARKISE, KONFUZIONIT DHE GRABITJES, MARINARET SOVJETIKE PO PERGATITEN TE IKIN

Firjubini shkoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njoftoi se delegacioni sovjetik po largohet sot. Tanët e bënë përgjegjës që largohet pa mbaruar punë dhe pa tërhequr marinarët sovjetikë që kanë ngelur në Vlorë. Ai u largua me avion. Ndërsa u bënë këto përçapje, në bazë sovjetikët po ngarkojnë plaçkurinat. E tmerrshme! Çështja ka arritur derisa të tërheqin edhe bidonët bosh të karburantit, edhe 50 kg. sapun. Siç po duket, marinarët sovjetikë, që kanë mbetur, do t’i largojnë me vaporët e mallrave që janë këtu. Ata kanë përgatitur valixhet dhe janë krejt të demoralizuar. Në mes tyre mbretëron anarkia, konfuzioni, po grabitin njëri-tjetrin. Me të vërtetë është për të qarë!

E HENE 29 MAJ 1961

PROVOKATORET JANE NE ALARM E SHUME TE SHQETESUAR

Gjeneral Andrejevi, ky kryeprovokator, i kërkoi takim ministrit tonë të Mbrojtjes dhe me shpifje jashtëzakonisht të ulëta protestoi sikur gjoja marinarët tanë kanë kontrolluar xhepat një marinari sovjetik etj. Po përgatitin “pashaportën e ikjes”, duke kurdisur “fakte” se gjoja jeta e marinarëve sovjetikë është bërë e pamundur. Mirëpo sot në mëngjes një automobil sovjetik shtypi një marinarin tonë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Provokatorët janë në alarm dhe shumë të shqetësuar. Ky është rezultati i referateve urrejtëse politike që gjeneralët dhe admiralët sovjetikë po u mbajnë prej kaq kohësh marinarëve sovjetikë kundër vendit dhe ushtrisë sonë. Do të bëhet protestë e rreptë nga ana jonë./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 28 Prill

Next Post

“Si vuajta 10 vite burg se kisha qeshur kur vdiq Stalini dhe nga i burgosuri grek, mësova mjeshtërinë e pikturës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

Artikuj të ngjashëm

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
Dossier

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

March 19, 2023
Next Post
“Si vuajta 10 vite burg se kisha qeshur kur vdiq Stalini dhe nga i burgosuri grek, mësova mjeshtërinë e pikturës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

“Si vuajta 10 vite burg se kisha qeshur kur vdiq Stalini dhe nga i burgosuri grek, mësova mjeshtërinë e pikturës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!