• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Anton Mazreku, që kishte komentuar ndeshjen në Budapest, hungarezët i kishin thënë se; një qendërsulmues si Loro Boriçi, i duhej Hungarisë, pasi…”/ Kujtimet e gazetarit dhe radiokronistit të njohur

“Ministri financave, Kiço Ngjela dhe Abdyl Këllezi, të na tregojnë, nga dalin fondet për ‘Bllokun’, se ne si komunistë…”?! / Diskutimi që burgosi dhe eliminoi fizikisht gazetarin e Radio-Tiranës, në ’56-ën
“Në mbrëmjen e 6 majit 1976, kur Haki Beleri, po drejtohej nga studioja e transmetimi të lajmeve, u ndalua nga polici rojës, duke…”! / Historia e trishtë e legjendës së mikrofonit të Radio-Tiranës
Memorie.al
Memorie.al
“Sabah Bizi, nuk dallohej për regjim të fortë sportive, por para ndeshjes me gjermanët, për të mbajtur Bekenbauerin, unë ‘ndrydha’ mirë me çelës dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Loro Boriçit
“17 dhjetor ’67, kur Shqipëria ‘nën udhëheqjen e Partisë’, eliminoi dhe la jashtë evropianit të 68-ës’, Gjermaninë Perëndimore të Helmut Schön …”/ Të panjohurat e “ndeshjes së shekullit”!

Nga Skifter Këlliçi

Memorie.al / “E di Loro, se kur të kam parë për herë të parë në stadium…”?! Këtë pyetje i drejtova Boriçit, atë pasdite të vonë të datës 20 qershor të vitit 1972, kur avioni sapo u ngrit nga pista e hirtë e aeroportit të Helsinkit, për të shpënë përfaqësuesen tonë, (që unë e shoqëroja si gazetar), në Budapest, nga ku me tren do të arrinte në Beograd dhe pastaj që andej me autobus në Tiranë. Fatkeqësisht, kështu i bënte asokohe ajo udhëtimet jashtë vendit…!

Ulur pranë meje, Loroja ngriti supet dhe buzëqeshi pakëz me habi. Dhe kishte të drejtë.

“Një pasdite tetori të vitit 1945, kur nuk isha veçse shtatë vjeç, – vazhdova unë, – dhe kur në stadiumin e Tiranës, që më pas do të quhej ‘Qemal Stafa’, përfaqësuesja e Tiranës, ku luaje edhe ti, fitoi 5-2 kundër kombëtares së Maqedoniës. Të kujtohet…”?

Gjithashtu mund të lexoni

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

“Pa tjetër që më kujtohet, – m’u përgjigj Loroja. – Në atë takim pata shënuar tre gola…”.

“Nga të cilët një me 11-metrësh”, – plotësova unë…!

“Sa mirë i mbake mend…”?!

Kisha pasur rastin deri atëherë të bisedoja me Boriçin, për ngjarje sportive, veçanërisht në intervista në Radio-Tirana dhe në Televizionin Shqiptar, por kurrë kaq gjatë, më shumë se dy orë gjatë këtij fluturimi.

I kujtova Loros se qysh në atë ndeshje që e kisha parë së bashku me fëmijë të tjerë të mëhallës, u dashurova me të, edhe sepse ai ishte shkodran, si nëna ime.

Ndaj një vit më pas, përsëri me fëmijë të mëhallës, ndoqa Ballkaniadën e vitit 1946, kur pas fitores kundër Bullgarisë (3-1), Boriçi shënoi dy gola dhe pas fitores tjetër kundër Rumanisë (1-0), Shqipëria u bë kampione e Ballkanit në futboll dhe ai mbi podium, ngriti lart kupën e fitores.

Që aty shumë nga ne të miturit, i shpjegoja Loros, i shtrëngonim nënat që të qepnin në kanotiret tona numrin 9, atë numër që mbante ai, qendërsulmuesi i madh Boriçi, kapiteni i kombëtares dhe i “Vllaznisë”, dy herë kampione më 1945 dhe 1946.

Pas këtyre fjalëve Loroja qeshi, aq me tepër kur i kujtova se atëherë, mbi kabinën e një kamioni të vjetër, në rrugën që ndante më dysh mëhallën tonë, ku luanim futboll, unë imitoja Anton Mazrekun dhe mbiquaja “Boriçi ynë”, një kalama, më të gjatë se ne, të cilit ia kishin zili të tërë fëmijët, se kaq bukur luante me top, aq më tepër prej lecke…!

Kështu, kur avioni çante përmes reve që flakërinin nga rrezet e mbrame të diellit, vazhdoja t’i rrëfeja Loros kujtime të tjera që lidheshin me jetën e tij nëpër fushat e futbollit.

Më 1953, Boriçi kishte gjashtë vjet që luante në radhët e “Partizanit”, pra që nga vitet 1947-‘48, kur kishte kryer shërbimin ushtarak. Dhe ne fëmijët, si mijëra e mijëra të tjerë anekënd Shqipërisë, ishim bërë tifozë me “Partizanin, sepse adhuronim… Loron.

I kujtova atij rastin kur në finalen e kampionatit të atij atij viti kundër “Dinamos”, e goditi topin me kokë para portierit Vogli, që mbeti i ngrirë; topi u përplas për tokë, doli jashtë dhe pas disa minutash, Bakalli shënoi dhe ”Dinamo” fitoi 1-0, duke u shpall kampione.

Më shpjegoi se ai rast, ishte nga kujtimet më të hidhura të jetës së tij si futbollist. (Një vit më pas, në një një intervistë të përfshirë në filmin dokumentar të Kinostudios “Nëpër fushat e futbolli”, bashkë ne Loron, u ndodhëm po para saj porte të fushës së stadiumit “Qemal Stafa, ku ai më shpjegoi se; 100 herë të kishte gjuajtur, po aq gola do të kishte shënuar).

Në mesin e viteve ‘50-të në Shqipëri nuk njihej se ç’ishte loja me qendërsulmues të tërhequr në sistemim WM, (3-2-3-3). Por mua, ndonëse 13-14 vjeçar, më bënte përshtypje që Loroja, tërhiqej pas, ndërsa dy gjysmësuluesit, bashkoheshin në një vijë me sulmuesit anësorë, (3-3,4).

Por vite më pas, kur isha bërë gazetar, lexova në shtypin e huaj, se kështu kishte filluar të luante qendërsulmuesi i madh hungarez, Hideguti.

E pyeta Loron nëse ishte ndikuar nga ai. Ai qeshi. ”Jo,-_m’u përgjigj, – se kundër tij kisha luajtur vetëm një herë në 1950-ën në Budapest, por e ndieja se kështu duhej të luhej në futbollin ndërkombëtar”.

Çfarë intuite e këtij futbollisti të madh?! Jo më kot pas takimit Hungari – Shqipëri të atij viti, siç më kishte shpjeguar më vonë mësuesi dhe më pas kolegu im, Mazreku, që e kishte komentuar këtë ndeshje, hungarezët i ishin thënë se një qendërsulmues i tillë, si Boriçi, i duhej Hungarisë legjendare të viteve ‘50-të.

Ndërsa ai fliste, m’u ndërmend një artikull i Anton Mazrekut, botuar më 1938, në gazetën “Sporti Shqiptar”, ku atij i kishte bërë përshtypje loja e bukur e një futbollisti 16-vjeçar të “Vllaznisë”, i cili binte shumë në pah. E kishte fjalën për Loron.

Katër vjet më pas, po Mazreku në të përditshmen “Tomori”, kur përshkruante takimin “Juventus” – “Lacio”, të zhvilluar në Torino”, në të cilën kundër njeri tjetrit përballeshin

përkatësisht shqiptarët Lushta dhe Boriçi, pasi i vleresonte të dy, nënvizonte: “Boriçi, 20 vjeç, lojtar me trup për t’u pasë lakmi, me një të ardhme të shkëlqyeshme, para vetes”.,Dhe nuk gabonte.

Pastaj e pyeta Loron, se nëse i kujtohej se kur ishim njohur bashkë. Nuk besoja ta mbante mend. Por nuk ndodhi kështu. “Në pranverë të vitit 1962, – më shpjegoi pa u menduar gjatë, – kur më ftove në një studio të Radio Tiranës për një intervistë, pasi më ishte dhënë titulli ‘Mjeshtër i merituar i Sportit’.

Dhe ishte i pari të cilit i jepej ky titull, aq më tepër, kur pasi ishte kthyer nga studimet e larta në Bullgari, 1962-‘63, ‘64-‘65, e kishte nxjerrë “Partizanin” kampion, dhe më 1971 edhe kampion të Ballkanit…!

Na shkëputi nga kjo bisedë me kujtime kaq të prekëse, vetëm zëri i pilotit të avionit, i cili na njoftoi se po uleshim në aeroportin e Beogradit…!

…Një herë, për ironi të fatit, në orët e vona të një pasditeje të tetorit të vitit 1981, një vit para se të shuhej, rasti e solli që të takohesha me Boriçin, para një dyqani në radhë, për të blerë… patate…!

Ato që diktatori Enver Hoxha, i quante edhe bukë edhe gjellë. Por nuk patën mundësi të bisedonim, sepse blerësit, sapo e pikasën, kundër dëshirës së tij, e vunë të parin në radhë.

”Ç’mjerim, – më tha me zë të ulët një mik i besuar. – Ky futbollist që do të kishte luajtur në çdo sport-klub të Evropës, dhe do të ishte bërë i pasur, nga dëshira që të ngrinte lavdinë e futbollit, ishte kthyer në atdhe për të mbetur i varfër, por i dashur respektuar, si shumë të tjerë të talentuar si ai.

Ndaj kur kujtohet, edhe fëmijët që nuk e kanë njohur, thonë për të: “Loroja i topit, Loroja dhe i të gjithëve”! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kryehetuesi sadist Llambi Gegeni, xhahili Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, në Degën e Shkodrës, më çanë kokën, më qorruan njërin sy dhe...”/ Dëshmitë e rralla të ish-të dënuarit politik

Next Post

“Sapo linda unë, ata të Sigurimit e morën mamanë nga materniteti dhe e dërguan në qeli, ku vinte një doktor e i lidhte...”/ Dëshmia tronditëse nga SHBA-ës dhe akuzat për hetuesen, Dolorez Velaj

Artikuj të ngjashëm

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut
Sport

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

May 24, 2025
“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar
Sport

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

January 23, 2025
“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!
Sport

“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

January 12, 2025
“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres
Sport

“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres

December 11, 2024
“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares
Sport

“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares

November 22, 2024
“Nga Hoxha, Gjoni e Sulaj, te Zëri, Gurma, Bajaziti, Hafizi, etj., që aplikuan lojën hollandeze dhe…”/ “Djemtë e artë’ të “Shkëndisë”, që shkëlqyen në elitën e futbollit shqiptar dhe kupat ballkanike
Sport

“Djemtë e talentuar të ‘Shkëndijës’ së viteve ’70-’80-të, që shkëlqyen deri në ekipin Kombëtar dhe ‘Shpresa’, një model edhe për sot, por fatkeqësisht Federata e Futbollit…”! / Refleksionet e specialistit të njohur

October 29, 2024
Next Post
“Sapo linda unë, ata të Sigurimit e morën mamanë nga materniteti dhe e dërguan në qeli, ku vinte një doktor e i lidhte…”/ Dëshmia tronditëse nga SHBA-ës dhe akuzat për hetuesen, Dolorez Velaj

“Sapo linda unë, ata të Sigurimit e morën mamanë nga materniteti dhe e dërguan në qeli, ku vinte një doktor e i lidhte...”/ Dëshmia tronditëse nga SHBA-ës dhe akuzat për hetuesen, Dolorez Velaj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!