• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, December 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, i bëri kërkesë Ahmet Zogut, për ta pajisur Ajnshtajnin me pasaportë shqiptare dhe Mbreti i tha…”/ Ana e panjohur e hebrenjve në Shqipëri që u mbrojtën prej gjermanëve

“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
“Babai dinte tetë gjuhë të huaja dhe shkroi pa e ditur njeri, për 40 vjet, por në ’87-ën, kur do ikte në Itali, mori fshehtas romanin e tij, ‘Syri i Polifemit’…”/ Historia e panjohur e shkrimtarit poliglot
“I dhënë pas argjendarisë, librave dhe ‘Zërit të Amerikës’, Miki vdiq me radio tek veshi, zanatin, ia la të birit Dhimitrit, i cili ua trashëgoi djemve, Gavril e Valirian…”/ Historia e panjohur e familjeve hebreje në Berat
“Në 1934-ën, kur Komisioneri i Lartë për Refugjatët, në Lidhjen e Kombeve, i kërkoi Mbretërisë Shqiptare, për vendosjen në Shqipëri, të një numri hebrenjsh nga Gjermania, ai…”/ Refleksionet e ish-kreut të Legalitetit
“Pasi Nako Spiro ndodhej në Moskë, Lef Nosin e çuam për ta fshehur te nipi i një miku të tij, personalitet i shquar, por ai, e dorëzoi te Sigurimi…”/ Kujtimet e hebreut, Marko Menahem

Nga Dhurata Hamzai

Memorie.al / Ishte viti 1941 kur Gjermania naziste nisi depërtimin e hebrenjve nëpër getot, kampet e punës dhe ato të shfarosjes. Përndjekjet e organizuara me transportet publike shpesh përfundonin me eliminimin masiv të hebrenjve, sapo mbërrinin në destinacion. Drama më e madhe njerëzore po ndodhte. Në fund të vitit të vitit 1942, shpërngulja e detyruar e tyre nga Gjermania kishte si destinacion vetëm kampet e shfarosjes, Aushvicin apo Terezinin. Hebrejtë nuk gjetën dot prehje, as në vendet e tjera të Europës nazifashiste apo të Ballkanit, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, një vend i vogël si Shqipëria u kthye në kodin e shpresës së tyre për jetën. “-Shkoni në Shqipëri, se atje jeni të sigurt”. Kështu e porosisnin ata njëri- tjetrin, kur rreziku i përndjekjes dhe ekzekutimit nga nazistët ishte në prag. Shqipëria ishte stacioni i fundmë i Europës, ku hebrenjtë gjetën shpëtimin e tyre.

Ishte viti 1941 kur Gjermania naziste nisi depërtimin e hebrenjve nëpër getot, kampet e punës dhe ato të shfarosjes. Përndjekjet e organizuara me transportet publike shpesh përfundonin me eliminimin masiv të hebrenjve, sapo mbërrinin në destinacion. Drama më e madhe njerëzore po ndodhte.

Gjithashtu mund të lexoni

“Urdhëroj që agjentit ‘Trimi’ t’i jepet rrogë 8.000 lekë, ‘Gjoksit’ 3.500, ‘Besniku’ 2.500, kurse shpërblimi…”/ Zbulohet dokumenti i i Sigurimit për pagesat e pensionet që morën tre B.p., që fundosën “Grupin e Teme Sejkos”

“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia…”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in

Në fund të vitit të vitit 1942 shpërngulja e detyruar e tyre nga Gjermania kishte si destinacion vetëm kampet e shfarosjes, Aushvicin apo Terezinin. Hebrenjtë nuk gjetën dot prehje, as në vendet e tjera të Europës nazifashiste apo të Ballkanit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, një vend i vogël si Shqipëria u kthye në kodin e shpresës për jetën.

Të gjithë hebrenjtë që kanë ardhur, edhe nga Shqipëria edhe nga ish Jugosllavia thoshin: “-Shkoni në Shqipëri, se atje jeni të sigurt”. -rrëfen Fatos Qoqja, i biri Beqir Qoqjas, që strehoi dhe mbrojti në shtëpinë e tij hebreun Avram Elaif.

Kështu e porosisnin ata njëri- tjetrin, kur rreziku i përndjekjes dhe ekzekutimit nga nazistët ishte në prag.

E pyes Fatos Qoqjen, ngaqë ai tashmë është edhe anëtar i shoqatës së hebrenjve:

A mendon se dihet numri i atyre që janë strehuar në Shqipëri, kur disa kanë fshehur emrin e disa të tjerë janë integruar në bashkëjetesën me familjet shqiptare, ku janë bërë edhe martesa të ndërsjellta?

“Janë të vërtetuar. Në Arkivin e Shtetit Ramiz Alia e ka dorëzuar listën e hebrenjve të saktë”, – thotë Qoqja.

Pra ju mendoni se janë dorëzuar në mënyrë institucionale listat, si është kjo historia e dorëzimit që ka bërë Ramiz Alia në Arkivin e Shtetit?

– Po, por Ramiz Alia e ka bërë për arsye politike, dihet kjo, por edhe për arsye krenarie.

Alia ka nxjerrë numrin e hebrenjve që janë tashmë në arkiva, sa mund të jetë numri i tyre?

“-Po. Në lista thuhet se janë regjistruar dy mijë hebrenj të strehuar në Shqipëri, por nga vëzhgimet dhe ngjarjet që kanë ndodhur thuhet se numri i tyre ka arritur deri në gjashtë mijë. Madje është përfolur shumë se këtu në Shqipëri kanë kaluar shumë hebrenj, deri tek Ajshtajni.

Ishte ambasadori i Shqipërisë në Vjenë ai që i ka bërë kërkesë Ahmet Zogut, për ta pajisur Ajshtajnin me pasaportë shqiptare dhe Ahmet Zogu ka thënë se duhet të shkelë patjetër në tokën shqiptare, që t’i jepet pasaporta. Në Shqipëri kanë shkelur shumë hebrenj dhe kanë qenë njerëz të dëgjuar. Dhe Ajashtani është pajisur me pasaportë shqiptare”,- rrëfen Qosja.

“Sipas evidencave që kemi, rreth 15 izraelitë kanë ardhur dhe janë strehuar në Shijak, duke filluar që nga viti 1942 deri në 1945-n, janë marrë në mbrojtje nga popullsia civile e Shijakut dhe kanë arritur të shpëtojnë. Mbas ‘45-ës, pjesa më e madh e tyre janë shpërngulur kanë mbërritur një pjesë në Amerikë, ose në Izrael dhe një pjesë në vende të tjera”, – thotë Nikolla Sudar.

Kur ka ndodhur mbërritja e parë e emigrantëve izraelitë në Shqipëri?

“Mbërritja e parë ka ndodhur nga mesi vitit 1942. Familja Seiti, ata kishin edhe mbiemrin Arrësi, morën tri familje izraelite dhe bënë përpjekje për t’i pajisur me dokumente dhe me emra shqiptarë” – thotë Nikolla Sudar.

Banorët e Shijakut dy vëllezërit Zenel e Riza Seiti (Arrësi), Ali Arbana, Daut Shahini, Skënder Alite, Halil Gashi i kanë mbajtur hebrenjtë në shtëpitë e tyre deri në çlirimin e vendit, duke rrezikuar veten dhe familjet e tyre.

“Një nga këto familje është Kryetari i Këshillit Nacional- çlirimtar të Shijakut, zoti Ali Arbana. Mbante një familje izraelite prej tre vetash. Dhe ai rrezikonte shumë për pozitën që kishte.

Një rast tjetër është historia e një djali që vraponte i shqetësuar dhe futet në qytet, sepse e ndiqte Gestapoja. Tek një kafene doli një person që e pa dhe komunikoi me atë italisht. I tha; “Çfarë halli ke, o djalë”?

“Po me ndjekin Gestapoja”, – tha ia, “Eja me mua” – i tha ai dhe e dërgoi tek një familje gjirokastrite, familja Alite, edhe vëllai i tretë (Skënder Alite) i kësaj familjeje, kishte një mik të mirë, një furrxhi, që e quanin Daut Shahini dhe kur merr vesh se shtëpia e tij do të bastisje nga kontrolli gjerman, e merr djaloshin izraelit dhe e çon te miku i tij Dauti, por edhe këtu shtëpia u bastis nga një patrullë gjermane. Vjen një fëmijë i vogël me vrap dhe i lajmëron “Xhaxhi, xhaxhi, po vijnë gjermanët”!

Gjermanët me sa duket kishin marrë informacion se djali izraelit ishte aty. Por Dauti me atë mençurinë e tij e fshehu. Mori një hasër (thes për drithëra) dhe e mbështolli me të dhe e vuri prapa derës. Hynë gjermanët dhe thanë “Komunistët, komunistët ku janë? Keni fshehur komunistë! Jo, ne jemi nacionalistë”- i thanë familjarët. Megjithatë ata kontrolluan, madje një oficer u mbështet tek dera, por për fat nuk e pa.

Shpëtoi, se po të ishte gjetur do kishte mbetur si një rast i rrallë që do të zbulohej…! Shqiptarët dhe drejtuesit e komuniteteve lokale kanë punuar bashkërisht për të lehtësuar mbrojtjen e hebrenjve prej shfarosjes përfundimtare.

Banorët e Shijakut dy vëllezërit Zenel e Riza Seiti (Arrësi), Ali Arbana, Daut Shahini, Skënder Alite, Halil Gashi i kanë mbajtur hebrenjtë në shtëpitë e tyre, deri në çlirimin e vendit, duke rrezikuar veten dhe familjet e tyre.

Për fat të keq historia e hebrenjve që jetuan në familjen e Zenel Seitit, noter dhe avokat dhe të të vëllait Riza Seiti, nuk është bërë shumë e njohur.

Kur Shqipëria komuniste u izolua nga bota dhe banorët e saj nuk mund të dilnin nga kufijtë, dhe as mund të prisnin miq që të vinin nga jashtë, nën pushtetin e doktrinave socialiste, e kaluara, kujtimet dhe trashëgimia kulturore e saj ishte zhvleftësuar tej mase.

Ishte viti 1942, kur vëllezërit Zenel Seiti dhe Riza Seiti morën në mbrojtje tri familje hebrenjve. Në kujtesë u kanë mbetur vetëm emrat. Familja e parë përbehej nga Albina, i biri Mishel dhe e bija Violeta. Familja e dytë përbëhej nga bashkëshortët Hercek dhe Kate dhe një i moshuar që e thërrisnin Babo. Familja e tretë përbëhej nga Jozhi, Ruzhica dhe Finica.

Për çudi, pasardhësit e familjes mikpritëse, as emrat nuk i mbajnë mend. Megjithëse iu përkisnin bindjeve të ndryshme politike apo besimeve fetare të ndryshme, “Buka e jetës” e hebrenjve ishte bërë një simbol bashkimi.

Buka e jetës vinte nga Izraeli në Shqipëri deri në vitet ’70-të. Pastaj kufijtë u mbyllën dhe ato copëza të ëmbla buke që bekonin miqësinë me shqiptarët nuk erdhën më deri sa diktatura hoxhiste u përmbys.

Vendet fqinje të Ballkanit Serbia dhe Greqia nuk i rezistuan frikës nga nazistët dhe i dorëzuan hebrenjtë që ishin në territorin e tyre. Shqiptarët me mikpritjen dhe humanizmin e tyre bënin diferencën.

Fatos Qoqja është i biri mikpritësit Beqir Qoqja, kryemjeshtri tiranas i rrobaqepësisë që strehoi dhe shpëtoi hebreun Avram Elaif. Ai kishte ardhur nga Janina e Greqisë dhe Beqir Qoqja e pajisi me një pasaportë false, me emrin Gani Qoqja.

Qytetarë fisnik si Beqir Qoja nuk pranuan asnjë shpërblim, dhe i biri Fatos Qoqja, sot, i ruan me krenari në kujtesën e tij Avram Elaif-in, familjen e tij, dhe sidomos të birin moshatar Robert Elaif, i lindur e rritur në Shqipëri.

Disa histori i kanë marrë me vete në varr. Disa kanë mbijetuar, por edhe kanë humbur nga kujtesa, sepse disa ende nuk kishin lindur e disa ishin ende fëmijë në shtëpitë që i pritën, por të gjitha këto histori kanë lënë një gjurmë të artë dashurie dhe humanizmi në zemrat e hebrenjve që u strehuan në vendin tonë, Shqipëri…! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia...”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in

Next Post

“Një grua nga Mirdita, kishte dy fëmijë të vegjël të sëmurë, ndërsa merrej me njërin, kthen kokën dhe pa se ky kishte vdekur, filloi të ulërij e më pas qeshte...”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës

Artikuj të ngjashëm

“Nasho G., ishte figura më e diskretituar e komunitetit arumun, personifikimi i së keqes, i dënuar me grupin e Teme Sejkos, që veç çamëve, kishte marrë më qafë edhe…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Dossier

“Urdhëroj që agjentit ‘Trimi’ t’i jepet rrogë 8.000 lekë, ‘Gjoksit’ 3.500, ‘Besniku’ 2.500, kurse shpërblimi…”/ Zbulohet dokumenti i i Sigurimit për pagesat e pensionet që morën tre B.p., që fundosën “Grupin e Teme Sejkos”

December 3, 2025
“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia…”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in
Dossier

“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia…”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in

December 2, 2025
“Karagjorgji është me prejardhje nga fshati shqiptar Zhabranë i Sanxhakut, prandaj serbët…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë arkivor i vitit 1935, mbi origjinën e familjes Mbretërore serbe Karagjorgjeviç
Dossier

“Karagjorgji është me prejardhje nga fshati shqiptar Zhabranë i Sanxhakut, prandaj serbët…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë arkivor i vitit 1935, mbi origjinën e familjes Mbretërore serbe Karagjorgjeviç

December 1, 2025
“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës
Dossier

“Mund të vdesin fëmijët e vegjël, prandaj të rishihet urdhëri për heqjen e triskave të bukës ndaj familjeve, që kanë njerzit në burg, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1955, me urdhrin e Kiço Ngjelës

December 1, 2025
“Në raportin e qeverisë së SHBA-së, paraqitur në OKB më 1955, për kampet e burgjet e Shqipërisë, përmëndej si imoral, Xh. Pogaçe, i kampit të Tepelenës…”/ Historia e panjohur e dy ushtarakëve
Dossier

“Në mbrëmje binim për të fjetur, por në mëngjes, jo të gjithë fëmijët zgjoheshin, kishin ngrirë në gjumë, të qara të vegjlish që kërkonin bukë, por asnjë kothere…”/ Reportazh nga ish-kampi i tmerreve

November 30, 2025
“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës
Dossier

“Më 5 nëntor 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist, përfshi edhe Enver Hoxhën, pranuan 28 nëntorin si ditë të çlirimit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, pasi…”/ Refleksionet e historianes së njohur

November 28, 2025
Next Post
“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan,  pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës

“Një grua nga Mirdita, kishte dy fëmijë të vegjël të sëmurë, ndërsa merrej me njërin, kthen kokën dhe pa se ky kishte vdekur, filloi të ulërij e më pas qeshte...”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme