• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, January 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Albert dhe Elena Gjika, dy prej figurave të mëdha të familjes, Elena ose Dora D’Istria, një ndër personalitetet më të rëndësishme në Bukuresht…”/ Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Albert dhe Elena Gjika, dy prej figurave të mëdha të familjes, Elena ose Dora D’Istria, një ndër personalitetet më të rëndësishme në Bukuresht…”/ Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë
“Albert dhe Elena Gjika, dy prej figurave të mëdha të familjes, Elena ose Dora D’Istria, një ndër personalitetet më të rëndësishme në Bukuresht…”/ Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë
“Edhe studiuesit turq, që janë më të interesuar, deri më sot në këtë pikë, nuk janë përqendruar tek roli i Hasan Tahsinit në krijimin e universitetit të Stambollit…”/ Refleksionet e osmanologut të njohur
“Albert dhe Elena Gjika, dy prej figurave të mëdha të familjes, Elena ose Dora D’Istria, një ndër personalitetet më të rëndësishme në Bukuresht…”/ Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

Nga Mr. Sc.  Nikollë LOKA

Pjesa e tretë

Memorie.al / Të parët e familjes Gjika largohen prej Zërecit të Përmetit dhe vendosen në Kostandinopojë, në kërkim të një jete më të mirë. Ata u morën me tregti dhe arritën të hynin në lagjen “Fanari”, ku qëndronin të krishterët e pasur të Perandorisë. E vazhduan profesionin e tregtarit, madje edhe Gjergj Gjika, themeluesi i dinastisë, e ushtronte këtë profesion kur u njoh me krye vezirin me origjinë shqiptare, Mehmet Pashë Qypriliu, i cili e ndihmoi të ngjiste shkallët e rangut shoqëror dhe i hapi dyert e pushtetit. Familja Gjika, ndoshta në kohën e Gjergjit, shpërngulet nga Kostandinopoja dhe vendoset në territoret rumune, që përfitonin prej statusit të “Dar al sulli”, – toka e pajtimit, që u lejonte këtyre territoreve të kishin strukturat e tyre politike, administrative dhe ushtarake, pra të kishin vetëqeverisje të plotë të brendshme, ndërsa politikën e jashtme ishin të detyruar ta harmonizonin me shtetin osman, sipas parimit se principatat danubjane do të ishin “miku i mikut dhe armiku i armikut” të Perandorisë Osmane.

                                                        Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi u lirua nga burgu i Burrelit, ajo mori guximin dhe iu drejtua me një letër Hysni Kapos, ku i shkruante…”/ Historia e panjohur e vlonjates së doktoruar në Marsejë, që fshinte rrugët e Tiranës

“Në qershor 1853, Grigori shkoi në ekzil në Vjenë dhe kur trupat pushtuese u larguan në vitin që pasoi, ai mori përsëri në dorë drejtimin e Moldavisë, pasi…”/ Tre pinjollët e familjes Gjika që drejtuan Rumaninë

Përveç dhjetë princërve sundues të Vllahisë dhe Moldavisë dhe dy kryeministrave të Rumanisë, familja Gjika ka dhënë edhe disa figura të tjera të shquara jo vetëm për shoqërinë rumune të periudhës kur jetuan, por edhe për shoqërinë europiane në tërësi. Madje për personalitetet e shquara të Gjikajve nuk mund të thuhet fjala e fundit, sepse ata janë të shumtë, kudo nëpër botë, në funksione dhe profesione të rëndësishme. Disa nga personalitetet e shquara Gjika do të përmenden në këtë shkrim, ndërkohë që e ndjejmë si detyrim të pasqyrojmë në shkrimet e ardhshme biografi të tjera të tyre, pasi universi i Gjikajve për opinionin shqiptar mbetet ende një botë në zbulim.

Albert Gjika

Përveç princave të njohur Gjika, në kohën e vet përmendet edhe Albert Gjika, i cili kreu misione diplomatike pranë Portës së Lartë. Ai ishte kryetari i Delegacionit të Perandorisë Osmane në bisedimet me Austrinë dhe nënshkrues i Traktatit të Beogradit në vitin 1738.

Elena Gjika

Elena Gjika, e njohur për opinionin publik edhe me pseudonimin e saj letrar Dora D’Istria ishte shkrimtare, historiane, etnografe, alpiniste, luftëtare e shquar për çlirimin e Shqipërisë dhe emancipimin e saj. Elena lindi në Bukuresht më 22 janar të vitit 1828. Ishte bija e Mihal Gjikës (1794-1850) dhe mbesa e princit në detyrë, Grigori IV Gjika. I ati ishte arkeolog dhe numazmatolog, themelues i koleksionit të pullave postare në Muzeumin Kombëtar të Bukureshtit. Ndërsa e ëma, Catincai Gjika (Foca) ishte një shkrimtare dhe përkthyese, grua me bukuri të rrallë. Elena pati një vëlla, Gjergjin dhe një motër, Gjeorgjetën, e cila u martua me princin Stefan Lupasco në vitin 1929. Vetë Elena mori edukim të zgjedhur. Arsimin fillestar dhe të mesëm i kreu në Konstanca e Bukuresht, ndërsa arsimin e lartë e filloi në Vjenë dhe e përfundoi në Drezden dhe Berlin. Elena u bë njëra ndër gratë më të kulturuara europiane të kohës së vet. Që në moshën katërmbëdhjetëvjeçare dinte nëntë gjuhë të huaja. Në turin e parë europian me familjen, ajo i habiti oborrtarët e Uilliamit IV të Prusisë, kur përktheu në gjermanisht mbishkrimet latinisht të një artefaku të vjetër, që ishte sjellë në Pallat prej Humboldit. Mrekullia e vogël, siç i thoshin në atë periudhë, dinte përmendësh Homerin në gjermanisht. Elena shkroi mjaft libra që trajtojnë çështje të artit, ekonomisë politike, historisë, filozofisë, folklorit, si dhe tregime, mbresa, përshtypje udhëtimi etj. Veprën e saj të parë e botoi në gjuhën frënge në vitin 1855. Në botimet e saj ajo përdori jo vetëm rumanishten, por edhe gjuhën italiane, gjermane, frënge, latine, greqishten e vjetër dhe moderne, rusishten dhe shqipen. Në nëntë prej veprave të saj ajo merret me jetën e shqiptarëve dhe problemet e tyre. Përmendim ndër to librat: Gratë në Lindje, vëllimi I, 1859; Kombi shqiptar pas këngëve popullore, 1866; Vizatime shqiptare, 1868; Shqiptarët e Rumanisë, Florencë 1872. Kultura e saj ishte kozmopolite, megjithëse nga studiuesit shihet si përhapëse e qytetërimit perëndimor në Lindje dhe veprimtare e emancipimit të femrës.

Martesa me princin rus

Elena kaloi një jetë të trazuar. Shpirti i saj romantik nuk u qetësua kur u martua me princin rus Aleksandër Koltov Massalskij dhe u gjend në Oborrin Perandorak të Carit Nikollai I. Jeta e Pallatit i ndrydhi shpirtin, prandaj largohet prej andej për në Zvicër dhe pastaj udhëton edhe në vende të tjera, deri në Amerikë. Në vitin 1862 bëhet Qytetare Nderi e Athinës, duke u bërë personaliteti i dytë pas Bajronit që e fitoi një nderim të tillë. Ambasadori i Rusisë, duke e prezantuar si princeshë ruse, për shkak të martesës me një princ rus, e paraqiti para Mbretëreshës, Amalia të Greqisë. Vetë Elena në udhëtimet e shpeshta që bënte u takua me elitën politike dhe intelektuale të kohës, duke ua bërë të njohur çështjen shqiptare. Ajo e nxiti poetin amerikan Longfellou që të shkruante një poemë për Skënderbeun. Me rëndësi është miqësia dhe letërkëmbimi i gjatë që pati me poetin e shquar arbëresh Jeronim de Rada. Veprimtaria atdhetare e Elena Gjikës mbërriti deri në Shqipërinë e robëruar. Rilindësi shqiptar Zef Jubani i kushtoi një vjershë të frymëzuar, në shenjë mirënjohje për ndihmën e çmuar që kishte dhënë për çështjen shqiptare. Ndërsa një rilindës tjetër, arbëreshi Leonardo de Martino, në emër të treqind vajzave shqiptare, i dhuroi Elena Gjikës një penë të punuar në filigram, për t’i shprehur mirënjohjen e thellë që kishin vajzat shqiptare për të. Trashëgimia letrare e Elena Gjikës është e shpërndarë në disa vende: Rumani, Shqipëri, Itali, Zvicër dhe Greqi. Në letërkëmbimet e shumta me De Radën, Kamardën, De Martinon, Mitkon, Jubanin, e tjerë; në takimet me personalitete të larta politike të popujve të tjerë si Garibaldi, në takimet me albanologët e shquar Ksilander, Bop, Han, Shlajhner etj., ajo u bë përfaqësuesja më e shquar e femrës shqiptare në botë. Elena Gjika vdiq në Florence në vitin 1888. Ajo është konsideruar njëra ndër femrat më të shquara europiane të shekullit XIX.

Vepra letrare e Dora D’Istrias

Tematika e veprave të Elena Gjikës është shumë e gjerë. Në librin Jeta monasticike në kishat lindore (Bruksel 1855; botimi i dytë, Paris 1858) ajo kërkon heqjen e urdhrave monasticikë. Ndërsa në veprën Zvicra Gjermane (Gjenevë 1856 në katër volume; botimi i dytë gjermanisht, Zyrih 1860 në tre volume) bëhet përshkrimi i vendit dhe i njerëzve të Zvicrës. Libri “Femrat e Lindjes” (Zyrih 1859, dy volume) flet për emancipimin e grave në Levant dhe vende të tjera të Lindjes. Aty flitet edhe për gjendjen e gruas shqiptare. Kurse në librin Femra për femrat Dora D’Istria krahason gjendjen e femrës në Europën Latine me Gjermaninë, duke kërkuar me zë të lartë trajtimin e barabartë të grave dhe burrave. Në librin Ekskursione në Rumeli dhe More tregon se Greqia e Vjetër kishte po aq kërkesa qytetëruese sa Gjermania e kohës së saj. Vlen për tu përmendur vepra Shqiptarët e Rumanisë, ku jepet një përshkrim i princërve Gjika nga shekulli XVII deri në shekullin XIX, botuar në Florence në vitin 1873. Elena Gjika botoi edhe librin Poezia e Otomanëve botimi i dytë, Paris 1877. Ajo shkroi edhe një numër të madh shkrimesh për çështje të historisë së letërsisë, poezisë, politikës, religjionit, problemeve sociale, historisë, artit, e tjerë në disa organe të njohura shtypi si në Revue des Deux Mondes të Francës; Libre Recherche të Belgjikës; Diritto, Antologia Nuova, Rivista Europea të Italisë, si dhe në revista rumune, greke dhe amerikane. Dora D’Istria merrej edhe me pikturë.

Vepra të shkruara për Elena Gjikën

Armand Pommier, Madame la comtesse Dora D’Istria, Brussels 1863 Charles Yriarte, Portraits cosmopolites, Paris 1870 Bartolomeo Ceçhetti, Bibliografia della Principessa Elena Ghica, Dora D’Istria, Florence 1873 Luisa Rossi, Dora D’Istria. I bagni di mare. Una principessa europea alla scoperta della Riviera, Sagep, Genova, 1998. Nicolae Iorga, Lettres de Dora D’Istria, shih në Revue historique du Sudest Europeen nr 1-3, Paris 1932. Dictionar Mondofemina, femei romane, Vol 1: A-K, p.139-140

Ndërkohë që në gjuhën shqipe janë botuar disa vepra të Elena Gjikës, si dhe janë shkruar disa monografi për jetën e saj. Dora D’Istria, “Gra të para nga një grua”, shtëpia botuese “Elena Gjika”, Tiranë 2003. Elena Gjika, “Letra drejtuar Jeronim de Radës”, shtëpia botuese “Bargjini” 2004. Elena Gjika, “Fyletia arbenore” prej Kanekate Iaoshima, përktheu Demetrio Camarda, Livorno 1867. Vehbi Bala, “Jeta e Elena Gjikës” (Dora D’Istrias), Rilindja, Prishtinë, 1970. Koli Xoxi, Zvicra dhe Dora D’Istria, Tiranë, Alta 1995. Koli Xoxi, “Erazmi i Roterdamit dhe Helena Gjika”, Marin Barleti, Tiranë, 1994. Koli Xoxi, “Franca sipas Dora D’Istrias”, Tiranë 1997. Ahmet Kondo, “Dora D’Istria për çështjen kombëtare shqiptare”, Tiranë 2002. Cristia Maksutoviç, “Elena Gjika dhe shqiptarët e Rumanisë”, Tetovë 2001. / Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi u lirua nga burgu i Burrelit, ajo mori guximin dhe iu drejtua me një letër Hysni Kapos, ku i shkruante...”/ Historia e panjohur e vlonjates së doktoruar në Marsejë, që fshinte rrugët e Tiranës

Next Post

“Vazhdon dëbora, rrugët me veriun të bllokuara, në Tropojë, derra të egër kanë plagosur një fshatar dhe tentuan të hanë ushtarakë të postave kufitare, në Spaç trupi i të dënuarit...”/ Raporti sekret i 15 janarit ’85

Artikuj të ngjashëm

“Pasi u lirua nga burgu i Burrelit, ajo mori guximin dhe iu drejtua me një letër Hysni Kapos, ku i shkruante…”/ Historia e panjohur e vlonjates së doktoruar në Marsejë, që fshinte rrugët e Tiranës
Personazh

“Pasi u lirua nga burgu i Burrelit, ajo mori guximin dhe iu drejtua me një letër Hysni Kapos, ku i shkruante…”/ Historia e panjohur e vlonjates së doktoruar në Marsejë, që fshinte rrugët e Tiranës

January 14, 2026
“Në qershor 1853, Grigori shkoi në ekzil në Vjenë dhe kur trupat pushtuese u larguan në vitin që pasoi, ai mori përsëri në dorë drejtimin e Moldavisë, pasi…”/ Tre pinjollët e familjes Gjika që drejtuan Rumaninë
Personazh

“Në qershor 1853, Grigori shkoi në ekzil në Vjenë dhe kur trupat pushtuese u larguan në vitin që pasoi, ai mori përsëri në dorë drejtimin e Moldavisë, pasi…”/ Tre pinjollët e familjes Gjika që drejtuan Rumaninë

January 14, 2026
“Familja Gjika, me origjinë nga Përmeti, emigroi në Vllahi dhe e sundoi atë për disa breza radhazi, që nga viti 1660, duke e bërë…”/ Historia e panjohur e familjes së famëshme shqiptare që la emër të madh

January 12, 2026
“Në periudhën e Monarkisë, revista ‘Shqiptarja’ shkruante se këto zonja organizuan disa gara noti dhe një garë të madhe të automobilave në Korçë…”/ Historia e panjohur e publicistes Ikbal Çika

January 11, 2026
“Në gjyqin e Koci Xoxes, përveç rastit të avokat Myzafer Pipa, që pasi e torturuan me hekur të skuqur e hodhën nga shkallët, u fol dhe për Koço Kotën…”/  Si e mbytën në Burrel, ish-kryeministrin e Mbretit Zog

January 10, 2026
“Më 1 janar 1945 në Selanik, tre persona u paraqitën në derën e shtëpisë të z. Gjik Dallamanga, vjehrri i Koço Kotës, duke u paraqitur si…”/ Dëshmia e rrallë se si u rrëmbye ish-kryeministri i Shqipërisë
Personazh

“Më 1 janar 1945 në Selanik, tre persona u paraqitën në derën e shtëpisë të z. Gjik Dallamanga, vjehrri i Koço Kotës, duke u paraqitur si…”/ Dëshmia e rrallë se si u rrëmbye ish-kryeministri i Shqipërisë

January 11, 2026
Next Post
“Çun Kuraj u arratis bashkë me të shoqen, Dranen dhe vajzën e vogël, 7 muajsh, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin, vajza…”/ Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka

“Vazhdon dëbora, rrugët me veriun të bllokuara, në Tropojë, derra të egër kanë plagosur një fshatar dhe tentuan të hanë ushtarakë të postave kufitare, në Spaç trupi i të dënuarit...”/ Raporti sekret i 15 janarit ’85

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme