• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, November 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Ai u rrit përmes enciklopedive historike e botimeve letrare dhe për 25 vjet me rradhë, dha një kontribut të çmuar si gazetar, pedagog…”/ Homazh për Agron Balën

“Ai u rrit përmes enciklopedive historike e botimeve letrare dhe për 25 vjet me rradhë, dha një kontribut të çmuar si gazetar, pedagog…”/ Homazh për Agron Balën
“Ai u rrit përmes enciklopedive historike e botimeve letrare dhe për 25 vjet me rradhë, dha një kontribut të çmuar si gazetar, pedagog…”/ Homazh për Agron Balën
“Ai u rrit përmes enciklopedive historike e botimeve letrare dhe për 25 vjet me rradhë, dha një kontribut të çmuar si gazetar, pedagog…”/ Homazh për Agron Balën

Nga Denata Rroji

Memorie.al/ Agron Bala u lind në qytetin e Shkodrës, në një familje tregtarësh të vjetër fisnikë, me tradita të kahershme qytetarie e arsimdashëse. Babai i Agronit, Vehbi Bala, si një pinjoll i shtresës së mesme që ishte, iu dha mundësia të shkollohej jashtë Shqiperisë, fillimisht në shtetin fqinj të Kroacisë, për ekonomi, ndërsa më vonë ndoqi pasionin e tij të thellë për librat, duke ndjekur studimet për letërsi në Rumani. Pas këtij formimi dyplanësh jashtë atdheut, ushtroi profesionin e mësuesit në gjimnazin e Gjirokastrës dhe të Shkodrës, dhe më pas atë të pedagogut të Letërsisë Shqipe, në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës e në vijim në Universitetin Shtetëror të Tiranës. I dekoruar për merita të shquara në punën e tij pedagogjike dhe shkencore, “Mësuesi i Popullit”, Vehbi Bala vdiq në Tiranë më 1990.

Në të gjallë të tij u botuan vëllimet me poezi “Shtigje Drite” më 1946, “Vjersha” më 1954, “Gjaku i falun” më 1955, “Poezia e Rrugës” më 1959, “Në rrjedhë të jetës” më 1969, “Burim poezie” më 1977, “Epigrame” më 1979, “Përsiatje” më 1981, “Vallja e luleve” më 1986. Në fushën e studimeve letrare, Vehbi Bala spikati me monografitë “Jeta e Elena Gjikës” , botuar më 1967, atë “Fan S. Noli” të botuar më 1972, “Migjeni” më 1974, “Viktor Eftimiu” më 1978, “Pashko Vasa” më 1979, si dhe me studimin “Gjergj Fishta, Jeta dhe Vepra” të botuar pas vdekjes më 1998. Po kështu dhe e ëma e Agronit, Remzije Barbullushi Bala, mbaroi studimet për pedagogji dhe ushtroi profesionin e mësuesisë përgjatë gjithë jetës së saj.

I lindur në këtë mjedis ku libri ishte i pranishëm kudo, e madje nuk mungonte edhe në tavolinën e bukës, Agron Bala u rrit përmes enciklopedive historike, botimeve letrare shqipe dhe të huaja, shumë syresh prej këtyre të fundit, të ndaluara nga censura partiako-shtetërore e kohës. Dhe ajo çfarë do ta miklonte që herët përmbi të gjitha djaloshin e ri, do të ishte krijimtaria letrare e të Atit dhe muzika klasike, që ndigjohej në sfond përherë në shtëpinë e tij, të cilat si dy muza ndjellëse, zgjuan tek ai në mënyrë të pavullnetshme, e më vonë të vetëdijshme, pasionin sa për ndjenjën fluturake, po aq dhe për thellësinë e gjykimit, për shpirtin e pamposhtur e fjalën e lirë, të thëna këto përmes artit të letërsisë dhe gazetarisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në tetor ‘81, kur isha i ftuar në Panairin e librit në Frankfurt, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli: quhem Martin Camaj, a mund…”/ Rrëfimi i rrallë e Kadaresë

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

Arsimin shkollor parauniversitar, Agron Bala e ndoqi në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër. Ky qytet i lashtë, kulturalisht i rrallë, si porta lidhëse veriore e Shqipërisë me Perëndimin që qe, i shtresuar ndër kohëra sa mrekullisht, por po aq dhe tragjikisht prej historisë dhe fatit, djaloshit të ri i fali dashuri, e mveshi me një buzëqeshje të dlirë e sakaq me një humor të spikatun për mprehtësi e finese, e kulturoi, e civilizoi, e edukoi të ishte njeri i shoqërueshëm e karizmatik.

Rrethu gjithmonë prej miqsh dhe i papërtueshëm me ba “rehat” me mirësinë dhe zemërbardhësinë e tij të gjithë ata që e rrethonin, Agroni përherë e kudo që biri i dashur i prindërve, bashkëshorti e babai i familjes, vëllau i admirueshëm, zemra e shoqnisë, kolegu bashkëpunues, pedagogu i adhuruar, etj. U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, ne degën Gjuhë-Letërsi. Në vijim, profilizon studimet për gazetari televizive e publicistike, për mos t’ju ndarë më fushës së televizionit dhe shkrimit.

Kontributi i tij në gazetarinë politike bëhet prezent fuqishëm veçanërisht pas viteve ’90-të, duke dhënë për 25 vite radhazi një kontribut të shquar në mediat e shkruara dhe elektronike të kohës. U spikat si një ndër gazetarët më të guximshëm e më me integritet profesional. Edhe pse shpesh rrethanat konjukturale apo politike bëheshin pengesa e kërcënime, ato asnjëherë nuk rezultuan të pakapërcyeshme për të.

Bala ishte gjithmonë në kërkim të “zërit të tij” në fushën e gazetarisë, të timbrit personal e të pa ngatërrueshëm, e kjo kërkesë e tij, u vizionua me hapjen e Radio Kontakt-it, ani pse për arsye objektive kjo radio pas disa viteve u mbyll. Të spikatësh si gazetar në radio dhe më vonë në televizion, përpos kulturës së gjerë, mprehtësisë së perceptimit, artikulimit të qartë, shterimit të fakteve, ajo çfarë Agronin e bënte të dallueshëm ishte stili publicistik dhe arti i tij i komunikimit.

Mbi 100 filma dokumentarë dhe programe televizive, janë përgatitur nën kujdesin e tij si gazetar, skenarist, moderator, etj. Ndër to përmendim dokumentaret për Luigj Gurakuqin, Vaso Pashën, Hoxha Tahsinin, Mihal Gramenon, Shote Galicën, etj.

Që prej vitit 2006, Agron Bala ishte autor i programit 7X7 në RTSH, një ndër programet me shikueshmërinë më të lartë për kohën, krahasuar me ato analoge.

Në këtë program, i pozicionuar si përherë “nji shpirt i lirë”, ai jo rrallë dilte nga skenari paraprak, duke u përshtatur e improvizuar guximshëm, për të na sjellë intervista mbresëlënëse, ku personazhet e ngurtësuara çliroheshin, shpesh harronin se ishin në një studio televizive, ndërsa spektatorit i bëhej më i besueshëm dhe më i vërtetë programi.

Krahas televizionit, si një personalitet i mirë formuar dhe i afirmuar. ai dha kontributin e tij dhe në fushën akademike. Leksionet e tij mbresëlënëse sot kujtohen me admirim nga ish-studentët e tij, duke I dhënë të drejtë shprehjes sinqeritetit të tyre dhe krenari faktit se “fati i kishte ofruar atyre të ndiqnin profesorin e pa krahasuar, përveçse me vet Agron Balën”.

Kushtuar personalitetit te Bala-s, si gazetar, publicistit dhe pedagog, në një vjetorin e tij të largimit nga jeta, botohet libri me titull “STATUS”, shtëpia botuese “Albas”, Tiranë, 2017, në të cilin janë përmbledhur disa nga statuset, shkrimet, opinionet, ndjesitë, apo dhe humori, të dhuruara publikut e miqve sa qe gjallë, falë shumëdimensionalitetit të tij intelektual, profesional dhe njerëzor.

Agron Bala u nda nga jeta në vitin 2016, pa mbushur akoma të gjashtëdhjetat dhe në kulmin e performancës së tij profesionale dhe intelektuale. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta trishtoi pa masë familjen dhe të afërmit, bashkëshorten e tij Irmën dhe vajzën Jona, të cilat u bënë suportet e tija më të qenësishme, po kështu të gjithë kolegët e medias, studentët e tij, lexuesit e teleshikuesit e shumte nder vite. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi plumbat e tre partizaneve të cilat qëlluan mbi Ramizenë, nuk e kapën atë, kuadri i Brigadës së V-të, S. S., nxorri revolverin dhe...”/ Rrëfimi tronditës i ish-gjeneralit, shok i afërt i Gjebresë

Next Post

“Rojet vazhduen me shkelma e shkopinj, kovat e ujit të ftohtë, tuj i kërkue me u zhveshë lakuriq, por plaku fatkeq, i shante dhe refuzonte, tuj...”/ Dëshmia tronditëse, për torturat në burgun e Shkodrës

Artikuj të ngjashëm

“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!
Art & Kulture

“Në tetor ‘81, kur isha i ftuar në Panairin e librit në Frankfurt, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli: quhem Martin Camaj, a mund…”/ Rrëfimi i rrallë e Kadaresë

November 7, 2026
Mbledhja e vitit ’61: “Mark Gurakuqi e sulmoi Kadarenë në shtyp me gjuhën e Enver Hoxhës, duke analizuar poezinë e tij ‘Laçi’…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, Skifter Këlliçi
Art & Kulture

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

October 30, 2026
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
Art & Kulture

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

October 25, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 24, 2026
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?
Art & Kulture

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Next Post
Memorie.al

“Rojet vazhduen me shkelma e shkopinj, kovat e ujit të ftohtë, tuj i kërkue me u zhveshë lakuriq, por plaku fatkeq, i shante dhe refuzonte, tuj...”/ Dëshmia tronditëse, për torturat në burgun e Shkodrës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme