• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972
“Ai u takua me Bardhe Gjomarkaj Bicin te shtëpia e saj në Milot dhe ajo i tha se Gjet Kadelin. e kishte mik e i vinte keq që e kishin arrestuar, pasi ai…”/ Raporti sekret i B.p. “Elida”, shtator ‘72
“Ai tha; po munda, do arratisem në Jugosllavi, se jashtë shtetit jetohet më mirë, kurse këtu, ka vuajtje të mëdha, nuk mbahet familje me 40 lekë në ditë dhe…”/ Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehija”, Mamurras 1969
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg

Nga Gjet Kadeli     

Pjesa e pesëmbëdhjetë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet një dosje voluminoze (dosja formulare e përpunimit me 433 faqe dhe ajo hetimore e gjyqësore me 632 faqe) në ngarkim të Gjet Kadelit, me origjinë nga fshati Bulshar i Oroshit të Mirditës dhe me banim në Bushnesh e Mamurras të Kurbinit, ish – i burgosur politik në regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, i cili kaloi plot 16 vjet në kampet dhe burgjet komuniste, si në Spaç, Burrel, etj. Siç do të shohim nga dokumentet që ndodhen në dosjen në ngarkim të Gjet Kadelit, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, survejimi dhe ndjekja ndaj tij, ka filluar që në vitin 1957, kur ai ishte në moshën 17 vjeçare, me raport-informacionin e oficerit të Sigurimit të Shtetit, Fahri Kraja, (në bazë të të dhënave të bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Dylli i Bardhë”, me miratimin e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Krujës, nënkolonel Muhedin Kërxhalliu), ka vazhduar më pas edhe gjatë periudhës që ai ndodhej në kampe dhe burgje, si në Spaç, ku pas revoltës së majit vitit 1973, Gjeta u ri dënua, pasi ishte ideatori kryesor për ngritjen e flamurit pa yllin komunist, duke vijuar më pas në burgun e Burrelit, me raport-informacionet e Punëtorit Operativ, Piro Nuredini, etj., për bisedat e Gjetës me të dënuarit e tjerë të atij burgu, si: Pjetër Arbnori, Daut Gumeni, Abdulla Sallaku, Spartak Ngjela, Avni Aliko, Luan Burimi, Çaush Çoku, Kapllan Resuli, Bardhosh Gjonzeneli, Bashkim Shehu, etj. Survejimi dhe ndjekja ndaj Gjet Kadelit, ka vijuar edhe pas daljes nga burgu në vitin 1987, duke vazhduar deri në janarin e 1991-it, me shembjen e regjimit komunist, kur dosja e tij u mbyll përfundimisht duke u arshivuar në arshivën sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit. Po kështu, një vend të rëndësishëm në dosjet e në fjalë, zë edhe korrespodenca me letra e Gjetës dhe familjes së tij, me babanë e tyre, Pjetër Kadeli, ish-ushtarak i Monarkisë së Zogut, i cili pasi kishte shpërthyer qelitë e burgut të Degës së Brendshme të Rrëshenit më 28 korrik 1950, qëndroi disa kohë në male në arrati, e më pas në vitin 1951, u kthye fshehurazi në Mirditë, mori dhe djalin e tij, Gjonin dhe u arratis në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku qëndroi si emigrant politik, deri në fillimin e viteve ’90-të, kur u kthye përgjithmonë në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe kohe gati 35 vjeçare që, Gjet Kadeli është ndjekur dhe survejuar nga Sigurimi i Shtetit, ndaj tij janë angazhuar dhe aktivizuar plot 33 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, që kanë dhënë raportet e tyre, duke filluar nga “Dylli i bardhë” në 1957-ën,  e deri te “Dallëndyshja e Malit” në 1990-ën, të cilat, do të pasqyrohen të gjitha të plota, ashtu siç ndodhen në dosjet përkatëse.

                                                    Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

Dokumenti me proces-verbalin e marrjes në pyetje të Gjet Kadelit, nga ana e nënkryetarit të Degës së Brendshme të Krujës, Ramiz Lalzi

                                                 PROCES-VERBAL

                       (I MARRJES NË PYETJE TË PANDEHURIT GJET KADELI)

Në qytetin e Krujës, sot më datën 7.VIII.1972, unë Ramiz Lalzi, nënkryetar i Degës së Punëve të Brendshme Krujë, i ngarkuar me hetime, konform rregullave procedurale, marr në pyetje të pandehurin Gjet Kadeli.

Pyetja fillon në orën 10.00

Dhe mbaron në orën 14.00

PËRGJIGJIE: Gjatë kësaj kohe i jam drejtuar për punë kush e di sa herë lokalitetit të Mamurrasit dhe kryetari i lokalitetit më thoshte se; shko dhe bisedo me kryesinë e Kooperativës Bujqësore të Shpërdhetit, që të fillosh punë në kooperativë. Jam drejtuar kryetarit të Kooperativës Bujqësore të Shpërdhetit që ishte Bajram Poçi dhe nuk më pranonte në punë pa autorizimin e lokalitetit dhe lokaliteti, nuk ma jepte autorizimin duke më thënë; rregulloje vetë, kështu që më sorollatnin disa herë dhe unë gjatë kësaj kohe, kam punuar punëtor në tulla, si në Bushnesh, ashtu dhe në Fush-Krujë, për llogari të Kooperativës Bujqësore “Partizani”.

Në datën 11 janar 1968, iu drejtova kryetarit të Kooperativës Bujqësore të quajtur Sabri Zimi dhe për këtë, më ka pranuar në punë dhe më dha të drejtën e profesionit të marangozit. Në qershor, korrik, gusht, shtator, tetor, kam punuar në shtëpi, për llogari të kësaj kooperative, me urdhër të kryetarit të saj, për të bërë disa korniza, komedinë, çifteli, etj., për vatrat e kulturës. Në muajin tetor, më thotë Sadriu për të çuar materialet me karrocë në një dhomë, pasi u bë problem puna, pse punoja në shtëpi.

Më 1 janar 1969, u bashkua Kooperativa me Burizanën. Më datën 23 janar të vitit 1968, me vendim të Këshillit Popullor të Lokalitetit Mamurras, u motivova për t’u larguar nga shtëpia që kisha blerë në Mamurras dhe të shkoja në Bushnesh, pasi më kërkonte kooperativa. Në realitet, kooperativa nuk më kërkonte, pasi unë, e kisha marrë largimin nga Bushneshi në atë kohë, Më datën 24 janar 1968, korrieri i P.T.T-së së Mamurrasit, më pruri në zarf të mbyllur vendimin e Këshillit Popullor, të lokalitetit. Mbas një ore që më erdhi ky vendim, ju drejtova kryetarit të lokalitetit, Jakup Muçi dhe i thashë se çfarë është ky vendim që keni marrë ju si pushtet.

Ai më tha; hipi atij dokumentit dhe ku të çon ai, të shkosh. Dokumenti ishte pa vulë dhe i thashë kryetarit për një gjë të tillë. Ai më kapi prej krahu dhe më tha; hajde t’i vëmë një vulë dhe unë i thashë se, nuk ka nevojë. Në këtë kohë, gjatë bisedës, i thashë Jakupit, që vendimi që keni marrë ju, nuk është i drejtë dhe unë do e kërkoj dhe jam më se i bindur se, ligjet e Partisë dhe të pushtetit, më japin të drejtë të banoj në shtëpinë ku jam. Po atë ditë hipa në makina dhe shkova në Tiranë që ta zgjidhja këtë problem, ku Komiteti Ekzekutiv i rrethit të Krujës, vendosi që të rrija në shtëpinë që kisha në Mamurras.

Kur u bashkua kooperativa, më hoqën të drejtën që të punoja si marangoz prej tre katër muajsh, gjatë së cilës, kam punuar si punëtor. Mbas kësaj, e ndërpreva punën në kooperativë dhe për disa muaj të tjerë, kam punuar si privat në shtëpi dhe nëpër familje, bile në atë kohë kam punuar për 4 muaj edhe në Kurbnesh, në kooperativën bujqësore Boshiq, Lufaj, Lëkund, etj., nëpër familjarë të ndryshëm. Në mars të vitit 1971, më thotë kryetari i Këshillit të Bashkuar të Kooperativës Bujqësore të Borizanës, Gjovalin Ruçi, se; ti Gjet, do vish dhe të punosh në kooperativë se, do të fusim të ushtrosh zanatin.

Kështu që, me premtimet e atij unë do të bëja punime speciale që i nevojiteshin kooperativës dhe Vatrës së Kulturës, si dhe për anëtarët e kooperativës. Rashë dakord që, të filloja punë në kooperativë, me profesion marangoz, duke bërë punë të veçuar dhe jo në kolektiv. Xhemal Rroçi më tha se; ti Gjetë, shko dhe fillo punë në bujqësi, në brigadë, deri sa të bisedoj me kryetarin e kooperativës, që edhe njerëzit tanë, të mos flasin.

Kështu që unë, zbatova porosinë e tij. Fillova punë në brigadë që në muajin mars 1971, deri në 10 prill 1971, datë në të cilën më thirri kryetari i kooperativës dhe ai i Këshillit të Bashkuar të cilët më thanë se; ty Gjet, do të fusim në zanat, duke më dhënë disa porosina për t’i punuar, përpara se me më stabilizue me punë. Meqenëse nuk kishin dhomë ku të më futshin, më thanë futu në zdrukthëtari tek marangozët e tjerë dhe të punoja për 10-15 ditë, deri sa të më siguronin një dhomë.

Unë nuk qesh dakord pasi nuk mund ta bëja punën dhe ata më thanë puno 15 ditë me marangozët e tjerë deri sa ta sigurojmë dhomën. Unë vazhdova punën që nga data 10 prill, deri më 31 gusht 1971. Gjatë asaj periudhe, i thashë disa herë kryetarit të kooperativës dhe të Këshillit të Bashkuar, për të më mbajtur fjalën e dhënë. Më datën 16 gusht 1971, i kërkova leje brigadierit tonë, për të më dhënë leje pas orës 12.00 të kësaj date.

Brigadieri m’u përgjigj se, shko dhe kërkoi leje kryetarit, unë nuk e pashë të arsyeshme që t’i kërkoja leje kryetarit të kooperativës, për gjysëm dite dhe kështu shkova dhe kreva nevojën që kisha, pa marrë leje. Të nesërmen kur u ktheva në punë, përpara se të filloja punën, më thirri kryetari i Kooperativës, Muharrem Seferi, bashkë me Riza Danin dhe Shaban Himën, që ishte përgjegjës i sektorit të aktiviteteve ndihmëse të kooperativës, për t’u konsultuar, se kisha ikur pa leje unë, raportue pse kisha ikur pa leje.

Më në fund, kryetari i kooperativë më tha shko në punë dhe unë i thashë se nuk do të dal më në punë, pa biseduar me ty. Bisedova dhe i thashë se unë nuk punoj më me këta se kam grindje me ta dhe kanë fillue me më raportue dhe kryetari më tha qetë shko me punue se i rregulloj unë ata. Unë i thashë se nuk mund të shkoj, se ata mund të më tentojnë edhe me më sjell. Shkova në punë dhe kur fillova punë, i biri i Riza Danit, tentoi me më ra dhe na ndanë dy shokë të tij, na ndanë dhe situata nuk ka vazhdue.

Punova gjatë kësaj dite dhe në mbrëmje, lajmërova kryetarin e Këshillit dhe i tregova realitetin se, si kishte ndodhur gjatë ditës. Xhemal Rroçi më tha se; do ta rregulloj unë këtë punë dhe me datën 30 të po atij muaji, vura në dijeni edhe kryetarin e Kooperativës. Ky ma tha se; ishalla ta marrin dhe shpirtin se, nuk kam çfarë me të bë. Unë, duke dalë nga dhoma, i thashë se; qenka e përgatitur nga ty shoku kryetar dhe faleminderit. Ky nuk më la me dal nga dhoma, kur i thashë unë kështu dhe më premtoi se, nuk ishte ai organizator, e i thashë, me më lanë më punue më vete dhe me më nda nga ata ustallarë.

Më tha se; nuk do të ndaj njëherë dhe i thashë se do ta mbyll muajin gusht dhe në 1 shtator nuk vij ma në punë. Kështu u largova nga kooperativa dhe për tre vjet me radhë, nuk i jam drejtuar Kooperativës Bujqësore, me lutje për të më dhënë largimin nga kooperativa e Borizanës, familjarisht, ose si individ, për të ushtruar zanatin në punë shtetërore, pasi kooperativa, nuk kishte kushte të më mbante si zanatçi.

Përgjigje nga kryesia e kooperativës, nuk kam marrtë asnjëherë, për arsye se, lutjet e mia, nuk i lejonte kryetari të shqyrtoheshin në kryesi dhe me datën 16 nëntor 1971, jam drejtuar me një lutje kryesisë së kooperativës, për të më dhënë të drejtën e largimit, për arsye të kushteve të mija familjare që ishin këto: Shtëpinë e kisha rreth 12 km. larg bllokut të kooperativës dhe, asnjë anëtar kooperative nuk ishte nga vendi ku unë banoja, në qendër Mamurras.

Edhe anëtarët që ishin para dy vjetësh, u ishte dhënë e drejta e largimit, nga kryesia e kooperativës, familjarisht për t’u larguar, kurse mua, nuk m’u dha e drejta e largimit. Lopën nuk e kisha në shtëpi dhe dydynymëshin, gjysmën e tij, ma kishte hequr kryetari i kooperativës, që në vitin 1070. Më datën 18 nëntor 1971, më thirri kryetari i Kooperativës në zyrë dhe më tha se; lutja që ke bë në kryesinë e kooperativës, nuk të aprovohen kërkesat.

Duke marrë parasysh, se lutjet e mija nuk ishin marrë asnjëherë për t’u shqyrtuar në kryesi, u detyrova dhe lutjen e postova në postë me kartelë. Kur më thirri më 18 nëntor, kryetari i kooperativës, me më dhanë përgjigjen, unë i thashë se; lutjen ja kam bë kryesisë së kooperativës dhe jo ty, si kryetar. Më tha se; nuk ka nevojë që të bëhet mbledhja e kryesisë se, jam unë kryetar dhe si të them unë, do të bëhet në Kooperativën e Bashkuar.

Më tha se; ti bën mirë që të vish në punë dhe unë i përgjigja, se; në rast se ka mundësi, shkojmë në zyrë dhe bisedojmë dhe në fakt shkuam. I kërkova kryetarit se, meqenëse ti e din se në çfarë vendi banoj dhe se lopë nuk kam dhe dylymësh nuk kam, do të lutem shumë, të më japësh një leje të largohem familjarisht nga kooperativa dhe ai m’u përgjigj; gjallë jo dhe unë i thashë se, deri më datën 31 dhjetor 1971, gruaja ime do të vij në punë në kooperativë, pas kësaj date, nuk e çoj më në punë në kooperativë, gruan.

Kryetari m’u përgjigj se; për të ma pa hairin, nuk ke. Unë i thashë se; më sherr nuk kam për të pa më prej teje dhe me këto fjalë, jemi ndarë. Prej asaj date dhe deri më sot, unë kam qenë pa punë, por, kam punuar privat.

Unë në Mamurras, kam vëllanë e gruas sime, Preng Bardhin, që punon zetorist, kam djalin e xhajës, Pashk Kadelin që punon në Shpërdhet, axhën tim, Zef Kadelin, i dt. lindjes 1907. Axhën tjetër, Mark Ndrec Kadeli, është në Orosh të Mirditës, kam dajë Bib Kaçorrin, i cili tash 7 vjet, banon në Berat dhe punon në Fermë. Tjetër gjë nuk më kujtohet.

Proces-verbali m’u lexua dhe thëniet e mija janë shkruar drejt dhe e firmos./Memorie.al

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

I PANDEHURI                                                                          HETUESI

GJET KADELI                                                                       RAMIZ LALZI

                                                        I PRANISHËM

                                                     MARNGLEN RRAPI

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Degën e Brendshme të Durrësit, ndërhyra për dy mësues nga Vlora, të cilët akuzohehsin se kishin kapur dy vajza nga Elbasani dhe...”/ Dëshmia e rrallë e Xhaferr Kananit, që sfidoi regjimin komunist

Next Post

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur...”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

Artikuj të ngjashëm

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

June 7, 2025
“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
Next Post
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur...”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!