• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Zbulohet dokumenti: “Informohemi se Komandanti i Regjimentit të 12 të Serbit në Dibër, interesoheshka tepër për vrasjen e Halid Lleshit dhe…”/ Telegrami i 1923-it, për babanë e ish-Presidentit

“E vërteta e akuzave të Haxhi Lleshit me shpifje dhe trillime ndaj familjes time e ndaj meje, që nga periudha e Luftës e deri…”/ Reagimi i ish-ministres së Arsim-Kulturës, të para viteve ’90-të
“Për aksidentin në ’81-in e, injeksionin që m’u bë në spital nga infermieri i panjohur, dyshoj te dora e UDB-së në Tiranë dhe porosia e Kadri Hazbiut për vëllain tim…”/ Rëfimi i ish-ministres së Arsim – Kulturës
“E vërteta e akuzave të Haxhi Lleshit me shpifje dhe trillime ndaj familjes time e ndaj meje, që nga periudha e Luftës e deri…”/ Reagimi i ish-ministres së Arsim-Kulturës, të para viteve ’90-të
Kalendari Historik 14 Janar 2023
“E vërteta e akuzave të Haxhi Lleshit me shpifje dhe trillime ndaj familjes time e ndaj meje, që nga periudha e Luftës e deri…”/ Reagimi i ish-ministres së Arsim-Kulturës, të para viteve ’90-të
“E vërteta e akuzave të Haxhi Lleshit me shpifje dhe trillime ndaj familjes time e ndaj meje, që nga periudha e Luftës e deri…”/ Reagimi i ish-ministres së Arsim-Kulturës, të para viteve ’90-të
“E vërteta e akuzave të Haxhi Lleshit me shpifje dhe trillime ndaj familjes time e ndaj meje, që nga periudha e Luftës e deri…”/ Reagimi i ish-ministres së Arsim-Kulturës, të para viteve ’90-të
“E vërteta e akuzave të Haxhi Lleshit me shpifje dhe trillime ndaj familjes time e ndaj meje, që nga periudha e Luftës e deri…”/ Reagimi i ish-ministres së Arsim-Kulturës, të para viteve ’90-të

Nga Tefta Cami  

Pjesa e tretë

Memorie.al / Haxhi Lleshi, ish-ministri i Punëve të Brendshme në periudhën 1944-1946 dhe Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë nga viti 1954 deri në 1982-in, duke filluar që nga periudha e Luftës, e deri sa ishte gjallë, pra për më shumë se gjysëm shekulli, e ka sulmuar dhe denigruar vazhdimisht Ahmet Camin, fisin tim Cami dhe mua personalisht, me të gjitha mënyrat dhe me çfarë ka pasur mundësi.

Pas ndërrimit të sistemit, d.m.th., pas viteve ’90-të, nuk mendoja të merrem me Haxhiun, sepse problemi tashmë i përkiste të kaluarës. Por ai, ka lënë të shkruara shumë gjëra dhe mua më është dashur të bëj një botim me shpjegimet e nevojshme, që e kam depozituar në Bibliotekën e Arkivit Qendror të Shtetit në Tiranë. Nuk dëshiroja ta publikoja, për hir të fëmijëve të tij, që ata të mos mbajnë barrën e të atit por, u detyrova të përgjigjem me këtë shkrim, pas publikimit të një dokumenti arkivor në media, (fillimisht te Memorie.al, e më pas te ‘Panorama’, ‘Gazeta Shqiptare’, si dhe te shumë gazeta e portale të tjera), ku ishte zbardhur biseda e Haxhi Lleshit, me historianin e njohur, Prof. Kristo Frashëri, e zhvilluar midis tyre më 16 korrik 1982.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Kjo pasi, në një pjesë të madhe të asaj bisede, Haxhi Lleshi, ka atakuar, sulmuar, denigruar dhe shpifur babanë tim, Ahmet Cami (‘Dëshmor i Atdheut’), fisin Cami dhe mua personalisht. Po kështu në atë bisedë, Haxhi Lleshi ka manipuluar dhe falsifikuar, jo vetëm historinë dhe të kaluarën e fisit Lleshi, familjes së tij dhe të vetën personale, por edhe të gjithë historikun e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Qarkut të Dibrës, madje edhe më gjerë, të Veriut të Shqipërisë.

Nisur nga këto, e pashë të arsyeshme që në këtë shkrim, unë të jap me fakte, argumente dhe dokumente arkivore, historinë e fisit Cami, babait tim Ahmet Cami dhe familjes sonë, si dhe timen personalisht, gjithnjë, vetëm mbi ato dhe duke i’u përgjigjur akuzave të Haxhi Lleshit, si dhe shtrembërimeve e falsifikimeve që ai ka bërë prej vitesh ndaj fisit Cami. Lexuesi le të gjykojë vetë.

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Si dhe pse u vra Halit Lleshi, babai i Haxhi Lleshit?!

-Dokumente nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, ku hidhet dritë mbi veprimtarinë dhe të vërtetën e vrasjes së Halit Lleshit, në vitin 1923 –

        Peshkopia

        19-IX-923                                                                    Zyrës Sekrete të                                               

   Nr. 329/I Res.                                                       Ministrisë së P. të Mbrendshme                                                                                                                                       Tiranë

Informohemi sigurisht se të tre vllaznit e Halid Lleshit, kanë kalue kufinin natën e kanë shkue në Dibër, por familjet i kanë nëpër shtepitë e tyne dhe. Thuhet se duen me ikë dhe disa tjerë nga shokët e Lleshëve, si Esat Garana e tjerë. Qëllimi i tyne nuk asht marrë vesht deri tash.

Dorëzue e deshifrue me 20-IX-923 

          Ora 10.30 para dreke                                                                                 

               Zav. i Prefektit

                Q. Matraxhiu     

(A.Q.SH. -Fondi. M.P.B., Nr. 152, D.51, V. 923, Fl. 7)

                 Dibra

               28-VI-‘923 

    Nr. 156/I Res. Urgjent                                     

                                                                                             Zyrës Sekrete të

                                                                                   Ministris së P. të Mbrendshme

                                                                                                      Tiranë

Përgjigje e telegramit Nr. 925 Res, me 23-VII-923.

Aktet gjuhësore të kësaj çështje ndodhen në Prokurorin e Tiranës, e cila ka në kompetence zgjidhjen e këtij gjyqi.

Gjykatësi i këtushëm mbasi ka ardhë rishtazi asht krejt i huej në ket gjyq dhe nuk dij gja fare mbi rrjedhjen e hetimeve qi i përkasin kësaj çështjeje. Çështjen mirë e di veç Prokurorisë së Tiranës, qi ka në dorë aktet gjyqësore dhe Z. Fehmi Haxhmurani, ish-gjykatësi i këtushem dhe tash i Tiranës.

Na me sa dimë, i vëllai i Halid Lleshit, nuk ka me u dënue në gjyq, se çështja e vrasjeve të civilavet të Peshkopis, u asht ngarkue shokëve të Halid Lleshit, mbasi këta dhe i vëllai i Halidit, s’kishte pushke as revole. Civilët e vramë në fjalë, ma shumë i vrau i vllau i Halidit me pushkën e revolen e Halidit, po mbasi s’kishte pushkën e vet, s’u provue gjë në gjyq.

      Dorëzue e deshifrue me 28-VII-923                             

           Ora 5.30 mbas dreke  

                  Prefekti

               Neki Starova                         

(A.Q.SH. – Fondi M.P.B., Nr. 152, D.50, V. 1923, Fl. 77)

                                                                                               Ministrisë së P. Mbrendshme

                                                                                                          Tiranë           

Vijon telegram 42/1 Res. date 17-II-923

Kemi nderin me ju lajmërue se Halid Lleshi u kthye nga Beligradi në Diber.

Dorëzue e deshifrue me 5-III-923

                Ora 10.30 para dreke                                                                                               

                           Prefekti

                       Neki Starova

(A.Q.SH. – Fondi M.P.B. Nr. 152, D. 16, V. 1923, Fl.1)

Peshkopia

                           9-III-‘923

                        Nr. 42/ III, Res.

                                                                                   Ministrisë së P. Mbrendshme                                                                                                                                             Tiranë  

Sot Brigada i Serbit në Dibër të Madhe, më kërkoj në telefon e më tha qi; mbas nji urdhenit qi paska marrë nga komanda e vet, Halid Lleshi sot të niset me 70 shokë t’armatosun për këtu në Peshkopi edhe prej këndej në Tiranë edhe më pyeti a kam edhe un ndonji urdhën këtillë a jo?

Na i thamë qi pa armë asht i lirë me ardhë, ndryshe jo, e kështu m’u lut të merrem vesht me shkelqesien e juej mbi kët çashtje, Halid Lleshi prêt në Diber të Madhe deri sa të mberrij urdhëni i Shkelqesies S’uej.

Ardhmja e tij me armë asht e pa aryeshme edhe ban ma të ligën pershtypjaj e këtu në Dibër, prandaj e ndalova dhe nuk e lashë të vijë i armatosun. Gjithsesi presim urdhën.

       Dorezue e deshifrue me 10-III-923                                 

               Ora 10.20 para dreke                                                   

                           Prefekti

                      Neki Starova

(A.Q.SH. – Fondi M.P.B. Nr. 152, D. 16, V. 1923, Fl.2) 

13-II-23 – 28-XII-23

-Titulli i Dosjes: “Njoftime e korrespondencë e zhvilluar ndërmjet ministries së P. të Brendshme, prefekturave etj., mbi kompllote dhe vrasje të disa personaliteteve politike e personave të tjerë. Haxhi Jusuf Kazazi, Adem Gjinishi, Elez Jusufi, Halit LLeshit etj”.

Fl.10   Dibra  17-VI-923

        Nr. 215/I Res        

                                                                     Zyrës Sekrete  të Ministris së P. të Mbrendshme                                                                                                                      Tiranë

Informohemi se Komandanti i Regjimentit të 12 të Serbit në Dibër interesoheshka tepër për t’a kuptue menyrën e vrasjes së Halid LLeshit.

                Dorezue e deshifrue me 18-VI-923                                 

                        Ora 9.15 para dreke                                                   

                                 Prefekti

                               Neki Starova

         -Fl. 13

   Ministero des Affaires                                                     Tirana, le 20 qershor, 1923

     Ehangeres

    N. 1-10-1954 Res.

Sharge d’ Afferi Serbisë në emre të qeverisë tij, m’tha se qeveria shqiptare të ketë miresinë të lerë të lirë të vllan’ e Halid Lleshit, për me vajtun në Dibre bashkë me shokët e tij, me qëllim që të rrojnë në atë qytet me qenë se këtu në Shqipëri, jeta e tyre nuk është në siguri.

Ju lutem të na boni me të shpejtë të njohur përgjigjen që duhet dhënë Legates serbe ashtu dhe të na jipni hollësira mi vrasjen e Halid LLeshit.

                       Ministri i P. Jashtme

                            Pandeli Evangjeli

(A.Q.SH.-Fondi M.P.B. Nr. 152, D. 19, V. 1923, nr.i fleteve 48)

            Zyrës sekrete të Ministrisë së Brendeshme                

                 28-VI-23          Nr. 847

                     Tiranë me 22-VI-1923

                                                                                                 SHTETI SHQIPTAR

                                                                                           Ministria e P. te Mbrendshme                

                                                                                             Ministris së P. të Jashtme

                                                                                                        Zyra sekrete                                                                                                 Tiranë  Ne. 847 Res      

Kemi nderin me ju pergjegjë shkresës Nr. 1954 Res, me 20-VI-923.

Si kur e din edhe ajo Ministri, Halid Lleshi në kohnat e trubullimave, ka qenë sjellë shum keq ndaj popullit të Dibrës dhe në kët mënyrë kishte ngjall e shkaktue anmiqsin e meninë e shum banorve t’atij qarku.

Si mbas informasioneve zyrtare, kuptohet se Halid Lleshi, do të qujtunve Destan Mjeshtri nga Çereneci dhe Hysni Sinani nga Buçeva, në kohë të trazimeve u paska djegë shtëpijat, grabitë plaçket e drithin dhe ju a paska pasë internue femijt dhe nga ky shkak, të sipërthanunut tash vonë ne muejn të Ramazanit, i paskan pasë kërkue Halid Lleshit, qi t’u a kthej drithin e grabitun; i cili u paska thanë se, do t’i a nepte mbas Bajramit dhe mbas Bajramit, 1-VI-923 n’ora 1 mbas mesdite, kur kishin takue në Peshkopi, natyrisht mbas fjalimeve t’ashpra e të nxehta të bame, ishin vra me njeni tjetrin me revola. Me të ndëgjuemet e pushkëvet, patrulla e gjandarmëris në zyrën qeveritare, e perbame prej gjashtë gjandarmëve dhe e komandueme prej  Zavendës Qark-Komandantit, Togës Z. Harilla Koleja, shpejton në vent të ngjarjes për me sigurue qetsinë.

Tue qense në rast të ngjarjes, i vllaj i Halid Lleshit, Aqif Mustafaj, bashkë me shokët e tij, Mersin Rexhepin nga Zogaj, Osman Tahirin e Esat Islamin nga Gjorica e Poshtme, Hysejn Jasharin e Jashar Ismailin nga Bllaca, Zejnel Reshitin nga Kovashica dhe Shaban Osmanin nga Stushaj; perdorin armë e vrasin, Kalo Jusuf Lleshin, Kryeplakun e katunit Reth dhe plagosin Vebi Ismailin nga Peshkopija (i cili keto ditë vdiq), Murat Hasanin nga Vakufi dhe Zejnel Cerjanin nga Cerjani, u arestuen dhe u burgosun nga ana e drejtisis; e mbi ta vazhdojnë hetimet ligjore.

Qeverija, tue qen sigur nga influence e fuqis së saj qi zotnon në të gjitha anët e Shqipnis, nuk e kish paramendue ndodhjen e nji tragjedie të tillë dhe vetem si mbas lutjes qi ju kje bamë prej Halid Lleshit, i pat dhanë leje këtij bashke me dhjetë shokë, qi të mbajnë armë të gjata dhe veçanërisht me reservë, kish porositë qi, jeta e ti t’ishte nën kujdes të gjandamarisë. Por si dihe dhe, nga ajo Ministri, si në gjithë botën, ashtu edhe ne Shqipni, shpesh herë ngjajnë të tilla krime të shkaktueme prej meninave personale.

Tue qense Peshkopija asht nji katunt e nuk asht nji qytet i suguruem me stasione gjandarmarije e policije dhe tue qense vrasësit nuk janë pamë me armë të gjata qi t’i tërhiqshin vërejtjen ose dyshimin autoriteteve lokale, gjetën shesh të lirë për me e krye qellimin e tyne; e kurse nuk ka pas e shenja të paradukshme mbi ket krim. Qeverija natyrisht, nuk ka pase marrë masat ndaluese; të cilat mirren vetëm kur autoritetet janë të lajmërueme ase shiffet ndo nji shenjë qi fton dyshimin e tyne.

Prandaj pra, kjo Ministri e shef të tepertë të zgjatet mbi ket çashtje, vetëm ka nderin me ju njoftue se vllazenit e tjerë të Halid Lleshit, ndodhen në për shtëpijat e tyne të qetë e të pa trazuem prej kurkujt dhe deklaron se; ata si gjithë nënshtetasit Shqiptarë të tjerë, për herë kanë me qenë e kan me rrojt në siguri e në qetsi të plotë.

Tue perfundue, shtojmë edhe se vllajt tjetër të Halid Lleshit qi asht në burg, i jan sigurue të drejtat e tij plotesisht, si mbas ligjit nga ana e drejtesis. Memorie.al

Tiranë, më 14 janar, 2023

(A.Q.SH.-Fondi M.P.B. Nr. 152, D. 19, V. 1923, Fl.16)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Jorgjia me vajzën e vogël u rikthye në Bukuresht për t’u bashkuar me të shoqin Rodolfo, por ai ishte martuar dhe ajo...”/ Historia tragjike e sopranos së famshme shqiptare

Next Post

Kalendari Historik 16 Janar 2023

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 5 Janar 2023

Kalendari Historik 16 Janar 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!