• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 10, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 16 Janar 2023

Kalendari Historik 5 Janar 2023
0
Shares
93
VIEWS

1844 – Lindi në Vlorë, Ismail Qemal bej Vlora nëpunës dhe deputet i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe kryetari i këshillit të ministrave të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë. Sipas regjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859. Pas Revolucionit Xhonturk më 1908 dhe ri shpalljes së Kushtetutës më 21 korrik, Qemali u kthye nga mërgimi. Më 17 dhjetor të po atij viti parlamenti u hap dhe Ismail Qemali u zgjodh si deputet i Beratit, pavarësisht sa kishin luftuar xhonturqit që të mos zgjidhej. Me 26 deputetët shqiptarë,  rreshtohet me partinë opozitare “Hyrrjet ve ltilaf” (“Marrëveshje e Liri”) për decentralizimin e perandorisë dhe lirinë e mësimdhënies së gjuhëve kombëtare. Gushtin e 1910 udhëtoi nëpër Evropë dhe kërkonte “autonomi administrative” për shqiptarët në kushtet e brutalitetit të xhonturqve.  Pas një kuvendi në Gërçe, nënshkruan një memorandum me nxitjen e tij, i cili përmbante 12 pika me kërkesa kombëtare, duke shprehur edhe njëherë zotimin për lidhje me perandorinë. Më 17 nëntor u kthye në Vienë, disa nga planet ndryshuan dhe nuk e kishte më të mundur që të shkonte në Romë. Së bashku me Gurakuqin mori trenin ekspres për në Trieste mëngjesin e 19 nëntorit. Nga ora dy rreth 15 shqiptarë i hipën avullores Brünn të linjës Lloyd dhe në det kaloi në një vapor tjetër të linjës, Graf Wurmbrand diku pranë Kepit të Rodonit. Avullorja Wurmbrand mbërriti në Durrës mëngjesin e datës 21 nëntor. Pasi kushëriri i tij i dytë, mytesarifi i Vlorës Xhemil beu dhe i biri si kapiten i milicisë vendase, Et’hem beu, kishin përgatitur terrenin dhe organizimin e kuvendit duke lajmëruar delegatët. Të gjithë delegatët që kishte me vete u vendosën në selamllëkun e sarajeve të Vlorajve, ku dhe u mbajt Kuvendi që u shpall mëvetësia më 28 nëntor, të cilin e çeli Ismail Qemali me një fjalim dhe më pas firmosi me siglën Ismaïl Kemal në rezolutën e përpiluar nga sekretarët e mbledhjes, shqip nga Gurakuqi e osmanisht nga Shefqet Dajiu. Kryetar i qeverisë së përtashme u zgjodh Ismaili, ndërsa Kaçorri nënkryetar. Anëtarët e qeverisë u lanë për t’u zgjedhur më 4 dhjetor pasi të vinin edhe delegatët e viseve të tjera, dhe kryetari proklamoi mëvetësinë duke valvitur flamurin në njërën prej dritareve qendrore të selamllëkut të Vlorajve pak pa perënduar

 

1909 – Ekspedita e Ernest Shackletonit, gjen Polin magnetik të Jugut. Ekspedita Nimrod e vitit 1907-09, e njohur ndryshe si Ekspedita Britanike e Antarktikut, ishte e para nga tre ekspeditat në Antarktidë të udhëhequr nga Ernest Shackleton. Synimi kryesor i saj, midis një varg objektivash gjeografike dhe shkencore, ishte të ishte i pari në Polin e Jugut.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 10 Qershor 2023

Kalendari Historik 09 Qershor 2023

1962 – Vdes në moshën 78 vjeçare, Ivan Mestroviç. Mestroviç,  ishte një skulptor, arkitekt dhe shkrimtar i njohur, kroat i shekullit XX. Ai ishte skulptori më i shquar i artit modern kroate dhe një personalitet kryesor i jetës artistike në Zagreb. Mestroviç studioi në Punishten e Gurit të Pavle Biliniqit në Split dhe në Akademinë e Arteve të Bukura Vjenë, ku u formua nën ndikimin e Ndarjes.

 

1969 – Studenti çek Jan Palach kreu vetëvrasje duke u vetë-djegur në Pragë, të Çekosllovakisë, në protestë kundër pushtimit sovjetik të vendit të tij, disa muaj, më parë. Palach, ishte një student çek i historisë dhe ekonomisë politike në Universitetin Charles të Pragës. Trupat e Traktatit të Varshavës, do të tërhiqeshin disa vjet më vonë nga Çekosllovakia.

 

1974 – Lind në Croydon, Kate Moss. Moss, është një modele dhe biznesmenë angleze. Ajo u rekrutua si modele në 1988 në moshën 14 vjeç nga Sarah Doukas, themeluese e Storm Model Management. Bashkëpunimet e saj me Calvin Klein e sollën atë në statusin e ikonës së modës. Moss, mori një çmim në Awards 2013 British Fashion për të pranuar kontributin e saj në modë mbi 25 vjet.

 

1979 – Shahu i fundit iranian, Reza Pahlavi, ikën nga Irani së bashku, me familjen e tij, dhe zhvendoset në Egjipt. Duke u përballur me një ekzekutim të mundshëm nëse ai do të kthehej në Iran, Pavlavi, vdiq në mërgim në Egjipt, presidenti i të cilit, Anwar Sadat, i kishte dhënë azil të gjithë familjes mbretërore. Shahu Reza Pahlavi, u rrëzua nga demonstratat të udhëhequra na kleriku Ayatollah Khomeini.

 

1991 – Forcat e Koalicionit, i shpallin luftë Irakut të Saddam Hussein-it, duke filluar kështu zyrtarisht Luftën e Gjirit Persik. Kjo luftë ishte një konflikt i zhvilluar nga forcat e koalicionit të 35 kombeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut në përgjigje të pushtimit të Irakut dhe aneksimit të Kuvajtit që vinte nga çmimet e naftës dhe mosmarrëveshjet e prodhimit.

 

1992 – Zyrtarët dhe udhëheqësit e rebelëve të El Salvadorit nënshkruajnë Marrëveshjen e Paqes Chapultepec në Mexico City. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje  i dha fund Luftës Civile 12-vjeçare në Salvador që mori të paktën 75 mijë jetë njerëzish. Traktati u negociua nga përfaqësuesit e qeverisë Salvadorane, lëvizjen rebele FMLN, dhe partitë politike, me ndërmjetësimin e Kishës Katolike dhe OKB-së.

 

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Zbulohet dokumenti: “Informohemi se Komandanti i Regjimentit të 12 të Serbit në Dibër, interesoheshka tepër për vrasjen e Halid Lleshit dhe...”/ Telegrami i 1923-it, për babanë e ish-Presidentit

Next Post

“Brigadat komuniste serbo-bullgare dhe malazeze e shqiptare, të drejtueme nga Shefqet Peçi e Aqif Lleshi, u gjuanin gjyle mortajash, vllaznve kosovar…”/Studiuesi nga Shkupi publikon dokumentet

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 01 Qershor 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 10 Qershor 2023

June 9, 2023
Kalendari Historik 01 Qershor 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 09 Qershor 2023

June 8, 2023
Kalendari Historik 01 Qershor 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 08 Qershor 2023

June 7, 2023
Kalendari Historik 01 Qershor 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 07 Qershor 2023

June 6, 2023
Kalendari Historik 01 Qershor 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 06 Qershor 2023

June 5, 2023
Kalendari Historik 01 Qershor 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 05 Qershor 2022

June 4, 2023
Next Post
“Brigadat komuniste serbo-bullgare dhe malazeze e shqiptare, të drejtueme nga Shefqet Peçi e Aqif Lleshi, u gjuanin gjyle mortajash, vllaznve kosovar…”/Studiuesi nga Shkupi publikon dokumentet

“Brigadat komuniste serbo-bullgare dhe malazeze e shqiptare, të drejtueme nga Shefqet Peçi e Aqif Lleshi, u gjuanin gjyle mortajash, vllaznve kosovar…”/Studiuesi nga Shkupi publikon dokumentet

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!