• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, July 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kampi i Tepelenës u ‘inaugurua’ me vdekjen e prindërve të mi, eshtrat e të cilëve, i morëm natën pas ca kohësh dhe i mbajtëm në shtëpi…”/ Dëshmia tragjike e nipit të Abaz Kupit

“Kampi i Tepelenës u ‘inaugurua’ me vdekjen e prindërve të mi, eshtrat e të cilëve, i morëm natën pas ca kohësh dhe i mbajtëm në shtëpi…”/ Dëshmia tragjike e nipit të Abaz Kupit
“Gjyshi, që ishte kryetar i Degës së Brendshme, vinte i mërzitur, se i kërkonin që të torturonte të arrestuarit dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e punonjëses së Bashkisë së Tepelenës
“Kampi i Tepelenës u ‘inaugurua’ me vdekjen e prindërve të mi, eshtrat e të cilëve, i morëm natën pas ca kohësh dhe i mbajtëm në shtëpi…”/ Dëshmia tragjike e nipit të Abaz Kupit
“Në kampin e Tepelenës, një grua nga Vermoshi vrau veten se i vdiqën brenda ditës dy fëmijët binjakë…”/ Rrëfimi I Lek Pervizit
“Kampi i Tepelenës u ‘inaugurua’ me vdekjen e prindërve të mi, eshtrat e të cilëve, i morëm natën pas ca kohësh dhe i mbajtëm në shtëpi…”/ Dëshmia tragjike e nipit të Abaz Kupit
“Gjyshi, që ishte kryetar i Degës së Brendshme, vinte i mërzitur, se i kërkonin që të torturonte të arrestuarit dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e punonjëses së Bashkisë së Tepelenës

Nga Mira Tuci

Memorie.al / Mua më quajnë Seit Fadil Petrela, i datëlindjes 25 shtator 1947. I kam kaluar 75 vjet. Babai, Fadil Petrela, ishte biri i Selman Agë Petrelës. Nëna ime quhej Xhuma Petrela Kupi, e bija e Abaz Kupit. Menjëherë pas çlirimit, me një dëshmi nga Ministria e Drejtësisë, të cilën ne e disponojmë, vërtetohet që më datë 4 dhjetor të vitit 1944, pra, 5 ditë pas datës së “çlirimit”, 29 nëntor 1944, babai im u arrestua, kurse gjyqi u zhvillua në gusht-shtator të 1946: E dënuan me 2 vjet burg. Babai doli nga burgu në vitin 1946. Në këtë periudhë gëzimi pas kthimit nga burgu, ishte fati im të vija në jetë në shtator 1947. Por as gëzimi i lirimit nga burgu, as gëzimi i ardhjes në jetë të një fëmije tjetër nuk zgjatën shumë, sepse në janar të vitit 1949, për arsye të kësaj biografie të familjes, të kësaj prejardhje familjare, na internuan në kalanë e Beratit. Aty kishte edhe shumë familje të tjera të internuara. Qeveria e asaj kohe nuk u mjaftua me burgun për babain, por dënoi edhe gjithë familjen me internim. 

Unë isha pak më shumë se 1 vjeç, pra, nuk jam dëshmitar okular i ngjarjes, por janë shumë ngjarje të faktuara me dokumente dhe fakte të tjera tragjike të pakundërshtueshme si vdekja, që nuk kanë nevojë të provohen nga dëshmitarë okularë.

Kemi ndenjur në Berat deri me datë 13 maj 1949. Me datën 13 maj të vitit 1949, vonë në mesnatë pothuaj, erdhi një autokolonë me shumë mjete, kamionë, dhe sipas një vendimi të gjithë të internuarit në Berat, Kuçovë, etj., do të përqendroheshin në kampin famëkeq të Tepelenës. Rrugës nga Berati për në Tepelenë, duke ndjekur rrugën malore nga Urë e Goricës që vazhdon në Këlcyrë, njëra nga makinat që ishte në autokolonë, në të gdhirë të datës 14 maj të 1949, gremiset në humnerë. Nga ky aksident automobilistik, prindërit e mi humbën jetën.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

“Në letrën që i dërgonte Musinesë para arratisjes, i vëllai Muntazi, i shkruante; u detyrova të largohem, pasi bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha ka urdhëruar…”/ Historia e panjohur e familjes Kokalari

Në ato rrethana, duke qenë se ishte natë, ishte udhëtim për në kamp, me shumë vështirësi, siç dëshmojnë pjesëtarët dëshmitarë okularë të kësaj ngjarje te dhimbshme, me mjete rrethanore siç vërtetohet edhe në një vendim gjyqi i zhvilluar në vitin 1994, për të dëshmuar për këtë fakt që ka ndodhur, varrimi ose groposja e prindërve të mi, është bërë me mjete rrethanore. Dikush ka thënë një shprehje: “Kemi hapur varret me kapakë tenxheresh”, duke mos patur veglat e nevojshme për atë punë.

Pasi është kryer ky rit, autokolona ka vazhduar rrugën dhe kemi përfunduar në Tepelenë. Në makinë me ne ka qenë edhe gjyshja ime dhe halla, motra e babait, e cila, ishte vajzë në moshë, por ende e pamartuar, prandaj quhej se bënte pjesë në familjen prindërore tok me vëllain. Kështu edhe ajo u dënua së bashku me gjithë familjen.

Nga aksidenti, gjyshja pësoi goditje në shtyllën kurrizore dhe e nisën për në spitalin e Gjirokastrës, e më pas mbeti uloke. Halla ime, pësoi tronditje të fortë nervore nga tragjedia që goditi familjen dhe vuajti tërë jetën nga shqetësime të tilla. Deri në fund të jetës, 6-7 vite më parë, ajo kishte tmerr të hypte në makinë.

Nga familja ime në Tepelenë, mbërritëm vetëm ne, 4 fëmijë dhe halla. Prindërit i varrosën rrugës, kurse ne si fëmijë, duke u rritur e duke kuptuar, na ka munduar mendimi se, ku ishin varret e prindërve. Vëllai i madh, Bujari, që për mua u bë edhe babë, edhe nënë, pra, gjithçka, me niciativën e tij, duke qenë që diçka mbante mend, e ka fiksuar pamjen e vendit. Mbi ato varre kishte vetëm një gur si shenjë.

Ne e kishim dëshirën e pashuar për të gjetur vendin ku preheshin prindërit tanë fatkeq, që edhe neve na lanë në mes të internimit, por ishim shumë të vegjël dhe pa asnjë përkrahje. Rreth vitit 1971 apo 1972, për të mirën tonë, një banor i asaj zone, të cilit i jemi mirënjohës për gjithë jetën, na njoftoi se po hapeshin tokat e reja në zonën ku kishte ndodhur aksidenti dhe ku ishin varrosur prindërit tanë e, nga kjo gjë, do zhdukeshin shenjat e varreve.

Atëherë, vëllai me një mikun e tij, që nuk gjejmë fjalë ta falenderojmë përjetësisht, shkuan natën, gjetën varrin, i nxorën nga varri eshtrat e prindërve dhe i sollën në shtëpi. Për një kohë të gjatë i kemi mbajtur në shtëpi eshtrat e prindërve, se kuptohet, në atë kohë ishte e pamundur edhe mundësia e varrimit ligjor, ngase ata vazhdonin të ishin të dënuar (!).

Me mundësinë e një mikut tonë që punonte në atë kohë në varreza, i varrosëm për të pasur një shenjë përgjithmonë, pa vendosur emrin te kryet, siç është zakon, pra, pa ditur njeri se çfarë ishte ai varr. Më vonë, me kalimin e kohës, përmirësuam pak varrin, derisa erdhi koha që u bë e ligjshme që ata të kishin një varr me emrat e tyre sipër. Sot, prindërit e mi prehen pranë njëri-tjetrit, me kujdesin tonë për ato varre.

Vëllai i madh që është për mua gjithçka, quhet Bujar, i datëlindjes 1938, vëllai i dytë, Ylberi, i datëlindjes 1942, vëllai i tretë, Halili, është 74 vjeç; Unë i kam kaluar të 70, po afrohem të 75.

E vërteta është se kam qenë në kampin e Tepelenës, në një moshë që nuk kuptoja asgjë. Edhe vëllai im më i madh, Bujari, ishte tejet i vogël. Kur kam dashur të mësoj ndonjë gjë më shumë si më i vogli dhe më fatkeqi në këtë fatkeqësi, nuk kam mundur t’ia nxjerr dot nga goja.

Ai ka qenë në një moshë që e ka kuptuar vdekjen e prindërve, aksidentin e gjyshes, ka kuptuar që ne papritur mbetëm fare vetëm 4 fëmijë jetimë, mes një kampi me të internuar, 4 fëmijë nga të cilët njëri pothuaj foshnje mes një turme të internuarish! Çfarë duhet të them më? Kishim ndonjë faj? Vëllai ka pësuar tronditje të thellë, prandaj ai nuk flet, nuk i bën zemra. Ishte ai që kujdesej për ne.

Pastaj, ne kemi ndenjur në kampin e Tepelenës vetëm dy javë e pak, sepse edhe vetë drejtuesit e kampit, e panë të pamundur të kujdeseshin për 4 jetimë. Gjyshja jonë, pra, nëna nga babai, ishte në spital e paralizuar, motra e babait, pësoi krizë nervore. Mendoj që, për aq kohë, të gjithë ata njerëz që na njihnin, janë kujdesur për ne me aq sa kishin mundësi.

Ne na mori në kujdestari xhaxhai i babait, Gani Petrela, atij iu dha e drejta nga organet e pushtetit, jo se ai e bëri, vullnetin e kishte, por nuk kishte shumë mundësi. Erdhëm në Tiranë tek xhaxhai i babait, por edhe ai pati pjesën e vet të fatkeqësisë. Edhe xhaxhai i babait, Gani Petrela, nga viti 1951 u dënua me burg; U dënua për mos kallëzim të vëllait të tij, domethënë të gjyshit tim, i cili vazhdonte të ishte i dënuar që nga viti 1945, por faktikisht ai kishte 6 vjet që fshihej i strehuar në një shpellë tek një miku i tij nga Zall Herri.

Kur u mor vesh që gjyshi im ishte gjallë, atëherë dënuan edhe vëllain e tij, pra, xhaxhain e babait, për mos kallëzim të të vëllait të vet te organet e pushtetit. Vëllain e gjyshit e dënuan 12 vite; ai kreu 10 vite. E nxorën në vitin 1962. Mesa duket kishte qenë shumë i sëmurë në burg, sepse jetoi vetëm 1 muaj pas lirimit dhe vdiq.

Kështu kaloi jeta jonë nën kujdestarinë e njerëzve të afërm, hallat, dy motrat e babait, te njerëzit e mi në Lushnje, se në atë kohë ishin të internuar në kampet e Lushnjes, Gradisht, Grabian, Savër, Plug. Atje kaluam një pjesë të jetës.

Nga familja e babait tim, në burg ka qenë babai dhe xhaxhai i babait, që e përmenda më lart Gani Petrela. Nga familja e nënës në burg ka qenë daja im, Fatbardh Kupi, i biri i Abaz Kupit, si edhe njëra nga tezet, Hyjrie Kupi Dosti, pikërisht sepse ishte e shoqja e Viktor Dostit. Dy dajat e tjerë u larguan nga Shqipëria bashkë me të atin, Abazin, në 1944. Në Shqipëri mbeti vetëm njëri dajë, Fatbardh Kupi, i cili gjithë jetën e tij e kaloi në burgje e internime.

Teze Hyjria, ka qenë në burgun e Tiranës tek Fabrika e Tullave. Daja ka lëvizur burgjeve gjithandej: në Maliq, në Qafë Bari, në Tiranë, në Ballsh, nga viti 1944 – 1990, pra, plot 46 vjet. Praktikisht kaloi gjithë jetën në burg-internim, hyri djalë fare i ri, doli plak pa fuqi.

I jam mirënjohës gjyshes sime nga babai, Alie Petrela, që me stoicizëm na rriti, na edukoi dhe u bë busull e jetës sonë, jetë të cilën, ne katër vëllezërit e kemi justifikuar me sjelljen tonë, me punën tonë dhe me qëndrimet tona. Mirënjohje për dy hallat e mia, Kaje Vorpsi Petrela, të cilën e patëm edhe në internim në Tepelenë dhe Vaje Këllezi Petrela, e cila ishte martuar qysh më parë, prandaj shpëtoi nga internimi në Tepelenë.

Ato janë kujdesur për ne, njësoj me fëmijët e tyre, pavarësisht se të dyja në familjet e tyre kanë patur probleme e vështirësira. Dhe ne i kemi patur si prindër. Sa i takon gjyshes nga nëna apo tezet, ato, si familje e Abaz Kupit, ishin të internuara dhe të shënjuara si armike të betuara të partisë e popullit! Ato, me aq sa mundeshin, na mbanim në stinën e verës. Na kanë mbajtur pranë me shumë dashuri dhe dhembshuri.

Thonë, sytë shohim më mirë pas lotimit. Pas asaj që hoqëm, ne shikonim shumë më mirë! U bëmë shumë të kujdesshëm edhe pse e dinim se ishim nën vëzhgim. Por me mënyrën se si u sollëm, me mënyrën se si punuam i detyruam njerëzit të na vlerësonin.

Për mua dhe vëllezërit e mi kanë qenë njerëz të mirë ata që nuk na kanë rënë në qafë, sepse me kushtet në të cilat u rritëm, nuk kishim ndonjë pretendim që të na ndihmonin. Boll një qëndrim, një vlerësim i asaj që isha, për mua ishte mjaftueshëm.

Pas rënies së diktaturës, kam punuar në Ministrinë e Brendshme nga viti 1994 deri në 2004. U largova me dëshirën time për arsye shëndetësore, pasi u operova tri herë dhe me shëndetin e lig, nuk e përballoja dot ngarkesën e punës.

Kampi i Tepelenës, me vendim qeverie njihet si kampi i telave me gjemba, është barazuar me burgun. Pra, prindërit e mi quhet që kanë vdekur në burg dhe deri tani nuk kemi marrë akoma asnjë kompensim! Jemi interesuar, kemi plotësuar çfarë kërkohet. Ka pasur disa pengesa, për dosje të vonuara, do shihet…! Por, nuk na është thënë ndonjëherë që nuk e meritoni.

Është fakt se kampi i Tepelenës u inaugurua me vdekjen tragjike të prindërve të mi, dhe unë foshnjë tok me vëllezërit jetimë brenda në të! Besoj, me kaq, i kam thënë të gjitha. Me këtë intervistë që dhashë nuk bëj rolin e viktimës, as të detyroj ndokënd që, si të thuash, të mbushë sytë me lot me jetën time. Do kisha përballuar shumë më tepër se kaq vuajtje, vetëm të kisha ndjerë një dorë nëne apo babai mbi kokë. Pra, peng i jetës sime, janë prindërit e mi.

Arsyeja është “Fakulteti Suprem”, është diploma supreme që zoti i ka dhënë njeriut dhe ia ka dhënë njeriut arsyen që me të, të mposhtë ngulçet e zemrës, dhe t’i nënshtrohet asaj që është më e drejta dhe më e mira. Nuk mund t’i imponosh dikujt të të thotë “më fal”. Më duaj me zor, në këtë botë, nuk ka!

Në mendësinë time fjala intelektual nuk cilëson një njeri që merr një diplomë, siç thuhet rëndom duke e turpëruar vetë intelektin. Të qenët intelektual lidhet pazgjidhshmërisht me cilësitë i njerëzishëm, pra, zemërmadh, i drejtë, i ndershëm. Uroj që kjo mendësia ime të mirëkuptohet, sepse kështu mund të njihet ç’qenë këto fatkeqësi tonat, që ato të mos përsëriten kurrë më.

Të ecësh përpara, është gjëja më e mirë, por të ecësh pa e kujtuar të shkuarën, gjithmonë do kesh ndonjë mangësi. Nëse ju më pyesni, a ka të ardhme vendi im, është kjo bindje që më ka mbajtur në Shqipëri pas vitit 1990, megjithëse i kisha të gjitha mundësitë për të emigruar.

Kam pasur dëshirë të rri në këtë vend dhe me punën time të ndiej se po e vendos një tullë, që ai që do të vijë pas meje, të mos heqë tullën time, por të vejë edhe ai një tjetër mbi të. Kështu tullë, tullë mund të ngrihet ky vend. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Polici-xhelat i Spaçit, që s’na linte të hanim, shokët që vdiqën në galeri dhe si do më zhduknin fizikisht, pas letrës që bëra...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

Next Post

Kalendari Historik 15 Dhjetor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Personazh

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

July 5, 2026
“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46
Personazh

“Në letrën që i dërgonte Musinesë para arratisjes, i vëllai Muntazi, i shkruante; u detyrova të largohem, pasi bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha ka urdhëruar…”/ Historia e panjohur e familjes Kokalari

July 6, 2026
“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit
Personazh

“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit

July 10, 2026
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Kur Esat Pash Toptani i ofroi Suf Xhelilit, para, tituj, grada e poste, ai jo vetëm që s’i pranoi, por i tha…”/ Historia e panjohur e trimit të Sllovës, tmerrit të serbëve, nipit të Elez Isuf Ndreut, “gjeneralit me shajak”

June 29, 2026
“Në Zogjaj, serbët kanë vjedhur e djegur 124 shtëpi dhe kanë hedhur në flakë, një grua me emrin Rihane, dy vajzat, Fazile e Myslime, Bajramin 7-vjeçar…”/ Shkrimi i “Corriere delle Puglie”, 21 dhjetor 1913
Personazh

“Pas dhunës mizore të Dervish pashës, Ali Ibra me plagën e 13 në trup, u kthye në kullën e tij në Shipshan, ku Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe…”/ Historia e panjohur të udhëheqësit popullor të malsisë së Gjakovës

June 28, 2026
“Në vend që të rrinë urtë, si hajdutë që janë e që kanë marrë si shumë, dhe kur duhet t’i mbushin brekët, se mos e hanë, grekët dhe të tjerët dashkan…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Konicës
Personazh

“Konica ka shkruar arritjet dhe mangësitë që ka krijimtaria naimiane, pasi sipas tij, poezia e Frashërit ishte e papërpunuar dhe Faiku…”/ Historia e panjohur e “përplasjeve” të kolosëve të letrave shqipe

June 25, 2026
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor 2022

Kalendari Historik 15 Dhjetor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme