• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, November 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Vogëlushja bukuroshe Li e cila jetonte në ishullin San Hae Guan, ra dakord me ato që kërkonte Princi dhe pasi u vesh…”/ Dëshmia e pilotit nga Tepelena që u diplomua në Kinë

“Pasi na përzunë nga shkolla e Aviacionit Ushtarak në Kaukazin e Veriut, na dërguan në Mançurinë e largët të Kinës, ku neve…”/ Dëshmia e rrallë ish-studentit ushtarak
“Pasi na përzunë nga shkolla e Aviacionit Ushtarak në Kaukazin e Veriut, na dërguan në Mançurinë e largët të Kinës, ku neve…”/ Dëshmia e rrallë ish-studentit ushtarak
“Pasi na përzunë nga shkolla e Aviacionit Ushtarak në Kaukazin e Veriut, na dërguan në Mançurinë e largët të Kinës, ku neve…”/ Dëshmia e rrallë ish-studentit ushtarak
“Pasi na përzunë nga shkolla e Aviacionit Ushtarak në Kaukazin e Veriut, na dërguan në Mançurinë e largët të Kinës, ku neve…”/ Dëshmia e rrallë ish-studentit ushtarak
“Pasi na përzunë nga shkolla e Aviacionit Ushtarak në Kaukazin e Veriut, na dërguan në Mançurinë e largët të Kinës, ku neve…”/ Dëshmia e rrallë ish-studentit ushtarak
“Pasi na përzunë nga shkolla e Aviacionit Ushtarak në Kaukazin e Veriut, na dërguan në Mançurinë e largët të Kinës, ku neve…”/ Dëshmia e rrallë ish-studentit ushtarak
“Pasi na përzunë nga shkolla e Aviacionit Ushtarak në Kaukazin e Veriut, na dërguan në Mançurinë e largët të Kinës, ku neve…”/ Dëshmia e rrallë ish-studentit ushtarak

Nga Njazi Nelaj 

Pjesa e tetë 

                                      –  Në shkollën kineze të aviacionit ushtarak –

Memorie.al / Të përzënë nga shkolla sovjetike e Aviacionit, me ëndrra të prera në mes, një pjesë e grupit të studentëve për pilotë, që kishim studiuar një vit në qytetin e Batajskut, më 8 janar të vitit 1962, pas një lundrimi “skëterrë”, me një anije mallrash, mbërritëm në qendrën e Shkollës së Tretë të Aviacionit Ushtarak të Kinës, në qytetin Çin Zhou. Ai ndodhet në “zemër” të Mançurisë; në atë kohë kishte rreth 200.000 banorë. Pa ndonjë industri të spikatur. Një qytet me ndërtime 2-3 katëshe por me rrugë të asfaltuara. Terreni përqark qytetit ishte fushor; pranë tij janë brigjet Perëndimorë të Detit të Verdhë. Njëra nga vlerat e këtij qyteti mbahej fakti që aty ishte qendra e Shkollës së Tretë të aviacionit ushtarak të Kinës. Vajtja ime në këtë shkollë e në atë qytet ishte një rast fatlum. Në listën prej 7 studentësh të kursit tonë ku bënin pjesë: Adem Çeça, Dhori Zhezha, Mihal Pano, Bashkim Agolli, Andrea Toli dhe Sherif Hajnaj (Bracki), u përfshi, fare rastësisht dhe emri im, Niazi Nelaj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959

                                                      Vijon nga numri i kaluar

Studenti e vendosi aeroplanin në mes të brezit të ngritjes, dhe mbasi mori lejen nga udhëheqësi i fluturimeve, i shtoi, deri në maksimum xhirot motorit. Avioni lëvizi përpara, me vrull, duke rritur shpejtësinë deri në atë të shkëputjes nga toka. Kur shpejtësia në instrument arriti 80 km./orë, studenti, sipas instruksionit, për ta ndihmuar e shpejtuar shkëputjen e avionit nga toka, ç’vendosi përpara dorezën e drejtimit, veprim, i cili bën të shkëputet nga toka rrota e prapme e më pas largohet avioni nga toka.

Mirëpo gishti i madh i dorës së djathtë që bën këtë veprim, kishte ngecur tek rripi i parashutës që mbante veshur studenti e për rrjedhojë, veprimi nuk u krye. Raportoi studenti, me radio dhe vendosi të ndërpresë ngritjen, duke u kujdesur për pakësimin e fuqisë motorike dhe shuarjen e shpejtësisë të avionit. Analiza sqaroi se fajin e kishte studenti; të cilit i’u dhanë fluturime plotësuese, me instruktorin në kabinën e dytë.

Nga fluturimet pa ndonjë dëshirë të veçantë të cilat nuk më sillnin kënaqësi mbaj mend një aspekt kur isha duke pilotuar, në zonë, me instruktorin tim, kinezin Ma. Në planin e asaj dite ishte rikujtimi i njërës nga figurat më të vështira të pilotimit në rrafshin vertikal, i cili, në gjuhën teknike emërtohet perevorot, që do të thotë përmbysje. Në lartësinë 1500 m., kur avioni fluturonte në vijë të drejtë me shpejtësi 150 km./orë, ngrije hundën e avionit 15-25 gradë, sipër horizontit dhe me një lëvizje të shpejtë, diagonale të dorezës së drejtimit, të shoqëruar me shtypje të fortë të pedales në anën e dëshiruar e përmbysje avionin.

Kur avioni përmbysej e ishte në pozicionin me rrota përpjetë, duhet të tërhiqje dorezën e komandimit për ta çuar avionin në pikiatë të thellë. Instruktori, siç e kishim biseduar qysh në tokë, më lejoi ta plotdoja unë figurën. E përmbysa avionin por në pozicionin kokëposhtë, hunda e tij binte poshtë horizontit. E përsërita, disa herë; më doli e njëjta gjë. Ma tregoi instruktori. E përsërita; nuk më doli.

U mërzit “kali durimmadhi” e me radion e brendshme, për t’u treguar sa më i afërm me mua, për të më qetësuar, më tha, gjysma në gjuhën kineze, gjysma në një shqipe të çuditshme: “Nja gji bëj këtë e atë”! Nuk e thoshte dot fjalën Niazi, se në gjuhën e tij, nuk ekziston një hieroglif i tillë.

Programin e fluturimeve, në ‘Jak-18 U’, E nisëm në pranverën e vitit 1962 dhe e përfunduam në verë. Shokët tanë, të skuadriljes tjetër, vazhdonin të fluturonin në Liu Shi Bao. Na pyetën drejtuesit e shkollës: Doni të shkoni me pushime, në Talin (Dalnij), një port detar afër gadishullit Korean, apo të nisni programin teorik për të kaluar në avionin reaktiv ‘Mig-15 Bis’?

Ne, të mërzitur nga ajo përsëritje e programit, në avionin me helikë, me qëllim të përfundonim shkollën sa më parë e të ktheheshim në Atdhe, u shprehëm, njëzëri se duam të nisim programin e ri. I humbëm pushimet e gjë nuk fituam.

Nga mesi i verës 1962, u shpërngulëm në një qytet të vogël, po në provincën Ljao Ning, i cili quhet Sui Xun dhe ndodhet në bregdetin Perëndimor të Detit të Verdhë. Aerodromi kishte një pistë të betonuar, me drejtim: Veri- Perëndim; Jugë-Lindje. Përmasat e brezit të betonuar të tij ishin 2.500 X 60 m. Dimensionet e aerodromit dhe pozicioni i tij ishin të përshtatshëm për zhvillimin e fluturimeve me studentë, në aeroplanin reaktiv ‘Mig-15 Bis’.

Qyteti Suj Xun, ngjasonte më tepër me një fshat të madh provincial, të ndërtuar në stepë. Ishte përzgjedhur të fluturonim në atë aerodrom, nisur nga përparësitë që u theksuan diku në hyrje të këtij shkrimi. U vendosëm në një garnizon ushtarak, në kushte jetese të përafërta me ato që përjetuam në Lju Shi Bao.

E nisëm me një përgatitje të shkurtër teorike e cila vazhdoi rreth 3 muaj. Mësuam veçoritë e pilotimit me aeroplanin reaktiv ‘Mig – 15 Bis’ dhe variantin e tij mësimor ‘UTI- Mig 15’. Niveli i mësimdhënies dhe kërkesa për të përvetësuar çdo detaj ishin të pranishme në çdo hap. Pedagogët, edhe në këtë rast “nuk të falnin”. Ndiheshim në një shkallë më të lartë kualifikimi; do të fluturonim me një aeroplan më të shpejtë, në lartësi më të madhe; me autonomi fluturimi shumë më të largët (si distancë) dhe avioni i ri ishte i armatosur; me tre topa (2 X 23 m/m. e 1 tjetër 1 X 37 m/m.).

U bëmë më seriozë e ndiheshim më kompetentë. Mend nuk shisnim, nga që ishim vetëm në fillimet e përvetësimit të avionit luftarak. I’u futëm “seriozisht” mësimit të veçorive të shfrytëzimit të këtij avioni serioz. Instruktorët e teknikës së pilotimit, ashtu si pedagogët e proçesit teorik ishin nga më të mirët që kishte aviacioni kinez. Na drejtonin pilotë, ndonjëri nga të cilët kishte marrë pjesë në luftime ajrore në luftën e Koresë.

Para fillimit të fluturimeve, i’u nënshtruam një testi mjekësor. Shoku ynë Mihal Pano, nga Tirana, u deklarua i paaftë, për të fluturuar në avionët reaktivë edhe pse kishte fluturuar në dy tipa avionësh me helikë. Ai u veçua nga ne. Në përfundim të programit të fluturimeve në ‘Jak-18 U’, ishte deklaruar i paaftë nga ana shëndetësore, shoku im më i afërt – Sherif Çelo Hajnaj (Bracki) i cili e kishte frekuencën më të lartë nga e rekomanduara për pilot.

Atij dhe dy studentëve të grupit të shturmanëve: Enver Muça e Flamur Dedei, u akordua e drejta e studimit për t’u bërë për përkthyes të gjuhës kineze, në Universitetin e Pekinit. Mihali nuk u lejua të fluturonte në avionët reaktivë për arsye se, instruktorët e fluturimit nuk e morën përsipër t’i mësonin praktikën ajrore. Ai vazhdoi të qëndronte me ne, në Sui Xun, jashtë grupeve të fluturimit. Mbetëm pesë studentë: Andrea Petro Toli, Bashkim Salih Agolli, Adem Çeça, Dhori Nasi Zhezha dhe  Niazi Xhevit Nelaj.

U ndamë në dy nëngrupe. Në njërin isha unë, Dhori dhe Ademi; në tjetrin ishte Andrea dhe Bashkimi, të cilin e thërrisnim “Nipçe”. Instruktor i grupit ku bëja pjesë, u caktua beqari i madh në moshë, kinezi shtatshkurtër, thatim, i shkathët si ketër e i fortë – Liu Shë Mo. Të gjithë flinim në katin e dytë të një ngrehine dykatëshe, në qendër të garnizonit ushtarak të Sui Xunit.

Siç është normë në aviacion, për të komunikuar nëpërmjet radios me shokët në ajër e me tokën, për të ruajtur fshehtësinë, në vend të emrave faktikë, përdornim indekse (numra). Ky rregull ishte dhe në Bashkimin Sovjetik. Grupi ynë prej 5 studentësh kishte këta indekse:

Adem Çeça mbante indeksin – 71; e thënë në gjuhën kineze ishte Kue- I; Kue, domethënë – shtatë; i do të thotë një. Së bashku lexohen 71.

Andrea Toli, mbante indeksin- 72, që lexohet ‘kue ljang,’ e do të thotë shtatëdhjetedy.

Dhori Zhezha, mbante indeksin 78, që lexohet ‘kue pa’, e do të thotë shtatëdhjetë e tetë.

Bashkim Agolli, mbante indeksin 73, që lexohet ‘kue san’, e do të thotë shtatëdhjetë e tre.

Niazi Nelaj, mbante indeksin 74, që lexohet ‘kue së’, e do të thotë shtatëdhjetë e katër.

Kishte diçka për t’u shënuar në këtë çështje; Numrat, në gjuhën kineze nuk janë të njëjtë, si në ushtri dhe në jetën civile. P.sh., duke numëruar nga njëshi deri në dhjetë, në gjuhën e përgjithshme kemi numërimin: i; ar; san; së; u; lju; çi; pa, gju, shë; – në gjuhën ushtarake kemi: jao, ljang, sang, së, u, lju, kue, pa, go, shë. Pra, disa nuk janë e njëjta gjë. Ne, si ushtarakë, në komunikim respektonim gjuhën ushtarake.

Aerodromi i Sui Xunit, ishte i pajisur me mjete radioteknike të kohës, të cilat siguronin zbulimin e objekteve ajrorë dhe drejtimin e radiondërlidhjen, në distancat ku fluturonin aeroplanët reaktivë ‘Mig-15’. Meqenëse lartësia e fluturimeve ishte më e madhe, edhe radiondërlidhja, zbulimi e drejtimi i avionëve kishte shtrirje më të madhe. Orientimin tonë nga ajri, me terrenin e lehtësonte vija bregdetare, që kalonte pranë rajonit të fluturimeve dhe lumenjtë e shumtë që përshkonin atë ultësirë. Shumë pranë aerodromit ishte një ishull i vogël, me emrin San Hae Guan. Vendasit na kallëzuan një legjendë interesante që lidhet me historinë e këtij ishulli. Më poshtë po e sjell atë legjendë, siç ma kanë treguar në atë kohë.

Legjenda e ishullit San Hae Guan

Ishulli mban emrin e një vajze adoleshente, mjaft të bukur, e cila u bë theror, për të shpëtuar popullsinë e ishullit, nga rreziqet e kohës. Në kohën e lashtë, që kur nuk mbahet mend, në Mançuri sundonte me ashpërsi dinastia Han; njëra nga dinastitë më të fuqishme e më jetëgjatë të Kinës së lashtë. Në krye të dinastisë ishte një princ, i kamur e i fuqishëm, i cili sundonte me dorë të fortë. Ai, si çdo i kamur, kishte hobi flirtimin me disa femra të bukura. Të preferuara për të ishin vajzat adoleshente.

Princi, të cilit në gjuhën vendase i thonin “Huansha”, dërgonte në provincat e vartësisë të tij, “trimat” puthadorë, për të pikasur vajza të bukura. Mbasi i evidenconte ato, ai i ftonte, me lajka, premtime e dredhi dhe me dhurata të çmuara- në pallatin e vet. Disa vajza gënjeheshin nga premtimi se, gjoja princi do të martohej me to. I mbante në oborr e i shfrytëzonte për një farë kohe e më pas i zëvendësonte me të tjera, më të reja e gjithnjë të bukura. Sejmenët e princit ranë në gjurmët e vogëlushes Li (kumbull), e cila ishte mjaft e bukur dhe tepër e zgjuar.

Ajo, përveç fytyrës dhe trupit të bukur kishte dhe një botë të brendshme të pasur e shpirt bujar. Të dërguarit e princit katil ranë në kontakt me vogëlushen e bukur Li dhe i propozuan asaj të bëhej gruaja e princit të pasur. I premtuan gjithë të mirat e botës dhe e siguruan se do të shkelte mbi xhevahire e do të “notonte” në pasuri. Të dërguarit e princit, i bënë propozimin vajzës e morën udhën për të shkuar tek ai që i kishte nisur. Do t’i raportonin punëdhënësit për atë që kishin arritur e për të marrë shpërblimin për punën që kishin bërë. Ndërkohë, në pallat pritej përgjigja e vajzës së bukur.

Vogëlushja Li, nuk ishte vetëm e dukur; ajo shquhej dhe për një zgjuarsi natyrale. I priti mirë të dërguarit e princit e i gostiti me çfarë i’u ndodh. Ata, të kënaqur nga pritja që gjetën e nga premtimi i vajzës se pranonte të shkonte në pallatin e princit, “ranë në kurth” e, shpejtuan të çonin në pallat lajmin e mirë. Vajza adoleshente Li, kishte dëgjuar se princi ishte hileqar e i pabesë; ai nuk e mbante fjalën e dhënë e ishte me shpirt katili. Prandaj u kërkoi të dërguarve të nënshkruanin, në emër të princit një tip marrëveshje.

Bukuroshja Li, u vuri dy kushte negociatorëve, të cilët duhet t’ja transmetonin princit. Kushti i parë kishte të bënte me taksat e shumta që paguanin banorët e ishullit. Ata, edhe për të zbritur në breg duhet t’i paguanin taksë princit, përveç taksave të tjera. Princi, në qoftë se donte ta kishte bukuroshen Li në pallatin e tij, duhet të ulte taksat e popullsisë të ishullit.

Kushti i dytë ishte: Princi, gjatë sundimit të tij, duhet të ndërtonte një mur të lartë, i cili të pengonte depërtimin e hordhive mongole, të cilat herë pas here dyndeshin në hapësirat e provincës Ljao Ning dhe në ishullin San Hae Guan, ku bënin grabitje mallrash e femrash si dhe masakra monstruoze. Popullsia e ishullit pësonte dëme të mëdha nga grabitjet, vrasjet dhe përdhunimet që kryenin ushtritë mongole.

Sipas gojëdhënës, princi fodull i pranoi të dy kushtet dhe u përcaktua dita e dasmës. U përgatit bukuroshja Li, për të shkuar në pallatin e princit, u vesh nuse, me të bardha e qëndroi në pritje të krushqve që do të vinin për ta marrë. Ajo hipinë një vend të ngritur prej nga dukej udha nga do të vinin krushqit.

Sapo pa suitën e madhe të dërgesës së princit, bukuroshja Li, u hodh në ujë nga një shkëmb i lartë ku ishte ulur, buzë detit dhe u zhduk në ujërat e trazuara të tij. Njerëzit që ishin mbledhur për të festuar dhe të dërguarit e princit panë të notonte mbi valë, vellua e bardhë e vogëlushes Li dhe një kurorë me lule të freskëta, të cilën ja kishin thurur moshataret e saj.

Qysh atë ditë ishulli mori emrin e vogëlushes bukuroshe që u flijua për njerëzit e saj. Ishin banorët e këtij vendi që e pagëzuan ishullin me emrin e vogëlushes së tyre, të cilën e kishin “engjëll mbrojtës”.

Le të kthehemi tek çështja jonë e përgatitjes për të fluturuar në aeroplanët reaktivë ‘Mig-15’ dhe tek organizimi e zhvillimi i fluturimeve. Përgatitjen teorike dhe praktikën e fluturimit i zhvilluam në bazën ushtarake ajrore të Sui Xunit. Kinezët, fluturimin e kishin mësuar nga sovjetikët. Nga këshilltarët e instruktorët sovjetikë të teknikës së pilotimit, ata kishin mësuar mënyrën e pilotimit, shkencën e të fluturuarit dhe teknikën që e realizonte atë.

Madje, në uzinat kineze të prodhimit të aeroplanëve, në Shen Jan (Mukden), e cila u ngrit mbi bazën e industrisë japoneze të aviacionit, uzina e parë kineze e prodhimit të aeroplanëve, nisi prodhimin e aeroplanëve më 29 qershor të vitit 1951. Sipas praktikës kineze, aeroplanët ‘Mig-15’ që ajo prodhonte, u quajtën ‘Jian Jao-2’ ose ‘J.J. -2’.

Në kohën kur shkuam ne për të mësuar fluturimin, aviacioni kinez kishte shumë aeroplanë ‘Mig-15 Bis’, të falur nga Bashkimi Sovjetik dhe mjaft të tjerë, të prodhuar në uzinat evendit. Aeroplani ‘Mig-15 Bis’, ishte baza e aviacionit gjuajtës- bombardues të aviacionit kinez. Në armatim ishte dhe aeroplani ‘Mig -17’, në tre variante; ‘Mig-17’ i thjeshtë; ‘Mig-17 F’ dhe ‘Mig-17 PF’. Ata kishin në armatim dhe dy tipa të tjerë gjuajtësish: ‘Mig 19’ dhe ‘Mig 21’; të cilët i mbanin sekret.

Konstruktorët kinezë të aeroplanëve, me përpjekje të jashtëzakonshme kishin arritur të kombinonin karakteristikat më të mira të aeroplanëve gjuajtës- bombardues të flotës ajrore sovjetike me ato të aeroplanëve më të mirë amerikanë, të këtij lloji dhe kishin prodhuar një tip avioni “hibrid”. Nuk e pata fatin ta shikoja së afërmi këtë tip avioni, të cilin edhe vetë pilotët kinezë të bazës, që ishin të përzgjedhur ndër më të mirët, nuk e kishin parë.

E kisha parë vetëm kur fluturonte mbi bazën tonë ajrore, në lartësi të mëdha. I dukej vetëm shtëllunga e tymit të bardhë që linte prapa dhe siluetë i trupit të tij të gjatë; me krahë delta. Kinezët janë fantastikë për sa i takon ruajtjes së sekreteve. Në përgjithësi nuk del gjë nga goja e tyre; kur bëhet fjalë për çështje ushtarake, ata e kyçin më tepër gojën.

Po përgatiteshim për të nisur fluturimet në aeroplanët reaktivë Mig -15. Ja disa të dhëna taktiko-teknike dhe fluturuese të aeroplanit Mig-15 Bis:

Aeroplani gjuajtës – bombardues reaktiv i frontit, me një motor, u prodhua, për herë të parë në uzinën Nr. 1 të aeroplanëve sovjetikë, në Moskë, (e cila mbante emrin e Josif Visarionoviç Stalinit), në vitin 1948. Një uzinë e tillë u ndërtua dhe në qytetin e Novosibirskut. Fillimisht, për nevojat e Aviacionit Sovjetik, u prodhuan 13.131 aeroplanë ‘Mig-15’. Me gjithë porositë e vendeve të tjera socialiste, u prodhuan 15.560 aeroplanë ‘Mig-15’.

Në vitet 1950 – 1960, aeroplani ‘Mig 15 Bis’ ishte gjuajtësi më i përhapur në botë. Atë e kishin futur në armatim më tepër se 40 ushtri të vendeve të ndryshëm; në Europë; në vendet arabe, në Afrikë, madje dhe në kontinentin Amerikan. Destinacioni fillestar i aeroplanit ‘Mig-15 Bis’ ishte angazhimi në luftime ajrore aktivë me avionët gjuajtës dhe ata bombardues të armikut; neutralizimi i veprimeve të aviacionit të armikut; goditja e objektivave tokësore, kryerja e detyrave të zbulimit nga ajri dhe kontrolli i veprimeve luftarake, në fushën e betejës. Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 29 Nëntor 2022

Next Post

“Ti Kadri, ke qenë mëndje madh dhe në një mbledhje të qeverisë, i the shokut Nedin; mos e nxirr gjuhën jashtë dhëmbëve, kurse mua më...”/ Akuzat e Llambi Gegprifit në Byro, 8 tetor ‘82

Artikuj të ngjashëm

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

November 8, 2026
“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959
Dossier

“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959

November 8, 2026
“Revanshi që kishte marrë kryeministri Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, ishin me pasoja tragjike, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Kosova
Dossier

“Revanshi që kishte marrë kryeministri Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, ishin me pasoja tragjike, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Kosova

November 8, 2026
“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90   
Dossier

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90  

November 9, 2026
“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993
Dossier

“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993

November 8, 2026
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

November 8, 2026
Next Post
“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit

“Ti Kadri, ke qenë mëndje madh dhe në një mbledhje të qeverisë, i the shokut Nedin; mos e nxirr gjuhën jashtë dhëmbëve, kurse mua më...”/ Akuzat e Llambi Gegprifit në Byro, 8 tetor ‘82

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme