• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, August 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Na thanë u vetë-mbyt në Vjosë dhe arkivoli ishte i salduar, por babai s’deshi ta fusnim në shtëpi, si ‘armik i popullit’, kurse Kadri Hazbiu…”/ Misteri i zhdukjes të ing. të Uzinës së Armëve të Poliçanit në ’67-ën

Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
“Na thanë u vetë-mbyt në Vjosë dhe arkivoli ishte i salduar, por babai s’deshi ta fusnim në shtëpi, si ‘armik i popullit’, kurse Kadri Hazbiu…”/ Misteri i zhdukjes të ing. të Uzinës së Armëve të Poliçanit në ’67-ën
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al

Nga Entela Resuli

Memorie.al / Shpesh kur na ndodh një ngjarje e caktuar në jetë, ajo na mban mbërthyer pas vetes për shumë kohë, ndoshta edhe përgjithmonë. Kështu i ka ndodhur edhe Ilmi Qazimit, i cili ka kërkuar të ndajë me ne një pjesë të historisë së jetës së tij që ka të bëj me një ngjarje të ndodhur në vitin e largët 1967. Në atë kohë Ilmiu ishte 22 vjeç. Në familje ishin 7 fëmijë dhe jetonin në fshatin Çepan të Skraparit. Një ditë, për njërin nga fëmijët, Latifin, 27 vjeç, familjes i erdhi një lajm i hidhur, nga i cili nuk do të shkëputeshin kurrë. Sipas asaj që u tha, ai ishte vetë mbytur në lumin Vjosë. Por sot e kësaj dite, familja nuk e ka ende të qartë nëse ai vërtet u vetë mbyt, dhe nëse po, për çfarë, apo… e kanë vrarë!

Ilmiu, sot 78 vjeç na e tregon me detaje këtë histori, për të cilën kuptojmë që ka 56 vite që e rrëfen dhe e rrëfen, me çdo mik e shok që takon. E gjithë jeta e tij është rrotulluar rreth zbulimit se përse vëllai i tij u nda nga jeta në ato rrethana.

Ja çfarë ka ndodhur sipas Ilmiut, djalit të vogël të kësaj familje. Më 12 maj 1967 në familjen e tyre në fshatin Çepan e njoftuan se djali i tyre 27 vjeçar, Latif Fodulli, me detyrë inxhinier në Uzinën Ushtarake të Poliçanit, ishte gjendur i vdekur në afërsi të Tepelenës, por kishte kryer vet mbytje dhe kjo quhej vepër armiqësore, ndaj trupin e tij mund ta merrnin, ose jo.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

Sipas Ilmiut, i ati, Saliu, u tha: “Qeveria e shkolloi dhe e vuri në punë, prandaj unë nuk e dua po qe se është armik i popullit, ndaj trupi i tij të digjet”.

75-vjeçari e vazhdon rrëfimin e tij, duke na treguar se:

“Mbas disa orësh një grup tjetër nga shokët e partisë i solli lajmin se ‘nuk është armik i popullit ndaj mund ta merrni’. Paralelisht nga Poliçani me makinë dhe nga Çepani në këmbë me barelë, u nisën për në morgun e Tepelenës për ta marrë trupin e pajetë. 

Nga Dega e Punëve të Brendshme të atij rrethi, nuk u lejua kush që të shihte kufomën sepse, ajo paskësh qenë e dekompozuar shumë nga qëndrimi në ujë për rreth 15 ditë (28 prill deri 12 maj). 

U mbyll me ngjitje, saldim, në një arkivol llamarine dhe u përcoll më 13 maj, për në fshat. Aty, me urdhër të Sekretarit të Parë të Partisë së rrethit të Skraparit që i ishte dhënë mjekut të zonës, gjithashtu nuk u lejua që të hapej arkmorti i mbyllur hermetikisht dhe të shihej kufoma nga prindërit dhe familjarët.

Në datën 14 maj 1967 u bë varrimi ku morën pjesë gjithë banorët dhe asnjë punonjës i administratës vendore. Shoqërisht apo”i deleguar”, erdhi një anëtar i komitetit të partisë së uzinës…Nuk u mbajt asnjë fjalë përcjellëse”.

A u varros edhe e vërteta?

Kështu me varrimin e 27-vjeçarit, u varrosën edhe shumë pyetje që do të mbeteshin pa përgjigje sot e kësaj dite për familjen e të ndjerit.

Ata e varrosën djalin për të cilin nuk ishin të bindur se kush ishte dhe gjithçka ishte e dyshimtë, sipas tyre. Por kjo nuk i pengoi familjarët që të dekurajoheshin dhe ta ndalin aty kërkimin e tyre. Ata e kishin të vështirë të gjenin paqe…!

Pas disa ditësh, muaj, por edhe vite familjarët bënë kërkesa gojore e zyrtare me shkrim për arsyet e vdekjes së Latif Fodullit dhe morën vetëm një përgjigje: “Partia do ta zgjidhë këtë çështje”.

“Kadri Hazbiu, në dy takimet që pati me vëllain e madh, aso kohe oficer në repartet e kufirit tha se: ‘Kanë qenë burra më të mirë se Latifi dhe kanë mbytur veten…! Ai kish parë botë me sy dhe kur u caktua me punë në marishtet e Poliçanit u mërzit dhe u mbyt ne lumë…! Prindërve u thoni që të bëjnë gajret dhe të pranojnë pensionin…”- tregon Ilmiu.

Megjithëse, një vit më pas, familja e ka marr një përgjigje, me të cilën familjarët nuk u kënaqën dhe vazhduan kërkimet.

“Prokurori i rrethit të Beratit i asaj kohe, Irakli Puka, në një përgjigje të vitit 1968, të vetmen që kemi zyrtarisht me shkrim nga ky organ, thotë: “Ne nuk e kemi zbuluar arsyen e vdekjes së Latifit, por pensionin prindërit do ta marrin, pasi të plotësohen disa dokumente…”!

Ndërsa, kryetari i Hetuesisë së Republikës, Qemal Lame në një përgjigje me shkrim dërguar Ilmiut, vëllait të vogël të Latifit pas vitit 1980, thotë se: “Nuk kemi dëshmitarë të tjerë okularë për ngjarjen në fjalë që të sjellim ndonjë variant tjetër ndryshe nga ai zyrtar i deritanishëm”.

Mjeku ekspert ligjor, profesor Spiro Çipi, në takimin e kërkuar me ngulm nga Ilmiu në fund të majit 1967, në Tiranë, i ka thënë se: “Trupi i viktimës që ai kish ekzaminuar, sipas urdhrit që kish marrë, në morgun e Tepelenës, ishte i identifikuar si Latif Fodulli, por fotot përkatëse nuk lejohej që të shiheshin nga askush…”!

Familjarët u dorëzuan një e nga një gjatë viteve në kërkim të së vërtetës, i vetmi që i qëndron dhe vazhdon akoma është Ilmiu.

Ai ka kërkuar gjithë arkivat: atë Qendror Shtetëror, atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Uzinës së Poliçanit, të Shkollës së Mesme ”7 nëntori”, të rrethit të Skraparit, të Ministrisë Punëve të Jashtme, të Ministrisë së Industrisë e Minierave, të Ministrisë së Arsimit, Arkivin Shtetëror të Ndërtimit, dhe mundi të gjejë vetëm gjashtë dokumente që tregojnë se Latifi ka qenë nxënës, në Vlorë e Tiranë, student në Kinë, teknik gjeolog drejtues e zbatues në tetë vepra industriale e bujqësore të Shqipërisë, ku puna e tij dhe rezultatet kanë qenë vetëm të shkëlqyera.

Në valixhen personale u gjenden shumë dorëshkrime të tij si artist, si shkrimtar, poet, autor dramash, vizatues dhe një ditar prej 404 faqesh. Thuhet se ditarin e tij mbajtur në Poliçan, e ka marrë me cilësinë e provës materiale ish prokurori i çështjes…! Dhe asnjë dokument tjetër nuk u gjend deri tani në këto zyra shtetërore të të dy sistemeve ekonomiko-shoqërore për këto mbi 50 vjet. Përpjekjet për të gjetur ndonjë dokument apo të dhënë nga shkollat e larta ku ai ka studiuar në Republikën Popullore të Kinës rezultuan të gjitha pa sukses…!

Çfarë u tregua për këtë ngjarjeje…?!

Sipas Ilmi Qazimit, kriminalistika nuk e “zbuloi dot” arsyen e kësaj vdekjeje enigmatike. Sipas tij, familjes nuk iu dha asnjë lloj përgjigje me shkrim e argumentuar shkencërisht. Gojarisht vetëm kaq: ”Vet mbytje nga një krizë nervore”! Po ashtu është fakt se asnjë pjesëtar i familjes nuk u persekutua më vonë.

Për këtë brengë, vëllai i vogël i Latifit, në vijimësi, por sidomos pas vitit 1990, me gjithë vështirësitë që dolën në çdo hap të jetës dhe punës së tij si ushtarak dhe të punës për t’iu afruar së vërtetës së kësaj enigme, vendosi që krahas studimit dhe zbardhjes deri në dokumentin më të vogël nga dorëshkrimet e Latifit), të takojë të gjithë ata persona që e kanë njohur atë në punë e në jetë.

Ilmiu, tregon se ndër të tjera në vitin 2007, ka takuar një dëshmitar okular të orëve të fundit të asaj dite që Latifi është ndarë nga jeta.

Ai rrëfen se: “Z. N. Nurçe, tregon: ‘Desha ta takoja Latifin kur e pashë duke darkuar, sepse edhe unë jam me origjinë të largët nga Çepani, por e lashë për të nesërmen, me që isha me ca shokë të mijë të Përmetit, duke ngrënë darkë shoqëruar me nga një shishe birrë. Kur e pyeta në hotel ditën tjetër në sabah, nëse kishte dalë inxhinieri i Poliçanit, ai m’u përgjigj: ”Ohuu, Latifin erdhën dy vetë nga ora dy e natës dhe i thane: “ngrehu Latif se po na ikën makina” dhe ai shkoi me ta…! Këtë thënie e kemi dëgjuar edhe nga një dashamirës i familjes sonë që kish takuar rastësisht hotelxhiun pak ditë pas ndodhisë, dhe siç tregonte ai, këtë gjë hotelxhiu ua kish deponuar edhe hetuesve të çështjes, kur ata vanë në Këlcyrë”!

Dhe kështu ka kaluar jeta e Ilmi Qazimit, gjatë gjithë këtyre viteve, në kërkim të shkakut se: çfarë ndodhi me vëllain e tij 53 vite më parë.

E pranon edhe që shpesh herë është bërë i bezdisshëm për familjen dhe të afërmit, por ai nuk ka ndërmend të ndalet. Nga vëllezërit vetëm Ilmiu ka mbetur gjallë. Deri më tani ka botuar 3 libra për vëllain e tij Latifin. Më i fundit titullohet “Kam dashur… kur më urryen”, janë pjesë nga ditari i tij që i Ilmiu e ka ruajtur si gjënë më të çmuar që ka si kujtim.

Ai, edhe pse sot 75 vjeç, nuk ka ndërmend të heq dorë, as nga botimet për të vëllain dhe as nga përpjekjet për të gjetur arsyen e vdekjes së Latif Fodullit. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur i treguan se i biri, shkrimtar i njohur, ishte arrestuar për një letër që i dërgoi udhëheqjes, ai tha; po pse s’e zuri plumbi në ballë gjatë Luftës...”?!/ Dëshmia e shkrimtarit disident

Next Post

Kalendari Historik 22 Tetor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
Intervista

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 2, 2026
“Kur Haxhi Gora, na komunikoi; ‘Kryesia e Kuvendit, s’ua fali jetën, sot në mesnatë, toga e pushkatarëve, do ekzekutojë vendimin për katër shokët tuaj’, ne…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Intervista

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 3, 2026
“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës
Intervista

“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës

July 26, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Qirjako Mihali, si drejtor i Thesarit, s’ pranonte të akordonte disa gr, flori për një dhëmb të Vaçe Zelës, e mbështetën edhe Mehmeti me Manushin, por u ngrita unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-anëtarit të Byrosë Politike

July 16, 2026
“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit
Intervista

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

July 12, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i…”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike

July 8, 2026
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2022

Kalendari Historik 22 Tetor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme