• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Si u arratisa nga burgu i Pogradecit në ’53-in me majorin gjerman, Shmid dhe katër shokë të tjerë, nga ku kaluam kufirin e dolëm në Jugosllavi…” / Dëshmia e rrallë e Remzi Barollit që i shërbeu CIA-s

“Babanë ma pushkatuan, nëna vuajti 10 vjet burg, dy xhaxhallarët nga 30 e 35 vjet në qelitë e Enverit, unë u dënova me 101, motrat e vëllezërit gjithashtu…”/ Historia tragjike e familjes së ish – nënprefektit të Korçës
“Babanë ma pushkatuan, nëna vuajti 10 vjet burg, dy xhaxhallarët nga 30 e 35 vjet në qelitë e Enverit, unë u dënova me 101, motrat e vëllezërit gjithashtu…”/ Historia tragjike e familjes së ish – nënprefektit të Korçës
“Babanë ma pushkatuan, nëna vuajti 10 vjet burg, dy xhaxhallarët nga 30 e 35 vjet në qelitë e Enverit, unë u dënova me 101, motrat e vëllezërit gjithashtu…”/ Historia tragjike e familjes së ish – nënprefektit të Korçës
“Babanë ma pushkatuan, nëna vuajti 10 vjet burg, dy xhaxhallarët nga 30 e 35 vjet në qelitë e Enverit, unë u dënova me 101, motrat e vëllezërit gjithashtu…”/ Historia tragjike e familjes së ish – nënprefektit të Korçës
“Babanë ma pushkatuan, nëna vuajti 10 vjet burg, dy xhaxhallarët nga 30 e 35 vjet në qelitë e Enverit, unë u dënova me 101, motrat e vëllezërit gjithashtu…”/ Historia tragjike e familjes së ish – nënprefektit të Korçës
“Babanë ma pushkatuan, nëna vuajti 10 vjet burg, dy xhaxhallarët nga 30 e 35 vjet në qelitë e Enverit, unë u dënova me 101, motrat e vëllezërit gjithashtu…”/ Historia tragjike e familjes së ish – nënprefektit të Korçës
“Si u arratisa nga burgu i Pogradecit në ’53-in me majorin gjerman, Shmid dhe katër shokë të tjerë, nga ku kaluam kufirin e dolëm në Jugosllavi…” / Dëshmia e rrallë e Remzi Barollit që i shërbeu CIA-s

Nga Hajro Hajra

Pjesa e dytë

Memorie.al / Një rrëfim autentik, i jetuar dhe i pazbukuruar, i nxjerrë nga kujtesa e skalitur, por jo e fjetur, e shqiptarit që ka përjetuar ferrin komunist, por që ka arritur të ikën nga ai ferr falë shkathtësisë e besimit të madh se vetëm duke dalë nga ai purgatori, mund të luftohet ai dimër i acartë, ajo mjegullnajë e skëterrshme që kishte mbuluar Shqipërinë cep më cep, do të lexoni në këtë shkrim për Remzi Barollin, të dënuarin me 101 vjet burg nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

                                                   Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur

Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të

                                                      Dënime për sabotuesit

Regjimi komunist po ndiqte me vëmendje sjelljet dhe veprimet e të internuarve. Megjithatë, edhe në kushtet e një rrethimi të hekurt e të një mbikëqyrjeje të rreptë, të internuarit gjenin shteg për të vepruar. Pa përfunduar në tërësi hekurudha Durrës-Elbasan, segmenti Peqin-Elbasan, më 3 maj 1950, arrestohen një numër shumë i madh të internuarish, gjithsej 3.000 veta, të akuzuar për sabotim. Në mesin e tyre ishte edhe Remzi Barolli.

Kur e pyesim për shkakun e arrestimit të një numri kaq të madh njerëzish, zoti Barolli thotë: – Qeveria e atëhershme shqiptare ndihmonte komunistët grekë me të gjitha mënyrat e mundshme. Pos të tjerash, i ndihmonte ata për transportimin e pajimeve ushtarake në relacionin Durrës-Elbasan-Pogradec.

Ne, të internuarit, nuk e shihnim me sy të mirë këtë veprim të autoriteteve shqiptare, prandaj, në pamundësi për të ndërmarrë diçka, mllefin kundër grekëve, po edhe kundër tanëve, e zbraznim duke i dëmtuar automjetet greke (duke ua shfryrë gomat, duke u’a thyer xhamat e pjesët e drunjta, duke u hedhur zhavorr në motorë etj.) Policia kishte kapur njërin prej nesh dhe pastaj ai numër kishte arritur shifrën marramendëse – tre mijë.

Që nga dita e parë e arrestimit deri nga fundi i gushtit, të arrestuarit i kishin mbytur dajak, derisa i kishin detyruar të pranonin çfarë kishin bërë e çfarë nuk kishin bërë. Në muajin shtator kishte filluar gjykimi në Gjyqin Ushtarak të Korçës. Ishte një farsë gjyqësore që bëhej “në emër të popullit”, për t’a dënuar popullin.

Gjykoheshin disa qindra veta brenda një dite. Në tri ditë qenë gjykuar treqind të akuzuar nga Korça e nga Pogradeci. Të arrestuarit i sillnin në sallën e gjyqit lidhur me zinxhirë. Përveç që i kishin të lidhura me zinxhirë këmbë e duar, të burgosurit ishin të lidhur me zinxhirë edhe me njëri-tjetrin, prandaj e kishin vështirë të lëviznin dhe të ngriheshin në këmbë.

Për Remzi Barollin – dënim i përjetshëm

U ishin shqiptuar dënimet 11 të akuzuarve të parë. Ishin dënimet më të rënda të shqiptuara në atë farsë gjyqi. Këta 11 të akuzuar, prej të cilëve Barolli mban mend tre emra, njëri, i ri nga mosha, quhej Llambi dhe kishte qenë në të njëjtën qeli me Remzi Barollin për dy muaj, një tjetër i moshuar quhej Zaim dhe i treti quhej Latif, ishin dënuar me vdekje dhe ishin pushkatuar. Remzi Barollit i ishte shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm. Bashkë me Remziun, ishin edhe dy Barollinj të tjerë, vëlla e motër, Nexhdeti e Fitneti, të cilët qenë dënuar përkatësisht me 35 dhe me 25 vjet heqje lirie.

Shqiptimin e dënimit me 101 vjet, ose burgim të përjetshëm, Remzi Barolli e kishte përjetuar tepër rëndë. Ishte djalë njëzet vjeç, mosha më e mirë e njeriut dhe ai tërë jetën do ta kalonte në burg ose në kampe pune, apo siç i quanin “Kampe të riedukimit socialist”. Kjo ishte e tmerrshme për Remziun. I dëshpëruar thellë, në çaste ligështimi, në fillim s’kishte menduar tjetër, pos si t’i jepte fund jetës. Ishin çaste nga më të rëndat të jetës së tij. E ndiente veten të vetmuar, pa asnjeri në botë.

Pasi ua kishin shqiptuar dënimet, të burgosurit i kishin shpërndarë, varësisht nga dënimet, nëpër burgje të ndryshme ose (shumicën), në kampe pune. Të burgosurit ishin moshash e profesionesh të ndryshme. Kishte edhe intelektualë, por ata shumica vuanin dënimin në burgun famëkeq të Burrelit. Përveç shqiptarë, kishte edhe ndonjë të huaj (gjermanë, italianë e të tjerë).

Të burgosurit punonin tërë ditën dhe punët që bënin ishin më të rëndat e më të rrezikshmet. Ndërtonin fabrika, apartamente, hapnin tunele. Remziu kishte punuar në ngritjen e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Cërrik, në ndërtimin e Fabrikës së Tullave në Korçë, në hapjen e disa tuneleve e të tjera.

– Burgun e kam bërë në Korçë, në Tepelenë, në Pogradec e në Sarandë, – thotë Barolli. – Në Sarandë ka qenë burgu më i tmerrshëm. Ka qenë burg-kala. Ka qenë shumë ftohtë. Ka pasur shumë minj. Minjtë na e hanin edhe bukën, atë bukë me të cilën kurrë s’ngopeshim. Kam parë me sytë e mi kur një mi ia pati hëngër veshin një të burgosuri.

Dëshpërimit që e kishte kapluar në fillim Remziun, dalëngadalë po ia zinte vendin një fije shprese se, megjithatë, mbase mund të gjendej ndonjë rrugë tjetër. Ishte ideja për t’u arratisur, që i kishte lindur në kulmin e dëshpërimit, ajo që ia kishte ngjallur shpresat. Ishte një ide që dukej e pamundshme për t’u realizuar, por më mirë ta përpunonte atë ide, sesa ta privonte veten nga jeta.

Plani i arratisjes

Të burgosurit i zhvendosnin shpesh nga njëri burg në tjetrin, ose nga njëri kamp i punës në tjetrin. Në fillim të vitit 1953, Remzi Barollin e zhvendosin në burgun e Pogradecit. Aty po vuante dënimin edhe një kushëri i Remziut, djali i hallës, Haki Tare, i cili kishte gradë majori. Major Hakiu kishte bërë planin e ikjes, bashkë me një të burgosur tjetër, me majorin gjerman Frederik Fric Shmid, i cili ishte edhe mësues matematike dhe ua mësonte të burgosurve matematikën.

Ky plan ishte mjaft i vështirë për t’u realizuar dhe kërkonte kohë, por të dy majorët, njëri shqiptar dhe tjetri gjerman, pasi e kishin përpunuar në hollësi dhe, natyrisht, në fshehtësinë më të madhe, kishin vendosur ta jetësonin. Lidhur me këtë plan, Remziu rrëfen:

– Ishte një ditë e bukur pranvere, kur m’u afrua kushëri Hakiu e më tregoi për planin e arratisjes. Më pyeti në doja të ikja. Më tha: – Po pranove, mirë, po s’pranove varrosi këto fjalë. Unë, natyrisht, pranova. Planin për t’u arratisur e kisha përpunuar në kokën time një kohë të gjatë dhe rastin që po më jepej doja ta shfrytëzoja. Edhe kushëriri im, major Hakiu më trimëroi, duke më thënë: – Ti je i ri. Ashtu-ashtu të gjithë i ke në burg. Po të ikësh, nuk do të rrezikosh askënd. Major Hakiu vetë nuk do të ikte, sepse jashtë burgut kishte nënën, gruan dhe dy fëmijët, të cilët dyfish do ta përjetonin ferrin në rast se ai do të arratisej.

Sipas planit, do të arratiseshin tetë veta, dy prej të cilëve ishin majori gjerman Shmid dhe Remzi Barolli. Pasi ishin marrë vesh për çdo hollësi, ai grup prej tetë vetash, bashkë me major Hakiun, i cili do t’u ndihmonte deri në fund, kishin caktuar datën e ikjes: 29 nëntori ishte dita më e përshtatshme.

Ikja nga burgu

Dita a 29 nëntorit ishte zgjedhur si më e përshtatshmja për t’u arratisur, për arsyen e thjeshtë se festat e nëntorit do t’i festonin personeli i burgut, por “do të festonin” dhe të burgosurit. Do të kremtohej me të ngrëna e me të pira, do të krijohej tollovi, do të krijoheshin rrethana të përshtatshme për të ikur pa rënë në sy. Remzi Barolli me shokët që do të iknin, prisnin me padurim ditën kur do të fillonte jetësimi i planit të ikjes.

Ditën e caktuar për fillimin e punimeve për hapjen e tunelit nëntokësor, të burgosurit kishin siguruar disa vegla (lopata, kazma, bela, shata), kishin bërë një shkallë druri dhe po prisnin momentin e volitshëm për të shkuar në nevojtoret, që gjendeshin në oborrin e burgut, nga do të fillonin gërmimin e tunelit nëntokësor. E gjithë puna po bëhej në një fshehtësi jashtëzakonisht të madhe. Do të mjaftonte një pakujdesi shumë e vogël, një gabim çfarëdo qoftë dhe, përveç që do të dështonte i tërë plani i përgatitur me muaj, të burgosurit që do të tentonin të arratiseshin mund të dënoheshin me vdekje, pa gjyq fare.

Në kohën që kishin caktuar, nga tetëshja e të burgosurve, tre veta shkojnë në nevojtore, i ngrenë dërrasat e poshtme të nevojtores dhe me shkallë lëshohen në gropën e saj bashkë me veglat. Prej aty do të fillonte gërmimi i tunelit. Së pari e gropojnë një depo nëntokësore, për t’i lënë veglat dhe shkallën e pastaj, nisin ta hapin tunelin e gjatë. Punonin çdo ditë, kryesisht natën dhe duke bërë vazhdimisht rojë. Punimet shkonin ngadalë, sepse puna, përveç që ishte e rëndë, ishe me rreziqe. Dheu i gërmuar duhej të nxirrej jashtë e të hidhej nëpër oborrin e madh të burgut dhe të maskohej për të mos u vënë re.
Ishin momente kur shkriheshin në një ndjenja e frikës, entuziazmi, vullneti, dëshira, – kujton sot Remzi Barolli dhe vazhdon:

– Gjakimi për të ikur nga ai burg-ferr na bënte të fortë. Ishim të gjithë të rinj (më i moshuari ishte majori gjerman, 30 vjeç) dhe, ndonëse më shumë të uritur, sesa të ngopur, nuk na mungonte fuqia. Punonim pa orar të caktuar. Lëshoheshim në tunel sa herë që na mundësonin rrethanat, sa herë që ishim të sigurt se s’do të na shihte kush.

– Për fatin tonë të mirë, punët po shkonin tamam siç i kishim planifikuar. Tuneli i nëndheshëm po zgjatej e po zgjatej. Nata e 28-29 nëntorit 1953, na gjeti me tunelin të përfunduar, i cili ishte i gjatë disa qindra metra, – vazhdon të rrëfejë Remzi Barolli. – Ato ditë festash vërtet qe bërë rrëmujë edhe në burg. Rojat dhe i tërë personeli i burgut dukeshin të shkujdesur, dëgjoheshin këngë, krisma armësh. Nata e 28 në të gdhirë 29 nëntori, kishte qenë shumë e përshtatshme për t’u arratisur. Ishte një natë e errët skëterrë, me një rrebesh shiu shoqëruar me vetëtima e me bubullima të thekshme.

Tetëshja e të burgosurve kishte caktuar edhe orën e ikjes: një orë pas mesnate. I vetmi njeri që u kishte uruar fat atë natë kishte qenë majori Haki Tare, i cili vetë kishte mbetur për ta vuajtur dënimin (ka qëndruar në burg plot 41 vjet dhe është liruar më 1991).

Pasi ishin siguruar se nuk do t’i vërente kush, të burgosurit kishin shkuar në nevojtore, i kishin hequr dërrasat sa për t’u përbiruar në gropë dhe, një nga një, kishin rrëshqitur poshtë në tunel, i cili e kishte daljen larg oborrit të burgut, diku te një lumë. Remziu kishte qenë i treti me radhë. Hap pas hapi dhe i ishin afruar fundit të tunelit. Ishin marrë vesh që në dalje i pari ta priste të dytin, i dyti të tretin e kështu me radhë, derisa të arrinin të gjithë te dalja, në mënyrë që rrugën e mëtutjeshme ta bënin bashkë, shkaku i terrenit të panjohur.

Megjithatë, në dalje, një pakujdesi e vogël e njërit prej të arratisurve (mbase shkaku i gëzimit të papërmbajtur), dhe të arratisurit ishin diktuar. Ishin ndezur projektorët, kishin filluar të shtënat. Njërin nga të arratisurit e kishte plagosur roja, kurse dy të tjerë kishin rënë në duar të tyre. Pesë të tjerët, në mesin e tyre edhe Remzi Barolli, kishin arritur të iknin, megjithëse policia e ushtria u ishin vënë prapa dhe i kishin ndjekur, por nata kishte qenë aq e errët, sa të arratisurit mezi shihnin njëri-tjetrin. Kishte qenë një natë e ftohtë.

Binte shi pandërprerë. Gjatë gjithë natës nuk kishte pushuar shiu, që për fat, u kishte ndihmuar që të mos linin gjurmë. Rrobat i kishin shumë të holla. Në këmbë kishin të mbathura opinga. Duhej ecur nëpër terren të vështirë. Niveli i lumit, të cilin duhej ta kalonin ishte rritur nga shiu i madh që s’po pushonte për orë të tëra. Megjithëse i ftohtë akull, të arratisurit kishin arritur ta kalonin lumin me not.

Edhe pse rreziku nuk kishte kaluar, pesë të arratisurit po e ndienin veten të lehtësuar. Kishin lënë prapa atë skëterrë të quajtur burg dhe larg prej atje, edhe po të vriteshin, nuk do t’u dhimbsej jeta. Rrugën e gjatë plot rreziqe drejt kufirit shqiptaro-jugosllav, diku ndërmjet Dibrës e Strugës, të arratisurit e bënin vetëm natën. Gjatë ditës strukeshin në ndonjë vend të sigurt dhe sapo binte nata, vazhdonin rrugën. Në ditët e para të dhjetorit, arritën ta kalonin kufirin dhe u strehuan në shtëpinë e një shqiptari, në një katund të Strugës (për fat të keq, zoti Barolli nuk e ka mbajtur mend as emrin e mikpritësit, as emrin e katundit).

I zoti i shtëpisë i kishte strehuar të ikurit e panjohur, por nuk i kishte lënë pa i qortuar, pse kishin lënë një burg, për të ardhur në burgun tjetër, të quajtur Jugosllavi. Në atë shtëpi pesë të arratisurit kishin qëndruar një javë. I zoti i shtëpisë, me gjithë rrezikun se mund ta zbulonte policia serbo-maqedonase, e ta arrestonte bashkë me mysafirët që po strehonte në shtëpinë e tij, i kishte pritur ata shumë mirë dhe u kishte ndihmuar që ta kalonin kufirin drejt Greqisë.

Në Greqi

Në prag të Kërshëndellave të vitit 1953, Remzi Barolli, bashkë me majorin gjerman dhe me tre shqiptare të tjerë, pas shumë peripecive, pas shumë rreziqeve që kishin ndeshur gjatë udhëtimit që e bënin vetëm natën (natyrisht me ndihmën e shqiptarëve të rretheve Strugë e Ohër, të cilët s’kishin dashur të dinin për rrezikun), kishin arritur ta kapërcenin kufirin e të futeshin në Greqi.

Ndonëse edhe në Greqi do të ballafaqoheshin me telashe të ndryshme (sepse kishin shkelur ligjin duke kaluar kufirin ilegalisht), ata për herë të parë pas atyre viteve të kaluara në burgjet e Shqipërisë, po e ndienin veten të lirë. Për katër të arratisurit shqiptarë ishte rrethanë lehtësuese fakti që me ta gjendej majori gjerman, i cili do t’i ndihmonte shokët e tij të burgut për të kaluar më lehtë tek organet policore greke gjatë procedurës tejet të gjatë të verifikimit dhe gjatë formaliteteve të shumta.

Shqiptarët ishin në moshë të re, nuk njihnin ndonjë gjuhë të huaj, për ta ishte hera e parë që gjendeshin jashtë Shqipërisë, kështu që ndihma e mësuesit të tyre të matematikës, siç e thërrisnin në burg majorin gjerman, ishte e mirëseardhur.

Pas formalitetesh e verifikimesh të shumta, të arratisurit shqiptarë ishin lejuar që të qëndronin në Greqi. Majori gjerman, ndërkaq, pak kohë pasi kishin kaluar në Greqi, ishte drejtuar në ambasadën gjermane në Athinë dhe prej atje kishte shkuar në Gjermani. (Remzi Barolli, ka qenë disa herë tek ai në Gjermani dhe korrespondencë me të ka mbajtur deri më 1983).

Në shtetin fqinj Remziu do të qëndronte deri nga fundi i vitit 1955 (kohë në të cilën kishte ardhur në SHBA). Menjëherë pas arritjes në Greqi ai do të binte në kontakt me CIA-n, një kapitull i veçantë i jetës së tij, për të cilin do të bëhet fjalë më poshtë. Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Te ‘Dajti’ takova ish-shokun tim të shkollës, Nako Spiru dhe kur i kërkova që ta lironin nga burgu, burrin e motrës sime që kishte dashur Enveri, ai më tha...”/ Kujtimet e italianit, nipi i ish-portierit të Kombëtares shqiptare

Next Post

Shqetësime të vazhdueshme, teza të reja...!

Artikuj të ngjashëm

“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur
Personazh

“Jam i bindur, se figura e Hysni Lepenicës, do t’i bëjë ballë me dinjitet gjykimit të historisë e, do të lexohet me ëndje, pasi…”/ Refleksionet e ish-ministrit, studiuesit dhe deputetit të njohur

May 8, 2025
Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të
Personazh

Figura e Avni Rustemit mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të

April 27, 2025
“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë, të cilët…”/ Letrat e harruara të Dom Lazër Shantojës për Imzot Mjedën, thesar i fshehur i letërsisë shqipe dhe një zë i mbytur në errësirën e diktaturës!
Personazh

“Të mjerët na për patriotë që paskemi pasë, të cilët…”/ Letrat e harruara të Dom Lazër Shantojës për Imzot Mjedën, thesar i fshehur i letërsisë shqipe dhe një zë i mbytur në errësirën e diktaturës!

April 22, 2025
“Papa Francesku dhe arti i revolucionit pa reforma…”! /Si një prift me makinë të vjetër, bëri kishën të ndjehet e re?!
Personazh

“Papa Francesku dhe arti i revolucionit pa reforma…”! /Si një prift me makinë të vjetër, bëri kishën të ndjehet e re?!

April 21, 2025
“Kur Pader Aleksi, i tha në shqip Nanë Terezës; Do të hapim edhe kishën e fretenve këtu në Shkodër, ajo u pergjigj; Kishat i hapim na, ju shtini njerëzit mbrendë…”! / Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Kur Pader Aleksi, i tha në shqip Nanë Terezës; Do të hapim edhe kishën e fretenve këtu në Shkodër, ajo u pergjigj; Kishat i hapim na, ju shtini njerëzit mbrendë…”! / Refleksionet e studiuesit të njohur

April 19, 2025
“Në librin ‘Historia e Letërsisë Shqiptare’, gjenden shumë të pavërteta, shpifje e fyerje për Faik Konicën, duke e etiketuar si; ‘reaksionar’, ‘i paskrupull’, ‘mistik’, etj.  …”! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Në librin ‘Historia e Letërsisë Shqiptare’, gjenden shumë të pavërteta, shpifje e fyerje për Faik Konicën, duke e etiketuar si; ‘reaksionar’, ‘i paskrupull’, ‘mistik’, etj. …”! / Refleksionet e publicistit të njohur

April 18, 2025
Next Post
Shqetësime të vazhdueshme, teza të reja…!

Shqetësime të vazhdueshme, teza të reja...!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!