• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, July 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Enver, më merrni nën mbrojtjen tuaj personale, pasi në arrestimin tim, mund të ketë gisht UDB-ja, por edhe…”/ Letra e shkrimtarit Kapllan Resuli, nga burgu i Tiranës, maj ‘71

“Shoku Enver, më merrni nën mbrojtjen tuaj personale, pasi në arrestimin tim, mund të ketë gisht UDB-ja, por edhe…”/ Letra e shkrimtarit Kapllan Resuli, nga burgu i Tiranës, maj ‘71
“Shoku Enver, më merrni nën mbrojtjen tuaj personale, pasi në arrestimin tim, mund të ketë gisht UDB-ja, por edhe…”/ Letra e shkrimtarit Kapllan Resuli, nga burgu i Tiranës, maj ‘71
“Një i burgosur nga Shkodra pasi kishte bërë planin e arratisjes, shpërtheu një sasi dinamiti afër rrethimit dhe u nis në anë të kundërt, por…”/ Dëshmia e organizatorit të Revoltës së Spaçit
“Shoku Enver, më merrni nën mbrojtjen tuaj personale, pasi në arrestimin tim, mund të ketë gisht UDB-ja, por edhe…”/ Letra e shkrimtarit Kapllan Resuli, nga burgu i Tiranës, maj ‘71
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
“Shoku Enver, më merrni nën mbrojtjen tuaj personale, pasi në arrestimin tim, mund të ketë gisht UDB-ja, por edhe…”/ Letra e shkrimtarit Kapllan Resuli, nga burgu i Tiranës, maj ‘71
Relacioni për Enverin: “Artist i merituar Besim Zekthi, tha se nën ndikimin e Paçramit, drejtori dhe Zhani Ciko, kanë lejuar numra çoroditës, veshje ekstravagante, kërcime…”. Raporti sekret për Operan e Baletin

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1971, ku ndodhet një letër e shkrimtarit Kapllan Resuli me origjinë nga Ulqini, dërguar nga burgu i Tiranës (Reparti 313), ku ai ndodhej i arrestuar, në adresë të sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSh-së, Enver Hoxha, si dhe korrespodenca e kabinetit të Enver Hoxhës, me sekretarin e Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo (që mbulonte në rrugë partie organet e “Diktaturës së Proletariatit) dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, lidhur me letrën e dërguar nga Kapllan Resuli, i cili pasi i bënte një biografi të shkurtër të jetës së tij, i lutej udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, që të shikohej problem i tij, pasi ai ishte i pafajshëm dhe në arrestimin e dënimin e tij, me siguri kishte gisht UDB-ja, jugosllave. Lidhur me këtë, në letrën e tij midis të tjerash, emigranti kosovar, Kapllan Resuli, shkruan: “Çështja ma nuk pret. Prandaj po Ju drejtohem që të më merrni në mbrojtjen Tuej personale, të anuloni procesin gjyqësor dhe të caktoni një komision, për rishqyrtimin e çështjes sime. Po Ju drejtohem me këtë lutje e me bindje se në trajtimin që më asht ba, në intrigën që asht kurdis kundër meje, mund të ketë gisht UDB-a, por jo edhe Partia e Punës Shqipërisë. Edhe njëherë po e përsëris se jam i pafajshëm dhe se për këtë gja, jam në gjendje të parashtroj edhe prova të pakontestueshme. Dëshiroj që të vazhdoj punën time si shkrimtar në gjirin e kombit shqiptar dhe nën flamurin e Partisë së Punës të Shqipërisë”. 

 

Shkresa përcjellëse e aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, dërguar Hysni Kapos, me një përmbledhje të problemeve që ngre Kapllan Resuli, në letrën dërguar Enver Hoxhës

Gjithashtu mund të lexoni

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

Shokut Hysni

Reparti 313 Tiranë

Kërkon të merret nën mbrojtje nga shoku Enver e të shkarkohet nga akuza që i kanë ngritur. Ndodhet i arrestuar dhe i është dorëzuar akuza për të dalë në gjyq. Si arrestimin dhe akuzën, i quan të padrejta e pa asnjë bazë. Thotë se s’ka kryer asnjë krim dhe se ato që i atribuohen, janë intriga të kurdisura.

Lutet të caktohet një komision të rishqyrtojë çështjen e tij e do të dali ashtu si mendon ai. Thotë se dënimi i tij do të ketë pasoja për shtetin shqiptar e sidomos për çështjen kosovare. Mendon se në këtë çështje të kurdisur do të ketë gisht UDB-ja.

  (Shënimi i Hysni Kapos)

Shoku Enver nuk merret me çështje të të burgosurve.

Letra t’i jepet për ta parë shokut Kadri dhe të mbesë në arshiva pa i dhënë përgjigje. Meqenëse çështjen e tij e kanë organet e drejtësisë dhe ta ndjekin ato deri në fund të sqarojnë të vërtetën.

                           Hysni Kapo

                             20/V/1971

Letra e Kapllan Resulit e shkruar prej tij gjatë kohës që ishte në hetuesi në burgun e Tiranës, dërguar personalisht Enver Hoxhës, ku ai i lutet që të shikohet çështja e tij, pasi është i pafajshëm

Sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSH-së

 Shokut Enver Hoxha

                      Tiranë
          Lutje

I nënshkruari Kapllan Resulli, shkrimtar kosovar nga Ulqini, i arratisur nga Jugosllavia në R.P. të Shqipërisë në vitin 1960, si emigrant politik, i martuar me dy fëmijë të vegjël që tani kanë mbet jetimë se jam i arrestuem në burgun Nr.313 të Tiranës, ju parashtroj këtë lutje si vijon:

Pardje hetuesi më dorëzoi akt-akuzën dhe kështu m’u bë e qartë se organet e pushtetit dashkan me më nxjerrë në gjyq.

Jam i pafajshëm, se edhe ato gabime që mund të kem, nuk kanë karakterin e ndonjë veprimtaria armiqësore, por janë rezultat i një trajtimi jo të drejtë që më asht ba që nga dita e ardhjes në R.P. të Shqipënisë, janë rezultat i provokimeve të vazhdueshme, të një intrige monstruoze që asht kurdis kundra meje dhe të nxitjeve të hapura që më janë ba për të ba gabime edhe ma të randa, faje që unë fatmirësisht nuk i kam ba, tue pas besim te Partia dhe tue shpresua se një ditë Partia do të vejë dorë në këtë trajtim që po më bahet dhe do të më marrë nën mbrojtjen e saj.

Çështja ma nuk pret. Prandej po Ju drejtohem që të më merrni në mbrojtjen Tuej personale, të anulloni procesin gjyqësor dhe të caktoni një komision për rishqyrtimin e çështjes sime.

Po Ju drejtohem me këtë lutje e me bindje se në trajtimin që më asht ba, në intrigën që asht kurdis kundër meje, mund të ketë gisht UDB-a, por jo edhe Partia e Punës Shqipërisë.

Edhe njëherë po e përsëris se jam i pafajshëm dhe se për këtë gja jam në gjendje të parashtroj edhe prova të pakontestueshme.

Dëshiroj që të vazhdoj punën time si shkrimtar në gjirin e kombit shqiptar dhe nën flamurin e Partisë së Punës të Shqipërisë.

Kujdesi Juej për mue do të më bajë të mundun këtë gja, kurse dënimi i pamerituem që po pregaditen me më dhanë mbas gjithë atyne vuejtjeve, sakrificave dhe të atij kontributi që i dhashë kombit e atdheut shqiptar, Partisë së Punës të Shqipërisë, do të më shkatërrojë familjen dhe do të më marrë në qafë jo vetëm mue, por edhe ata dy fëmijë të mitun, Arbenin dhe Arbanën.

Nga ana tjetër dënimi i pamerituem do të ketë pasoja të damëshme edhe për kombin e atdheun shqiptar, edhe për Partinë, e veçanërisht për çështjen e Kosovës. Unë nuk e dëshiroj këtë gja, prandaj edhe po ju drejtohem me këtë lutje.

Me shpresë dhe me nderime

Tiranë, më 6.V.1971               

Kapllan Resuli

Shkrimtari kosovar

Shkresa përcjellëse e kabinetit të Hysni Kapos në Komitetin Qendror të PPSh-së, dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, lidhur me letrën e Kapllan Resulit dhe shënimi i sekretares së ministrit, Vangjelo Sotiriadhi

PARTIA E PUNËS SHQIPERISE

KOMITETI QENDROR

Nr. K 96/1 Prot.

Tiranë, më 26/5/1971

LANDA:  Dërgohet letra e Kapllan Resulit

 

MINISTRISË SE PUNËVE TE BRENDSHME

    (Shokut Kadri Hazbiu)

TIRANE

Me porosi të shokut Hysni Kapo ju dërgojmë për të parë letrën që i drejton shokut Enver i quajturi Kapllan Resuli.

Pasi të mbaroni punë, letra të kthehet pa i dhënë përgjigje të interesuarit.

E NGARKUAR ME PUNËN E LETRAVE DHE ANKESAVE

Vangjelo Sotiriadhi

Shoku Kadri e pa dhe e ktheu letrën. Memorie.al

a-a 1.5.1971

Lidhje cop 1

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga Otto Adolf Eichman i Hitlerit, te Muhammad Ajman Rabí al Zawahiri, kreu i Al Kajdës, të cilët...”/ Historia e panjohur e dy kryeterroristëve, dëshmuar nga ambasadori shqiptar në Kajro

Next Post

Kalendari Historik 14 Gusht 2022

Artikuj të ngjashëm

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960
Dossier

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

July 30, 2025
“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
Dossier

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 31, 2025
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër
Dossier

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

July 30, 2025
“Ore shokë, Avzia Nela s’asht burr i keq, po në anët tona, na jena të lidhun me fjalën, kush e qet, quhet besëpremë. E pra, kjo asht arsye, që Avzia hesht…”/ Dëshmitë e rrallë të ish-të burgosurit politik
Dossier

“Me Avzi Nelën u njoha në burgun e Burrelit dhe kur e liruan, nuk e lanë të shkonte në fshatin e tij, por në një kasolle të mjerë e, kur shkuan që ta arrestojnë përsëri, ai…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 30, 2025
Fotografi me pamje të Sarandës
Dossier

“Në mëngjesin e 29 korrikut 1944, forcat britanike filluan sulmin nga deti, drejt pozicioneve të gjermanëve dhe beteja vazhdoi gjithë ditën, por ne…”! / Dëshmia e ish-partizanit, për çlirimin e Himarës

July 28, 2025
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Dossier

“Duke studiuar filozofin kobzi Egezia, ‘këshilltarin e vdekjes’, Mustafa Bajraktari filloi të humbte shpresat dhe një ditë, me copa çarçafi të bëra si litar, ai…”/ Historia e trishtë e filozofit autodidakt nga Tropoja

July 28, 2025
Next Post
Ramiz Alia: “Ne nuk ju japim dot çmimin ‘Nobël’. Nënë Tereza: “Ju më jepni një shtëpi të sjell motrat e mija këtu dhe…”/ Proces-verbali i takimit me bamirësen e famshme, maj 1990

Kalendari Historik 14 Gusht 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme