• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mbretëresha Geraldinë, me kulturën e saj, me mendësinë e përparuar Perëndimore, me frymën liberale për shoqërinë e për Shtetin, ndikoi shumë…”/ Refleksione për ish-zonjën e parë të Shqipërisë

Memorie.al Leka Geraldina
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
Memorie.al Geraldina
Kur motrat e Zogut kujdeseshin për sportin, artet dhe turizmin…
11 Janar 1946, kur Enveri e shpalli Shqipërinë Republikë, në prezencën e misioneve të SHBA-së, BRSS-së, Francës, Britanisë e Jugosllavisë/ Si reagoi Mbreti Zog nga Londra…
11 Janar 1946, kur Enveri e shpalli Shqipërinë Republikë, në prezencën e misioneve të SHBA-së, BRSS-së, Francës, Britanisë e Jugosllavisë/ Si reagoi Mbreti Zog nga Londra…
Fotot e panjohura/ Nga lindja e Princit Leka më 5 prill ‘39, ikja e Mbretit Zog nga Shqipëria dhe ndalesa në Follorinë, itinerari nëpër Europë dhe qëndrimi në Egjipt, e deri tek betimi i Lekës së Parë në ‘61-in
Fotot e panjohura/ Nga lindja e Princit Leka më 5 prill ‘39, ikja e Mbretit Zog nga Shqipëria dhe ndalesa në Follorinë, itinerari nëpër Europë dhe qëndrimi në Egjipt, e deri tek betimi i Lekës së Parë në ‘61-in
Kujtimet e Mbretëreshës Gerlandinë / Peripecitë e familjes së Mbretit Zog nëpër shtete të ndryshme të botës…(fotot e rralla)
Kujtimet e Mbretëreshës Gerlandinë / Peripecitë e familjes së Mbretit Zog nëpër shtete të ndryshme të botës…(fotot e rralla)

Nga Eugjen Merlika

                                                    – PARA QIVURIT TE MBRETËRESHËS –

                                                        (Sikur të kishte mbretëruar… )

Memorie.al / Shqiptarët kanë rastin të mendojnë pak më gjatë për të shkuarën e tyre e, në një farë mënyre, të pajtohen e të paqtohen me të. Këtë rast ja u jep një qivur që mban trupin pa jetë të një zonje 87 vjeçare, e lindur me emrin Geraldina Aponi në Budapestin e vitit të dytë të Luftës së Parë Botërore. Ajo vajzë, e dalë nga një familje e lashtë fisnikësh maxharë, në moshën njëzet e tre vjeçe u kurorëzua si bashkëshorte e Mbretit të shqiptarëve Ahmet Zogu i I-rë  e, për pasojë, si Mbretëreshë e Shqipërisë. Në fronin e Mbretërisë më të re të Evropës qëndroi vetëm një vit, mbasi deliri musolinian për të “ringjallur” Perandorinë e lashtë të Romës në kohët moderne, solli në Shqipëri ushtritë italiane. Mbreti Zog së bashku me Mbretëreshën lehonë, që dy ditë më parë i kishte dhënë vendit të adoptuar Princin e tij trashëgimtar, u larguan nga froni e nga Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Ajo ditë shënonte fillimin e tragjedisë së madhe që shqiptarët do t’a provonin në shpinën e tyre për më shumë se gjysëm qindvjete. Ajo ditë shënonte për Mbretëreshën e re fillimin e odisesë së gjatë të mërgimit, kësaj plage të lashtë që shpesh ka shoqëruar të mundurit. Shqipëria dhe Familja e saj mbretërore u ndanë për të ecur në drejtime të kundërta, por që të dyja patën në shpirt një brengë të madhe që i shoqëroi në udhët e tyre të gjata. Shqipëria, në të cilën çdo ditë që vinte i kishte zilinë asaj që kalonte, largohej nga rruga e dritës, e lirisë, e përparimit.

Mbreti i saj me familjen do të vërtiteshin  nëpër botë, të dënuar pa atdhe e me lëngimin e fatit të tij në zemër.

Duke qëndruar në heshtje, qoftë dhe idealisht para atij qivuri, për të nderuar kujtimin e së ndjerës Mbretëreshë, një zinxhir i gjatë arsyetimesh e hamendjesh më pushtojnë mendjen. Përfytyrimi më çon larg, në atë 7 prillin e vitit 1939, një datë e një ngjarje që shënuan një kthesë të fortë në jetën e shqiptarëve e të Vendit të tyre. Sikur ajo kthesë  të mos ishte kryer, sikur Shqipëria të vazhdonte të ecte në drejtimin që kish marrë… si do të ishte tani?

Duke patur parasysh mirë konceptin se historia nuk shkruhet me sikur dhe nëse, le t’i nënshtrohemi një sforcimi të imagjinatës dhe të logjikës historike mbi ngjarje të pa ndodhura, por potencialisht të mundshme, sikur Shqipëria e mbretit Zog të vazhdonte normalisht jetën e saj pa traumën e 7 prillit.

Shqipëria e asaj kohe ishte një Vend me shumë probleme por dhe me shumë perspektiva. Politikisht ajo ishte një Mbretëri e drejtuar nga një klasë politike, në pjesën e saj më të madhe, e formuar në Perandorinë Turke. Si e tillë ajo pasqyronte të gjitha kufizimet e mundshme, por e drejtuar nga një person në lartësinë e detyrës, nuk ngrinte mure  në mbrojtje të identitetit të saj dhe ishte e hapur ndaj modernizimit dhe liberalizimit të ideve.

Si pasojë e ashpërsisë së luftës politike të viteve njëzet, një pjesë e mirë e klasës politike të asaj kohe jetonte në mërgim, në Vende te ndryshme, ku kishte vajtur mbas dështsprovës majtiste të Qeverisë së Nolit. Mbreti Zog kishte shpallur një amnisti, nga e cila përfituan mjaft të mërguar për t’u kthyer. Me kalimin e kohës i gjithë ai kontingjent njerëzish të politikës do të ishte në Vendin e tij, në shërbim të një dialektike normale, që do të jepte ndihmesën në demokratizimin e plotë të jetës së Vendit.

Sistemi i partive do të funksiononte normalisht, duke pasqyruar rrymat e ndryshme të mendimit politik, por ai nuk paraqiste rrezikun e degjenerimit ekstremist, mbasi institucionit i mbretërisë garantonte drejtpeshimin dhe pjerrjet fashiste e komuniste nuk gjenin terren lulëzimi. Për vetë formimin shpirtëror të shqiptarëve, të lidhur fort me disa koncepte si atdheu, besa, familja, respekti ndaj pronës, besimit fetar dhe autoritetit, qoftë fisnor e qoftë shtetëror, idetë komuniste do të mbeteshin pronë e pak të rinjve, ndikimi i të cilëve do t’ishte i papërfillshëm në shoqërinë shqiptare.

Ky kuadër politik do të bënte të mundur evolucionin e Vendit drejt modeleve Perëndimore të demokracisë dhe njëkohësisht do të garantonte ripërtëritjen e pandërprerë të sistemit e të klasës së tij drejtuese. Kjo pre-supozonte një funksionim normal të institucioneve të Shtetit, që duke kaluar nga amullia e viteve të para të Pavarësisë e të Luftës së Parë Botërore, kishin bërë një hop cilësor të madh në vitet e fundit të Mbretërisë. Struktura e Shtetit ishte ndërtuar dhe funksiononte, sigurisht jo në formë të përsosur, por në raport me stadin e zhvillimit të Vendit, ishte e qëndrueshme dhe efikase.

Me kohë ajo do të pësonte ndryshimet e duhura në përputhje me kërkesat e kohës, do të ripërtërihej me kuadro të reja e të pregatitura në universitetet Perëndimore, që do të garantonin modernizimin e vazhdueshëm, cilësinë dhe qëndrueshmërinë e një aparati administrativ, që nuk do t’ishte instrument vartës i politikës por shërbyes i përhershëm i shoqërisë, i Shtetit, i Kombit.

Jo vetëm lidhja me tokën mëmë, por edhe stimujt materialë që Shteti i asaj kohe vinte në dispozicion të të diplomuarve jashtë bënin që shumica dërmuese e tyre të kthehej e të shërbente në atdhe, duke rritur kështu numrin e intelektualëve, aq të domosdoshëm në një Vend që kishte probleme serioze të analfabetizmit.

Në këtë mënyrë vitet dymijë do e gjenin Shqipërinë politikisht një Shtet normal e me autoritet, me zyrtarë të aftë profesionalisht, të shpërblyer në atë masë sa të mos i a kishin zilinë kolegëve të Vendeve të zhvilluara, të ndershëm e të përkushtuar ndaj detyrës, tepër larg modeleve të ngjashëm të këtij Vendi sot.

E gjithë kjo superstrukturë shtetërore, që në tërësinë e saj do të përfshinte jo vetëm administratën publike por dhe institucionet e drejtësisë, të rendit, të arsimit, të mbrojtjes, të shëndetësisë, të marrëdhënieve me botën, që në kohën e Mbretërisë kishte krijuar zanafillën e saj, në Shqipërinë pa revolucion e përmbysje me dhunë do të vazhdonte ecjen e përsosjen mbi parime meritash e cilësie. Ajo do të ishte shprehje e një shoqërie të hapur, në garë me shoqëri të tjera fqinje apo më të largëta, do të merrte e do të bënte të sajën përvojën e të tjerëve, pa u kushtëzuar nga delire “madhështie” apo komplekse përulësie.

Kjo shoqëri do të kishte dhe bazën e saj ekonomike, themeli mbi  të cilin do të ngrihej perspektiva e zhvillimit. Shqipëria e dhjetëvjeçarëve të parë të qindvjetës së  njëzetë ishte një Vend i prapambetur ekonomikisht. Perandoria Turke në pesë shekuj sundimi nuk bëri investime prodhuese me karakter industrial në këtë vend, por stimuloi tregtinë pa kufizime. Me kapitalet e pakta, të fituara nga ky aktivitet, filluan të lindin punishtet e vogla. Një zhvillim të mirë kishte në shoqërinë e asaj kohe dhe zejtaria. Mbretëria i dha një hov të madh ndërtimit të fabrikave të para të materialeve të ndërtimit apo të industrisë së lehtë dhe ushqimore.

Strategjia ekonomike e Qeverive të Mbretërisë synonte shfrytëzimin sa më të arsyeshëm të pasurive potenciale të Vendit, nëpërmjet koncesioneve kapitalit të huaj dhe stimulimin e kapitalit vendas nëpërmjet ligjeve, që garantonin pronën private dhe lehtësonin aktivitetin ekonomik. Përsa i përket pronësisë së tokës, që në një pjesë të konsiderueshme ishte në dorë të pak familjesh bejlerësh, ishte hartuar projekti i një reforme agrare që do t’u jepte mundësi bujqve argatë pa tokë të kishin mundësinë e pronës së tyre.

Këshilltarë të kualifikuar të huaj, të thirrur për të dhënë mendimin e tyre mbi rrugët dhe përparësitë e ndryshme të mundësive të zhvillimit, vinin para Qeverisë dhe Mbretit projektet e tyre. Kreditë afatgjata nga Shtetet e huaja, kryesisht Italia dhe forca e monedhës garantonin nga ana financiare këto projekte.

Rendi publik i siguruar më së miri, stabiliteti politik dhe kuadri ligjor i favorshëm për investimet e huaja do të kishin thithur kapitale që do t’a kthenin Shqipërinë në një kantier të madh ku ritmet e rritjes do të arrinin në   dy shifra. Do të ishin ndërtuar infrastruktura bashkëkohore, qytete me plane rregulluese të studiuara e të respektuara, qendra turistike që do të shfrytëzonin bukuritë e spikatura të natyrës, qoftë alpine ose bregdetare, që do të sillnin në Shqipëri çdo vit qindra mijra e ndofta miliona turistë të huaj.

Ky zhvillim i gjithanshëm i ekonomisë do të kërkonte një masë njerëzish të kualifikuar,të dalë nga rinia shqiptare e pregatitur në shkollat e profileve të ndryshme në Shqipëri e jashtë saj. Ritmet e zhvillimit ishin plotësisht të mundshme në sajë të kushteve të përgjithshme të Shqipërisë si një Vend me një nëntokë të pasur, me një reliev natyror të harmonizuar që premtonte një zhvillim  paralel të bujqësisë e të blegtorisë, me një klimë mesdhetare që i vinte në ndihmë atyre dhe bënte të mundur praninë e një pemëtarie shumëllojëshe e prodhimtare, me pyje shekullore e të pafund, me lumenj të shumtë që ishin burime natyrore energjie etj.

Të gjitha këto dhurata të natyrës, të administruara nga një sistem shoqëror demokratik, i lirë dhe i hapur, në të cilin njeriu që fëmijë do të edukohej me respektimin e ligjit, të pronës e të punës së ndershme do t’a bënin Shqipërinë e viteve dymijë një Vend normal të zhvilluar, një Zvicër të Ballkanit, siç e ëndërronin ata që u munduan t’i venë themelet.

Shqiptarët sot do të ishin një popull që do të ballafaqohej me problemet normale të një shoqërie të përparuar, si popujt e zhvilluar të Kontinentit. Nuk do të kishin patur asnjë arsye të merrnin rrugët e Evropës e të botës për t’u bërë shërbëtorë, trafikantë e prostituta, do të ruanin krenarinë e fisnikërinë e racës së tyre në Vendin e tyre, që do t’i siguronte secilit , si mbas aftësive, një të ardhme të sigurt…!

Në truallin e lirë të tyre do të lulëzonte kulti i një kulture autoktone e në ballafaqim me atë të popujve të tjerë, kulturë e një shoqërie të lirë, pa kufizime, dogma, ideologjia e paragjykime, kulturë që do të respektonte e do të çonte më tej traditat më të mira të së shkuarës së këtij populli.

Në gjithë këtë kuadër do të kishte dhënë ndihmesën e Saj Mbretëresha Geraldinë, me kulturën e Saj, me mendësinë e përparuar Perëndimore, me frymën liberale të koncepteve të Sajë për shoqërinë e për Shtetin.

Trupi i Nënës Mbretëreshë do të prehet në tokën shqiptare, kjo qe dëshira e Saj e kjo na gëzon pa masë. Ajo do të përcillet për në banesën e fundit tokësore me nderimet e duhura. I meriton ata nderime, pse në një jetë të vështirë mërgimi u end si gjethja në furtunë, duke patur në zemër fatet e Vendit të burrit të Saj, që u bë vendi i Saj e për të cilin u shpreh: “Jeta ime ka qenë e Shqipërisë.”

Por mendoj se ata nderime i përkasin më shumë asaj që Ajo do të kishte bërë për Shqipërinë sikur fati dhe ngjarjet historike t’a kishin lënë në fron.

Sot Shqipëria varros zyrtarisht ish-Mbretëreshën e vetme të Shtetit të saj. Është një fakt inkurajues, i pa marrë me mend deri dhjetë vite më parë, një provë se kemi filluar të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë e në ç’udhë duhet të ecim. Shpresojmë e urojmë që të mos jetë i vetmi hap në drejtimin e duhur. Memorie.al

                             Tetor 2002      

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 12 Korrik 2022

Next Post

“Rrok Gera u martua me Gjyljetën, të bijën e një tregtari të njohur në Shkodër, e cila fliste disa gjuhë të huaja, lunate në piano, njihte letërsinë botërore dhe…” / Historia e panjohur e ministrit të Zogut

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Rrok Gera u martua me Gjyljetën, të bijën e një tregtari të njohur në Shkodër, e cila fliste disa gjuhë të huaja, lunate në piano, njihte letërsinë botërore dhe…” / Historia e panjohur e ministrit të Zogut

“Rrok Gera u martua me Gjyljetën, të bijën e një tregtari të njohur në Shkodër, e cila fliste disa gjuhë të huaja, lunate në piano, njihte letërsinë botërore dhe…” / Historia e panjohur e ministrit të Zogut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!