• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Të shkoni tek shtëpia e Agim Gjakovës dhe ta provokoni, duke i thënë se; Abdyl Këllezi, është baxhanak me një të madh në Kosovë dhe…”/ Detyrat e Sigurimit për “Flamurtarin”

“Te Hotel ‘Drini’, Namik Luci i tha Myrteza Bajraktarit, se përse nuk shkruan një roman për Mauthausenin, ke material nga Semani, që…”? / Dëshmia e “Flamurtarit”
“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër

“Arrestimi i fqinjit tim, Myrteza Bajraktari, pas letrës që i dërgoi Enverit, edhe pse Selman Riza i tha…”/ Kujtimet e gazetarit të Radio-Tiranës
“Të shkoni tek shtëpia e Agim Gjakovës dhe ta provokoni, duke i thënë se; Abdyl Këllezi, është baxhanak me një të madh në Kosovë dhe…”/ Detyrat e Sigurimit për “Flamurtarin”
“Nga burgjet e UDB-së, te ato të Enver Hoxhës, ku vuajti 14 vite…/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër
“Të shkoni tek shtëpia e Agim Gjakovës dhe ta provokoni, duke i thënë se; Abdyl Këllezi, është baxhanak me një të madh në Kosovë dhe…”/ Detyrat e Sigurimit për “Flamurtarin”
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha
“Si u zbatua marrëveshja e UDB-së me Sigurimin, për dënimin e ne kosovarëve, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Gani Ratkocerit
“Të shkoni tek shtëpia e Agim Gjakovës dhe ta provokoni, duke i thënë se; Abdyl Këllezi, është baxhanak me një të madh në Kosovë dhe…”/ Detyrat e Sigurimit për “Flamurtarin”
“Te Hotel ‘Drini’, Namik Luci i tha Myrteza Bajraktarit, se përse nuk shkruan një roman për Mauthausenin, ke material nga Semani, që…”? / Dëshmia e “Flamurtarit”
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha
“Si u zbatua marrëveshja e UDB-së me Sigurimin, për dënimin e ne kosovarëve, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Gani Ratkocerit
“Të shkoni tek shtëpia e Agim Gjakovës dhe ta provokoni, duke i thënë se; Abdyl Këllezi, është baxhanak me një të madh në Kosovë dhe…”/ Detyrat e Sigurimit për “Flamurtarin”
“U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzet e pestë

Memorie.al/publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952, filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë, për në Turqi dhe si rezultat, u emërua si mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës.  Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Dalja nga burgu e lënia pa punë deri në shembjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër, deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë, për vendet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës, deri sa u nda nga jeta më datën 11 dhjetor 2020.  E gjithë dosja e plotë e Myrteza Bajraktarit, me emrat e funksionarëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit, pseudonimet e bashkëpunëtorëve, “kolegëve” e “bashkëpatriotëve” që e ndiqnin dhe survejonin, provokatorët në qelitë e hetuesisë, dëshmitarët që i dolën në gjyq, letrat dërguar Enver Hoxhës dhe instancave të larta zyrtare ku kërkonte pafajësinë e tij, etj., etj., publikohet për herë të parë nga Memorie.al

                                                 Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Dokumenti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Haxhi Dashi, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Flamurtari”, lidhur me bisedat e bërë nga ana e Gani Demirit me miqtë e tij kosovarë, për të kërkuar deklarata në mbrojtje Myrteza Bajraktarit

                                                                                                          Dhënë agjenti “Flamurtari”

                                                                                                            Marrë P.Op. Haxhi Dashi

                                                                                                            Dt. 10.7.1975 Ora 20.00

                                                                                                            Në Bazën e “Shkrimtarit”

                                                             R A P O R T

Më datën 3.7.1975, ai u takua me Gani Demirin në kafe “Drini”. Gjatë udhëtimit për në shtëpi, Gani Demiri i tha atij: “Një shok i Ministrisë së Punëve të Jashtme, kishte vajtur në Lushnje. Islam Ujkani, e kishte pyetur: sa është dënuar Myrteza Bajraktari, 3 vjet, ishte përgjigjur ai i Ministrisë. Turp, turp, ja kishte kthyer Islami, çdo njeri prej ne kosovarëve, meriton të dënohet tre vjet. Për mendimin tim, kosovarin, o dënoje me pushkatim, o mos e fut në burg”.

Ai e pyeti Ganiun: Çfarë ka dashur të thotë me këtë Islam Ujkani? Ganiu u përgjigj: Ka dashur t’i thotë atij shokut të Ministrisë se Myrtyeza Bajraktarin e kanë dënuar kot. Me dëshmitarë të fabrikuar.

Ai e pyeti: Ti si mendon? Ganiu u përgjigj: Jo, unë për çdo njeri të ndershëm e ka të qartë, se Myrtezanë e kanë dënuar kot. Ai është më patriot nga të gjithë ne. Duhet ta ndihmojmë. Unë i kam bërë një deklaratë të gjatë ku them se: Myrteza  Bajraktari, tërë jetën ka luftuar për atdheun. Si ai dhe familja e tij kanë pasur dhe kanë një qëndrim të lartë politik, karshi atdheut dhe Partisë tonë. Kam shënuar se si më ka folur babi për të dhe si e njoh unë Myrtezain.

Të ndava nga të tjerët, për këtë punë. Edhe ti duhet t’i lëshosh një deklaratë Myrtezait. Ai ju përgjigj: Çfarë të shkruaj në atë deklaratë? Gani ja tha: Se e njeh për burrë të mirë, patriot dhe revolucionar.

Ai tha: Unë nuk kam pasur shoqëri asnjëherë me Myrteza Bajraktarin. Nuk e njoh. Ju që e njihni bëni ç’të doni. Por nuk më duket aspak me vend që të dilni mbi gjyqin. Myrtezai ka mjaft të njohur, le t’ja bëjnë ata.

Ganiu tha: Po më habit dhe po më ardhka shumë keq që të dëgjoj duke folur kështu. Unë, Agim Gjakova, Namik Luci, i kemi lëshuar deklaratë. Mos pandeh se ngurojnë kosovarët t’i lëshojnë deklarata, por duan deklaratën tënde sepse ngre peshë, emri yt tash është i njohur. Ai u përgjigj: Emrin tim nuk e kthej në paçavure, për të pastruar gjirizet.

Ganiu tha: Fundja, është ti ke qenë në Llakatund e Seman dhe ne të kemi afruar. Ne kosovarët duhet të jemi monolitë, të ndihmojmë njeri-tjetrin. Sot i ra mbi kokë atij, nesër do të bije ty. Ai e ndërpreu: Dëgjo Gani Demiri, po të dënohem për politikë në Shqipëri, ja jap vetes. Ska ç’më lypset jeta më. Myrteza Bajraktari vajti tre vjet në burg pa pikë turpi, gjezdis si zotëri i madh nëpër Tiranë.

Fundja, përse nuk shkoi në Berat, me mbarimin e universitetit?! Po ta kishte bërë këtë, nuk do të kishte ndodhur ajo që i ndodhi. Myrtezai ja krijoi vetes rrethana të tilla të cilat e bënë të pakënaqur, llapi, a po ç’bëri, u dënua.

Ganiu tha: Unë ta garantoj se Myrtezai është arrestuar kot, ka bërë tre vjet dënim kot, prandaj ne kosovarët duhet ta ndihmojmë. Asgjë nuk të kushton një deklaratë.

Ai iu përgjigj: Nuk kam pasur shoqëri, nuk e njoh, nuk lëshoi deklarata për njerëz që nuk i njoh.

Ganiu tha: Kur unë dhe Agimi kemi lëshuar deklaratë, përse ti nuk dashke?!

Ai tha: Deri tash, rraha ujë në havan. Do ta dish mirë,. Porse nuk lëshoj deklaratë. Mëso pra: Ti dhe Agimi i keni shpatullat e ngrohta. Ju e keni mirë me të gjithë, kurse unë, me gjoks kam arritur deri këtu.

Gani tha: Ti ke vuajtur vërtet, por ty të kanë provuar, s’ke përse frikësohesh. Të thuash për mua që jetoj 20 vjet e ca pa andralla në Tiranë, po. Mua nuk më njohin sa duhet.

Ai ju përgjigj: Unë i di punët e mija. Po të qe deklarata për ty dhe për Agimin, mund ta bëja, le të dilte ku të dilte. Por një njeri që s’e njoh, nuk digjem kot, nuk ja vlen sakrifica.

Ganiu tha: Ne na duhet emri yt. Sa për Myrtezain, ka boll që lëshojnë deklarata. Nëse ne kosovarët, nuk e ndihmojmë njëri tjetrin në vështirësi, kush do t’i ndihmojë?! S’të kam njohur për frikacak, po më habit! Lëri llafet, kur do ta bësh deklaratën.

Ai tha: Kurrë! Ganiu u nda i zëmëruar, duke i thënë: Natën e mirë.

                                                                                           “Flamurtari”

Vlerësim: E dhëna paraqet interes për faktin se Gani Demri ashtu dhe Agim Gjakova, pajtohen me pikëpamjet e Myrteza Bajraktarit, që pretendon se është dënuar me pa të drejtë dhe mbi të gjitha, kërkojnë të mbledhin deklarata, për ta konsideruar të pafajshëm!

B.p. ka manovruar mirë, që i ka thënë, se nuk mund ta bëjë këtë se kam frikë, ju i keni shpatullat e ngrohta.

Për këtë çështje, B.p., nuk iu dhanë detyra.

                                    Punëtori Operativ

                                        Haxhi Dashi

Dokumenti sekret me raport-informacionin e hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Haxhi Dashi, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Flamurtari”, lidhur me bisedat e bërë nga Gani Demiri me miqtë e tij kosovarë, si Agim Gjakova, etj., për të kërkuar deklarata në mbrojtje Myrteza Bajraktarit

                                                                                        Dhënë agjenti “Flamurtari”

                                                                                        Marrë P.Op. Haxhi Dashi

                                                                                        Dt. 10.7.1975 Ora 20.00

                                                                                        Në Bazën e “Shkrimtarit”

                                             R A P O R T

Më datën 4.7.1975, ai takoi Agim Gjakovën, ai i tha se ç’i kishte kërkuar Gani Demiri, pastaj shtoi: more Agim, si ta bëj deklaratën unë, kur dihet se kurrë nuk kam pasur shoqëri dhe as nuk e njoh Myrteza Bajraktarin?!

Deri sa nuk ke pasur shoqëri, s’ke si lëshon deklaratë. Mua ma ka kërkuar vetë Myrtezai. I premtova, do t’ia lëshoj. Por thjesht, si e njoh unë Myrtezain. Pa lënë të shkohet deklarata nga tendencioziteti. Se asisoj është propagandë dhe futet në kanale të tjera.

Më bren një pyetje: Kosovarët kanë qenë kuaj qysh në Kosovë, apo u bën kuaj këtu? Po bisedoja një ditë me Xhavit Shillovën. Një student kosovarë që i ka ardhur e fejuara nga Kosova, u fut në burg dhe doli i pafajshëm. Xhaviti e ka të afërm. Unë dhe Ganiu, i thamë që ta ndihmonte. Të paktën të hynte e të dilte. Xhaviti nguli këmbë si mushka: A ka qenë në burg? Po. As sytë nuk dua t’ja shikoj.

Ganiu i tha: se e kanë kredhur në burg kot, Xhaviti tha i nxehur: Askush nuk të fut në burg kot! Unë i thashë Xhavitit: Ti shkon keq me ata të Drejtorisë e të fshatit ku shërben? Nëse ata të thurrin ndonjë intrigë dhe të fusin brenda, ne duhet të të mbajmë mëri?! Xhaviti, si Xhaviti, prapë me kokën e tij: Pa bërë faj, askush s’mund të më fusë në burg.

Ai i tha Agimit: Kishim tjetër temë bisede. Ti me Ganiun jeni trima, por kjo trimëri mund të ushqehet nga ndonjë mbështetje. Keni shokë e miq në Sigurim. E rrotulloni punën si t’ua dojë qejfi. Unë nuk jam trim.

Agimi i tha: Nuk e kisha fjalën për ty. Edhe unë po të isha në vendin tënd, me që nuk ke pasur shoqëri, nuk do ta lëshoja deklaratën. Të pyes a e njeh mirë Nebi Salihun? Mua më duket i mirë dhe i besës.

                                     “Flamurtari”

Detyra: Ju dha detyrë që ditën e shtunë mbas dite, të shkoj në shtëpinë e Agim Gjakovës, me pretekst për të takuar edhe Naimen, me që nuk del. T’i thoni Agimit dhe Naimes, se ka marrë një letër nga motra, më thotë se në fund e kanë thirrur ata shokët e ambasadës, për të shkuar për të marrë vizën, për të ardhur si vizitore, por prapë kam frikë, se s’kan për t’a lënë përsëri, megjithëse ja thashë, edhe nënës, ajo sikur e mori veten nga Gëzimi, u bë më mirë.

Të hapni ndonjë bisedë për shkrimet që ka Agimi në dorë. I thoni se kam romanin që është aprovuar e dhënë për botim, por, s’po m’i japin akoma lekët, tani me që më vjen motra, më duhen. T’i thoni, se kam marrë vesh se para ca kohësh, ishte një grup arsimtarësh nga Gjakova, unë s’kam takuar njeri, ne s’kemi takuar ndonjë, çfarë thonë për andej.

Këtë pastaj të hapni bisedën, duke i thënë se; nga një shok, se kush më tha, por u habita, se Abdyl Këllezi, paska gruan nga Kosova, baxhanak me një me pozitë në Kosovë, a Fadil Hoxha, apo Mehmet Hoxha, nuk më kujtohet. Kjo me qëllim, për të hapur bisedën dhe për të parë se çfarë do të thotë Agimi në lidhje me Abdyl Këllezin dhe Koço Theodhosin. Me sa kam mësuar, e punuar, edhe në kolektivin e arsimtarëve, kishin sjellë dëme të mëdha ekonomisë.

Në vazhdim, t’i thoni, se keni marrë vesh se; paska ardhur nga Kosova, Bije Vokshi, ka shkuar në Durrës tek nipi, luftëtare e madhe, kam dëgjuar që ka qenë, por unë nuk e njoh nga afër. Ajo ka ardhur edhe herë të tjera, është gjakovare, e njeh Agimi, a e ka takuar ndonjëherë?

-Të mësoni, se kur do të shkoj në zbor Agimi, kur do e bëj lejen dhe ku do ta bëjë? Në takim me Ganiun, të mësoni, se në çfarë kabine do të jetë, kur të shkojë me leje në Durrës, se gjoja, mund t’i shkoni ndonjëherë të dielën.

Masat Operative: Të merren masa me T.O. M. Kosova, që ditën e shtunë, ora 16 e 30, të shkojmë në përgjim të Agim Gjakovës, B.p., do të shkojë rreth orës 18.00.

T’i jepet zv/drejtorit, për ta parë.

                                                                                   Punëtori Operativ

                                                                                        Haxhi Dashi

Dakord.

Të merren të gjitha masat dhe të bëhet përgjimi. Më thoni rezultatin.

Dt. 11.7.1975                  Kadri Gojashi

                                                 D.v.

Dokumenti sekret me raport-informacionin e hartuar nga Punëtori Operativ i Sigurimit të Shtetit, Enver Miloti, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Shpendi”, lidhur me ndjekjen e përgjimet ndaj Myrteza Bajraktarit

                                                                                                    Dhënë B. p. “Shpendi”

                                                                                                 Marrë P. Op. Enver Miloti

                                                                                                   Dt. 3.6.1975 Ora 20.00

                                                          R A P O R T

Burimi raporton se më datën 30.5.1975, vajti për vizitë tek Myrteza Bajraktari, ora 9 e 30. Në bisedë, burimi i tha nëse kishte ndonjë lajm nga e motra që ka në Jugosllavi. Myrtezai i tha se; kam marrë letra nga familja, e më shkruajnë se në muajin korrik, do të vijë në Tiranë si vizitore, motra e vogël e cila, do të më sjelli shumë plaçka nga trashëgimia që kam atje, si p.sh.: tre soba, një me korrent, një me dru e një me vajguri. Në rast se motra do më dalë në telefon, që para se të vijë, të marrë takim me djalin tuaj që keni në Shkup. Nëse ka ndonjë plaçkë t’ua sjelli.

Burimi i tha Myrtezait, nëse të kapi burokracia: ai ju përgjigj, se; nuk më ka kapur, por ata heqin personat që janë me dyshime, duke i zëvendësuar me të tjerë, besnik.

 “Shpendi”

   Detyrë:

  1. Me Myrteza Bajraktarin, të marrë përsëri kontakte dhe në bisedë ta pyes, çfarë po bën për të hyrë në punë. Gjithashtu t’i thotë se mos të ketë pretendime, që o vetëm arsimtar, o vetëm s’ka, por të shkojë në ndonjë fabrikë, ose uzinë, mjafton të fillojë e të mos qëndrojë pa punë.
  2. Ta pyes, nëse ka folur në telefon me motrën e vogël e çfarë i ka thënë për ardhjen në Shqipëri.

Vlerësimi: E dhëna paraqet interes operativ, për faktin se Myrteza Bajraktari, sipas mendimit të tij, është heqja vetëm e elementëve me përbërje të keqe politike.

Masat Operative: E dhëna t’i kalohet P.Op. Haxhi Dashit, që e ka në kontroll operativ 2/B.

V.O. Shoku Kadri Gojashi shënon:

Të mos i japim vizë motrës së Myrtezait, të vijë. Memorie.al

                 Punëtori Operativ

                  Enver Miloti

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 24 Maj 2022

Next Post

“Si arratiseshin individë e familje në zonën e Vermoshit në vitet 1974 – ’82 dhe përse nuk arritëm ta kapnim dot Nikoll Hysaj, që edhe pse ndiqej nga Sigurimi…”?! / Dëshmia e rrallë e komandantit të Kufirit

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Si arratiseshin individë e familje në zonën e Vermoshit në vitet 1974 – ’82 dhe përse nuk arritëm ta kapnim dot Nikoll Hysaj, që edhe pse ndiqej nga Sigurimi…”?! / Dëshmia e rrallë e komandantit të Kufirit

“Si arratiseshin individë e familje në zonën e Vermoshit në vitet 1974 – ’82 dhe përse nuk arritëm ta kapnim dot Nikoll Hysaj, që edhe pse ndiqej nga Sigurimi…”?! / Dëshmia e rrallë e komandantit të Kufirit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!