Memorie.al publikon disa foto me imazhe të disa prej qyteteve kryesorë të Kosovës, si: Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Ferizaj, etj., të cilat i përkasin një periudhe kohore, që nga viti 1878 e deri në 1942-in. Foto më e hershme është ajo e Prizrenit e vitit 1878, ku kanë pozuar disa prej krerëve kryesorë të Lidhjes së Prizrenit, si: Ali Pashë Gucija, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Mic Sokoli, etj., të shoqëruar nga delegatë dhe pjesëmarrës të tjerë të asaj ngjarje historike, si dhe e roje të armatosura, banorë të qytetit etj. Tre foto të tjera tregojnë qytetin e Gjakovës, e para në vitin 1916, ku duken trupat ushtarake bullgare, që pozojnë mbi topat e artilerisë të tërhequra nga karrot, që u janë marrë banorëve vendas, te foto tjetër duke ura prej guri me harqe në qendër të qytetit dhe në sfond, minarja e xhamisë së madhe, ndërsa në foton e tretë që i përket vitit 1942, janë fiksuar imazhe të festës së Pavarësisë, më 28 nëntor, ku duke paria e qytetit e shoqëruar nga zyrtarë vendorë, ushtarakë si dhe banorë të veshur me kostume kombëtare, etj. Në dy foto të tjera, duket qendra e qytetit të Pejës, ku është mbajtur mbledhja e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Dy foto tregojnë qytetin e Mitrovicës, ku duken ndërtesat dhe rrugët kryesore të saj, si godina e Bashkisë, me policë të armatosur që bëjnë roje para saj, etj. Në dy fotot e tjera, duket qyteti Prishtinës, dhe ai i Ferizajt, ku bien në sy: stacioni i trenit, vagonët me trenin mbi shinat e hekurta, magazinat, si dhe godinat e shtëpitë e qytetit në të dy anët e hekurudhës, etj.
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016