Memorie.al publikon një kartolinë të rrallë të prodhuar në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbon, në vitin 1977, ku si pamje e saj, është përzgjedhur tabloja e realizmit socialist, “Rrëzimi i avionit armik” të piktorit të njohur Ksenofon Dilo, e cila ishte e ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe u zbulua rastësisht, gjatë një turneu që bëri disa vite më vonë, në disa vende perëndimore, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore, nga Tirana dhe solisti i atij ansambli, Burhan Spahija, e bleu dhe ia dërgoi piktorit të njohur që asokohe punonte si skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke i uruar gëzuar Vitin e Ri 1984. Pas viteve ’90-të, tabloja e piktorit Dilo, “Rrëzimi i avionit armik” do të tërhiqte vëmendjen e trajnerit të ekipit përfaqësues së futbollit të Anglisë, Bobby Robson, kur ai erdhi në krye të ekipit të tij, për një ndeshje me përfaqësuesen shqiptare dhe gjatë vizitës që bëri në Galerinë Kombëtare të Arteve, u “marros” pas saj dhe fillimisht kërkoi nëse mund ta blinte atë, por kur nuk iu plotësua kjo dëshirë, kërkoi nëse mund ta takonte autorin e saj, me të cilin bëri dhe një foto para tablosë. Bashkë me këtë foto dhe kartolinën e rrallë e cila publikohet për herë të parë ekskluzivisht nga Memorie.al, po botojmë dhe dy foto të tjera të mjeshtrit të pikturës, Ksenofon Dilo, ku ai ka dalë në ish-Bashkimin Sovjetik, në vitin 1958, gjatë kohës që realizohej filmi shqiptar “Furtuna”, me personazhen kryesore të këtij filmi, rusen Ariadna Shengellaja, (në rolin e Zanës), ku ai ishte piktor i filmit, si dhe një foto tjetër me mikun e tij, Dritëro Agolli, ish-Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë./Memorie.al
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016