1925 – Lind në Leon, Anastasio Somoza Debayle. Somoza, ishte një diktator Nikaraguan dhe zyrtarisht Presidenti i Nikaragua-s nga viti 1967 deri më 1972 dhe nga 1974 deri në 1979. Ai ishte anëtari i fundit i familjes Somoza që ishte President, duke i dhënë fund një dinastie që kishte qenë në pushtet që nga viti 1936. Anastasio Somoza, u vra përfundimisht kur ishte në ekzil në Paraguai.
1945 – Fluturimi 19, një grup avionësh ushtarakë, Avengers, zhduken në Trekëndëshin e Bermudës, në një nga misteret më të famshme të aviacionit në histori. Ato u nisën nga baza e Fort Lauderdale. Si pasojë të 14 pilotët u konsideruan të humbur. Hetuesit e marinës nuk mund të përcaktonin shkakun e saktë të humbjes së Fluturimit 19.
1952 – Në Britaninë e Madhe, ndodh fenomeni i Smogut Gjigand. Në një periudhë e motit të ftohtë, e kombinuar me një gjendje anticikloni dhe pa erë, mblodhi ndotës të ajrit, kryesisht që rridhnin nga përdorimi i qymyrit, për të formuar një shtresë të trashë e smogut mbi qytet. Si pasojë e këtij smogu, në ditët në vazhdim, mbi 12 mijë persona do të humbnin jetën.
1977 – Egjipti ndërpret, marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Libinë, Algjerinë, Irakun dhe Jemenin e Jugut. Kjo masë u mor, në shenjë hakmarrjeje për Deklaratën e Tripolit kundër Egjiptit. Po në këtë vit, Kajro zyrtare, nënshkroi një deklaratë armë-pushimi me Izraelin, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Marrdhëniet diplomatike me këto shtete, do të rilidheshin, disa vite më pas.
1983 – Në Argjentinë, ndodh rënia e regjimit diktatorial të Juntës Ushtarake. E njohur ndryshe dhe si Proçesi i Riorganizimit Kombëtar, kjo juntë, mori pushtetin në vitin 1976, nëpërmjet një grusht shteti. Udhëheqësit e saj e qeverisën vëndin, me një dorë të hekurt, duke shkaktuar, arrestimin, torturimin, dhe ekzekutimin, e mijëra personave të pafajshëm.
1991 – Leonid Kravchuk zgjidhet presidenti i parë i Ukrainës. Kravchuk, është një ish politikan ukrainas dhe Presidenti i parë i saj, i cili shërbeu nga 5 dhjetori 1991, deri në dorëheqjen e tij më 19 korrik 1994. Ai është gjithashtu një ish-Kryetar i Rada Verkhovna-s dhe deputet i Kuvëndit Popullor, që shërben në Partinë Social Demokratike të Ukrainës.
2013 – Shuhet në moshën 95 vjeçare në Johannesburg, Nelson Mandela. Mandela, ishte një revolucionar, dhe udhëheqës politik i Afrikës së Jugut anti-apartheid i cili shërbeu si President i saj nga 1994 deri në 1999. Ai ishte kreu i parë me ngjyrë i vendit dhe i pari i zgjedhur në një zgjedhje plotësisht përfaqësuese demokratike. Qeveria e tij u përqëndrua në çmontimin e trashëgimisë së apartheid.