• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Do internojmë nga Tirana 272 familje me të cilët…”/ Relacioni ‘tepër sekret’ i Manush Myftiut në ‘66-ën për elementët e deklasuar

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) të cilat i përkasin vitit 1966, ku ndodhet një raport-informacion i sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës, Manush Myftiut, dërguar anëtarit të Byrosë Politike dhe sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alia, lidhur me proceduarat se si do internoheshin nga kryeqyteti rreth 272 familje, nga “elementët e deklasuara”, duke i dërguar ata në fshatrat dhe zonat më thella anë e mbanë Shqipërisë. Si dhe letra e sekretarit të parë të të Komitetit të Partisë së rrethit të Fierit, Sofokli Papavasili, drejtuar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me qëndrimin armiqësor që mbanin Nafiz Bezhani, Vlash Gjergji dhe Dhimitër Miçaço, të cilët ishin të internuar në atë rreth, etj.

Relacioni “Tepër sekret” i sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës, Manush Myftiut, dërguar Ramiz Alisë në vitin 1966

 PARTIA E PUNËS SE SHQIPERISE                                                           Tepër sekret                         

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

 KOMITETI I PARTISË QYTETIT                                                             Ekzemplar. Nr                                                                                                                                                     1                      

  TIRANE

Prot. Nr.852                                                                                        Tiranë, më 14.7.1966

Lënda: Dërgohet relacioni mbi disa masa që duhet të ndërmerren ndaj disa elementëve armiq dhe të deklasuar.

KOMITETIT QENDROR TE P.P SHQIPERISE

              Shokut Ramiz Alia                                                            

                   Tiranë

Bashkëngjitur ju dërgojmë një relacion “Mbi disa masa për transferimin nga Tirana të disa elementëve armiq dhe të deklasuar

Përsa më sipër jemi në pritje

Sekretari i I-rë i K. P. të Qytetit Tiranës

             (Manush Myftiu)                                                                  22.12.1966

MBI DISA MASA PËR TRANSFERIMIN NGA TIRANA TE DISA ELEMENTEVE ARMIQ DHE TE DEKLASUAR

                                                       R E L A C I O N                                                                         

Në qytetin e Tiranës dhe në periferi të qytetit banojnë mjaft element të deklasuar, ish kulakë, ish krerë të reaksionit dhe ish të burgosur politikë. Nga një studim që kemi bërë kemi arritur në këto konkluzione:

  1. Një pjesë e tyre janë banues të vjetër të Tiranës, këta janë kryesisht ish funksionarë të lartë të Zogut, të pushtuesve fashistë dhe të organizatave tradhtare: një pjesë tjetër (dhe këta përbëjnë shumicën) janë të ardhur nga rrethe të tjera, të cilët kanë ikur për të fshehur gjurmët. Mënyrat se si kanë ardhur janë të ndryshme, me një mijë dallavere, duke përfituar nga ligjet tona për strehimin, nga përkrahjet, hatëret, ryshfetet etj. Disa prej tyre nuk punojnë pasi janë pleq, por këta kanë fëmijët në punëra të ndryshme. Një pjesë tjetër, janë kryesisht ish – kulakë, kanë ndërtuar shtëpi për rreth qytetit dhe punojnë si bujq në fermat, ose si punëtorë krahu në ndërtim etj. Ka edhe një pjesë tjetër që punojnë në zyra dhe sektorë të ndërmarrjeve shtetërore.
  2. Një pjesë e tyre zhvillojnë aktivitet armiqësor dhe përbëjnë një rrezikshmëri për kryeqytetin, jo vetëm se janë një bazë për elementët armiq, por dhe se janë kthyer në të vërtetë në qendra të përhapjes së parullave politike armiqësore, të infektimit me ideologjinë borgjeze e shfaqjeve të huaja, të organizimit të vjedhjeve, aktiviteteve të vagabondazhit, imoralitetit dhe korrupsionit. Po thuaj në të gjitha rastet, fijet të çojnë në këto qendra infektive. Si armiq klase, ato përbëjnë bazën sociale të këtyre fenomeneve negative që në qytetin e Tiranës janë bërë me të vërtetë një fenomen shqetësues.
  3. Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e tyre, vendet prej nga kanë ardhur dhe kohën kur kanë ardhur në Tiranë, duke patur si kriter bazë të kaluarën e tyre dhe aktivitetin që zhvillojnë aktualisht, ne mendojmë se një pjesë e tyre, rreth 272 familje, të largohen nga Tirana dhe të shkojnë në rrethet e tjera. Konkretisht:
  • Në Shkodër    16
  • Në Kukës          2
  • Në Pukë            2
  • Në Peshkopi     3
  • Në Krujë           4
  • Në Burrel          2
  • Në Durrës         2
  • Në Elbasan        6
  • Në Lushnje        1
  • Në Fier             16
  • Në Berat           13
  • Në Skrapar       11
  • Në Pogradec    13
  • Në Korçë          21
  • Në Ersekë         15
  • Në Vlorë           27
  • Në Tepelënë       7
  • Në Përmet        25
  • Në Gjirokastër 36
  • Në Sarandë      20

               Gjithsej       244

Përveç këtyre janë edhe 28 specialistë dhe nëpunës të ndryshëm, që duhen të transferohen nga dikasteret në rrethet e tjera.

Ne e kuptojmë se ky është një problem i vështirë: E para sepse janë 272 familje, rreth 2000 njerëz dhe nuk është e lehtë për t’i lëvizur, e dyta: krijohet një problem politik sepse këto njerëz kanë të afërt, lidhje gjinie etj., dhe në fakt preken më shumë se 2000 vetë. Por sidoqoftë, mendojmë se kjo është një masë e drejtë që duhet marrë.

Për të zbatuar këtë plan ne mendojmë kështu:

  1. Një pjesë të largohen në fshatrat e tyre prej nga kanë ardhur. Këto përbëjnë shumicën dhe punojnë në fermë ose ndërtim. Këtyre do t’u themi të shkojnë në fshatrat e tyre prej nga kanë ardhur. Atyre që kanë ndërtuar shtëpi këtu, shteti do t’u bëjë shtëpitë. Fshati duhet t’u japë një farë baze ekonomike, shtëpitë e tyre dhe tokë.
  2. Një pjesë tjetër, për arsye se janë në zonat kufitare, nuk do të shkojnë në fshatrat e tyre, por do të largohen në zonat fushore. Me një fjalë, këta dëbohen nga Tirana për në zona të tjera. Sigurisht këtyre u duhet krijuar ndonjë bazë jetese ose punë atje ku do të shkojnë.
  3. Një pjesë, këta janë disa nëpunës dhe specialistë, do të transferohen nga dikasteret dhe do të largohen nga Tirana.

Ne e kemi parasysh se rretheve të tjera këto kontingjente u shkaktojnë telashe, por në këtë rast nuk po bëhet gjë tjetër veçse po u kthejmë kontingjentet e tyre. Nga ana tjetër mendojmë se atje në rrethe ka mundësi që atje të jenë nën mbikëqyrje më të fortë.

Në qoftë se Komiteti Qendror do të jetë dakord, pasi të njoftohen rrethet, mendojmë të ngarkojmë Komitetin Ekzekutiv të K.P. dhe Degën e Punëve të Brendshme të Qytetit të Tiranës, që në marrëveshje me Kryeministrinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, të dërgojnë njerëz nëpër rrethe për t’u marrë vesh konkretisht dhe të fillojmë nga puna menjëherë.

Nga ana tjetër, përveç kësaj mase administrative për likuidimin e disa qendrave infektive, Komiteti i Partisë ka menduar që të marrë disa masa të tjera politike për izolimin e qendrave të tjera të kësaj natyre, të cilat mbeten si dhe të disa elementëve të tjerë të kësaj kategorie.

  • Çdo qendër pune, si drejtori (Zyrat e Kuadrit) dhe disa organizata bazë, duhet të jenë në dijeni të plotë për njerëzit e këtyre kategorive që kanë në qendrat e tyre të punës. Ne na rezulton se në shumë ndërmarrje, si p.sh. në Kombinatin “Josif Pashko” ku ka shumë elementë të tillë, as drejtoria dhe as organizata bazë nuk di gjë për ata, disave u kanë ngarkuar edhe detyra në vende drejtuese, dhe si pasojë, lufta e klasave atje është përtokë. Kjo gjendje duhet dhe do të marrë fund.
  • Organizata bazë e Partisë duhet të ketë kujdes për këta njerëz, t’i kontrollojnë dhe të jetë në dijeni për veprimtarinë e tyre, t’i izolojë dhe t’i demaskojë hapur kur ata veprojnë. Mendojmë se disa prej tyre nuk duhet të jenë anëtarë të Bashkimeve Profesionale. Në asnjë mënyrë nuk duhet t’u besohen punëra me përgjegjësi. Të ndiqet, jo vetëm aktiviteti politik i tyre, por edhe ai moral etj.
  • Organizatat bazë të Partisë të përgjigjen për këta njerëz, jo vetëm për aktivitetin e tyre në qendrën e punës, por edhe në lagje dhe në jetën e tyre private, duhet të bëjnë që ata të jenë të padëmshëm.
  • Me këtë rast shtrojmë edhe çështjen e disa të përjashtuarve nga partia. Në qytetin tonë ka 726 të tillë, një pjesë e të cilëve, rreth 221 veta janë përjashtuar për çështje politike. Kemi vërejtur se organizatat bazë nuk janë përherë në dijeni për këta njerëz dhe nuk ndjekin veprimtarinë e tyre. Kjo gjendje duhet të ndryshojë, organizatat bazë duhet të trajtojnë edhe këtë çështje me frymën që u tha më lart me gjithë vëmendjen e mprehtësinë e luftës kundra elementëve armiq të partisë.
  • Këto masa duhet të ndihmojnë përgjithësisht punën që kemi filluar për të përmirësuar gjendjen e brendshme në kryeqytet, për të forcuar luftën klasore dhe vigjilencën e organizatave bazë të partisë, për t’u mbyllur rrugën fenomeneve negative që vërehet në jetën e disa njerëzve në qytetin tonë, si vagabondazhi, imoraliteti, degjenerime të llojeve të ndryshme.

Këto masa do të përmirësojnë gjendjen dhe luftën e partisë. Ne jemi të vendosur që t’i çojmë ato deri në fund prandaj e ngremë këtë çështje para Komitetit Qendror dhe kërkojmë ndihmën e tij.

   SEKRETARI i I-rë K.P. të QYTETIT TE TIRANES

                         (Manush Myftiu)

Shënim: U bisedua me shokun Sofokli Papavasili, që t’a zgjidhi këtë çështje me Gjykatën e Lartë sipas rregullave dhe konform ligjeve. 9.12.1966

   Lefteri (Goga)

Relacioni nga Fieri për dëbimin e avokat Nafiz Bezhanit, që ishte I internuar në fshatrat e atij rrethi

Por gjatë periudhës së regjimit komunist, në drejtim të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe Komisionit të Internim Dëbimeve që kryesohej nga Manysh Myftiu, vinin edhe mjaft propozime nga të gjitha rrethet e vendit. Një prej tyre është dhe ky relacion që po botojmë në këtë shkrim, ku sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Fierit, njofton Komitetin Qendror të PPSH-së, mbi çështjen e tre të internuarve që ndodheshin në atë rreth, duke i propozuar që t’i largonin që andej, pasi konsideroheshin persona me të kaluar armiqësore që vinin nga familje reaksionare dhe vazhdonin të mbanin qëndrim të keq edhe aty në internim. Një prej tyre, është Nafiz Bezhani, avokati dhe jurist i njohur që në vitet 1998 kryesoi për disa vjet Komisionin Shtetëror për Pastërtinë e Figurave të zyrtarëve të lartë dhe deputetëve.

 PARTIA E PUNËS SHQIPERISE                                                         “SEKRET”                                                     

KOMITETI I PARTISË SE RRETHIT                                           Fier, më 4. X. 1966                                     

Nr. Prot. 594                                                                               Ekzemplar. Nr 1                      

 KOMITETIT QENDROR TE P.P. SHQIPERISE

            (Sektorit të kuadrit)                                                               

                       TIRANE

Në rrethin tonë ekziston një grup avokatësh, shumica e të cilëve janë me përbërje të keqe politike. Plus atyre që kishim, kohët e fundit, kanë ardhur dhe dy të tjerë, të cilët janë akoma dhe më të këqij, konkretisht:

  1. Vlashi Gjergji, i dënuar me burgim të përjetshëm me ‘grupin e deputetëve’ dhe liruar para afatit. Kohët e fundit erdhi në Fier i transferuar nga rrethi i Përmetit. Mesa kemi dëgjuar, dhe në burg dhe në Përmet, ai nuk ka mbajtur qëndrim të mirë.
  2. Nafiz Bezhani, ka ardhur nga Tirana këtë vit, me sa dimë (sepse nuk kemi asnjë dokument për ta), është element i përjashtuar nga partia. Gjatë kohës këtu ka pëshpëritur “më zuri plumbi i burokracisë”. Mban qëndrim shumë kë keq në gjyq, duke luftuar që me fraza të bukura dhe me pasion, të fitoj klientë. Në një gjyq të hapët në Libofshë, lidhur me një vrasje, me qëllim që të fitonte nam gjatë mbrojtjes se kriminelit, u mundua që ta diskreditonte viktimën, duke arritur në banalitete dhe absurditete në sy të masës. Bile bëri çmos që të diskreditonte dhe trupin gjykues dhe mjekët e ekspertizës.
  3. I tillë element i keq është dhe avokat Dhimitër Miçaço (ka qenë që më parë), sepse asnjë mbrojtje të ligjës nuk mund të pritet prej tyre. Me këtë rast dëshirojmë të shprehim mendimin tonë se na duket e padrejtë që këta pa pyetur dhe pa marrë pëlqimin nga asnjë organ i partisë apo pushtetit në rreth.(Për dy të parët që kanë ardhur këtë vit, nuk na ka vënë asnjë në dijeni). /Memorie.al

               SEKRETARI I KOMITETIT PARTISE SE RRETHIT

                          (Sofokli Papavasili)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 17 Gusht

Next Post

Kalendari Historik 18 Gusht

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht

Kalendari Historik 18 Gusht

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!