• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, March 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Letra për Hysni Kapon: “Ashtu sikur na thatë ju, zhurmuesi televiziv i vendosur mbi Hotel ‘Tirana’ nuk ka funksionuar dhe ne…”/ Raporti për Komitetin Qendror i shefit të Shtypit e Propagandës, në ’79-ën

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një raport-informacion që i përket vitit 1979, ku Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Çajup Rusmajli, informon Komitetin Qendror, lidhur me zhurmuesit televizive që po vendoseshin në Tiranë, për kanalet e huaja, si ato jugosllave, italiane etj.  Raporti i plotë i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio-Televizionit Shqiptar, i shoqëruar edhe me shkresën përkatëse të shefit të Shtypit në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, Miti Tona, dërguar Hysni Kapos, ku ai, pasi i konfirmon sinjalizimin e tij që më datë 23.IX.1979 zhurmuesi televiziv i vendosur mbi tarracën e Hotel “Tirana”, nuk ka funksionuar, e informon me detaje, lidhur me punën e bërë për vendosjen e zhurmuesve televizivë nëpër pika dhe vende të ndryshme të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, në mënyrë që ato të pengonin sinjalin e programeve të kanaleve të huaja televizive.

Përhapja në masë e aparateve televizive në fillimin e viteve ’70-të në familjet shqiptare, ishte një nga ‘dritaret’ e vetme për të parë botën e jashtëm në atë izolim të plotë ku ndodhej vendi nën udhëhqjen diktatorit komunist Enver Hoxha, për të cilin thuhej, se; diku me njerëzit e bashkëpunëtorët e tij të afërt, ai (Enveri), ishte shprehur se kishte bërë gabim që kishte lejuar futjen në masë të televizorëve në Shqipëri.

Përtej asaj se sa të vërtetë ka rreth kësaj, është fakt se jo vetëm që aparatet televizive u futën në masë, por deri nga viti 1973-‘74, kur dhe filloi godita ndaj të ashtuquajtur “Grupi liberal në art e kulturë”, me në krye Todi Lubonjën dhe Fadil Paçramin, stacionet e huaja televizive, kryesisht ato italiane dhe jugosllave, si dhe pak ato greke në Jug të Shqipërisë, shiheshin në masë dhe pa asnjë problem.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967

“Burra dhe gra me sëpata e lopata, sulmuan të rinjtë nga Tirana që po prishnin minaren, A. Basha, tentoi të godasë në kokë sekretarin e partisë …”/Zbulohet raporti Sigurimit për ngjarjen e Shupalit, maj ‘67

Nuk ishin të lejuara, por as të ndaluara. Ndalimi i tyre filloi pas vitit 1974-’75, kur propaganda zyrtare njoftoi për aksionin, apo më saktë “për iniciativën” heqjes së antenave të televizorëve për stacionet e huaja. Por asnjëherë kjo gjë nuk u bë me masa represive, pasi vetë regjimi u kujdes që ta “zgjidhte” atë gjë me anë të zhurmuesve televiziv, të cilët asokohe mbinë kudo në të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke i vënë ato në lartësi të objekteve të ndryshme. Aparate të cilat shkodranët me ironinë e tyre therëse, i etiketuan si “kafazë pllumbash”, siç mbanin shumë të pasionuar pas këtyre shpendëve mbi çatitë e pallateve të tyre.

Këto aparate zhurmuese, në Tiranë komandoheshin nga Radio-Televizioni Shqiptar, ndërsa nëpër rrethe të ndryshme të vëndit, nga Jugu në Veri, nga persona të veçantë të autorizuar nga RTSH-ja. Aparatet zhurmuese fikeshin vetëm gjatë emisioneve të lajmeve, të cilat thuhej si i ndiqte udhëheqja e lartë e PPSH-së dhe gjithashtu se i shërbenin RTSH-së për ndonjë regjistrim, kryesisht për lajmet nga bota.

(Thuhej se kishte vetëm një përjashtim, ku zhurmuesit televiziv duhet të ndizeshin menjëherë edhe gjatë emisionit të lajmeve, kur anonçohej ndonjë lajm për kreun e Vatikanit, Papa Gjon Palin e Dytë, imazhet e të cilit në mënyrë kategorike nuk duhej të shiheshin në territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë).

Por edhe vendosja e aparateve zhurmuese përsëri nuk e “zgjidhi” problemin e madh që i kishte regjimi komunist i Enver Hoxhës për “ndalimin e propagandës dhe ideologjisë së huaj”, pasi edhe pse i detyroi familjet shqiptare që të hiqnin antenat që kishin në ambientet jashtë banesave, si tarraca, ballkone, çati etj., asokohe u gjet zgjidhja me antena të vogla “dhome”, brenda ambienteve të shtëpive, apo me “kanaçet’ e famshme të cilat njiheshin ndryshe nga shqiptarët, edhe si “grup sekonde”.

Mirpo edhe me zhurmuesit kishte “probleme”, pasi personat që ishin e autorizuar për ndezjen dhe fikjen e tyre, ndonjëherë “gabonin” me minuta duke e lënë të fikur aparatin zhurmues më tej orarit të lajmeve të kanaleve italiane e jugosllave, apo aparateve i’u ndërpritej energjia, gjë e cila nuk kalonte pa pasoja për drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar.

Por problem apo më saktë herezia më e madhe ishte mos ndezja e aparateve zhurmuese, kur në ekran do dilte figura e Papa Gjon Palit i Dytë, gjë për të cilën ishte caktuar në Radio-Televizionin Shqiptar një “person roje”, që monitoronte në 24 orë pandërprerje emisionet e lajmeve. Por edhe pse me këto masa të rrepta, përsëri ndodhën “gabime njerëzor”, ku zhurmuesit nuk u ndezën kur në ekran doli papa Gjon Pali i Dytë.

Thuhet se kjo gjë shkaktoi një “tërmet” të vërtetë dhe puna shkoi deri tek Enver Hoxha, i cili nuk ngarkoi Ramiz Alinë që të merrej me problemin në fjalë që i përkiste sektorit të tij të propagandës, artit e kulturës, por ai thërriti Hysni Kapon “për ta ndjekur atë gjë”, i cili si sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së, mbulonte organet e “Diktaturës së Proletariatit”, siç ishin: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Sigurimi i Shtetit, Prokuroria, Hetuesia, Gjykatat, etj.

Lidhur me këtë bën fjalë edhe dokumenti që po publikohet për herë të parë në faqet e këtij libri, ku më 26 mars të vitit 1979, zhurmuesi kryesor në qytetin e Tiranës nuk ka funksionuar dhe Hysni Kapo i ka tërhequr “veshin” shefit të Shtypit të Komitetit Qëndror, Miti Tona, i cili gjithashtu u “ka tërhequr vëmendjen” drejtuesve të Radio-Televizionit Shqiptar.

Ngjarja me problemin në fjalë, asokohe e ka detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Çajup Rusmajli, që të përpiloj një raport-informacion për Komitetin Qëndror të PPSH-së, duke raportuar me detaje lidhur me problemin e aparateve zhurmues që ishin vënë asokohe në Tiranë, raport të cilin Memorie.al e publikon të plotë në këtë shkrim të rubrikës dossier.

Letra e shefit të Shtypit në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, Miti Tona për Hysni Kapon

Shoku Hysni

Ashtu sikur na thatë ju, zhurmuesi kundër programeve jugosllave të televizionit më 23 mars nuk ka funksionuar. I tërhoqëm vëmendjen shokut Çajup dhe kërkuam që kjo të mos përsëritet më.

Bashkangjitur tregohen masat që u muarrën e do të merren.

Miti Tona

26.3.1979

Informacioni i Drejtorit të Radio-Televizionit Shqiptar, Çajup Rusmajli, për Komitetin Qendror të PPSH-së

                                                     I N F O R M A C I O N

                     MBI VENDOSEJN DHE FUNKSIONIMIN E PENGUESAVE TE PROGRAMEVE

                                    TELEVIZIVE JUGOSLLAVE DHE ITALIANE

                                                           NE TIRANE

  1. Në datën 23.3.1979 penguesi i programit të dytë dhe të parë jugosllav, të vendosur në Hotelin e madh nuk ka funksionuar. U konstatua se pajisjet ishin në rregull, por mungonte energjia elektrike. Ushqimi elektrik në këtë hotel nuk është stabilizuar dhe ndërmarrja e montimit nuk e ka dorëzuar akoma kabinën elektrike. U bisedua me ndërmarrjen e montimit, e cila akoma s’e ka dorzuar veprën që të mos lejojnë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa një inxhinier i yni, u ngarkua që të ketë në vëzhgim të përhershëm penguesit.
  2. Megjithëse ne kemi vendosur gjashtë pengesa të programit të parë jugosllav (1 në fabrikën e Bukës, 2 në Kodrat e Kamzës, 1 në Hotelin e madh, 1 në Spitalin Civil, 1 në Pallatin e Kulturës), përsëri në disa zona të Tiranës i shikojnë programet jugosllave. Ne kemi kontrolluar efektin e pengesave me antena të jashtme të televizorëve dhe kemi konstatuar se programi jugosllav pengohet, por ka teleshikues që shfrytëzojnë antenat të brendshme si dhe disa veti të përhapjes së valëve e në këtë mënyrë ulin efektin e zhurmave.

Ne brenda datës 1 Maj, do të vendosim edhe 3-4 pengesa të tjerë që të rrisim efektin e pengimit të programit të parë jugosllav.

Për pengimin e kanalit të dytë të Jugosllavisë kemi vendosur dy pengues të cilët në përgjithësi kanë efekt të mirë, por megjithatë ka zona, sidomos në anë të Tiranës, që nuk arrijmë t’i pengojnë. Kemi parashikuar të vendosim dhe 2-3 pengesë të tjerë, por deri tani nuk i kemi realizuar, sepse s’kemi patur llampa të fuqishme. Për këtë kemi biseduar me shokët e Ushtrisë, të cilët na kanë premtuar, por akoma s’kanë mundur të na e sigurojnë.

  1. Programi Italian në kanalin E5 shihet me antenë të mirë kryesisht në pjesën e sipërme të Tiranës, e sidomos në muajt e verës. Pengimi i këtij programi nuk mund të bëhet sepse do të pengonte edhe ritrasmetimin e lajmeve të Italisë me anën e ripërsëritësve, si dhe regjistrimin e disa programeve që ne i bëjmë nga Italia për nevojat tona.

Në këto kushte, kemi mendimin që ky kanal të mos pengohet. Memorie.al

Çajup Rusmajli

Tiranë, më 26.3.1979

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 11 Qershor

Next Post

Fjala e Enver Hoxhës: “Fadil Paçrami vazhdon të shkruajë ‘drama’ në burg, por ato janë lëvere për t’i vënë në ndonjë vënd “special” të shtëpisë…”/ Mbledhja me artistët në Komitetin Qendror, maj, 78

Artikuj të ngjashëm

“Nga konflikti arabo-izraelit në Lindjen e Mesme, i thashë ministrit të Mbrojtjes, për mbrojtjen e Vlorës nga sulmi i mundshëm ajro-detar, pasi ajo dhe Durrësi janë…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, korrik 1967
Dossier

March 7, 2026
“Viti i fundit i Islamit në Shqipëri: Kur komunistët mbyllën 1225 faltore dhe arrestuan 1235 klerikë…”! /Si u shndërrua Shqipëria në shtetin e parë ateist, duke i kthyer kishat e xhamitë në depo gruri?!
Dossier

“Burra dhe gra me sëpata e lopata, sulmuan të rinjtë nga Tirana që po prishnin minaren, A. Basha, tentoi të godasë në kokë sekretarin e partisë …”/Zbulohet raporti Sigurimit për ngjarjen e Shupalit, maj ‘67

March 6, 2026
“Sapo iku Kosygin, në Lindjen e Mesme vrapoi Kissinger dhe botës iu tha se ai shkoi me një ‘plan paqeje’ për…”/ Shkrimi i Enver Hoxhës dhjetor ’73, për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe

March 5, 2026
“Amerikanët po dërgojnë armatime për Izraelin, armë po dërgojnë edhe sovjetikët për arabët, por në të vërtetë ata s’duan…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, për konfliktin në Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973

March 3, 2026
“Pas arratisjes nga Shqipëria në 1949-ën, Azis Biçaku me djalin, Isufin, shkuan në Greqi, ku morën pjesë në luftën civile kundër forcave komuniste dhe…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Librazhdi
Dossier

“Pasi e refuzova në mënyrë kategorike propozimin e shokut tim, Hiqmet Shena, që të arratiseshim në Jugosllavi, pas pak ditësh, mora vesh se ai kishte shkuar në Qafë-Thanë…”/ Dëshmia e rrallë e Xhavit Delvinës

March 3, 2026
“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës
Dossier

“Teksa po dëgjonim në radion te stacionet italiane, ku flitej për raketën ruse në kozmos dhe unë u shpreha se këto bëhen për demagogji, zonja e ing. Naraçit tha…”/ Dëshmia e rrallë e të birit të Neki Delvinës

March 6, 2026
Next Post
Fjala e Enver Hoxhës: “Fadil Paçrami vazhdon të shkruajë ‘drama’ në burg, por ato janë lëvere për t’i vënë në ndonjë vënd “special” të shtëpisë…”/ Mbledhja me artistët në Komitetin Qendror, maj, 78

Fjala e Enver Hoxhës: “Fadil Paçrami vazhdon të shkruajë ‘drama’ në burg, por ato janë lëvere për t’i vënë në ndonjë vënd “special” të shtëpisë…”/ Mbledhja me artistët në Komitetin Qendror, maj, 78

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme