• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Mirditori që dorëzoi teserën e partisë dhe vuajti 10 vjet burgjeve politike, pasi ndihmoi një plakë të gjorë që po varroste e vetme burrin e saj, që e kishin shpallur kulak

Dom Luigj Pici, kryetari i Frontit Demokratik Nacionalçlirimtar të Shkodrës në ’45-ën, që u vra nga Sigurimi, se mbrojti klerikët e akuzuar për armët në Kishën e Fretërve
Mirditori që dorëzoi teserën e partisë dhe vuajti 10 vjet burgjeve politike, pasi ndihmoi një plakë të gjorë që po varroste e vetme burrin e saj, që e kishin shpallur kulak
Mirditori që dorëzoi teserën e partisë dhe vuajti 10 vjet burgjeve politike, pasi ndihmoi një plakë të gjorë që po varroste e vetme burrin e saj, që e kishin shpallur kulak

Nga Caf Jonuz Çulaj

Memorie.al/ Të dënuemit politikë sipas vendimit të gjykatës, dërgoheshin në kampe pune. Për shtetin, ky kontingjent njerëzish ishte i lirë, pasi të burgosurit politikë u caktuan në punë të rënda, në miniera ose bonifikime. Realizimi i normës qe i detyruar dhe nëse ajo realizohej, paguhej me 14 lekë të vjetra. Nëse nuk realizohej, fitimet i kalonin komandës së burgut.

Shumë njerëz punuan aty dhe pak mbijetuan. Transferimet në kampe ishin të zakonshme. Në gusht të vitit 1971, më transferuan nga Kriporja e Vlorës, në Spaç të Mirditës. Se çfarë personifikonte ky burg, tashmë dihej. Për shkak moshe, nuk më caktuan në minierë, por në një godinë për të burgosurit e kampit. Një ditë inxhinieri Frano Cara (i burgosur), më dërgoi tek miniera, për të marrë disa trarë për pallatin që po ndërtonim.

Aty takuam teknikun e lirë Nikollë P. tek po tymoste te dera e galerisë nr 3. Shokët e kampit e njihnin atë të gjithë. U përshëndetëm sikur të ishim të lirë, sepse në atë kohë marrëdhëniet shoqërore ndërmjet të burgosurve dhe civilëve, ishin shumë të kufizueme.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Nikolla 30 vjeç nga Mirdita, përpiqej të ndihmonte të burgosurit që duhet të realizonin normën. Për këtë qëndrim, të burgosurit e nderonin. Një herë ai na inkurajoi me fjalët: “Burra, mos u mërzisni se të gjithë shqiptarët janë të burgosun, kush në një mënyrë e kush në një tjetër. Përjashto demat e racës”.

Nikolla, ishte djalë minatori dhe e kishte ushtrue vetë këtë profesion. Në këtë mënyrë, kishte ngjitë shkallët e hierarkisë nga brigadier, deri tek instruktor i Komitetit të Partisë së rrethit. Pas fjalimit të Enver Hoxhës të 6 shkurtit të vitit 1967, Nikolla kishte dorëzua teserën e partisë dhe kishte shkue teknik në galeri. Shkaku nuk dihej, por atë do ta mësoja më vonë.

Në vitin 1978, në kampin e Ballshit, auto-burgu nga Tirana solli kontigjentin e ri. Ndërmjet tyre, ishte Nikoll P. i dënuar me 10 vjet agjitacion e propagandë. Sipas zakonit të burgut u dhamë ndihmën e parë. Nikollën e njihnim ma shumë e i rrinim ma afër. Ai u ndie shumë mirë mes nesh. Në burg i burgosuni, ka dëshirë të rrëfehet tek shokët e mjerimit.

Në këto biseda të ngushta ai sikur tokëzohet, sepse tregon për arrestimin, torturat, gjykimin dhe për dënimin. Mandej i dënuemi kujton me mall familjen. Dikush kujtonte nanën, dikush babën, dikush gruan e dikush fëmijët. Me Nikollën u bëmë miq e luanim shah. Një ditë ai më tregoi se kishte qenë komunist (gjë që unë e dija) dhe se kishte braktisë PPSH-në.

Një ditë ai më tha: “Në vitin 1915, në Mirditë ra një sëmundje që shkretoi shumë shtëpi. Në shtëpi mbijetoi vetëm një 7 vjeçar që quhej, Preng Bardhoku. Nën kujdesin e Gjon Markagjonit, ai vazhdoi studimet në Shqipëri e Itali. Në këtë të fundit ndoqi studimet në Akademinë Ushtarake, dega financë.

Në kohën e Mbretërisë, Prenga punoi në Shqipëri me profesionalizëm. Vjen viti 1939 dhe në shenjë proteste, Prenga jep dorëheqjen dhe punon si bujk. Vjen mbarimi i Luftës dhe Prenga jep kontributin e vet, në zhdukjen e analfabetizmit.

Kuptohet që fshati e donte. Në vitin 1947 e arrestojnë si anti jugosllav. Në vitin 1948, lirohet por cilësohet kulak.

Kulak me 3 dynym tokë?! Vdes në vitin 1967. Para se të vdiste plaku i kishte lënë porosi, gruas e nuses së djalit, që ta varrosnin larg varreve të të parëve.

Amaneti ishte amanet e duhej zbatue. I vdekuri, u vesh me rrobat ma të mira. Gruja dhe vajza morën përsipër varrimin. Vend varrimi ishte 10 km. larg dhe dukej rruga shumë e gjatë. Një ditë para se të vdiste, Preng Bardhoku, mori pjesë në një mbledhje ku kishte qenë vetë “Zeusi” shqiptar. Në atë mbledhje u deklarua se lufta e klasave duhej ashpërsua.

Të nesërmen Nikolla me një shok të tijin, u nisën me shërbim në vendin ku do të varrosej Prenga. Rrugës panë nanën e cila ishte ngarkue me kazmat e lopatat dhe vajzën e cila po mbante mbi shpinë të vdekurin. Sipas zakonit, Nikolla zhvilloi një bisedë me to ndërsa shoku i tij nuk foli. Nikolla aty mësoi për amanetin e plakut.

Nusja mbante të vdekurin mbi shpinë dhe tentonte të merrte pak frymë. Nikolla u ndesh me një provë të madhe. Si mirditor njihte zakonin e vendin, kurse si anëtar partie, i duhej të njihte dhe ligjin që kishte shpallë Enver Hoxha. Të jesh mirditor i vërtetë e në të njëjtën kohë komunist, kjo ishte punë që nuk shkonte. Në fillim mendoi ai, jam mirditor. Nikolla u fut në pyll dhe preu dy drunj të gjatë ku vendosi të vdekurin për ta varrosë. Të nesërmen u thirr në Komitetin e Partisë së rrethit. Pyetjes së sekretarit të parë se ç’kuptim kishte veprimi i një dite më parë, ai i’u përgjigj asgjë ma shumë se një veprim njerëzor. Pyetjes tjetër se kështu zhvillohet lufta e klasave, ai i’u përgjigj se lufta e klasave bahet kundra të gjallëve e jo kundra të vdekurve.

Ndër mend i erdhi thënia e një filozofi të njohur grek, “kultura e një kombi, matet me nderimin e të vdekurve”. Duke vazhduar replikën me sekretarin e I-rë, ai përfundoi duke i thane: “Nëse veprimi im quhet i pa vend, atëherë unë jam i huaj për këtë parti”. Dhe menjëherë dorëzoi teserën. Pas këtij tregimi që dëgjova, Nikolla u ndje i lehtësuar. Unë e vështrova plot nderim. Ma vonë mora vesh që ishte ri dënuar për agjitacion e propagandë. Pas 20 vitesh u ri takuam e u përqafuam. Sot jeton në periferi të Durrësit. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Dy vëllezërit nga Dukagjini që ndezën revoltën dhe përse e pranuam për negociata, Drejtorin e Burgjeve…”/ Dëshmia e rrallë e organizatorit të Revoltës së Spaçit

Next Post

Kalendari Historik 28 Maj

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
Maj

Kalendari Historik 28 Maj

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!