Memorie.al publikon disa foto të rralla deputetëve shqiptar që i përkasin një periudhe kohe afro 20 vjeçare, duke filluar nga ato që dolën nga zgjedhjet e para të zhvilluara në datën 21 prill të vitit 1921, e deri në parlamentin e vitit 1939, që shënon edhe fundin e Parlamentit të Monarkisë së Zogut, pasi Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste e Benito Musolinit. Siç shihet dhe nga fotot në fjalë, aty kanë pozuar pjesa më e madhe e ligjvënësve shqiptarë, emra dhe personalitetet nga më të njohur të politikës dhe shtetit shqiptar të gjysmës së parë të shekullit të kaluar, të cilët shërbyen në funksione të larta, si prefektë, kryetarë bashkish etj, e deri si ministra, kryeministra etj. Si p.sh.: Ahmet Zogu, Fan Noli, Dom Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi, Hil Mosi, Rexhep Mitrovica, Pandeli Evangjeli, Hiqemet Delvina, Ferid Vokopola, Yzedin Beshiri, Engjëll Serreqi, Seit Toptani, Simon Simonidhi, Tefik Mborja, Andon Beça, Mihal Sherko, Hafez Xhemali, Zoin Xoxa, Stavro Stavri, Rexhep Jella, Xhavit Leskoviku, Abdurrahman Dibra, Vasil Avrami, Jani Melo, etj., ku pjesa më e madhe e tyre ishin shkolluar dhe diplomuar në universitetet e Turqisë dhe të shteteve të ndryshme të Evropës.
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016