• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nga shkaku i dashurisë që kishte për baroneshën Maria de Janko, Mbreti Zog, refuzoj dorën e Princeshës italiane…”/ Shtypi botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë më 20 shkurt 1931

“Fletorja ‘Stunde’ deklaron se dashtunija e Mbretit Zog për baroneshën Maria de Janko, i shkaktoi…”/ Shkrimet e shtypit botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë më 20 shkurt 1931
“Fletorja ‘Stunde’ deklaron se dashtunija e Mbretit Zog për baroneshën Maria de Janko, i shkaktoi…”/ Shkrimet e shtypit botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë më 20 shkurt 1931
“Fletorja ‘Stunde’ deklaron se dashtunija e Mbretit Zog për baroneshën Maria de Janko, i shkaktoi…”/ Shkrimet e shtypit botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë më 20 shkurt 1931
“Fletorja ‘Stunde’ deklaron se dashtunija e Mbretit Zog për baroneshën Maria de Janko, i shkaktoi…”/ Shkrimet e shtypit botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë më 20 shkurt 1931
“Fletorja ‘Stunde’ deklaron se dashtunija e Mbretit Zog për baroneshën Maria de Janko, i shkaktoi…”/ Shkrimet e shtypit botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë më 20 shkurt 1931
“Fletorja ‘Stunde’ deklaron se dashtunija e Mbretit Zog për baroneshën Maria de Janko, i shkaktoi…”/ Shkrimet e shtypit botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë më 20 shkurt 1931
“Fletorja ‘Stunde’ deklaron se dashtunija e Mbretit Zog për baroneshën Maria de Janko, i shkaktoi…”/ Shkrimet e shtypit botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë më 20 shkurt 1931
“Fletorja ‘Stunde’ deklaron se dashtunija e Mbretit Zog për baroneshën Maria de Janko, i shkaktoi…”/ Shkrimet e shtypit botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë më 20 shkurt 1931
“Fletorja ‘Stunde’ deklaron se dashtunija e Mbretit Zog për baroneshën Maria de Janko, i shkaktoi…”/ Shkrimet e shtypit botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë më 20 shkurt 1931
“Fletorja ‘Stunde’ deklaron se dashtunija e Mbretit Zog për baroneshën Maria de Janko, i shkaktoi…”/ Shkrimet e shtypit botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë më 20 shkurt 1931
“Fletorja ‘Stunde’ deklaron se dashtunija e Mbretit Zog për baroneshën Maria de Janko, i shkaktoi…”/ Shkrimet e shtypit botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë më 20 shkurt 1931

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon historinë e panjohur të atentatit që i’u bë Mbretit Zog më 20 shkurt të vitit 1931 teksa ai ndodhej për kurime në Vjenë, nga ana e një grupi emigrantësh politikë shqiptarë që jetonin në kryeqytetin austriak, me në krye Ndok Gjeloshin, Aziz Çamin, dy ish-oficerët e Ushtrisë Shqiptare që kishin marrë pjesë në Kryengritjen e Qershorit të vitit 1924, si dhe Qazim Mulletin e Angjelin Sumën, të cilët pasi kishin zënë pritë në portën kryesore të Teatrit të Operës së Vjenës,  qëlluan disa herë me revolverët e tyre ndaj Zogut dhe adjutantëve të tij, në kohën që ai po hipte në automjetin e tij që e priste aty afër, duke lënë të vrarë në vend, majorin Llesh Topallaj dhe duke plagosur ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ekrem bej Libohova. Si u përcoll ai lajm dhe e gjithë ngjarja e atentatit ndaj Mbretit Zog që shpëtoi për mrekulli pa u prekur nga plumbat e atentatorëve, në gazetat më të mëdha të Europës dhe atyre të SHBA-ve, si: “The New Jork herald”, “Daily Telegraph”, Daily Express”, “Chicago Tribune”, “Moring Post”, “Universul”, “Daily Herald”, etj., të cilat gjetën rastin dhe botuan për disa muaj me radhë në faqet e tyre me dhjetëra artikuj, ku përveç ngjarjes në fjalë, i kushtuan shumë shkrime edhe miqësisë së Mbretit Zog me baroneshën austriake Maria de Janko dhe motrën e saj, Franciska de Janko, të cilat kishin qenë për disa kohë në Tiranë dhe me vajtjen e Zogut në Vjenë, edhe ato kishin shkuar aty duke u akomoduar në Hotel “Regina”, ku Mbreti i Shqiptarëve gjatë gjithë atyre ditëve, i frekuentonte shpesh dhe dilte me to në shëtitje në parqet më të bukura të Vjenës.

                                                    Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

             Shtypi botëror mbi ngjarjen e atentatit ndaj Mbretit Zog në Vjenë

                 Marrë prej Fletores “UNIVERSUL” Nr. 53. datë 26/II/1931)

                   MBAS ATENTATIT KUNDËR MBRETIT TË SHQIPËRISË

 -NJI ROMAN DASHURIE- ANKETA E POLICISË VJENEZE

                        VJENË 23 (ULLSTEIN)

Një fletore e pasdrekshme shkruan, se Mbreti Zog, nuk e s’gjati qëndrimin e tij në Vjenë, për shkakun e sëmundjes së Tij stomakale, po Ay e s’gjati atë për një tjetër shkak.

Që më 14 Janar gjendet në Vjenë, ardhur prej Tirane, baronesha Francisca de Jankoze së-bashku me motrën e saj, Maria de Janko. Që të dyja banojnë në hotel “REGINA”.

Në mes të Mbretit Zog dhe të Marise Janko, ndodheshin që prej shumë kohësh lidhje të ngushta. Motrat prej janë prej origjine shqiptarka dhe nuk janë prej fisi të mirë, po sikur lajmërojnë fletorja, janë motrat e një kopshtari vjenez shqiptar i qojtur Janko. E treta motër e gradinarit Katherina, është e martuar me një konduktor (udhëheqës) lokomotivash austriak, i cili quhet Stoll.

Francisca dhe Maria de Janko jetuan vitet e fundit në Tiranë. Thuhet se nga shkaku i dashurisë që kishte kundrejt Marisë, Mbreti Zogu, refuzoj dorën e Princeshës Italiane, e cila qe e zgjedhur për Të.

Ka ca kohë, që Mbreti Zog blevi për Marinë de Janko, një blane për hermelinë princjare edhe i’u bënë fotografira të cilat kushtuan përmbi 168 mijë lei.

Mbreti vizitoi shpesh herë këto të dyja motra në hotelin “REGINA”.

Ditën e atentatit, Mbreti i dha motrave një (rendez-vous), pjekje në WENSTINMESTER BAR, mbasi mbaroj shfaqja e Operas.

Motrat pritën jo më kot edhe tue telefonuar më von në hotelin “Imperial” atje ku banon Mbreti, muarrë vesh mbi atentatin që i’u bë.

SHQIPTARËT TË EKSPOZUARA PREJ AUSTRIE

Vjenë 23 (Ulstein)

Mbas hetimeve të bëra shqiptarëve të këtushëm, 21 veta prej syresh, të cilëve i’u gjenden letra të rrezikshme, do të përzehen jashtë Austrisë.

“DAILY HERALD” më 24 Fruer 1931

 PSE MBRETI ZOG RIN NË VJENË

                   ROMAN ME NJI AKTRESHË E BIJA E NJI BAHÇEVANI

Prej korrespondentit tonë, Vjenë, e hanë

Në fashinacionin dhe muzikën e Vjenës, larg prej maleve të forta të vendit të tyre, nji Mbret dhe e bija jan tue kërkue roman. Gjithë bota ka qen tue mendue se ça e mban Mbretin Zog të Shqipnisë, monarkun e pamartuem të Europës, në Vjenë, ku asht ba nji komplot dhe kanë shtij kundër tij qysh prej ditëve të para të Janarit. Dhe tash ka ardh përgjigja: Baronesha Franciska de Janko, 25 vjeç tërheqëse, asht aktreshë dhe e bija e nji bahçevani. Kjo asht ba baroneshë qysh kur asht ba mikesha e Mbretit. Ajo nuk banon larg prej hotelit. Mbreti Zog, ka qën mbyllun qysh të premten, kur nji plumb i destinuem për të, vrau mikun e tij, major Topallajn, në derën e Operas. Françiska ka ardh nga kryeqyteti i Shqipnisë Tirana, bashkë me motrën e saj Maria, dhe rrin në nji hotel komfortabël të klasës së mjedisshme. E treta motër, që jeton në Vjenë ashtu e martume me nji pris lokomotivash. Mbreti u njoh me Françiskën në Itali kur kjo ishte aktreshë dhe ai i fuqishëm, por pa kunorë. Ajo shkoi në Tiranë, pak ma vonë kur Zogu fitoi kurorën e tij. Asht folë se Mbreti Zog, ka me u martue me nji vajzë prej familjeve të fuqishme mbretnore të Europës. Asht folë shumë për nji gja të tillë. Presumohet se Italia, e cila ka marrë pjesë në punët e Shqipnisë, mund të preferojë nji mbretneshë të tillë.

ROMANI I NJI MBRETI

Baronesha Françeska de Janko nji vjeneze e re, miqësia e afeksjonume për të cilën kshu raporton nji gazetë austriake, qe shkaku për të cilën Mbreti Zog i Shqipnisë, mbeti në Vjenë, megjithë porosinat e mjekut të tij. Dhe kështu ekspozoi vedin atentatit ndaj jetës së tij që u ba të premten. Baronesha dhe motra e saj okupojshin lozhën e afërme, në Operën ku u krye atentati.

“Chicago Daily Tribune”

    Edicioni i Parisit

 Paris më 25 Fruer 1931

 Zogu shtjeu mbi katelinat me pushkën e vet

 Katër janë arrestue

 Mbreti qëndron në Vjenë me pa baroneshat, thanë gazetat

 Vjenë 24

Konfirmohet sot me siguri se Mbreti Zog, shtjeu me pushkën e vet kundrejt atentatorëve në kohën që këta guxuen me i marrë jetën atij, natën e së premtes kur ishte tue dalë prej teatres, dhe nga revolveri qi pat, i zbrazi të 5 fishekët ndaj katilave, por pa ngra ndonji prej tyne. Mbreti që pat qëndrue në dyshek nga tronditja e ngjarjes nën kujdesin e mjekëve, ka lajmrue se do qëndrojë në Vjenë, megjithë që dhe nji atentat kundër jetës së tij asht zbulue.

Mbreti Zog ka marrë shumë telegrame urimesh dhe nji ndër to është e Mbretit George. Katër të pandehunit që kanë pasë gisht në kët atentat i janë dhanë gjyqit, dhe 12 refugjatë të pandehur si pjesëmarrës në kat ngjarje, janë detyrue prej qeveris austriake me u largue nga vendi.

Si mbas fletores “Stude”, miksija mes Mbretit dhe baroneshës vjeneze, de Janko, ka shkaktue atentatin mbi jetën e tij. Ajo e shoqnuemë prej motrës së madhe të saj, erdhi në Vjenë shumë shpejt pas mbërritjes së Mbretit këtu. Baronesha ra në Hotel “Regina”.

Mbreti tue dëshirue me pa vendlindjen e baroneshës, e zgjatoi qëndromin e tij ktu dhe shpeshherë u pjekte me dy motrat. Dashurija e tij me baroneshën, thotë fletorja i shkaktoi shumë trazira për mbrojtjen e tij për shkak se ai shkonte atje vetëm dhe gadi qe tue pas nji atentat tjetër pas atij që u ba në hotel “Regina”.

Vjetin tjetër, kur u ba Kryeministër dhe për dy vjet në historien e Shqipnies, shteti u qeveris prtej tij në qetësi.

Por kishte persona që dojshin një përparim ma të shpejtë, kurse Mbreti donte me shkue ma ka dalë dhe kjo gja shkaktoj revolucionin e 1924 nën Fan Nolin, i cili pat sukses dhe Mbreti u detyrue me hik në Belgrad. Noli dhe shokët e tij panë se theorija e praktika e qeveris ishin dy gjana krejt të ndryshme dhe kur Ahmet Zogu u kthye me 3000 njerëz të tanë u detyruen me lanë Shqipnien.

Hapi tjetër i Zogut ishte proklamimi i Shqipnies Republikë me vehten e tij si President. Deri atëherë Shqipnia pat mbet nji principatë e një këshille të naltë, e cilla qeveriste n’ë emën të nji princi absent. Prej asaj kohe Shqipnia ka qenë n’ujna të qeta.

Me shumë idhnim të Jugosllavëve qi besojshin se fqinja e vogël e tyne do të mbetej plotësisht e varun ke ato, mbasi ato i ndihmuan Mbretit për të largue Fan Nolin, Ahmet Zogu bani nji pakt miksijet dhe nji traktat difensiv me Italien, tue siguri kështu ndihmën financjare, e domosdoshme për reformat që Mbreti kishte ndërmënd me i ba.

Sot tetëmbëdhet muej me nji shtator 1928, Ahmedi u ba Mbret I Shqiptarëve me titull, Zog I-rë. Me ngadalë administrate po perfeksionohet, ligja e qeverisë së qëndrës po zëvëndëson ligjën e Lek Dukagjinit dhe katundarët po nxjerren perj mizeresh. Por atij i detyrohet kjo gjë ma tepër se kujt asht, Mbreti Zog.

Në kohën kur Zogu i pashëm dhe aventurier u bë President i Republikës, mbasi pat sundue nji fis ai bani shumë armiq. Jo ma pak se 800 vetë, janë betue me marrë hak për të afërmit e tyne që janë vra përpara Pallatit të Zogut. Në Shqipninë e shkrepave, kusarët akoma grabisin karvonet, dhe gjakmarrja konsiderohet si detyrim për marrjen e borxhit.

Mbreti asht si nji i burgosun brënda pallatit të tij, i ruejtëm prej shërbysve dhe fisit të vet. Ai kurrë nuk shikon prej dritares për arsye se ka frikë se mos vritet dhe kanjiher rrallë kur shkon për shëtitje organizohet mirë për mbrojtje.

Kur çeli asamblenë për të parën herë në të gjitha rrugët që prej Pallatit ishin rreshtue ushtarët që pakësonin kërcënimin e vrasjes gjys për gjys. Mbreti shpreson me zhduk zakonet tradicionale. Gjakmarrja ekziston prej shekullit 15. Në viset e veriut, janë vra jo ma pak se 3000 vetë prej nji viti. Në qarkun e Toplanit, përqindja e vrasjeve ka mberritë në 42.

Kur Austro-Hungarija hyri në Shqipni me forca të shumta, preferoj me dërgue në Vjenë me mision, në vend me e mbajt në shërbim të vet kët oficer ndonëse tepër i zoti. Ky ndryshim qe nji rast për Ahmet Zogun për me plotësue edukacionin e vet aristokratik, tue frekuentue vende si “Cafe del Opera” ose “Tavorno Sacher” ku shkojnë klasat shoqnore ma të njoftuna të Vjenës.

Atje në nji kohë tepër të shkurtë bukurinat vjeneze (flitet për zonja e zonjusha) filluen me ndjekë me kujdes të madh sjelljen e pëlqyeshme të personazhit të ardhshëm dhe me u interesuem për të. Arsyeja nuk ka nevojë të shpjegohet gjatazi. Ahmeti, përveç nji shtati të gjatë, nji krehje të naltë e syve të zi, ish dhe bujar dhe prishte si nji Mbret njeri i madh i ardhshëm kish mësue me mbajtë situatën e vet dhe me huana me rast nevoje.

Në mbarim të luftës, anarshija mbretnonte në Shqipni. Froni që i kishte mbetë i zbrazët, pas largimit të Princ Ëidit i pëlqente fort Esat Pashës, komandantit të Shkodrës që ka pasë habitë botën me mjeshtërinë e madhe që dijti me rregullue në luftën ballkanike, situatën e Shkodrës. Ahmeti pra muer pjesë në qeveri si Komandant i Përgjithshëm i Gjindarmërisë e si Ministër i Brëndshëm.

Në Shqipni këto dy degë kanë të bajnë shumë me njana tjetrën. Partia feudale e bejlerëve, kish nevojë për kryetar. Ahmet Zogu zuni vend menjiherë. Por fillimi nuk qe i lehtë si në çdo punë. Nji kryengritje që nuk ishte e para, plasi në 1924, dhe bejlerët u përzunë prej nji partizani të çuditshëm, Fan Noli. Ai ishte hamall e mandej palço, e në fund rrogtar në cirk i cili kishte arritë me u bë dhe Ipeshkv në Shkodër.

Ngjarja ishte tepër serioze, ushtrija ishte shpërnda dhe kasa s’kishte të holla. Ish – Ministri i Brëndshëm, vendosi me lanë mërinë me serbët. I riu dhe i pashmi Zog, u detyrue me u tërheq me nji ushtri të vogël në Serbi, dhe në nji kohë të shkurtë, u rikthye dhe e përzuni Fan Nolin. Në këtë mënyrë, në dhetuer 1924, u zgjodh Kryetar Republike për 7 vjet.

Presidenti i ri tue pa masandej se ndihma e serbëve, nuk ishte gja e nevojshme për vëndin e vet, vendosi me kërkue nji rrugë tjetër, sidomos kur serbët, filluen të vërtetojnë se kanë qenë dhe janë armiqtë e përhershëm të shqiptarëve. Nji ndjenjë patriotike e shtyni me u mbajt pak ma larg prej tyne dhe përkah popullit të madh italian. Italija mbeti tepër e kënaqun e i dërgoi nji kujtim prej 3000 armësh.

Përktheu A.GJ.

Nxjerrun prej “Manchester Guardian”

Fruer, 27

Msymja mbi Mbretin Zog

Shpëtimi i Mbretit prej vrasjes qi ju pregadit në Vjenë në rastin e vizitës së tij n’at qytet dhe njiherë Shqipnien prej harrimit dhe errësinës qi kish ra, dhe na shtie ndërmënd qi Shqipnia asht nji zonë e rrezikëshme e Europës. Mbreti Zog pozitën e ka fitue nga ndihma italiane, nji fakt ky që nji pakicë e gjanë e nënshtetasvet të vet nuk i’a fal.

Si përfundim i kësaj ndihme shumë prej shqiptarëve gjenden jasht atdheut të tyne. Nji shuplakë mbi Mbretin asht pra nji shuplakë mbi Italien dhe mbi influencën e saj, gja kjo që e rrëfen kordaliteti i telegramit qi Musolini i i drejtoi Zogut tue e urue nga shpëtimi i atentatit.

Po të kishte pas sukses atentati nji gjandje plot rreziqe do t’u krijonte, për arsyje se Italija për me mbrojt regjimin e sotshëm do të kërkonte me ndërhye, dhe nji veprim i këtillë nuk do t’u lejtonte prej fuqive t’interesueme.

Shpëtimi i Mbretit asht i fatshëm, po do t’ishte ma mirë për Europën, sikur t’u ç’mojshin arsyet pse vdekja e tij do të kishte fut Ballkanin në nji luftë, dhe t’u mundoshin me gjet mënyrat për t’evitue komplikimet internacionale në trubullinat e mbrendëshme të Shqipnies. Memorie.al

 Përkth. A. Gj.

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Veterani nga Shkodra që ka dashtë të shkatërrojë me dhjetra familje dhe e vërteta e vrasjes së Adem Boletinit

Next Post

Kalendari Historik 14 Prill

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Prill

Kalendari Historik 14 Prill

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!