• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Dokumenti/Urdhri i Enverit: Ta godasim pa mëshirë Ballin Kombëtar. Asnjë hezitim, ndryshe ne jemi të humbur në qoftë se veprojmë me zemër prej murgeshe….

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me letra, thirrje, udhëzime, trakte etj., të krerëve kryesorë udhëheqës të tre formacioneve ushtarake gjatë periudhës së Luftës, si Mit’hat Frashëri i Ballit Kombëtar, Abaz Kupi i Legalitetit dhe Enver Hoxha i Partisë Komuniste, ku bëhet fjalë mbi luftën vëllavrasëse ndërmjet tyre, e cila filloi nga komunistët në shtatorin e largët të vitit 1943, pak kohë pasi Enveri kishte prishur Marrëveshjen e Mukjes. Të gjitha përpjekjet: nga betejat me armë, tek ajo propagandistike me trakte dhe komunikata…

                                          Letra sekrete e Enver Hoxhës

Udhëzim sekret i Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac-Çlirimtare, Enver Hoxha, dërguar më 10 shtator 1943 gjithë Komiteteve Qarkore të PKSH.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Vdekje Fashizmit Liri Popullit

“…Ne mendojmë se me Ballin Kombëtar nuk do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje. Mendojmë gjithashtu se Balli ka marrë një rrugë që do të shpjerë patjetër në përpjekje me ne, prandaj ne duhet të punojmë në drejtimin që vijon: ta demaskojmë dhe ta diskreditojmë Ballin në popull, ta paraqesim Ballin në popull si përçarës dhe shkaktar të vëllavrasjes. Të bëjmë që populli të shoh që politika e Ballit do të na shpjerë në përpjekje me armë…që populli i tërë të revoltohet dhe kështu e gjithë politika e mos bashkimit të popullit shqiptar dhe të përpjekjes me armë të bjerë përmbi Ballin Kombëtar”.

Udhëzimi i Mit’had Frashërit

Balli Kombëtar. Laikose numër 6.

Elbasan tepër rezervat

                                      Shqipnia e Shqiptarëve Vdekje e Tradhtarëve

 Gjithë Komiteteve Krahinorë

Me qenë se vendi i ynë sot ka nevojë ma të ngutshme për rregull dhe disiplinë, gjithë komitetet, komandat dhe çetat e Ballit Kombëtar, porositen që me të arrijtun kjo qarkore të pezullohet çdo operacion luftarak kundër forcave gjermane tash për tash. Ma vonë do t’ju dërgohen edhe direktiva të tjera. Shqipni e Lirë. 7-10-1943.

Për Komitetin Qëndruer Mithad Frashëri

(A.Q.SH. F. 270 / A.P. V.1943 D.1 f.8)

Udhëzimi i Enverit: Të godasim Ballin

Udhëzim sekret i Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac-Çlirimtare, Enver Hoxha, dërguar më 1 tetor 1943 gjithë Komiteteve Qarkore të PKSH-së

“Ne duhet të ndërhyjmë e të godasim pa mëshirë Ballin Kombëtar. Asnjë hezitim …ndryshe ne jemi të humbur në qoftë se veprojmë me zemër prej murgeshe. Balli nuk na liron pushtetin dhe askush tjetër në qoftë se nuk e rrëmben me forcë…Mbaroi çështja e bashkimit me Ballin, s’jemi më në atë periodë, tash Balli duhet të demaskohet si një organizatë reaksionare…demaskimi të bëhet i vazhdueshëm dhe ne vemi drejt likuidimit të Ballit dhe jo të bashkimit me të. Në rast se ai gjen rast të vendoset në ndonjë fshat a qytet, duhet të veproni përnjëherë”.

Letra e Mit’hat Frashërit

Nëntor 1943

Liria e shqiptarëve  Vdekje e tradhtarëvet

“Sot me 7 nëntor 1943 me pikëllim dhe me hidhërim të madh Komiteti Qendror i Ballit Kombëtar, aprovoi me pikëllim luftën civile, tue mos ba asnjë ritiratë (tërheqje) më, përpara provokacioneve, pse këto ritirata u konsideruan frikë e dobësi dhe sollën këto ditë të zeza të Kombit tonë. Shtojmë se para këtij aprovimi fatkeq, Balli bëri një thirrje të fundit, 15 ditë afat, ku lutet për marrëveshje, por më kot”.

Udhëzimi i kreut të Ballit, Mit’hat Frashëri

Liria e shqiptarëve Vdekje e tradhtarëve

Shqipni e Lirë 12-3-1944.

 Balli Kombëtar

                   Komiteti Qendror            Numri 148

          Z. Haziz Biçakut Çermenikë

Me qenë se ndodhi fatkeqësia e vrasjes së Haki Blloshmit, Zona e Mokrrës ka mbetun e pambrojtun, prandaj lutemi që sa më parë të shkoni me një pjesë të fuqisë së juej në Mokrë për veprime dhe për pastrime, tue lanë gjithnjë një fuqi të mjaftë në Çermenikë, qi të mos ndodhi ndonjë e papritur. Të fala Kryetari (Mithad Frashëri) firma. (A.Q.SH F.270 / A.P. V1944 D.7 f.4)

Trakti i Rinisë së Ballit Kombëtar

 SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE VDEKJE E TRADHTARËVE

 THIRRJE RINISË KOMUNISTE SHQIPTARE

 RINI KOMUNISTE

Rinia nacionaliste, në këto çaste tragjike dhe vendimtare për Kombin t’onë, po u drejtohet juve të rinjve komunistë dhe ju fton për të shkoqitur disa mosmarrëveshje që janë shfaqur dhe vazhdojnë të shfaqen në një mënyrë të rrëmbyer. Tensioni i nervozizmit në mes t’onë ka arritur kulmin. Nuk ka ditë që të mos konstatohen fyerje reciproke. Marrëveshja e Mukajt u prish!? Lidhja që u bë në pranverën e kaluar në mes t’instituteve shkollorë nuk ekziston fare!? Menjë fjalë nuk ka asnjë bashkëpunim! Ne jua kemi thënë haptas gjithmonë, se nuk bëjmë luftë ideologjike dhe se nuk jemi një parti, por jemi lidhur me një organizatë e cila lufton vetëm për shpëtimin e Atdheut.

RINI KOMUNISTE! Që të gjithë jemi bijtë e këtij vendi dhe si të tillë e kemi për detyrë të përpiqemi për t’a shpëtuar.Nuk është e drejtë ta shohësh nacionalistin si një armik, bile siç thonë disa prej jush, si armikun numër 1.

RINI KOMUNISTE! Sot po ju njoftojmë ju të gjithëve të rinjve komunistë se mosmarrëveshja e jonë ka filluar të shkaktojë vëllavrasjen e njëkohësisht po kënaq okupatorin gjerman, i cili duke përfituar nga kjo grindje do të shtojë ditët e qëndrimit të tij n’Atdheun t’onë. Ejani, o të të rinj komunistë, të bëjmë një bllok të vetëm, të bëjmë një roje të përbashkët qoftë në katund, qoftë në qytet. Ejani t’i bashkojmë forcat. Të heqim dorë nga grindjet që të mos mundi të na thyejë asnjë armik. Kërkoni marrëveshjen e Mukajt që është shprehja më ideale e bashkimit të popullit Shqiptar: atë marrëveshje që kemi dëshiruar të gjithë ne të rinjtë dhe që shtytja dhe këmbëngulja e jonë e shpejtoi! Shpejtohuni, sepse siç po shihet, këtu do të ndodhin gjëra të tmerrshme dhe tragjike!

RINIA E BALLIT KOMBËTAR

Nga malet e Shqipërisë së Lirë

12 Tetor 1943

(A.Q.SH. F.270 / A.P. V.1943 D.14 f.4)

Letra e Abaz Kupit dërguar Mehmet Shehut

5.10.1943

Shokut dashtun Mehmet Shehit

Ju baj me ditë se prej kohësh në krahinën e Shëngjergjit me Osman Memën, Ramazan Hoxhën Shemri, Ibrahim Durrësin Shëngjergj, Qamil Hidër Muçën, Derje, e të tjerë, janë miqtë e mi që kanë marrëveshje me mue, masi interesi i jonë asht i njëjtë e i përbashkët për një qëllim e çdo person duhet të lehet i lirë me veprue në dëshirën e tij. Pra duhet të këshilloni tan shokët për të mos shkaktue ndonjë pa marrëveshje.

Të fala Abaz Kupi

Trakti i Abaz Kupit

Thirrje Popullit Shqiptar dhe gjithë partive Politike Shqiptare

Vëllezër shqiptarë

Shqiprija jonë e shtrenjtë është mbytur në gjak e në tmerr: e zhytun në anarki, një vëllavrasje, në një katastrofë. Atdheu është në rrezik! Ekzistenca e jonë po pëson tronditjen më të madhe të historisë. Ky rrezik nuk mund të largohet deri sa shqiptarët të përçarë e të përndarë nuk do të bashkohen të gjithë rreth një qëllimi të vetëm: “Shpëtimin e Shqipërisë!” Dramasiteti i gjendjes së sotme është i pakrahasueshëm me çdo tragjedi që ka kapërcyer vendi i jonë, dhe kjo po na trondit, e është gati të përmbysë e të shkretojë edhe themelet e mbetur të gërmadhave shqiptare. Kësaj gjendje duhet t’i japim fund! Duhet të bashkohemi të gjithë dhe zisë e rrebeshit që po pëson vendi ynë t’i themi: “ndal!” e “mjaft më!” Le të lihen më nj’anë pasioni, frika, simpatitë, e antipatitë. Le të harrohen këto. Le t’i zgjatim dorën njeri tjetrit sepse vetëm një trupëzim forcash të këtilla mund të sigurojë shpëtimin e Shqipërisë dhe shpëtimin nga zhdukja e përjetshme e popullit shqiptar! Ideologjitë, rrymat politike , antagonizmat lokale, meritë personale, pasionet politike duhet të mënjanohen deri sa të kapërcejmë greminën e rrezikut dhe deri sa të sigurohet shpëtimi i Shqipërisë!

Katundet që digjen, shtëpitë që shkatërrohen, rrugët e urat që prishen, nuk mund të ndreqen me të hollat e popujve të huaj, por me mundimet dhe djersën tonë. Mesatarja e përditshme midis të vrarëve e të plagosurve ndërmjet bijve të vendit t’onë është e tmerrshme dhe kjo vëllavrasje nuk ka kuptim! Përse derdhet ky gjak? Vetëm për t’u shkatërruar! Bashkimin na e imponon interesi i Atdheut, sepse po të veprojmë kështu jo vetëm miqtë t’anë  po edhe armiqtë do t’i detyrojmë që të na nderojnë më tepër. Kjo është rruga e shpëtimit dhe e lumturisë, prandaj Zoti na ndihmoftë dhe le të bashkohemi sa më parë që të jetë e mundur për me i pre hovin çdo rreziku që mund të na vijë. Jemi në vëllavrasje! Po lufton shqiptari kundër shqiptarit! Ç’fatkeqësi! Plagët që na i çelë armiqtë, nuk na mjaftuan, çelnë dhe po çelim plagë të reja. Vrasjeve të kreyeme prej armiqve po iu shtojmë vrasje që po i bëjmë me dorën t’onë. Po rrënojmë shtëpira, po prishim katunde. Po madhojmë mjerimet e popullit t’onë! Do t’i qajmë të gjitha së bashku kur do të kuptojmë se se kjo grindje dhe vëllavrasje nuk ka për të sjellë fitim as njërës anë, por vetëm, shkatërrimin e Atdheut. Mjerisht at’herë do të jetë von! Historia na tregon se çdo brezi të një populli i takon të plotësojë ndonjë detyrë të rëndë  kur i shfaqet rasa, këtë herë kjo detyrë na përket neve që t’a plotësojmë. Çdo mos kuptim ose do mosmarrëveshje e kundërshtim ndërmjet nesh mund ta zgjidhim me urtësi, në kohën e duhur, por në kryemjen e kësaj barre duhet të jemi së bashku e të japim dorën njeri tjetrit me dashuri e zëmër të pastërti! Kam qenë gjithmonë i mendimit për një bashkim të përgjithshëm dhe përherë këtë mendim dhe këtë përpjekje jam munduar t’a zbatoi duke evituar brenda mundësive  vëllavrasjen të padëshiruar dhe të dënuar prej popullit shqiptar! Jam më se i sigurt se të gjithë shqiptarët me lot ndër sy kërkojnë këtë bashkim të sinqertë të të gjitha Organizatave Politike të Shqipërisë për pajtimin e zemrave, për ndalimin e vëllavrasjes sa të përgjakshme kaq dhe të dëmshme, prandaj për hir të Atdheut i bëj thirrje popullit shqiptar dhe të gjitha partive politike të Shqipërisë, që të përpiqen që të gjithë për t’i mrrijt një bashkimi të përgjithshëm sepse nevoja e momenteve tepër kritike këtë e urdhëron dhe interesi i Atdheut këtë imponon!/Memorie.al

Nga malet e Shqipërisë.

 26-VIII-1944.                   ABAZ KUPI

(A.Q.SH. F.270 / 1 A. P . Viti 1944 D.10 f.4.)

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share13TweetPinSendShareSend
Previous Post

"Nurembergu" i Tokios në 1948-ën, ku u dënuan kriminelët japonezë të luftës

Next Post

“Dhetë vite burg në Shqipni”, historia tragjike e priftit italian, At Giacomo Gardini, në librin e botuar në Itali në ’92-in pas riatdhesimit….

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Dhetë vite burg në Shqipni”, historia tragjike e priftit italian, At Giacomo Gardini, në librin e botuar në Itali në ’92-in pas riatdhesimit….

“Dhetë vite burg në Shqipni”, historia tragjike e priftit italian, At Giacomo Gardini, në librin e botuar në Itali në ’92-in pas riatdhesimit….

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!