Çfarë po bënit në fillim të viteve ’90-të?
Memorie.al publikon një shkrim të autores skoceze Kay, lidhur me luftën në Bosnje. Unë isha një vajzë e vogël, dhe isha duke luajtur me Barbie dhe me Ponin tim të vogël, në tapetin e dhomës time të ndenjes, ndërsa nëna ime po hekuroste. Televizioni ishte shpesh në sfond dhe mezi e kujtoj mbulimin e lajmeve për luftën në një vend të quajtur, Bosnjë.
Imazhet e tymit, ushtarëve dhe armëve shkrepnin nëpër ekran, duke pikturuar një pamje jashtëzakonisht të trishtuar dhe të trazuar. Sigurisht që njohuritë e mia për një konflikt kaq serioz, në moshë të re ishin të kufizuara, por unë e kuptoja se gjëra të këqija po ndodhnin atje dhe se duhet të ishte një vend i tmerrshëm.
Ajo që nuk dija ishte distanca e një fluturim tre orësh nga shtëpia ime në Skoci, nga ky vend i bukur dhe paqësor ku jetonin fëmijët si unë, që mbajtën një qëndrim indiferent për këtë luftë. Zhvendosje, çorientimi dhe vdekje të tmerrshme mbizotëruan në këtë vend, pasi jeta e tyre u përplas me dhunën dhe i ndryshoi përgjithmonë.
Kurioziteti im për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe dëshira ime për të sfiduar perceptimin e një lufte për këtë destinacion, filloi kur u trajnova për të qenë një udhërrëfyes turnesh në Evropën Lindore dhe Kroacinë.
Atëherë e kuptova se sa pak dija për këtë histori tragjike dhe shqetësuese të kohëve të fundit, duke më bërë të etur për të mësuar dhe parë më shumë këtë rajon, veçanërisht Bosnjën dhe Hercegovinën. Kjo mundësi më lindi gjatë ditëve të pushimit në Kroaci, ku u nisa në një udhëtim ditor për në Mostar.
Ndjeva një lidhje dhe dashuri të menjëhershme për këtë vend, e cila më frymëzoi të kthehesha dy vite më vonë, këtë herë në një turne një javor me Ballkan Road Trip.
Në këtë vizitë, vlerësimi im për shkatërrimin e shkaktuar nga ‘Luftërat Jugosllave’ u ilustrua përmes historive ballafaquese që m’u thanë drejtpërdrejt, nga njerëzit që i mbijetuan asaj lufte. Përvojat e tyre janë shqetësuese për zemrën, tronditëse dhe të pakuptueshme për njerëz si unë, që kanë qenë me fat që janë rritur në një vend të lirë nga frika e dhunës ekstreme dhe luftës.
Tani dua të ndaj historitë e të mbijetuarve, për të krijuar një vetëdije dhe mirëkuptim më të gjerë, rreth luftës së fundit dhe vuajtjeve të pabesueshme për këta njerëz.
Këto janë historitë e tyre …
Kjo është Amela nga Mostari, e cila ishte 9 vjeç kur filloi lufta
Qyteti piktoresk i vjetër i Mostarit, dhe veçanërisht ura e tij ikonike, u shkatërruan gjatë ofensivës nga forcat serbe, e cila filloi në qytet në 1992. Ndërsa grupi im ndiqte Amelan në turneun tonë në këmbë në Mostar, e cila tregon vuajtjet e saj për një kohë me ushqim dhe ujë të pamjaftueshëm, dhe sigurisht pa çokollatë si të gjithë fëmijët. Në vend të kësaj, për katër vite qyteti i saj ishte shkatërruar dhe ishte i rrethuar me tanket e ushtrisë. Ajo kujton natën e fundit që kaloi në shtëpinë e saj me familjen, para se të arratisej për në një vend më të sigurtë. Forcat serbe, po rrethoni qytetin dhe ata ishin këshilluar nga miqtë dhe fqinjët se nuk do të mbijetonin të nesërmen, nëse nuk largoheshin. Ata duhej të zvarriteshin me kujdes nëpër errësirë, në një rrugë të vetëm pa shqiptuar asnjë tingull, për të qëndruar të fshehur dhe të paidentifikuar nga snajperët përreth.
Amela, për një arsye që nuk mund t’a shpjegojë tani pse e bëri këtë veprim, pasi ajo ishte një fëmijë, ajo injoroi udhëzimet e prindërve të saj dhe filloi të zvarritet në drejtim të kundërt me ta, duke u shkuar drejt shtegut të snajperëve.
Prindërit e saj nuk mund t’i thërrisnin dhe t’i tërhiqnin vëmendjen për të shpëtuar vajzën e tyre të vogël nga vrasja në çast, nga frika e zbulimit të pranisë së tyre para forcave ushtarake, sepse çdo zhurmë e vogël, do të garantonte një dënim me vdekje për të gjithë.
Për fat të mirë, Amelën arrit ta marë mbi supe nëna e saj, duke i mbyllur sytë.
Me trishtim të dukshëm, Amela kujton pamjen në sytë e Nënës së saj; një vështrim i cili do të qëndrojë me të përgjithmonë.
Nëna e saj bëri shenjë me duar, duke e nxitur vajzën e saj që të kthehej dhe të zvarritej përsëri në një vend të sigurt.
Ajo e bëri, dhe kjo i shpëtoi jetën.
* * *
Mustafa nga Sarajeva
Ky ishte në adoleshencën e tij të hershme gjatë rrethimit tre vjeçar të qytetit të tij.
Mustafa, ishte udhërrëfyesi im i turneut në aventurën një javore të Bosnjës në udhëtimin Ballkanik dhe na tregoi një histori tepër trishtuese të jetesës së tij gjatë luftës.
Unë kisha një mosbesim, kur ai na tha se fëmijët dhe të rinjtë e Sarajevës edhe pse në luftë, dëshironin normalitetin e arsimit dhe ndiqnin shkollën gjatë gjithë kohëzgjatjes së rrethimit 3-5 vjeçar të qytetit.
Me një nuancë nostalgjie në zërin e tij dhe një buzëqeshje të vogël, ai përshkroi ‘rregullin e tresheve’ kur ecte nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas, nëpër rrugët e mbushra nga snajperët.
Ai dhe miqtë e tij grindeshin se kush do të ishte i treti që do të vraponte përtej rrugës, sipas veprimeve të snajperëve të cilët: shikoni personin e parë, shënjestroni të dytin dhe qëlloni të tretin.
Kur isha në atë moshë, unë dhe miqtë e mi grindeshim për mungesën e mundësisë për të dëgjuar muzikë dhe pamundësinë e të parit filma. Mustafa na tha se ai ëndërronte të ishte në gjendje të flinte në shtratin e tij për vetëm një natë.
Në vend të kësaj, ai dhe familja e tij u strehuan në një hapësirë të mbyllur në bodrumin e tij të errët, duke ndenjur për orë të tëra nën terror e duke dëgjuar zhurmën e shpërthimeve jashtë. Ai tha se mendonte se do të çmendej.
Ai gjithashtu na tregoi për binjakët pesë vjeçarë që jetonin pranë tyre (fqinj). Ata u bënë copë-copë gjatë një sulmi me predha, ndërsa luanin në kopsht.
Ai e konsideron veten me shumë fat, që nuk ka humbur asnjë anëtar të familjes së tij të ngushtë, gjatë luftës dhe tani rrëfen me krenari rreth vendit të tij, duke ndarë njohuritë dhe përvojën e tij, duke kërkuar që bota të mos e harrojë këtë masakër të bërë në vendin e tij.
* * *
Ky është Hasani, një banor i Srebrenicës dhe i mbijetuar nga masakra
Unë u takova me Hasanin në vizitën time në Srebrenica – ‘Streha e Sigurt e Kombeve të Bashkuara’, që ra në duart e Forcave Serbe, në korrik 1995. Atëherë forcat rebele filluan një fushatë të spastrimit etnik, e cila rezultoi në masakrën sistematike të mbi 8.000 burrave dhe djemëve, të cilët të gjithë i përkisnin popullatës myslimane.
Hasan, është një udhërrëfyes turistik në vendin e varrosjes dhe muzeun përkujtimor të Srebrenicës. Ai me lehtësi do të rrëfej historinë katastrofike të humbjes dhe terrorin që ka kaluar, duke e rikthyer atë për qëllim të edukimit dhe përkujtimit .
Ai tregoi ditën kur Sbrebrenica ra, ndërsa Ratko Mlladiç – gjenerali i Ushtrisë Serbe të Bosnjës – dhe trupat e tij, përparuan drejt Bazës Ushtarake Hollandeze të Kombeve të Bashkuara. Jashtë, ishin rreth 25.000 refugjatë që luteshin për t’u strehuar dhe të jenë më të sigurtë mbrenda mureve të kishës, gjë e cila ju mohua dhe u lanë jashtë të tmerruar.
Refugjatët kishin humbur shpresën, edhe pse gjenerali Morillon, i Kombeve të Bashkuara bëri përpjekje dhe siguria e mbijetesa e tyre në këtë zonë u shpall ‘e sigurt’. Ai bëri përpjekje për të parandaluar masakrën dhe për të negociuar me forcat serbe.
Gjatë vizitës së tij, refugjatët e dëshpëruar nga frika e largimi i tij, për të lënë qytetin e prishur dhe se mund të kishin një sulm serb, e shkatërruan makinën e gjeneralit.
“Mos kini frikë; Unë do të qëndroj me ju”, u premtoi atyre publikisht ai.
Më pak se 6 muaj më vonë, kjo ndjenjë e sigurisë dhe shpresës u prish, pasi në 12 korrik të atij viti, Srebrenica, u pushtua nga Forcat Serbe, në një ditë e cila do të mbahet mend në histori si ‘Rënia e Srebrenicës’.
Një mbretërim pasues i frikës, terrorit, përdhunimit dhe vrasjes shkatërroi masat gjatë dhe pas asaj dite.
Dëshmitë e dëshmitarëve okularë gjatë gjykimeve të luftës, detajojnë akte të tmerrshme të kryera nga forcat serbe, në afërsi të Bazës së Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë therjen dhe prerjen e kokave të grave (përfshirë gratë shtatzëna), fëmijët dhe foshnjat.
Burrat dhe djemtë në moshë ushtarake, u ndanë nga nënat dhe gratë e tyre, të zbehtë dhe të frikësuar ndërsa prisnin fatin e tyre.
Mijëra burra ikën në pyll, në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar në Tuzla – një zonë e sigurt në male.
Midis këtyre burrave, ishte Hasani me vëllain e tij binjak dhe babanë. Në këtë udhëtim, grupi i tyre u zu pritë nga forcat serbe, duke bërë që ky grup të shpërndahej, duke e ndarë Hasanin nga të afërmit e tij.
Hasani i mbijetoi pritës dhe përfundimisht arriti në Tuzla, ku ai priti për ditë për t’u ribashkuar me binjakun dhe babanë e tij, gjë që nuk ndodhi më.
Ai nuk i pa më kurrë.
Eshtrat e tyre u gjetën në një varr masiv, mbi dhjetë vite më vonë.
* * *
Fadila nga Srebrenica
Kjo është Fadila nga Srebrenica, burri dhe djali i së cilës iu morën gjatë masakrës.
Për herë të parë vura re Fadilën, ndërsa ajo po drejtohej te stenda e saj e suvenireve, jashtë Muzeut Memorial të Srebrenicës. Ajo kishte një fytyrë të ngrohtë dhe të butë dhe buzëqeshi butë ndërsa qëndronim pranë saj.
Unë menjëherë e njoha atë fytyrën zemërthyer të saj, kur u shfaq në ekran gjatë videos dokumentare që pamë brenda Muzeut Memorial.
Ajo i tregon kameras, se burri i saj dhe djali i vetëm, ishin vrarë gjatë masakrës dhe qau ndërsa përshkroi fytyrën e djalit të saj shtatëmbëdhjetë vjeç – me një fytyrë të rrumbullakët, si e saj dhe me tipare të ngjashme me të.
Unë u përpoqa të përfytyroja këtë grua, që dikur ishte nënë dhe grua, dhe se i’u mor familja e saj në të njëjtin vend, ku ajo tani shet suvenire për të siguruar jetesën.
Akoma më keq, tezga e saj qëndron përballë varrezave ku janë varrosur eshtrat e viktimave, që u zhvarrosën nga varret masive.
Burri dhe djali i saj nuk janë gjetur akoma.
Pse desha ta shkruaj këtë postim?
Ka sigurisht një arsyetim prapa dëshirës time për të ndarë histori kaq të trishtueshme dhe të dhunshme.
“Që të mos harrojmë”. Që të kujtojmë shkakun dhe pasojat e luftës. Vetëm përmes një ndërgjegjësimi të gjerë mund të përpiqemi të parandalojmë përsëritjen në të ardhmen.
Unë gjithashtu mendoj se është kaq e rëndësishme të largohemi nga zonat tona të rehatisë dhe jetesën e mbrojtur, për të hedhur një vështrim, madje për një çast, në jetën e trazuar dhe të ndotur të të tjerëve.
Kur konsumohemi nga vogëlsitë e jetës sonë të përditshme, histori si këto duhet të na kthejnë në realitet dhe të vënë në dyshim kufijtë e forcës dhe qëndresës sonë emocionale.
Unë thjesht nuk mund ta kuptoj se si këta njerëz e kanë gjetur forcë në vetvete të ecin përpara dhe të vazhdojnë të jetojnë, pas gjërave që kanë parë dhe vuajtur në atë kohë.
Kurrë nuk do ta harroj, guximin dhe shpirtin e njerëzve që takova në Bosnjë, veçanërisht të mbijetuarit që ndanë historitë e tyre me mua.
Më e admirueshme ishte se ata nuk shfaqën asnjë herë ndonjë zemërim ndaj forcave ushtarake që e bënë këtë masakër, përkundrazi ata janë racionalë, falës dhe pozitivë për të ardhmen. Kanë kaluar vite që nga ajo kohë, megjithatë trishtimi dhe trauma e tyre kanë mbetur, prania e saj maskohet nga një buzëqeshje e ngrohtë dhe zemër falëse.
Kur pyeta rrëfyesin tim Mustafa, se si njerëzit kanë arritur të jenë kaq elastik dhe falës, ai u përgjigj:
“Ne kurrë nuk do të harrojmë, por duhet të vazhdojmë përpara”
Pse ndodhi kjo…?
Unë do të doja të bëj një falënderim të veçantë për Amela, Mustafa, Hasanin dhe Fadila për ndarjen e historive të tyre me mua dhe që më lejuan, të shkruaj për ta.
Në fund do të doja të përmendja se veprimet e këtyre ushtrive dhe ekstremistëve pasqyrojnë se sa njerëz të pafajshëm u vranë nga të gjitha anët gjatë kësaj lufte, pavarësisht racës ose fesë që ata u përkisnin./Memorie.al
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016