• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, January 30, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 03 Shkurt

Kalendari Shkurt 2021
7
Shares
237
VIEWS

1924 – Vdes në Washington, në moshën 67 vjeçare, Woodrow Wilson. Wilson, ishte një politikan, avokat dhe akademik amerikan që shërbeu si presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara nga 1913 deri në vitin 1921. Si president, ai mbikëqyri kalimin e politikave legjislative progresive të pashembullta deri në Marrëveshjen e Re në 1933. Ai përkrahu krijimin e shtetit shqiptar në Konferencën e Versailles.

 

1953 – Masakra e Batepa-s ndodhi në Sao Tome dhe Principe kur administrata koloniale dhe pronarët e tokave Portugeze nxitën një valë dhune kundër popullsisë vendase të njohura si forros. Banorët, besonin se qeveria kishte për qëllim t’i detyronte ata të punonin si punëtorë kontraktorë, për të cilët ata kundërshtuan. Si përgjigje, guvernatori, urdhëroi ushtrinë që ti sulmonte ata. Kjo, rezultoi në vdekjen e qindra forros.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 30 Janar 2023

Kalendari Historik 29 Janar 2023

1960 – Kryeministri britanik Harold Macmillan flet për “një erë ndryshimi”, duke sinjalizuar që Qeveria e tij ka të ngjarë të mbështesë dekolonializmin. Fjalimi “Era e Ndryshimit” ishte një fjalim i rëndësishëm i bërë nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Harold Macmillan në Parlamentin e Afrikës së Jugut, më 3 shkurt 1960 në Cape Town. Macmillan, ndërmorri nisjen e proçesit, për njohjen e pavarësisë së kolonive.

 

1968 – Lind në Prijepolje, Vlade Divac. Divac, është një basketbollist profesionist serb, aktualisht shërben si menaxher i përgjithshëm i Sacramento Kings. Divac e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në NBA. I gjatë 2.16 cm ai luajti qendër dhe ishte i njohur për aftësitë e tij të kalimit. Divac ishte ndër grupi i parë i basketbollistëve evropianë që transferoi në NBA në vitet 80, dhe u emërua një nga lojtarët më të mëdhenj të EuroLeague.

 

1972 – Dita e parë e tre muajve të stuhisë së dëborës në Iran, e cila do të vriste të paktën 4,000 njerëz, duke e bërë atë stuhinë më vdekjeprurëse në histori. Stuhitë hodhën më shumë se 3 metra dëborë nëpër zonat rurale në Iranin veriperëndimor, qendror, dhe jugor. Një nga zonat më të goditura do të ishte pikërisht fshati Sheklab, afër kufirit me Turqinë në të cili, vdiqën  100 banorët e tij.

 

1984 – John Buster dhe ekipi hulumtues në Qendrën Mjekësore Harbour-UCLA njoftojnë transferimin e parë të historisë së embrionit, nga një grua në tjetrën që rezulton në lindje të drejtpërdrejtë. Kjo teknikë (e cila shpesh përdoret në lidhje me fekondimin in vitro (IVF), mund të përdoret tek njerëzit ose te kafshët, në të cilat situata dhe qëllimet mund të ndryshojnë.

 

1989 – Një grusht shteti ushtarak rrëzon Alfredo Stroessner, diktatorin e Paraguait që nga viti 1954. Sundimi i tij 35-vjeçar, i shënuar nga një periudhë e pandërprerë shtypjeje në vendin e tij, është më e gjata në historinë moderne të Amerikës së Jugut. Stroessner renditet në vendin e 20-të më të gjatë në mesin e udhëheqësve kombëtarë që nga viti 1900 dhe e bëri atë një nga kryetarët e shteteve më gjatë në detyrë, të botës.

 

1995 – Astronautja Eileen Collins bëhet gruaja e parë që piloton anijen Space Shuttle ndërsa misioni STS-63 fillon nisjen, nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida. Collins ishte pilotja e parë femër dhe komandantja e parë femër e një anije hapësinore. Asaj iu dhanë disa medalje për punën e saj. Kolonelja Collins ka regjistruar plot, 38 ditë 8 orë dhe 20 minuta në hapësirën kozmike të jashtme.

Share7TweetPinSendShareSend

Previous Post

DY FJALË PËR LIBRIN: “IZREALITËT NË SHQIPËRI” TË AUTORIT JOSEF JAKOEL

Next Post

Të mbijetuarit e luftës boshnjake: vitet e humbura

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Janar 2023

January 29, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Janar 2023

January 28, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Janar 2023

January 27, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Janar 2023

January 26, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Janar 2023

January 25, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Janar 2023

January 24, 2023
Next Post
Të mbijetuarit e luftës boshnjake: vitet e humbura

Të mbijetuarit e luftës boshnjake: vitet e humbura

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!