Memorie.al publikon për herë të parë pesë foto të qytetit të Gjirokastrës, në periudhën midis viteve 1910 – 1920. Në këto foto, shihen qartë pamje piktoreske të disa prej rrugicave më kryesore të qytetit. Këto imazhe janë fiksuar në celuloid, në njërën nga periudhat më të vështira të ekzistencës së brishtë të shtetit të sapoformuar shqiptar. Pikërisht në atë të Luftës së Parë Botërore.
Në një nga këto imazhe, tregohen pamjet e garnizonit të madh ushtarak të vendosur në Kalanë e Gjirokastrës. Ky garnizon, përbëhej nga ushtarë shqiptarë dhe italianë të cilët, ishin vendosur në gatishmëri për të mbrojtur qytetin nga një vërshim i mundshëm i trupave austro-hungareze, nga veriu.
Gjatë periudhës 1914 – 1918 Gjirokastra, do të përjetonte një pushtim nga ushtritë e dy shteteve të Bllokut të Antantës, Italisë dhe Greqisë. Të parët ruanin vijën e frontit në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, ndërsa të dytët morën pjesë në një fushatë të egër spastrimi etnik në zona të tëra të jugut të vendit.
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016