Memorie.al/ publikon imazhet e rralla me kopertinat e disa prej revistave të ilustruara që janë botuar në Shqipëri gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke filluar nga viti 1945 e deri në 1991-in, si: “Ylli”, “Në Shërbim të Popullit”, “10 Korriku”, “Shqiptarja e Re”, “Skena dhe Ekrani”, “Hosteni”, “Fatosi”, “Yllkat”, “Nëntori”, “Pioneri”, “Për Mbrojtjen e Atdheut”, “Ndërtuesi”, “Buqësia Socialiste”, “Studime Historike”, “Rruga e Partisë”, “Albania Today”, “New Albania”, “Miqësia”, “Studime Historike”, etj. Si përçohej propaganda e regjimi komunist në kopertinat e tyre, duke publikuar foto dhe pamje të ndryshme, që nga figura dhe imazhet e Enver Hoxhës që përshëndeste me grushtin lart delegatët në Kongreset e PPSH-së, fotot dhe bustet e Leninit, Stalinit, Marksit, Engelsit, si dhe imazhe me pamje nga “jeta e re socialiste”, “yllkat dhe pionerët e lumtur të xhaxhi Enverit”, “punëtorët dhe kooperativistët e dalluar që punonin ndër ara fabrika e kanitere ku lulëzonte jeta kudo”, “traktoristët, kombanjerët dhe shoferët e dalluar që punonin për realizmin e planeve pesë-vjeçare”, “ushtarët që stërviteshin dhe kufitarët që bashkë me popullin ushtar vigjëlonin dhe bënin roje në mbrojtje të atdheut”, “tekstilistet e dalluara”, “sportistët që arrin rekorde kombëtare”, “partizanët trima dhe sypatrembur gjatë luftës që çliruan atdheun nga fashistët e tradhëtarët”, “luanët e tyneleve në veprat e dritës”, “karikatura me ata që shikonin rehatinë personale dhe vinin interesin personal mbi atë të përgjithshëm”, etj.,/Memorie.al
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016