1927 – Vdes në moshën 73 vjeçare, Albert Kossel. Kossel, ishte një biokimist gjerman dhe pionier në fushën e studimit të gjenetikës. Atij iu dha Çmimi Nobel në Mjekësi në vitin 1910, për kontributin e tij në përcaktimin e përbërjes kimike të acideve nukleike, dhe të substancës gjenetike, në brëndësi qelizave biologjike.
1934 – Gjatë së “Enjtes së përgjakshme”, policia hap zjarr ndaj puntorëve grevistë, në qytetin e San Franciskos. Greva e përgjithshme e puntorëve të portit të këtij qyteti, zgjati 83 ditë, dhe ajo arriti kulmin me vdekjen e dy puntorëve të cilët u qëlluan nga policia. Por më pas sindikata e tyre do të arrinte që ta zgjidhte grevën me mjete paqësore.
1948 – Aktet e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit krijojnë sistemin kombëtar të shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar. Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) është termi ombrellë për sistemin e kujdesit shëndetësor të financuar nga vetë publiku i Mbretërisë së Bashkuar. Që nga viti 1948 është financuar nga taksimi i përgjithshëm.
1962 – Pavarësia zyrtare e Algjerisë shpallet pas një lufte 8-vjeçare me Francën. Lufta e Pavarësisë së Algjerisë filloi në nëntor 1954 dhe përfundoi në vitin 1962. Edhe pse shpesh vëllavrasëse ajo, përfundimisht bashkoi algjerianët dhe shihte në të, vlerën e pavarësisë dhe filozofinë e antikolonializmit në vetëdijen kombëtare.
1975 – Lind në Buenos Aires, Hernan Crespo. Crespo, është një trajner profesionist i futbollit argjentinas dhe ish-lojtar. Ai shënoi mbi 300 gola në një karrierë që zgjat 20 vjet. Në nivelin ndërkombëtar, ai shënoi 35 gola dhe është golashënuesi i katërt, pas Aguero, Batistuta, dhe, Messi. Ekipet e tij ishin Lazio, dhe Milan.
1996 – Delja Dolly, bëhet gjitari i parë i klonuar nga një qelizë e rritur. Dolly u klonua nga Keith Campbell, Ian Wilmut, dhe kolegët e tij në Institutin Roslin, dhe kompanisë së bioteknologjisë PPL Therapeutics, me qendër në Edinburgh. Financimi për klonimin e Dolly u sigurua nga PPL Therapeutics, dhe Ministria e Bujqësisë.
2006 – Koreja e Veriut teston katër raketa me rreze të shkurtër, një raketë me rreze të mesme, dhe një Taepodong-2, me rreze të gjatë veprimi. Rraketa e koduar, Taepodong-2 raportohet se dështon, duke shpërthyer në ajër mbi Detin e Japonisë. Këto prova rraketore, alarmuan ndjeshëm komunitetin ndërkombëtar.