• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Biseda e Enverit: “Për të prishur një xhami, në asnjë mënyrë s’duhet me u acaru me popullin, mos provokoni, po se shembët sot…”

Dashnor Kaloçi   

Memorie.al publikon një dokument të panjohur të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së që i përket muajit prill të vitit 1967 dhe është një bisedë e Enver Hoxhës, me sekretarin e parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Dibrës, Sul Baholli, lidhur me aksionin e madh që kishte ndërmarrë në atë kohë regjimi komunist, për ndalimin e fesë dhe prishjen e objekteve të kultit, si: kishat, xhamitë, manastiret, teqetë, tyrbet etj., ku rrethi i Dibrës, doli “flamurtar” dhe i dërgoi Komitetit Qendror të PPSH-së, një telegram me 41 emra klerikësh të besimit islam të atij rrethi, të cilët pasi “mbështesin” atë aksion të madh të Partisë dhe i konsideronin zakonet fetare si: “çështje të së kaluarës, që vinin për shkak të prapambetjes së thellë të popullit, zotoheshin se do rruanin mjekrat dhe do punonin më gëzim, kudo që t’i caktonte partia për ndërtimin e socializmit”. Porositë dhe udhëzimet e Enverit në takimin me Sul Bahollin, duke mos i’a aprovuar ato që kërkonte Komiteti i Partisë së Dibrës, për marrjen e masave administrative, ndaj atyre që kundërshtonin dhe pengonin luftën ndaj fesë, “pasi ajo punë kërkonte shumë kohë dhe duhej zgjidhur vetëm me punë politike”

                                                Bisedë me shokun Sulë Baholli

                                                  Problemi i fesë dhe zakoneve

Gjithashtu mund të lexoni

“Na vinte turp të kërkonim takim njohjeje me nivelin tonë në Trupin Diplomatik, sepse zakonisht grada që merrej me politikë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

Jeni ju shokët e Dibrës të parët, që u vutë zjarrë me deklarata, klerikësh, xhamive, teqeve, bajrameve, shehlerët e ruajtën mjekrën, hoqën taçes dhe sereqet, jeni ju që na mbuloni me telegrame nga masat se s’do mbani agjërim, bajram etj. Tash vini dhe thoni se keni atje fanatizëm dhe indirekt, na kërkoni që të marrim masa administrative si me thënë.

Jo ne nuk do t’u japim këtë lejë, pse nuk është e drejtë, ne nuk do të lejojmë masa administrative. Për këto gjëra ka vetëm një masë, punë politike, ideologjike dhe me bindje. Ne vazhdimisht po ju themi, se këto nuk zhduken menjëherë, duhet kohë dhe gjatë gjithë kohës, duhet me punë në këtë drejtim, dhe puna duhet të konsistojë me forma të shumëllojta, dhe të përshtatshme jo vetëm, për çdo rreth, por për çdo familje dhe individ veç e veç.

Mos lejoni që nga njerëz të ekzaltuar të bëhen provokacione me popullin, për majën e një minare, të cilën në rast se nuk e rrëzon sot, le ta rrëzoni mot.

Unë do t’u këshilloj një gjë: në rast se ne duam që feja dhe zakonet të zhduken, na brezi tonë, dhe nga brezat e ardhshëm, partia, duhet ta kapi punën nga gratë dhe të mbështetet fuqimisht te gratë, për këtë çështje, se sa te burrat.

Problemi i gruas, e kam theksuar, dhe do e theksoj vazhdimisht, është një nga problemet kyçe të Partisë dhe të socializmit.

Partia dhe klasa punëtore, duhet ta ketë të kjartë, se pas rinisë, gruaja është ajo pjesë e popullit më përparimtare, më e lidhur me jetën, me punën, me tokën, me Partinë. Pavarësisht se ajo, aktualisht është më e prapambetur nga burri, pavarësisht se zakonet, traditat dhe fenë, ajo i ruan në familje, është depozitari i tyre, ajo është më në gjendje t’i hedh tej, t’i shkelmojë, t’i përvëlojë.

Duhet të kuptojmë, se këto zakone, në familje, i ka imponuar burri, gruaja vuan prej tyre, ose duke menduar se në të gjen zbutjen e vuajtjeve me shpresën, e shërimit të plagëve të saj mbi gruan, është i dispozuar që t’i ruaj, pse me këto zakone plekset, atavizimi i “superioritetit të tij”, i “zotësisë së tij, i zgjuarsisë së tij”.

Përse pra, partia duhet të kënaqet duke e mbështetur punën e saj vetëm te burrat për t’i zhdukur këto zakone, përse nëpërmjet burrit, ne duam të çlirojmë gruan, dhe nuk i futemi si duhet, çlirimit të gruas, me gratë, sidomos, pa neglizhuar dhe burrat. Me anën e grave ne do çlirojmë dhe burrat.

Flasim shumë për “ngritjen e personalitetit të gruas”, po bëjmë pak, dhe atë pak që bëjmë, e bëjmë si “lëmoshë për gruan”, si një favor që i bëjmë gruas. E gjejmë të natyrshme që futim 20 burra në parti, dhe të kënaqshëm pse futim një grua. Kjo pa dashur, dhe pa e kuptuar, do të thotë të mendosh si prapanik.

Sillen shumë arsye pa asnjë bazë. Jo burri është më i ngritur, etj., etj. Kjo nuk është e vërtetë për moshatarët deri në 35 vjet. Deri në këtë moshë nuk ka asnjë ndryshim në mes vajzës dhe djalit, pse që të dy janë të rritur njësoj në regjimin tonë socialist, por mendjet tona patriarkale, në këtë çështje nuk kanë bërë ndryshim. Është absolutisht e nevojshme të bëhet kjo kthesë në punën e partisë, për çështjen e gruas. Mbështetuni fuqimisht te gratë në punën tuaj, dhe ju do të shihni se sa rezultate të shkëlqyeshme dhe të shpejta do të kini, veçanërisht në zhdukjen e zakoneve të rënda dhe fesë.

Çështja e besimeve fetare tek ne, si në burrat, si në gratë, nuk është një çështje e rrënjosur me studime dhe bindje filozofike, kjo është më shumë një problem pragmatik, një problem zakoni, i lënë trashëgim. Ky zakon natyrisht ka pësuar ndryshime të mëdha drejt zhdukjes, bile dhe pa bërë një punë ateiste të dendur. Le t’i hedhim edhe në kohën para regjimit tonë socialist, praktikat fetare, me gjithë që ekzistonin, ato prapë se prapë, po t’i barazojmë, me besimet fetare, dhe praktikat e saj në vendet e tjera, kanë qenë më të zbehta.

Le të marrim, edhe besimin katolik, që shërbehej nga klerikë të mësuar, prapë në do të konstatojmë se edhe këta nuk kishin mundur të depërtonin, jashtë praktikave të liturgjisë, të zhvilluara në mënyrë të “zbehtë”, në krahasim më vendet e tjera.

Kurse faljet më xhamira dhe në kishat ortodokse, bëheshin relativisht të rralla dhe kufizoheshin më shumë në ditët dhe festat fetare. Agjërimet dhe kreshmët, e humbitnin efektin e tyre, dhe në të rinjtë, por edhe në të kaluarit nga mosha nëpër qytete.

Magjitë dhe nuskat dhe ato po dobësoheshin dhe ruanin një karakter aq primitive, sa që zhdukej kredia e tyre në masat. Magjistarët, fallxhinjtë, njerëzit e nuskave, natyrisht bëheshin anakronikë, ata mbeteshin nga më injorantët e injorantëve, përpara zhvillimit të shoqërisë sonë.

Me vendosjen e regjimit popullor, me përparimin e madh arsimor, kultural, me ngritjen e nivelit të jetesës së popullit, e gjithë ajo prapambetje në zakone, dhe në fe, hëngri një grusht të mëtejshëm të rëndë.

Disa shokë, i vënë më tepër rëndësi “influencës”, së një hoxhe, ose një prifti injorant të fshatit, i cili në realitet nuk ka asnjë kredi, se sa sqarimit të masës, mbi këtë çështje që janë shumë të lëkundshme, të zbehta dhe pa baza dhe që me një punë më të kujdesshme, i lëkund akoma më tepër, deri sa t’i zhdukim fare./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shoku Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes, se ndryshe do vijmë në Tiranë dhe…”/ Letra kërcënuese e besimtarëve elbasanas në 1965-ën

Next Post

10 foto të panjohura të Teatrit Kombëtar në vitin 1939 kur sapo ishte pagëzuar Teatri “Savoja”/ Nga pamja ballore e godinës, te salla dhe ambientet e brendshme

Artikuj të ngjashëm

“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi…”/ Dëshmia e diplomatit të njohur
Dossier

“Na vinte turp të kërkonim takim njohjeje me nivelin tonë në Trupin Diplomatik, sepse zakonisht grada që merrej me politikë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

June 20, 2026
“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
Dossier

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

June 20, 2026
“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Nuk ishte vetëm Shqipëria me atë pozitë gjeografike për transitimin e cigareve në bregdetin Adriatik, bisedime u bënë edhe me Malin e Zi e Kroacinë, por…”/ Dëshmia e ish-kreut të kontrabandës së shtetit komunist

June 20, 2026
Dossier

“Enver Hoxha, në kujtimet e tij, pohon se unazën e togerit, nipit të Gerngut, e kërkoi gruaja e Omer Nishanit, por nuk thotë të vërtetën, pasi…”/ Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i Paskal Milos

June 18, 2026
“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës
Dossier

“Vetë Enver Hoxha dha pëlqimin për kontratën midis Agro-Eksportit dhe grupit ‘Vanaëer Ltd’, ku bosi i saj ishte konsulent i ‘Philip Morris’ për Europën…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës së cigareve

June 20, 2026
Next Post
10 foto të panjohura të Teatrit Kombëtar në vitin 1939 kur sapo ishte pagëzuar Teatri “Savoja”/ Nga pamja ballore e godinës, te salla dhe ambientet e brendshme

10 foto të panjohura të Teatrit Kombëtar në vitin 1939 kur sapo ishte pagëzuar Teatri “Savoja”/ Nga pamja ballore e godinës, te salla dhe ambientet e brendshme

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme