• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, July 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Kur Enveri me Mehmetin, Hysniun dhe Ramizin, takoheshin me gjyshin Kim Jong-ut në Vlorë dhe Phenian, dhe çfarë shkruante ai në ditarin e tij për ato takime…?!

Kur Enveri me Mehmetin, Hysniun dhe Ramizin, takoheshin me gjyshin Kim Jong-ut në Vlorë dhe Phenian, dhe çfarë shkruante ai në ditarin e tij për ato takime…?!
Kur Enveri me Mehmetin, Hysniun dhe Ramizin, takoheshin me gjyshin Kim Jong-ut në Vlorë dhe Phenian, dhe çfarë shkruante ai në ditarin e tij për ato takime…?!
Kur Enveri me Mehmetin, Hysniun dhe Ramizin, takoheshin me gjyshin Kim Jong-ut në Vlorë dhe Phenian, dhe çfarë shkruante ai në ditarin e tij për ato takime…?!
Kur Enveri me Mehmetin, Hysniun dhe Ramizin, takoheshin me gjyshin Kim Jong-ut në Vlorë dhe Phenian, dhe çfarë shkruante ai në ditarin e tij për ato takime…?!

Memorie.al publikon disa foto të panjohura që i përkasin viteve 1956-të, ku diktatori komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, me disa nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, anëtarë të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Ramiz Alia etj., ka pritur në Shqipëri, kreun komunist të Koresë së Veriut, Kim Ir Sen, si dhe vizitën që ai me një pjesë të udhëheqjes së lartë ka bërë më pas në Korenë e Veriut në atë kohë, gjë të cilat ai i ka publikuar në ditarin e tij.

Disa foto të rralla të Kim Ir Sen, gjatë vizitave që ai ka bërë në Tiranë në vitin 1956-të, ku është pritur nga homologu i tij, Enver Hoxha dhe pjesa kryesore e udhëheqjes komuniste shqiptare të asaj kohe, si dhe vizita që ka bërë Enveri në Korenë e Veriut, po atë vit me disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të Byrosë Politike, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Ramiz Alia etj., gjë të cilat Enveri i ka mbajtur në ditarin e tij që po e publikojmë në këtë shkrim. Pas Republikës Popullore të Kinës së Mao Ce Dunit që ishte aleati më i ngushtë i Shqipërisë komuniste të Enver Hoxhës, Republika Popullore Demokratike e Koresë së Veriut, ishte një nga vendet komuniste aziatike me të cilën Tirana zyrtare kishte më shumë lidhje, kryesisht në aspektin ushtarak dhe ambasadat në mes tyre kanë ekzistuar deri në shembjen e regjimit komunist në vitin 1991.

Ditari i Enverit për takimet e tij me ish-kreun koreano-verior, Kim Ir Sen, në vitin 1956-të në Shqipëri dhe  në Kore

QERSHOR 1956

Gjithashtu mund të lexoni

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

Arriti në vendin tonë, me ftesë të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë delegacioni i RDP të Koresë, i kryesuar nga shoku Kim Ir Sen. Në Aeroportin e Tiranës miqtë i pritëm me ceremoni zyrtare. Isha edhe unë. Pas shkëmbimit të përshëndetjeve, u nisëm për në Pallatin e Brigadave. Rrugës nga një makinë e hapur, bashkë me shokun Kim Ir Sen përshëndetëm popullin e Tiranës që i priti miqtë me dashuri. Pasdite, në selinë e Këshillit të Ministrave të RPSH, filluam bisedimet me shokun Kim Ir Sen dhe anëtarët e tjerë të delegacionit. Shkëmbyem mendime për marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe për gjendjen e sotme ndërkombëtare.

VLORE, E SHTUNE

30 QERSHOR 1956

Bashkë me miqtë koreanë erdhëm në Vlorë. Në mitingun që organizoi populli i Vlorës fola për vizitën e delegacionit qeveritar të RDP të Koresë në vendin tonë. Foli edhe shoku Kim Ir Sen.

E DIEL

1 KORRIK 1956

Mora pjesë në pritjen që ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RDP të Koresë dha në darkë, në hotel «Dajti», me rastin e qëndrimit në vendin tonë të delegacionit qeveritar të RDP të Koresë, të kryesuar nga shoku Kim Ir Sen.

E HENE

2 KORRIK 1956

Sot u largua nga vendi ynë delegacioni qeveritar i RDP të Koresë, i kryesuar nga shoku Kim Ir Sen. Për të përcjellë miqtë shkova edhe unë në Aeroportin e Tiranës së bashku me shokë të tjerë të udhëheqjes së Partisë e të shtetit. Para se të ndaheshim me miqtë koreanë, këmbyem përshëndetje.

E MERKURE

4 KORRIK 1956

Shoku Kim Ir Sen na dërgoi një telegram falënderimi për pritjen e ngrohtë që i bëmë gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Pas këtij, në emër të qeverisë së RDP të Koresë më fton të bëj një vizitë në Kore.

E HENE

27 GUSHT 1956

Pas ftesave zyrtare nga Kina dhe Koreja, edhe qeveria e Republikës Popullore të Mongolisë na fton për një vizitë në Mongoli. Do të shkoj me plot dëshirë.

E MARTE

28 GUSHT 1956

Nesër, në krye të delegacionit të PPSH, do të nisemi për të marrë pjesë në punimet e Kongresit të 8-të të Partisë Komuniste të Kinës. Do të bëjmë, gjithashtu, vizitë në Republikën Demokratike Popullore të Koresë dhe në Republikën Popullore të Mongolisë, ku jemi të ftuar.

PHENIAN E PREMTE

 7 SHTATOR 1956

Në aeroportin e Phenianit na pritën shoku Kim Ir Sen dhe të tjerë. Populli dhe shokët e udhëheqjes së Partisë e të shtetit na rezervuan një pritje mjaft të ngrohtë, entuziaste. Kim Ir Seni mbajti një fjalim të shkurtër përshëndetjeje.

PHENIAN, E SHTUNE

 8 SHTATOR 1956

Bëmë vizita në kryeqytetin korean.: Vizituam muzeun e luftës, ekspozitën bujqësore, kombinatin e tekstilit etj., etj., ku u takuam me punëtorët që na pritën me dashuri. U fola atyre për përpjekjet dhe vetëmohimin e popullit shqiptar në rrugën e ndërtimit të socializmit. Pasdite u organizua një miting i madh i punonjësve të Phenianit. Kim Ir Seni mbajti një fjalim të shkurtër në të cilin përshëndeti vizitën tonë në Kore, foli për sukseset e popullit shqiptar si dhe të popullit korean. Në mbrëmje kabineti i ministrave i RDP të Koresë shtroi një darkë për nder të delegacionit tonë.

E DIEL

9 SHTATOR 1956

Filluam vizita në pjesët veriore të Republikës Demokratike Popullore të Koresë. Kudo që shkuam në qytete e qendra pune populli na priti me gëzim, me brohoritje, me lule, gonge e me ngrohtësi.

PHENIAN E MERKURE

 12 SHTATOR 1956

Pas vizitave në pjesën veriore dhe perëndimore të Koresë, ku populli na priti me dashuri u kthyem në Phenian. Sot patëm bisedime me shokët koreanë në kabinetin e Këshillit të Ministrave. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte tregimi i Kim Ir Senit për dy anëtarë të Byrosë së tyre Politike, që në plenumin e KQ të Partisë, të mbajtur pas Kongresit të 20-të, kishin atakuar vijën e udhëheqjes dhe unitetin e saj. Kur e pyeta Kim Ir Senin se ç’qëndrim mbajtën ndaj tyre ai m’u përgjigj se plenumi i kritikoi dhe se pas kësaj ata qenkëshin arratisur në Kinë, ku ndodhen edhe sot e kësaj dite me gjithë kërkesën që koreanët i dërguan udhëheqjes kineze për t’i kthyer të arratisurit në atdhe!… Në darkë, për nder të delegacionit tonë u shfaq nga Opera e Phenianit, pjesa koreane «Tregim për vajzën Sim Con». Pas shfaqjes morëm pjesë në pritjen që u organizua në ambasadën tonë në Phenian. Gjatë pritjes unë dhe shoku Kim Ir Sen shkëmbyem fjalime të shkurtra./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share23TweetPinSendShareSend
Previous Post

Dokumentet sekrete të CIA-s: “Hoxha akuzoi Hrushovin se ai vetë nxiti kultin e Stalinit, kurse Moska thotë se Tirana me studentët që ka në BS, ka bërë….”

Next Post

Intervista me Ilia Leka: “Ju tregoj peripecitë me Sigurimin, arrestimin e babait, letrat kërcënuese Enverit, arratisjen në Greqi, protestat para ambasadës dhe …”

Artikuj të ngjashëm

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960
Dossier

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

July 30, 2025
“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
Dossier

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 31, 2025
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër
Dossier

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

July 30, 2025
“Ore shokë, Avzia Nela s’asht burr i keq, po në anët tona, na jena të lidhun me fjalën, kush e qet, quhet besëpremë. E pra, kjo asht arsye, që Avzia hesht…”/ Dëshmitë e rrallë të ish-të burgosurit politik
Dossier

“Me Avzi Nelën u njoha në burgun e Burrelit dhe kur e liruan, nuk e lanë të shkonte në fshatin e tij, por në një kasolle të mjerë e, kur shkuan që ta arrestojnë përsëri, ai…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 30, 2025
Fotografi me pamje të Sarandës
Dossier

“Në mëngjesin e 29 korrikut 1944, forcat britanike filluan sulmin nga deti, drejt pozicioneve të gjermanëve dhe beteja vazhdoi gjithë ditën, por ne…”! / Dëshmia e ish-partizanit, për çlirimin e Himarës

July 28, 2025
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Dossier

“Duke studiuar filozofin kobzi Egezia, ‘këshilltarin e vdekjes’, Mustafa Bajraktari filloi të humbte shpresat dhe një ditë, me copa çarçafi të bëra si litar, ai…”/ Historia e trishtë e filozofit autodidakt nga Tropoja

July 28, 2025
Next Post
Telegramet sekrete për Enverin: “Shtypi grek pasqyron grevën e Ilia Lekës para ambasadës, janë solidarizuar partitë politike, parlamenti e Mitropoliti Sevastianos që….”

Intervista me Ilia Leka: “Ju tregoj peripecitë me Sigurimin, arrestimin e babait, letrat kërcënuese Enverit, arratisjen në Greqi, protestat para ambasadës dhe …”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme