• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Mehmet, unë mund të gaboj se s’i njoh problemet e Ushtrisë, por ja se ç’po bëhet te Instituti…”Letra e Ramiz Alisë në ’72-in

“Shoku Mehmet, unë mund të gaboj se s’i njoh problemet e Ushtrisë, por ja se ç’po bëhet te Instituti…”Letra e Ramiz Alisë në ’72-in
“Shoku Mehmet, unë mund të gaboj se s’i njoh problemet e Ushtrisë, por ja se ç’po bëhet te Instituti…”Letra e Ramiz Alisë në ’72-in
“Shoku Mehmet, unë mund të gaboj se s’i njoh problemet e Ushtrisë, por ja se ç’po bëhet te Instituti…”Letra e Ramiz Alisë në ’72-in
“Shoku Mehmet, unë mund të gaboj se s’i njoh problemet e Ushtrisë, por ja se ç’po bëhet te Instituti…”Letra e Ramiz Alisë në ’72-in
“Shoku Mehmet, unë mund të gaboj se s’i njoh problemet e Ushtrisë, por ja se ç’po bëhet te Instituti…”Letra e Ramiz Alisë në ’72-in
“Shoku Mehmet, unë mund të gaboj se s’i njoh problemet e Ushtrisë, por ja se ç’po bëhet te Instituti…”Letra e Ramiz Alisë në ’72-in
“Mehmet, para se të thonin Simoni dhe Nazari për nusen e djalit, të kam lajmëruar unë që të merrje masa, sepse e ndjek…”/ Shpërthimi Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
“Shoku Mehmet, unë mund të gaboj se s’i njoh problemet e Ushtrisë, por ja se ç’po bëhet te Instituti…”Letra e Ramiz Alisë në ’72-in

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi i Forcave të Armatosura, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, i cili i përket vitit 1972 dhe është një letër e Ramiz Alisë, ish-sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së (që mbulonte propagandën, artin e kulturën), dërguar kryeministrit, Mehmet Shehu, lidhur me disa probleme të punës dhe mbarëvajtjes së saj, në Institutin e Studimeve dhe Kërkimeve Shkencore Ushtarake, pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Edhe pse në fund të asaj letre, Ramiz Alia shprehet se nuk ka njohuri mbi problemet ushtarake, ai ka marrë në analizë punën që bëhej aty, duke përmendur disa nga kuadrot e njohur ushtarakë të saj, si Spiro Shalësi, Enver Begeja, Rasim Bazo, etj., të cilët ishin diplomuar në akademitë ushtarake të Italisë dhe Bashkimit Sovjetik dhe konsideroheshin si “truri” i Ushtrisë Shqiptare.

                              Letra e Ramiz Alisë për kryeministrin Mehmet Shehu

Shoku Mehmet

Gjithashtu mund të lexoni

“Ne e konsiderojmë të domosdoshme që Jugosllavia të lidhet ngushtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë pasi…”/Zbulohet plani i Titos i janarit 1944, për bashkimin e federatës së tij me Shqipërinë

Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare

E lexova materialin që ju ka dërguar Drejtoria Politike. Edhe nga ky material, më duket mua, del se nuk është pa baza shqetësimi që kishim për punën e këtij Instituti.

  •  Më duket se nga vetë Ministria e Mbrojtjes nuk vlerësohet nevoja dhe roli që duhet të lozi ky Institut. Një tregues është ç’kuadro i jepen. Nuk e kam fjalën tek fakti që dërgohen njerëz me raporte apo aftësi të kufizuara pune. Kjo nuk përbën ndonjë të keqe të madhe. Por shpreh një konsideratë për punën dhe rolin e Institutit nëse ky shihet si vend strehimi për kuadro që nga një anë janë të sëmurë dhe të pa aftë për shërbim aktiv dhe nga ana tjetër nuk kanë të dhëna apo prirje për punë studimore.

 Më konkretisht: Puna studimore shkencore nuk mund të fillohet mbas moshës 50 vjeçare.

Aq më tepër kur deri në këtë moshë kuadri nuk është marrë fare me një punë të tillë. Spiro Shalësi apo Esat Golemi nuk punojnë dot (për arsye shëndetësore) as 1-2 orë në ditë. Enver Begeja gjithë jetën s’është marrë fare me punë studimore etj. Mendoj se Institutit duhen t’i jepen gradualisht njerëz të aftë, me kulturë ushtarake politike, të vjetër e të rinj. Që kanë të dhëna e prirje për punë studimore.

  • Instituti të ngarkohet nga Ministria për studime dhe jo të konsiderohet si një aparat suplementar e operativ i Drejtorisë Politike apo Shtabit të Përgjithshëm. Sot me sa di unë, shpesh shokët e Institutit ngarkohen për të bërë inspektime, për të asistuar si të dërguar të Ministrisë në stërvitje apo lojëra ushtarake etj. Ose Instituti shëndrohet në një organizëm për propagandim të tezave të ndryshme politiko-ushtarake, që është detyrë e Drejtorisë Politike apo Shtabit të Përgjithshëm, por jo e Institutit. Mund të thonë kjo i shërben Institutit që të lidhet me trupa me praktikën. Pa dyshim Instituti duhet të lidhet me praktikën, por jo formalisht, por efektivisht dhe lidhur me studimet që kryen e që rrjedhin nga plani i aprovuar i studimeve.
  • Për sa i përket planit të të punës studimore:

a) Thuajse gjithë puna e Institutit është përqendruar në përpilimin e tekstit që paraprakisht titullohet “Disa probleme të Artit ushtarak Popullor të Forcave të Armatosura të RPSH” (Shih fundin e faqes 4 të relacionit) si dhe punën e përkthimeve.

Më duket se nuk është kjo thelbësorja.

Së pari, përpilimi i këtij teksti sipas mendimit tim është më tepër sistemim materialesh e dokumentesh (që ekzistojnë sot në Tezat e Këshillit të Mbrojtjes, në Rregullore apo dokumenta të Ministrisë së Mbrojtjes) se sa punë krijuese studime në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

Së dyti, përkthimet janë një sektor pune, por jo thelbësore për Institutin.

b) Me se duhet të merret Instituti?

Të përpunojë një varg problemesh të mbrojtjes mbi bazën e Tezave të Këshillit të Mbrojtjes dhe të eksperiencës së luftës Nc-Çl. Unë mund të gaboj sepse s’e njoh këtë çështje, por me duhet të flasim për artin ushtarak shqiptar (jo për megalomani, as për nacionalizëm) por për artin ushtarak të përshtatur dhe të lidhur me eksperiencën e kushtet ekonomike, politike, ideologjike të vendit tonë.

Tezat e Këshillit të Mbrojtjes mua më duken shumë të rëndësishme e shumë sinjifikative në këtë drejtim. Për të bërë këtë punë Instituti duhet të orientohet nga kolegjiumi i Ministrisë Mbrojtjes, nga problemet që i dalin atij. Tezat e Këshillit të Mbrojtjes, puna për zbatimin e tyre në lojërat që organizohen dhe eksperienca që del nga këto, më duket se nxjerrin shumë probleme që kanë nevojë për studim e thellim të mëtejshëm.

Të fillojë nga studimi i përvojës së Luftës N.Çl., jo për histori, por me qëllim që të nxirren konkluzione shkencore e mësime për të sotmen (Sot kjo punë i është ngarkuar vetëm Rasim Bazos. A e bën dot?) Të njoh konceptet revizioniste e borgjeze mbi mbrojtjen dhe të argumentojë shkencërisht kritikën ndaj tyre. Të studiojë konceptet e armiqve mbi luftën anti-guerile (sa sabotime amerikane ka për këtë) jo vetëm për të nxjerrë konkluzionet e nevojshme, por edhe për të parë këtë çështje në kushtet e sotme të zhvillimit të teknikës luftarake të ndërlidhjes etj.

Për dijeni: Na kanë ardhur disa dokumente gjermane të luftës ku flitet dhe për luftën tonë N.Çl. dhe operacionet e komandës gjermane në Shqipëri (akoma s’i kemi përkthyer).

Siç më thonë shokët, ka material të dobishëm. Është interesant të studiohet taktika e armikut, manovrimi i forcave anti guerile, sepse këtej jo vetëm njihesh me metodat e armikut, por sheh edhe aftësinë tekniko-strategjike të ushtrisë N. Çl. në aksione të veçanta, në ballafaqim edhe me planin taktiko – operativ të armikut.

Këto janë disa mendime të mijat për punën e detyrat e Institutit të Studimeve Ushtarake. Mund të gaboj, e theksoj këtë, sepse vetëm artin ushtarak, si dhe problemet konkrete të ushtrisë, unë nuk i njoh.

Përshëndetje

Ramiz Alia

28. II. 1972

P.S. Ju kërkoj ndjesë që e vonova shumë përgjigjen, por isha në Shkodër e Korçë pikërisht këtë muaj.

Në 1974-ën pjesa më e madhe e kuadrove të Institutit u burgosën

Letra që sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alia, kishte dërguar në adresë të kryeministrit Mehmet Shehu, ku ai e informonte në lidhje me punën e dobët që bëhej në Institutin e Studimeve Ushtarake i përket vitit 1972, kur akoma Enver Hoxha nuk kishte filluar goditjen ndaj ushtarakëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të kryesuar prej Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos, të cilët dy vjet më pas ai i etiketoi si “koka e grupit puçit në ushtri”. Ndërsa nuk kishin kaluar më shumë se dy vjet nga ajo letër e Ramiz Alisë, vala e goditjes që lëshoi Enver Hoxha ndaj Ushtrisë Shqiptare preku dhe një numër kuadrosh të lartë e drejtues kryesore të cilët kishin shërbyer ndër vite apo shërbenin pranë Institutit të Studimeve dhe Kërkimeve Ushtarake e Shkencore. Ndër ushtarakët kryesorë që u goditën nga paranoja e Enver Hoxhës dhe që kishin shërbyer pranë atij instituti, ishin: Ernest Jakova, (ish-gjeneral-major) Sadik Bekteshi, (gjeneral – leitnant, “Hero i Popullit”) Dilaver Radëshi, (kolonel) Spiro Shalësi, (gjeneral-major) Elami Hado, (kolonel) Abaz Fejzo, (gjeneral-kolonel, “Hero i Popullit”) Vaskë Gjino, (gjeneral-kolonel) etj., të cilët u internuan, u burgosën apo vdiqën nëpër burgje dhe kampet e punës së detyruar. Një nga akuzat kryesore që u bë në adresë të ushtarakëve të Institutit të Studimeve Ushtarake, ishte ajo e përkthimit të literaturës së huaj ushtarake. Kjo akuzë ishte krejt absurde, pasi në atë kohë në Artin Ushtarak theksohej me të madhe: “Që ta luftosh armikun, më parë duhet ta njohësh atë”. Pas eliminimit të këtyre ushtarakëve kryesorë që përbënin dhe trurin e Ushtrisë Shqiptare, pjesa më e madhe e të cilëve ishin diplomuar me rezultate të shkëlqyera në akademitë ushtarake të ish-Bashkimit Sovjetik, në Institutin e Studimeve Ushtarake u emëruan kuadro të tjerë, krejt të paaftë, një pjesë e të cilëve sapo ishin thirrur në ushtri, duke u marrë nga klasa punëtore/Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share11TweetPinSendShareSend
Previous Post

Telegramet sekrete për Enverin: “Shtypi grek pasqyron grevën e Ilia Lekës para ambasadës, janë solidarizuar partitë politike, parlamenti e Mitropoliti Sevastianos që….”

Next Post

“Ambasadorit grek i thamë se familja Leka janë provokatorë e kriminelë dhe s’kanë fuqi të nxjerrin Athinën në rrugë për…”/ Informacioni për Enverin

Artikuj të ngjashëm

“Gogo Nushi, në relacionet drejtuar Enverit, i shkruan: Këtë shpirt terrorist, e pamë në Tiranë, ku ne, vramë 60 vetë…”/ Kur komunistët, realizuan “Natën e Shën Bartolomeut”, në nëntorin e ’44-ës
Dossier

“Ne e konsiderojmë të domosdoshme që Jugosllavia të lidhet ngushtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë pasi…”/Zbulohet plani i Titos i janarit 1944, për bashkimin e federatës së tij me Shqipërinë

June 24, 2026
Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare
Dossier

Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare

June 24, 2026
“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze…”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës
Dossier

“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze…”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës

June 23, 2026
“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën
Dossier

“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën

June 22, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Krimet e komunistëve gjatë luftës civile në Itali dhe komploti i heshtjes mbi historiografinë gjatë dhe pas luftës, janë njësoj me krimet e luftës civile në Shqipëri …”/ Refleksionet e përkthyesit të njohur

June 21, 2026
“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi…”/ Dëshmia e diplomatit të njohur
Dossier

“Na vinte turp të kërkonim takim njohjeje me nivelin tonë në Trupin Diplomatik, sepse zakonisht grada që merrej me politikë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

June 20, 2026
Next Post
Telegramet sekrete për Enverin: “Shtypi grek pasqyron grevën e Ilia Lekës para ambasadës, janë solidarizuar partitë politike, parlamenti e Mitropoliti Sevastianos që….”

“Ambasadorit grek i thamë se familja Leka janë provokatorë e kriminelë dhe s’kanë fuqi të nxjerrin Athinën në rrugë për…”/ Informacioni për Enverin

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme