• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, November 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Hrushovi ka nisur planet për shitjen e Republikës Demokratike Gjermane, është tradhtarë i lindur, duhet varur në shtyllat e telefonit…”/ Biseda e Enver Hoxhës me delegacionin koreano-verior, maj ‘64

Kur Enveri me Mehmetin, Hysniun dhe Ramizin, takoheshin me gjyshin Kim Jong-ut në Vlorë dhe Phenian, dhe çfarë shkruante ai në ditarin e tij për ato takime…?!
“Hrushovi ka nisur planet për shitjen e Republikës Demokratike Gjermane, është tradhtarë i lindur, duhet varur në shtyllat e telefonit…”/ Biseda e Enver Hoxhës me delegacionin koreano-verior, maj ‘64
“Në Konferencën e Tiranës situata ishte e elektrizuar, jugosllavët na e bënë mëndjen çorbë; të njëjtin person tani e shikoje në “Dajti” dhe më pas te…”/ Përgjimet e “Vëzhguesit” për të internuarit e Zvërnecit
“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959
“Hrushovi ka nisur planet për shitjen e Republikës Demokratike Gjermane, është tradhtarë i lindur, duhet varur në shtyllat e telefonit…”/ Biseda e Enver Hoxhës me delegacionin koreano-verior, maj ‘64
“Hrushovi ka nisur planet për shitjen e Republikës Demokratike Gjermane, është tradhtarë i lindur, duhet varur në shtyllat e telefonit…”/ Biseda e Enver Hoxhës me delegacionin koreano-verior, maj ‘64

Memorie.al / Më 7 maj 1964, Enver Hoxha priti delegacionin e Koresë së Veriut dhe ata diskutuan politikat e brendshme e të jashtme të Hrushovit, të cilat sollën rritje të tolerimeve ndaj Perëndimit dhe ulje të prodhimit bujqësor. Dy palët përgëzojnë njëra-tjetrën për rezistencën ndaj revizionizmit dhe bashkëpunimin pozitiv me Kinën. Hoxha pret në mesditë në selinë e Komitetit Qendror delegacionin koreano-verior të kryesuar nga kreu i sindikatave Li Bieongçan, të cilët kishin marrë pjesë në festimet e 1 Majit në Shqipëri. Në takim ishin gjithashtu të pranishëm ambasadori korean në Shqipëri, An Jong dhe kreu i bashkimeve profesionale shqiptare Gogo Nushi. Për më shumë rreth kësaj etj., na njeh proces-verbali i takimit në fjalë, me “miqtë koreanoverior”

7 maj 1964

Proces-verbal i takimit të Enver Hoxhës me Li Bieongchan

ENVER HOXHA: Jemi të lumtur që ju kishim këtu me ne ju shokë të Bashkimeve Profesionale koreane, të dërguar këtu në Shqipërinë e vogël nga shoku Kim Il Sung, për të festuar 1 Majin.

Gjithashtu mund të lexoni

“Radio-Janina jep një orë emision me Silogjet Vorio-epiriote dhe të arratisurit, me propagandë antishqiptare, Sebastiano e Micotaqis…”/ Letra Komitetit Partisë së Sarandës për Ramiz Alinë, 17 nëntor ‘90

“Te ngjarja e rëndë e rrëmbimit të anijes luftarake bashkë me motoskafin ku u arratisën 16 veta, efektivat u treguan frikacakë, nuk…”/ Letra Komitetit Partisë Shkodrës për Ramiz Alinë, 14 nëntor ‘90

Li Bieongçan: Edhe ne jemi të lumtur që jemi këtu. Gjatë ditëve të fundit kemi vizituar shumë qytete dhe kemi takuar popullin dhe komunistët shqiptarë.

ENVER HOXHA: Ju vini në Shqipëri për herë të parë. Edhe unë kam qenë një herë në Kore. Kur të vendosim linjën e udhëtimeve, do të kemi mundësinë të bëjmë vizita më të shpeshta. Populli dhe partia jonë kanë një dashuri të madhe për popullin korean, partinë tuaj heroike dhe shokun Kim Il Sung. Edhe unë kam përshtypjet më të mira nga vizita në Korenë e Veriut, pasi mund të shihja gjithçka me sytë e mi dhe kjo është më mirë se njëqind artikuj gazetash. Ne takohemi dhe flasim shpesh me ambasadorin tonë, duke ndjekur sukseset e shokëve koreanë.

Kemi lexuar direktivat e shokut Kim Il Sung për bujqësinë, nga të cilat kemi përfituar këshilla dhe për vendin tonë pasi dhe për ne bujqësia është shumë e rëndësishme. Ekonomia e vendeve tona dhe Vietnamit po zhvillohet shumë në krahasim me vendet e tjera socialiste ku janë në pushtet revizionistët, të cilat po shkojnë drejt dështimit. Nëse nuk gabohem, Koreja ka arritur të prodhojë 4 kuintalë grurë për kokë. Ne jemi ende larg këtij objektivi, por jemi duke u përmirësuar. Jemi të lumtur për këtë sukses të Koresë, pas shkatërrimit të madh që ka pësuar pas luftës.

An Jong: Shqipëria gjithashtu ka një perspektivë të shkëlqyer për zhvillimin e bujqësisë.

ENVER HOXHA: Kjo është e vërtetë. Gjatë kohës kur ishim në Kore, ne vumë re shumë vëmendje po i kushtohej nxitjes së bujqësisë, ujitjes, fertilizuesve etj.

An Jong: Përdorimi i fertilizuesve kimikë është shumë i rëndësishëm, pasi toka e vendit tonë është përdorur prej mijëra vjetësh dhe është oksiduar. Fertilizuesit kimikë janë shumë të nevojshëm.

ENVER HOXHA: Ju jeni shumë përpara si në industri ashtu dhe në fushën e mbrojtjes. Unë fola me delegacionin tonë ushtarak që erdhi nga Koreja disa kohë më parë. Ata u kënaqën me pritjen e ngrohtë që i ofruan shokët koreanë dhe ishin të impresionuar nga ushtria koreane, sistem i saj i arsimit dhe sistemet mbrojtëse të vendit.

An Jong: Meqenëse jemi në pararojë të armikut tonë të përbashkët, këto janë të nevojshme.

ENVER HOXHA: Është e vërtetë, por njërën anë të vendit tuaj e keni të siguruar nga Republika Popullore e Kinës. Ndërsa ne këtu jemi të rrethuar nga të gjitha anët. Ju mund t’i përqendroni të gjithë mbrojtjet tuaja në vijë të drejtë në paralelin e 38-të dhe në bregdet, ndërsa ne duhet t’i ndërtojmë në formë rrethi. Ju shokë koreanë fituat kundër imperializmit amerikan dhe të tjerëve, sepse linja juaj është korrekte. Vendi ynë është i rrethuar nga armiqtë por megjithatë reziston, ndërton socializmin dhe arrin suksese pasi linja e tij është korrekte.

Njerëzit tanë e duam shumë udhëheqësin korean Kim Il Sung sepse ju ndiqni linjën korrekte marksiste-leniniste, e cila përfaqëson dëshirat dhe aspiratat e popullit tuaj dhe proletariatit ndërkombëtar, kundër Hrushovit dhe revizionistëve të tjerë. Hrushovi i ka provuar edhe këtu te ne komplotet që ka organizuar kundër jush por ne i kemi treguar udhën.

An Jong: I keni lexuar tekstet e plota të teorive të Kim Il Sung? Mund t’ua dërgojmë.

ENVER HOXHA: Faleminderit. Jo, nuk kam lexuar tekstet e plota, por kam lexuar përmbledhjet. Shokët e bujqësisë dhe të Komitetit Qendror lexojnë materiale të tilla, pasi nuk merren vetëm me çështjet e bujqësisë, por dhe ato organizative, që kanë të bëjnë me qasjen konkrete në detaje të bujqësisë. Ne do të vazhdojmë të marrim masa në të ardhmen, për të ndjekur këtë linjë. Nëse nuk gabohem, në këto teza të Kim Il Sung përmendet rëndësia e këshillave rajonalë bujqësorë. Ju nuk keni një ministri të Bujqësisë, por një komitet të bujqësisë, kjo është një qasje e rëndësishme dhe ne do ta studiojmë me hollësi. Mund të dërgojmë një delegacion bujqësor në Kore, për të studiuar mundësitë tona.

An Jong: Do t’ju dërgojmë menjëherë materialet.

ENVER HOXHA: Ju faleminderit shumë. Edhe fakti që në Republikën Popullore të Kinës, bujqësia po shkon mirë pas vështirësive që ata hasën, është i rëndësishëm për ne dhe për lëvizjen komuniste. Sot ne morëm një telegram nga ambasadori në Kinë, ku na tregon për vizitën në qytete të ndryshme të Kinës me ambasadorët e tjerë. Dyqanet janë të mbushura me ushqime, në Pekin ka plot mish, vezë, perime dhe artikuj të tjerë. Dhe në qytete të tjera ushqimet janë të bollshme dhe me çmime më të ulëta. Ky është një sukses i madh.

An Jong: Shokët tanë kinezë e kane zgjidhur çështjen e bujqësisë. Ky është një sukses i madh.

ENVER HOXHA: Është një fat i madh për lëvizjen komuniste që kemi një aleat si republika e Kinës, e cila ndjek linjën korrekte marksiste-leniniste dhe është kthyer në flamurtare të komunizmit ndërkombëtar, si mali i Olimpit në Greqinë e lashtë dhe si një mjet i fortë goditjeje për të gjithë armiqtë.

An Jong: Kina marksiste-leniniste ka një rol të madh. Revizionistët po përpiqen ta izolojnë atë por çdo përpjekje e tyre po dështon. Kampi socialist nuk mund të ekzistojë pa Kinën. Gjatë situatës kaotike që po krijohet në kampin ndërkombëtar komunist, ne kemi publikuar shumë artikuj ku flasim për dështimin e revizionistëve në ndarjen kampit. Deri tani revizionistët nuk kanë thënë asgjë për këtë fakt, ndërsa vetëm Agjencia Telegrafike Shqiptare e ka botuar në buletinin e lajmeve.

ENVER HOXHA: Revizionistët nuk kanë asgjë për të thënë mbi këtë. Qëndrimi i partisë suaj është plotësisht marksist-leninist dhe nëse Hrushovi guxon të thotë diçka për partinë koreane, do të jetë katastrofike për të, sepse duhet të përballet me goditjet tuaja të fuqishme. Tani Hrushovi nuk thotë gjë, sepse kërkon të bëjë të duket sikur partia koreane nuk është në solidaritet me Kinën. Por ata që i lexojnë artikujt tuaj, e kuptojnë se revizionistët drejtohen nga Hrushovi dhe grupi tij.

Ata po organizojnë aktivitete kundër marksizëm-leninizmit, kundër Kinës, Koresë dhe Shqipërisë, dhe në të njëjtën kohë po krijojnë aleanca me imperialistët amerikanë. Por ata nuk do të kenë kurrë sukses dhe çdo hap që marrin do të jetë katastrofik, si në fushën ekonomike, ideologjike e të tjera. Ata po përpiqen të marrin kontrollin e Bashkimeve Profesionale. Kanë fituar në krahun e tyre dhe Luis Sayan. Por shikoni sukseset tona ekonomike! Ne jemi të lumtur të shikojmë që tezat ekonomike të Kim Il Sung kanë krijuar rezerva të rëndësishme, që tashmë ju lejojnë ju të zhvendosni vëmendjen të ndërtimi i banesave të punëtorëve e fshatarëve.

Kjo është një arritje e madhe në lidhje me reduktimin e ndryshimeve të fshatit me qytetin. Kur ju të nisni debatet tuaja me Hrushovin, ai do t’ju akuzojë për “kapërcimin e madh” dhe do të thotë se ajo që po bëni nuk është korrekte, sepse dëshiron që ju të ecni së prapthi. Hrushovi mori një goditje të rëndë nga dështimet bujqësore. Ai po përpiqet të ndryshojë bujqësinë sovjetike në stil kapitalist, duke krijuar polarizimin e fshatarësisë, në fjalë të tjera duke krijuar fshatarët e pasur, krerët e kolkozeve, dhe nga ana tjetër sovkozët e varfër. Ai kërkon të risjellë polarizimin që Lenini eliminoi.

An Jong: Vitin e kaluar në të gjitha vendet me revizionistët në pushtet, kishte rënie të prodhimit bujqësor.

ENVER HOXHA: Ju keni dëgjuar për manifestimet e 1 Majit në Çekosllovaki, sipas informacioneve që kemi, ka pasur dhe arrestime. Kriza të tilla po ndodhin kudo në vendet revizioniste si Poloni, Bullgari etj. Këto kriza janë të një natyre ideologjike, politike dhe ekonomike. Kur një trëndafil humbet petalet, i mbeten vetëm gjembat. Presidenti Xhonson tha sot përsëri, se do të vazhdojë bllokadën ekonomike dhe spiunazhin kundër Kubës. Nga kjo kuptojmë se Hrushovi ka bërë tolerime ndaj imperialistëve amerikanë.

Gjatë krizës kubane të raketave ai mund të ketë bërë një kompromis me ta, pa e ditur lëvizja ndërkombëtare socialiste. Nga ana tjetër, sot McNamara tha se do të shkojë së shpejti në Bon, kur Gjermania Perëndimore dhe SHBA-ja kanë rënë dakord të përmirësojnë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Në fjalë të tjera Hrushovi ka nisur planet për shitjen e Republikës Demokratike Gjermane. Njerëz si këta janë tradhtarë të lindur dhe duhen varur në shtyllat e telefonit. Do të vijë dita, herët a vonë. Po si duket moti këtë vit për bujqësinë në Kore?

An Jong: Kemi pasur shumë shira dhe duket se do të kemi një prodhim të mirë.

ENVER HOXHA: Edhe ne parashikojmë një vit të mbarë. Punët e pranverës kanë shkuar mirë dhe këto ditë përfundojmë mbjelljet e pambukut. Kemi mbaruar me mbjelljen e panxharit dhe mbjellja e misrit është në nivel të mirë, bashkë me drithërat e tjera. Kemi nisur studimin e zhvillimit të bujqësisë në zonat kodrinore.

Kemi krijuar grupe specialistësh për çdo rajon dhe në fund të vitit studimi do të prezantohet në plenumin e Komitetit Qendror për të caktuar masat specifike për zgjerimin e kullotave, krijimin e burimeve ujore për kafshët dhe zhvillimin bujqësor të zonave kodrinore. Edhe ndërtimet tona po shkojnë mirë. Shokët kinezë janë shumë të kujdesshëm dhe po na ndihmojnë me projektet e fabrikave dhe materialet e ndërtimit. Me ta nuk kemi probleme, nëse kemi vështirësi vijnë nga pala jonë. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 20 Nëntor 2026

Next Post

“Të veçanta për etnografët, ishin dhe marrëdhëniet e tyre, veçanërisht të Jacqueline-s me Pashkën, gruan e Prenk Calit, e cila, që kur francezja hyri në kullë, e puthi...”/ Aventura shqiptare e çiftit francez, në 1938

Artikuj të ngjashëm

“Ja e vërteta e shifrës së 6 mijë të zhdukurve nga regjimi komunist,  që thuhet se nuk u janë gjetur eshtrat ende…”/ Refleksionet e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme
Dossier

“Radio-Janina jep një orë emision me Silogjet Vorio-epiriote dhe të arratisurit, me propagandë antishqiptare, Sebastiano e Micotaqis…”/ Letra Komitetit Partisë së Sarandës për Ramiz Alinë, 17 nëntor ‘90

November 19, 2026
“Nga që punonte me ‘Skoda’ në zonat kufitare, Xhevitit i hoqën patentën dhe e dërguan gomist te stacioni i trenit në Librazhd, ku më 25 korrik ’79, Sigurimi Shtetit …”/ Historia e trishtë e familjes Dosku
Dossier

“Te ngjarja e rëndë e rrëmbimit të anijes luftarake bashkë me motoskafin ku u arratisën 16 veta, efektivat u treguan frikacakë, nuk…”/ Letra Komitetit Partisë Shkodrës për Ramiz Alinë, 14 nëntor ‘90

November 19, 2026
“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90
Dossier

“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90

November 19, 2026
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Aty u bë kasaphanë, vajzat i morën dhe i mbyllën në shkollë, ku zervistët i mbajtën dy net me radhë…dhe pasi i përdhunuan…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat në Paramithi

November 18, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Qeveria italiane dhe kryeministri i Demokracisë Kristiane, Alcide de Gasperi, fajësoheshin që dështuan të bindnin Shqipërinë, që të kthente…”/ Si ndërhyri Enver Hoxha në zgjedhjet në Itali…?!

November 17, 2026
“Po Ferron, përse nuk e vranë tek kërkonte burrin e saj të copëtuar, vallë nga bukuria e saj, pasi gra të tjera ishin çnderuar, i kishin…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat e zervistëve ndaj çamëve
Dossier

“Po Ferron, përse nuk e vranë tek kërkonte burrin e saj të copëtuar, vallë nga bukuria e saj, pasi gra të tjera ishin çnderuar, i kishin…”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat e zervistëve ndaj çamëve

November 18, 2026
Next Post
“Të veçanta për etnografët, ishin dhe marrëdhëniet e tyre, veçanërisht të Jacqueline-s me Pashkën, gruan e Prenk Calit, e cila, që kur francezja hyri në kullë, e puthi…”/ Aventura shqiptare e çiftit francez, në 1938

“Të veçanta për etnografët, ishin dhe marrëdhëniet e tyre, veçanërisht të Jacqueline-s me Pashkën, gruan e Prenk Calit, e cila, që kur francezja hyri në kullë, e puthi...”/ Aventura shqiptare e çiftit francez, në 1938

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme