• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, November 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990

“Unë kam qenë në Shqipëri në 1947, kam punuar në hekurudhën e rinisë Durrës – Rrogozhinë dhe pasi e përfunduam atë…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me Presidentin e Rumanisë, Ilesku, Nju Jork ‘90
“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990
“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90
“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990
“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990
“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990
“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90
“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990
Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!
“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990
“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990
“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990
“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990
“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990
“Demokracia është një koncept i gjerë, p.sh., Italia, ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi, a është demokraci kjo…”?!/ Biseda e Ramiz Alisë me presidentin e Tanzanisë, shtator 1990

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dymbëdhjetë

Memorie.al /Plot 36 vite më parë, në javën e fundit të shtatorit 1990, kreu i Shqipërisë komuniste të asaj kohe, Ramiz Alia, i cili mbante funksionet e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSh-së e gjithashtu të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, në krye të një delegacioni të madh, u nis për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Pjesëmarrja e Ramiz Alisë në sesionin e 45 të OKB-së, pati një jehonë të madhe asokohe, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare, pasi ishte hera e parë që një nga udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, merrte pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së, gjë e cila nuk kishte ndodhur që nga viti 1961, kur Tirana zyrtare u përfaqësua në atë forum të lartë të politikës dhe diplomacisë botërore, me kryeministrin e asaj kohe Mehmet Shehu.

Edhe pse kanë kaluar 36 vite nga ajo kohe, ende dhe sot vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, pasi me përjashtim të ndonjë dëshmie të pjesëtarëve të atij delegacioni (kujtimet e Reiz Mailes, apo Lisen Bashkurtit), si dhe fare pak dokumenteve arkivore të publikuara në shtyp, asgjë tjetër nuk dihet rreth vizitës së kreut të shtetit shqiptar të asaj kohe, Ramiz Alia, në sesionin e 45 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, i cili i zhvilloi punimet për rreth tre javë rresht, deri në mesin e muajit tetor 1990.

Gjithashtu mund të lexoni

“Asnjë e drejtë nuk u njihet shqiptarëve në Jugosllavi, u mbyll televizioni shqiptar, u anulua shtypi, por edhe deputetët shqiptarë…”/ Biseda e Ramiz Alisë me kryeministrin e Finlandës, shtator 1990

“Pasi kryetari i Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, ministri i Jashtëm i Rumanisë, i bëri presion Mehdi Frashërit, ky i dërgoi telegram urgjent Zogut…”/ Rrëfimi ndryshe i Xh. Staraveckës, për Kryengritjen e Fierit

Si p.sh.; Kur filloi përgatitja dhe përpilimi i protokollit përkatës për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në atë forum të lartë të politikë botërore, kush ishin pjesëtarët e tjerë të delegacionit që shoqëruan Ramiz Alinë në atë udhëtim të gjatë përtej Atlantikut dhe çfarë funksionesh mbanin ata; prej sa personash përbëhej stafi ndihmës që shoqëroi delegacionin shqiptar dhe cilët ishin ata?! Kur filloi përgatitja dhe çfarë përmbante programi i vizitave dhe takimeve të Ramiz Alisë gjatë gjithë periudhës që ata do të qëndronin në SHBA-ës? A u realizua i gjithë ai program sipas protokollit përkatës dhe cilët ishin krerët e delegacioneve të huaja që takoi Ramiz Alia gjatë gjithë ditëve të qëndrimit në SHBA-ës e, çfarë bisedoi ai me ta? Kush ishin shqiptarët e “mërgatës së vjetër”, me të cilët u takua kreu i Shqipërisë komuniste gjatë asaj vizite, çfarë u bisedua në ato takime dhe a pati incidente me “mërgatën reaksionare shqiptare”, të arratisur nga Shqipëria pas vitit 1945? Kush e organizoi pritjen që dha Ramiz Alia për bashkatdhetarët në Boston, cilët ishin disa nga eksponentët e mërgatës shqiptare që asistuan aty dhe si shkoi ai takim?

Cili ishte itinerari i udhëtimit të delegacionit shqiptar nga Tirana drejt SHBA-ës, përse u ndanë ata në disa grupe dhe arsyet e qëndrimit një natë në Zvicër? Përse ishte pjesë e delegacionit shqiptar, edhe Arben Alia, i biri i kreut të shtetit, Ramiz Alia dhe si u “justifikua” pjesëmarrja e tij në përbërje të delegacionit në fjalë? Sa dhe cilat ishin dhuratat që mori me vete delegacioni shqiptar me në krye Ramiz Alinë dhe kujt iu dhuruan ato në Zvicër e SHBA-ës? Përse u caktua Hotel “Plaza” (hoteli në pronësi të presidentit të sotëm të SHBA-ës, Donald Trump), për akomodimin e Ramiz Alisë dhe disa pjesëtarëve të tjerë të atij delegacioni? Sa kushtoi nga ana financiare e gjithë ajo vizitë, përse u shtuan fonde të tjera gjatë periudhës që delegacioni ndodhej në SHBA-ës dhe si u justifikuan ato shpenzime?

Përse stafi i diplomatëve shqiptarë që shërbenin në Misionin e OKB-së, u kujdesën që t’i jepnin Ramiz Alisë dhe një planimetri të saktë të sallës ku do mbahej sesioni i 45 i OKB-së, duke i përcaktuar edhe vendin ku do ulej përfaqësuesi kryesor i delegacionit të Republikës Federative të Jugosllavisë?! Kush ishin dy truprojat (mjeku dhe shoferi) që shoqëruan Ramiz Alinë gjatë gjithë asaj vizite dhe si u bë e mundur që ata të udhëtonin në avion me armatim dhe municion me vete? Cilët ishin pjesëtarët e grupit të xhirimit të Radio-Televizionit Shqiptar që shoqëruan delegacionin dhe çfarë detyrash iu dhanë atyre? Lidhur me këto etj., na njohin dokumentet arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                           Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E TAKIMIT TË KREUT TË SHTETIT SHQIPTAR, RAMIZ ALIA, ME PRESIDENTIN E TANZANISË, MË 29 SHTATOR 1990, NË HOTEL “INTERKONTINENTAL”

 NDRYSHIMET NË SHQIPËRI RRJEDHIN NGA VETË ZHVILLIMI
EKONOMIK E SHOQËROR I VENDIT

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, më 29.9.1990 u takua në Nju Jork në hotel “Intercontinental” me presidentin e Tanzanisë, Ali Hassan Mwinyi. Midis tyre u zhvillua kjo bisedë:

Shoku Ramiz Alia: Gëzohem shumë që takohem me ju. Me Tanzaninë kemi marrëdhënie shumë të mira. Ne tanzanianët i shohim si vëllezër. Pavarësisht se ndryshojmë nga pamja e fytyrës, ne së bashku jemi miq të ngushtë. Të dy palët luftojnë për interesat e popujve, për liri, paqe dhe progres. Prandaj takimi me ju ka rëndësi të veçantë.

A.H.Mwinyi: Jam shumë i prekur dhe shumë i gëzuar që m’u dha rasti të takohem me ju. Jam plotësisht dakord se midis dy vendeve tona ekziston një miqësi e madhe e një bashkëpunim i ngushtë. Vetë fakti që patët mirësinë të më takonit është pasqyrim i qartë i miqësisë sonë. Do të dëshiroja të më tregonit më gjerë për vendin tuaj, megjithëse ne tanzanianët lexojmë dhe dëgjojmë shumë për ju personalisht dhe për popullin mik shqiptar. Do të dëshiroja të dëgjoja mendimet tuaja lidhur me ndryshimet në Evropën Lindore. Është fakt se ne jemi të paprekur nga çka ndodhi atje. Por nuk duhet harruar se ne lexojmë shumë për ndryshimet në ato vende. Ne dimë për marrëdhëniet tuaja ndaj Ballkanit, se flitet shumë për të.

Shoku Ramiz Alia: Po ashtu është, ka shumë shkrime dhe piktura për vendin tonë, por kjo varet nga shkrimtari dhe piktori, sepse disa shkruajnë mirë, disa keq, disa e pikëtojnë drejt e realisht, disa keq.

A.H.Mwinyi: Jemi në të njëjtën anije.

Shoku Ramiz Alia: Më mirë të bisedojmë edhe për realitetet që na rrethojnë. Ndryshimet në Evropën Lindore sot bota perëndimore i paraqet me një eufori, duke pretenduar se të njëjtat fenomene ndodhin dhe do të ndodhin edhe në vende të tjera. Ne kemi probleme, por ato rrjedhin thjesht nga zhvillimi ekonomik i Shqipërisë. Analogji me Evropën Lindore është vështirë të bësh, dhe kjo jo për arsye ideologjike, me të cilët nuk na bashkon asgjë, por edhe nga pikëpamja se që nga viti 1960, Shqipëria nuk ka pasur asnjë marrëdhënie ideologjike dhe politike me asnjë nga vendet e Evropës Lindore.

Që nga viti 1960, me Bashkimin Sovjetik nuk ka pasur as marrëdhënie diplomatike. Bëjmë ndryshime, por gjithnjë duke iu përshtatur zhvillimeve dhe kushteve tona. Ne konsiderojmë se imitimi, kopjimi, shabllonet, nuk janë të përdorshme dhe të përshtatshme. Çka mund të jetë mirë për ne mund të mos jetë mirë për në Tanzani dhe e kundërta, sepse historia e Shqipërisë, psikologjia e popullit shqiptar, niveli kulturor etj., janë të ndryshme. Në vendet e Lindjes ka pasur uniformitet që diktohej nga Bashkimi Sovjetik, nga ajo e ashtuquajtur bashkësi socialiste. Shqipëria është zhvilluar ndryshe nga të tjerët.

Nuk mund të them më mirë, por më ndryshe; kjo gjë ka rëndësi të madhe. Këto që po ndodhin atje tani, nuk është e nevojshme të bëhen edhe në Shqipëri. Ne bëjmë ato që kërkon koha. Në fushën ekonomike kemi pasur probleme. Është fakt se çështja e centralizimit ka ekzistuar jo si koncept teorik, por edhe si koncept praktik. Shqipëria është vend i vogël. Në fillim kishim, le të themi 10 fabrika. Ishte më lehtë të mbahej centralizimi, por tani qe zhvillimi është shumë më i madh, është vështirë të ecet me këtë centralizim. I njëjti organizim i atëhershëm tani nuk shkon.

Nuk mund të pengohen iniciativat, bile as të individëve. Nuk është e mundur të bëhet çdo gjë nga lart e në mënyrë kaq rigoroze, tani ka më shumë liri. U është dhënë iniciativa ndërmarrjeve dhe individëve, çka kërkon edhe një shpërblim më të mirë të punës. Një ndër-marrje që ka të ardhura më shumë duhet të ketë edhe paga më shumë. Del problemi edhe i tregut në përshtatje me kushtet e reja etj.

Megjithatë, po të marrim organizimin e tregut kuptohet se shteti duhet të mbrojë edhe konsumatorin dhe jo ta lërë atë në mëshirën e tregut. Pra del çështja e çmimeve, një riorganizim i tërë i këtij sistemi, del problemi fiskal, pra i taksës, me anën e të cilit shteti rakordon interesin e ndërmarrjes me atë të qytetarit. Të gjitha reformat ekonomike synojnë të rrisin edhe rolin e masave.

Tani të gjithë drejtorët, shefat e reparteve, pra drejtuesit, ua kemi lënë masave që t’i zgjedhin, klasa punëtore t’i zgjedhë, por klasa punëtore edhe t’i heqë. Pra, klasa punëtore të mbajë ata drejtues që u sigurojnë plotësimin e nevojave e të kërkesave të tyre. Në fshat ne ecëm mbi bazën e sistemit kooperativist. Por vumë re se konsumi individual nuk plotësohej mirë nga kolektivi, atëherë morëm disa masa me qëllim që të inkurajonim prodhimin dhe plotësimin shumë më të mirë të nevojave. U dhamë fshatarëve sasi toke, si dhe bagëti. Kjo ka nxitur rritjen e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të çdo familjeje.

Pra çdo familje nevojat e saj i plotëson nga toka dhe nga bagëtitë që ka, bile mund të dalë edhe në treg, duke ndihmuar kështu edhe furnizimin e qytetit. Ju fola me pak fjalë për ndryshimet në fushën ekonomike, por kuptohet se po the A, do të thuash B, e kështu me radhë. Pra ndryshimet në fushën ekonomike sjellin ndryshime edhe në raportet me njerëzit, midis fshatarit dhe kooperativistit, midis shtetit dhe kooperativës, midis fshatarit dhe shtetit. Të gjitha këto raporte shoqërohen edhe në rrugë ligjore, pra në rakordimin e këtyre të drejtave. Kuptohet të mos preken interesat e individit, por të mbrohen edhe interesat e shtetit.

Ndryshimet në marrëdhëniet ekonomike, politike etj., kanë shtruar çështje edhe në fushën e politikës së jashtme. Ne kemi nevojë për teknologji. Kjo nuk arrihet vetëm nga vetë vendi, por kërkohet edhe një bashkëpunim ndërkombëtar. Kemi bërë ligje të reja që parashikojnë mundësinë e investimeve të huaja në vendin tonë, por të gjitha nën kontrollin e shtetit. Edhe një herë dëshiroj të theksoj se po bëjmë ndryshime që i përshtaten vendit tonë. Ne nuk nxitojmë, përkundrazi, ecim me kujdes të madh, sepse ju e dini se çdo ndryshim ka perturbacionin e tij.

Edhe udhëtimi nga Tanzania në Nju-Jork, si dhe nga Shqipëria në Nju-Jork, shkakton ndryshime në trupin e njeriut. Unë të them të drejtën kam tri ditë që nuk fle mirë. Imagjinoni në një shtet të bësh ndryshime brenda ditës, sa pasoja kolosale do të kishte. Jemi të parimit që të ecim pa u ndalur, por duke i vënë këmbët në tokë me kujdes si elefanti. Kjo është në të mirën e popullit, por gjithnjë kemi parasysh edhe situatën ndërkombëtare.

Ne jetojmë në gadishullin ballkanik ku ka probleme të shumta, e, në veçanti, probleme nacionale. Ne kemi fqinjë Jugosllavinë dhe Greqinë, por duhet thënë se jemi të kujdesshëm me to, sidomos me Jugosllavinë, ku ekziston një krizë e thellë në disa drejtime. Synimi ynë është që të krijohen rrugë sa më të mira për bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ne gjithnjë kemi ndjekur politikën që të mos i dëmtojmë aspak fqinjët tanë.

Nuk kemi pasur asnjëherë pretendime territoriale, sepse respektojmë lirinë dhe pavarësinë tonë, por respektojmë edhe lirinë e pavarësinë e të tjerëve. Si miq të vërtetë, duke respektuar njëri-tjetrin duam bashkëpunim me të gjithë. Për sa i përket Tanzanisë, është një kënaqësi e madhe, kjo jo vetëm aktualisht, por edhe shumë më parë, që tek populli tanzanian kemi pasur shokë dhe miq shumë të afërt. Zoti Nierere është mik i madh i Shqipërisë, gjithashtu edhe ju zoti Mwinyi, jeni mik i nderuar i popullit shqiptar.

A.H. Mwinyi: Shumë, shumë falemnderit, jam plotësisht dakord me ju. Ndryshimet bëhen kur dhe si duhen, duke pasur parasysh kushtet e vendit, aspektet tradicionale, fetare të një vendi. Ai që kopjon nuk arrin asgjë. Situata të tilla kemi pasur edhe ne, por edhe tani kemi probleme. Në rastin tonë nuk është se ndjejmë ndonjë nevojë të ngutshme që të bëhen ndryshime, por vende të Evropës Perëndimore na bëjnë presion, duan të na shohin të ndryshojmë në përputhje me ato që kanë vetë.

Shoku Ramiz Alia: Këto presione i kemi edhe ne.

A.H. Mwinyi: E dimë që ndihmat shpesh janë kondicionuar me ndryshime. Këtë gjë e kemi ndjerë, por ka ardhur koha që ne mendojmë vetë dhe thellë nëse ka nevojë për ndryshime apo jo. Në rastin tonë ne e ndjejmë se duhen bërë ato. Para 29 vjetësh fituam pavarësinë, më parë ishim të shtypur nga sistemi kolonial. Siç është zakoni i kolonializmit, ne ishim të ndarë në grupe tribush, fetare, në grupe kundërshtarë.

Sapo fituam pavarësinë e ndjemë që duhesh luftuar për zhvillimin e frymës nacionaliste për njehsimin e kombit. Doli nevoja të mendojë vetë për çështjen kombëtare. Ne menduam se ishte e domosdoshme të kishte një parti, pra të kishim një shtet dhe një parti. Gjatë 28 vjetëve bëmë punë të mirë për rritjen e mirëqenies së popullit tonë, sepse nëpërmjet partisë zhvilluam dhe forcuam unitetin, paqen, gjithnjë duke pasur parasysh që të ishim një vend solid.

Ishte pikërisht kjo parti që arriti të na mbante fort. Ne na mungonin shkollat, por, pas pavarësisë, hapëm shkolla të mesme, universitete, dhe tani kushdo e ka të qartë se qëllimi i partisë ishte bashkimi dhe zhvillimi i vendit. Në rast se ne do të lejonim sistemin pluralist kurrë nuk do t’i kishim arritur këto rezultate. Në qoftë se tani populli do parti të tjera, ai vetë ta zgjidhë këtë çështje. Po doli nevoja e ndryshimeve, le të bëhen por jo se do dikush nga jashtë. Ne tani jemi në një proces debati në tërë vendin dhe sapo të mbarojë, do të marrim përfundimet e tij, do të ulemi e do të vendosim. Jam plotësisht dakord me ju për sa thatë lidhur me ndryshimet.

Shoku Ramiz Alia: Problemi i partive është problem në Perëndim, sepse, sipas tyre, demokracia lidhet me sasinë e partive. Demokracia nuk është fenomen që lindi tani, por që nga Greqia e vjetër. Demokracia është e drejta e qytetarit të ketë punë, arsim, të ketë të siguruar jetën, të ardhmen, të drejtën ta thotë hapur mendimin e vet, të zgjedhë e të zgjidhet, të kritikojë etj. Pra demokracia është një koncept shumë i gjerë. Po marr p.sh., Italinë, ku ka 9 parti, por ka 45 vjet që njëra prej tyre është në fuqi. A është demokraci kjo? Pra, tek ne që ka një parti, nuk do të thotë se s’ka demokraci.

Jam plotësisht dakord që problemi duhet studiuar, të mos pengojmë liritë që secili mendon se duhen bërë ndryshimet për demokratizimin e vendit. Me shumë personalitet duhet të kenë organizatat e masave, të mos jenë thjesht instrumente, por të gëzojnë të tëra të drejtat për të thënë fjalën e tyre. Tek ne ka organizatë fronti, organizatë të gruas, organizatë rinia, ka shoqatë të shkrimtarëve, të shkencëtarëve etj., që janë me një strukturë të tërë.

Të gjitha këto mund të quhen parti, por s’është nevoja të quhen parti se nuk duam të bëjmë gjëra formale. Por ato mund të marrin forcë e mund të bëjnë presion pozitiv ndaj partisë, për të nxitur ose frenuar diçka. Tek ne problemi i gruas është një problem jo i thjeshtë, besoj se i tillë është edhe në Tanzani. Organizata e gruas mund të bëjë presion, për paqen, për të drejtat shëndetësore etj. Unë jam kundër recetave dhe nuk jap receta.

A.H. Mwinyi: Shumë e drejtë, kjo është demokraci.

Shoku Ramiz Alia: Shpesh herë Evropa Perëndimore, e entuziazmuar për ngjarjet në Lindje, kujton se ka gjetur shkopin magjik, por përvoja tregoi se shkopi magjik krijoi probleme shumë të mëdha nacionale, ekonomike, politike etj. Edhe në Bashkimin Sovjetik janë krijuar probleme kolosale. Republikat e Balltikut kërkojnë të shkëputen, po kështu edhe Ukraina, Azerbajxhani.

Këto janë probleme të reja, por shumë të mëdha. Po t’i shikojmë këto si produkte të demokracisë, ne nuk i hamë, sepse produkte të tilla janë të rrezikshme. Nuk duam që të na ndodhin, e përsëris pra idenë, se ndryshimet i dikton situata e brendshme dhe e jashtme, por ne ecim me kokën tonë, kemi mendimet tona.

A.H. Mwinyi: Jam plotësisht dakord me ju. Keni plotësisht të të drejtë.

Shoku Ramiz Alia: Shumë falemnderit! U kënaqa që u takova me ju. Urimet më të mira për popullin tanzanian. Ju lutem t’i transmetoni zotit Nierere përshëndetjet e mia më të mira, me dëshirën që marrëdhëniet tona të zhvillohen akoma më tej.

A.H. Mwinyi: Shumë, shumë falemnderit. Patjetër për zotin Nierere do të jetë një kënaqësi e madhe kur t’i transmetoj përshëndetjet Tuaja. Edhe unë, gjithashtu, i uroj popullit shqiptar suksese të mëdha dhe juve personalisht shëndet të plotë, për të mirën e popullit. Shpreh bindjen se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen akoma më shumë./ Memorie.al

(Marrë me stenogramë) 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Muntaz Dhrami është një Kadare në fushën e vet të artit, por përmasat e tij, shkojn përtej universit ...”/ Refleksionet e gazetarit dhe publicisit të njohur për legjendën e skulpturës shqiptare

Artikuj të ngjashëm

“Asnjë e drejtë nuk u njihet shqiptarëve në Jugosllavi, u mbyll televizioni shqiptar, u anulua shtypi, por edhe deputetët shqiptarë…”/ Biseda e Ramiz Alisë me kryeministrin e Finlandës, shtator 1990
Dossier

“Asnjë e drejtë nuk u njihet shqiptarëve në Jugosllavi, u mbyll televizioni shqiptar, u anulua shtypi, por edhe deputetët shqiptarë…”/ Biseda e Ramiz Alisë me kryeministrin e Finlandës, shtator 1990

November 16, 2026
Fotografi me pamje nga Fieri
Dossier

“Pasi kryetari i Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, ministri i Jashtëm i Rumanisë, i bëri presion Mehdi Frashërit, ky i dërgoi telegram urgjent Zogut…”/ Rrëfimi ndryshe i Xh. Staraveckës, për Kryengritjen e Fierit

November 14, 2026
“Unë kam qenë në Shqipëri në 1947, kam punuar në hekurudhën e rinisë Durrës – Rrogozhinë dhe pasi e përfunduam atë…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me Presidentin e Rumanisë, Ilesku, Nju Jork ‘90
Dossier

“Unë kam qenë në Shqipëri në 1947, kam punuar në hekurudhën e rinisë Durrës – Rrogozhinë dhe pasi e përfunduam atë…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me Presidentin e Rumanisë, Ilesku, Nju Jork ‘90

November 15, 2026
“Të dhjetë kufomat në katedrën e Anatomisë të fakultetit Mjekësisë, që ishin me vrimat e plumbave në kokë, u vërtetua se u përkisnin…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të Mjekësisë Ligjore
Dossier

“Disa ditë pas pushkatimit, sajuan letrat sikur ishte bërë gjyq, por Manol Konomi nuk e firmosi, fatkeqësisht, e firmosi…”/ Historia e ekzekutimit të 22 vetave për “bombën” në ambasadën sovjetike

November 12, 2026
“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988
Dossier

“Kur Sekretari i Përgjithshëm Perez de Kuelar, po fliste me shokun Ramiz, ndërhyri shefi i protokollit të OKB-së dhe iu tha që…”/ Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

November 14, 2026
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.
Dossier

“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se …”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90

November 13, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme