• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, November 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“’Partizani’ me ‘Dinamon’, u rrëmbenin rretheve sportistët më të mirë, siç ndodhi me Simon Dedën e ‘Vllaznisë’, të cilit i dhanë shtëpi, por ai…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur sportiv, Skifter Këlliçi

“’Partizani’ me ‘Dinamon’, u rrëmbenin rretheve sportistët më të mirë, siç ndodhi me Simon Dedën e ‘Vllaznisë’, të cilit i dhanë shtëpi, por ai…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur sportiv, Skifter Këlliçi
“Në vitin 1973.  takuam në Korçë bashkëshorten e Themistokli Gërmenjit, e cila na tha…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit Skifter Këlliçi
Memorie.al
Mbledhja e vitit ’61: “Mark Gurakuqi e sulmoi Kadarenë në shtyp me gjuhën e Enver Hoxhës, duke analizuar poezinë e tij ‘Laçi’…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, Skifter Këlliçi
Memorie.al
“Për vlersimin që i kishte bërë Jashini, në ndeshjen  e luajtur në Moskë, duke e quajtur ‘Shqiponjë’, Qemal Vogli, kërkoi të shkonte te varri i tij, por…”/  Historia e panjohur, e legjendave të portës

Nga Skifter Këlliçi

Pjesa e tretë

Memorie.al / Një ditë në fillim të marsit të vitit 1950, kur së bashku me Luanin, vëllain tim binjak, kishim mbushur 12 vjeç dhe shokë të tjerë të mëhallës sonë në Tiranë, mësuam nga gazeta ‘Sporti Popullor’ se ishte krijuar një skuadër e re futbolli  me emrin ’Dinamo’. Me një emër të tillë kishim lexuar po në këtë gazetë se kishte skuadra në Bashkimin Sovjetik, (‘Dinamo’ e Moskës e Kievit, e Tbilisit), madje edhe edhe në Jugosllavi’, ‘Dinamo’ e  Zagrebit. Dhe ja, me sa duket, nën shembullin e tyre, edhe në Shqipëri po krijohej një skuadër me të njëjtin emër, ‘Dinamo’; jo vetëm kaq, por që do  të luante drejt e në kategorinë e parë, krahas ‘Partizanit’, ‘Tiranës’, Shkodrës’, ‘Durrësit’, ’Kavajës’,  dhe skuadrave të tjera.

                                                          Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Miku im, Qemal Vogli, legjenda e portës kuqezi, më tregonte se nuk ishte aspak e vërtetë ajo që thuhej për kthimin e tij në Shqipëri, pas arratisjes nga Berlini Lindor, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit

“Sabri Peqini më tregonte se; Kadri Hazbiu i nxirë në fytyrë, nxori një letër nga çanta dhe lexoi emrat e të pushkatuarve, por ne, futbollistët s’njihnim asnjë, përveç Sabiha Kasimatit…”/ Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit

Kështu edhe kjo ndeshje do të zhvillohej në stadiumin ‘Dinamo’, sot ‘Selman Stërmasi’, shumë i vogël për kërkesat e sportdashësve të të dyja skuadrave. Të mos harrojmë se transmetimet sportive televizive ishin ende ëndërr për shqiptarët, sido që një vit më parë pranë Radio Tiranës  ishte ngritur një qendër eksperimentale televizive. Por ajo kishte vetëm një kamera të vjetër … (Edhe kur më 1966 u bë një provë që për çudi përkoi me ndeshjen ‘Partizani’-‘Dinamo’, kjo kamerë  gjatë pjesës së dytë zuri të nxirrte… tym dhe transmetimi u ndërpre).

Por të vazhdojmë me ndeshjen. Para fillimit të saj, duke hyrë në korridorin, ku një dhomë fjetjeje e futbollistëve të ‘Dinamos’,  ngjitur me shkallët nga ku udhëheqësit shkonin në tribunën qendrore, shndërrohej në kabinë transmetimi, një kapter policie  më ndali më vrazhdësi, sido që i shpjegova se isha komentator i Radio Tiranës. Nuk ia mbusha syrin. Më shpëtoi byroisti Spiro Koleka, i cili nga shkallët e hyrjes po ngjitej në tribunën e rezervuar për udhëheqjen, që e urdhëroi kapterin e gjorë të me linte të futesha në dhomën e komentimit të ndeshjes.

Pjesa e parë, e baraspeshuar dhe tepër e ashpër, mbyllet pa gola. Edhe e dyta, ndërsa Lubonja ndalet nga Maliqati, që duket se e hipnotizoi. Filloi shtesa e 2 x 15 minuta. Edhe në 15 minutat e para rrjetat mbetën të paprekura. Pastaj nisi shtesa e dytë. Këtë radhë ishte Qoshja që bllokoi Panon. Dhe ja, pa kaluar pak minuta, gjuajti Resmja. Tokazi nga e djathta e Qoshes. Topi nuk ishte kaluar ende vijën e portës dhe britma “gol”!, që u pasua  nga brohoritjet e tifozëve partizanas. (Një mik imi që e kishte dëgjuar komentin ne radio, më përgëzoi se kisha nuhatur golin, kur topi nuk kishte prekur rrjetën); por, pa kaluar një minutë, barazoi Lubonja.

Atëherë pashë që Resmja u këput për tokë dhe mbeti pa lëvizur  një copë herë. E përmendën shokët. Ja ç’ishte sedra sportive, pasioni dhe dëshira për të fituar! Ndeshja u mbyll kështu në barazim 1-1. Pas disa ditësh u zhvillua ndeshja e dytë finale. Binjake e së parës. Mbrojtjet janë më të forta së vijat sulmuese. Pjesa e parë 0-0. Edhe e dyta. Rrjetat duken të dremitura dhe që të zgjohen, duhen tundur nga golat, qoftë edhe një, që të zbardhëllejë horizontin, ashtu si një “velë  zbardhëllen vetmitare në horizont”, po të perifrazojmë një varg të poetit të madh rus, Lermontov.

Mbyllet kështu edhe pjesa e dytë. Vjen shtesa 2 x1 5 minuta. Unë dhe Ismet Bellova këmbejmë njeri-tjetrin në këtë maratonë  radiofonike. Sportdashësit lëvizin nëpër shkallë, kërkojnë të pinë lëng portokalli, ashtu si ne, por shishet me to gjenden me vështirësi. Byroistët në tribunë nuk ndihen të qetë. Nga një anë Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu, dhe nga ana tjetër, Beqir Balluku dhe Petrit Dume, pra Sigurim dhe Ushtri. Mbrojnë rendin komunist, por këtu janë kundërshtarë! Madje edhe oficerët e të dy ministrive në shkallët e stadiumit….!

Vjen shtesa e fundit prej 15 minutash. Sipas rregullores që ka hartuar FSHF-ja me sugjerimin e Anton Mazrekut, (babai i gazetarisë së futbollit shqiptar), loja do të vazhdojë deri në çastin kur njëra nga të dyja skuadrat të shënojë, ndryshe fituesja përcaktohet me short. (UEFA e vuri për herë të parë në zbatim këtë nen të ri të rregullores së futbollit në takimin final të Evropianit Gjermani- Çeki, (2-1-) më 30 qershor të  vitit 1996, pra shumë vite më vonë se në kampionatin tonë të futbollit të vitit 1961).

…Dhe ja, një rivënie nga krahu i majtë i sulmit të ‘Partizanit’, një ndalim i topit nga Pano, i cili pa ngurruar as një grimë, gjuan nga rreth 18 metra dhe shënon. Pas 242 minutash duke përfshirë edhe takimin e parë final!…Më takoi mua që të komentoj këto çaste historike. Pastaj ia lashë mikrofonin  Bellovës. Ndjehesha tepër i lodhur. Dhe atij i takoi të përshkruante rrethin triumfues të futbollistëve të ‘Partizanit’ me kupën në duar, ku ishin shquar Maliqati, Deliallisi, Papadhopulli, Dingu, O. Mema, Merja, Ndini, Kraja, Resmja, Pano, Jashari etj., me trajner Rexhep Spahiun.

‘Partizani’, kështu në pesë vite, 1957-1961, përsëriste suksesin e ‘Dinamos’ në vitet 1950 -1955. Shpallej katër here kampion dhe do të vazhdonte këtë marshimin deri më 1965, kur dyluftimin midis këtyre dy skuadrave do ta prishte ‘17 Nëntori’, që do të shënonte një epokë të re në futbollin tonë. Që nga viti 1950,kur u krijua ‘Dinamo’, skuadër e Ministrisë së Brendshme, dyluftimi për titullin kampion që deri atëherë ishte zhvilluar midis ‘Partizanit’ dhe ‘Vllaznisë’, u bë pronë  e dy skuadrave ushtarake- pra ‘Dinamos’ dhe ‘Partizanit’. Drejtuesit e tyre ishin edhe drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. Tifozë të tyre ishin edhe anëtarët e Byrosë Politike të PPSH-së, me përjashtim të treshes Hoxha-Shehu dhe Kapo.

Këta drejtues shteti dhe sporti, me prepotencë të papërfytyrueshme, falë ligjit të “shërbimit të detyrueshëm ushtarak” i rrëmbenin “17 Nëntorit” të Tiranës dhe skuadrave të  qyteteve të tjera futbollistët më të mirë. Dhe, pasi ata kryenin këtë shërbim, i mbanin, duke i joshur më të mira materiale, duke u dhënë apartamente, punë me rroga  të mira, si nëpunës a nënoficerë, madje pa punuar,si të ishin profesionistë. Tipik, siç më ka treguar vetë, është rasti i Simon Dedës. Më 1950 luante me ‘Vllazninë’. Kishte  mbaruar shkollën e mesme dhe  ishte emëruar mësues. Sipas një ligji në fuqi arsimtarët përjashtoheshin nga shërbimi ushtarak. Por gjeneral Petrit Dume e theu këtë ligj.

Deda u thirr ushtar dhe pasi këtij shërbimi u mbajt nga ‘Partizani’. I dhanë shtëpi për të dhe për familjen. Kurrë nuk luajti më me ‘Vllazninë’. Po kështu, siç përmenda më lart, ndodhi me Panon. Kur mbaroi shërbimin, gjeneralët e kuq nuk e lanë të kthehej te ‘17 Nëntori’. Edhe atë e joshën me të mira materiale.   Vazhdonte historia e vjetër, e nisur me Boriçin, Llambin, Spahiun, Parapanin, Resmen, Karanxhën, Maliqatin, Deliallisin, G. Merjen, Haxhiun, Ndinin, Krajën, Jasharin, Shllakun etj., te ‘Partizani’, Voglin, Dashin, Jarecin, Shaqirin, Vilën, Bakallin, Rrelin, Dumën, Lubonjën, Hallunin, Bushatin, Vorfin, Çeçon Halilin etj. te ‘Dinamo’.

Rasti i Skënder Halilit, siç e kam rrëfyer në një punim, botuar edhe në faqet e Memorie. al -, ishte tragjik. Me ndërhyrjen e Kadri Hazbiut, ministri i Brendshëm, ai u caktua të kryente shërbimin ushtarak në forcat e Kufirit dhe nisi të luante me ‘Dinamon’. Në këtë mes nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme, por  pas dy vjetësh, kur erdhi koha të lirohej nga ushtria, krerët e Ministrisë së Brendshme kërkuan ta mbanin në radhët e ‘Dinamos’, por ai nuk pranoi dhe u kthye përsëri me shokët e tij të ’17  Nëntorit’.

Dhe ja e papritura: në gusht 1966, kur ishte vetëm 27 vjeç Halili u arrestua dhe u burgos për 11 muaj, gjoja se kishte bërë tregti me shitblerje orësh dhe se iu gjetën në shtëpi 57 dollarë amerikan. U dënua 11 muaj që i kaloi në punë shumë të rënda në minierën e Bulqizës. Dhe, ashtu si Qemal Vogli, u dënua për gjithmonë të mos shkelte më nëpër fushat e futbollit.

DISA PËRFUNDIME

Deri më 1950, për titullin kampion kishin luftuar kryesisht dy skuadra, ‘Vllaznia’ (dy herë fituese në 1945, dhe ’46), dhe ‘Partizani’ tri vite me radhë më 1947, ’48 dhe ‘49, të ndjekura, kryesisht nga skuadra e ‘17 Nëntorit’ dhe ‘Flamurtarit’. Pastaj, që nga viti 1950 dhe deri më 1964, ky dyluftim u zhvillua midis dy skuadrave ushtarake të diktaturës, ‘Dinamo’ dhe ‘Partizani’.

Sidoqoftë, çdo e keqe pati një të mirë pas. Është e vërtetë që këto dy klube ‘tirane’ përthithën edhe varfëruan klubet e tjera dhe përfituan kështu në kurriz të tyre për t’u bërë kampione. Por është po aq e vërtetë që në këto klube, falë kushteve të mira materiale, futbollistët e ardhur nga skuadrat e rretheve  nën drejtimin e trajnerëve më me përvojë, e ngritën në mënyrë të dukshme mjeshtërinë e tyre. Te këto skuadra u ngrit dukshëm edhe niveli teknik i tërë  lojtarëve. Ndryshim të dukshëm patën edhe variantet taktike.

Vetëm te ‘Dinamo’ e viteve ’50-të, siç e kam përmendur në faqet e para të këtyre kujtimeve, u arrit të përkryhej sistemi taktik WM, pra me tre mbrojtës, dy gjysmëmbrojtës, dy gjysmësulmues dhe tre sulmues. Madje, me kalimin e Loro Boriçit në qendërsulmues të tërhequr, në gjysmën e dytë të viteve ’50-të, veprim që e kishte bërë Hidegkuti me përfaqësuesen hungareze që në vitin 1953, në takimin Angli-Hungari 6-3, (Londër, 1953), edhe në futbollin tonë filloi të zbatohej skema 3-3-4, e cila në fillim të viteve ’60-të u kthye në 4-2-4, skemë me të cilin Brazili triumfoi në Botërorin Suedi 1958. Dhe kjo, për arsyen e thjeshtë se 3 mbrojtës, nuk mund të mbulojnë 4 sulmues.

Praktikisht, kur Loro Boriçi në mënyrë të vetëdijshme u tërhoq në mesfushë, sepse nuk kishte parë ndeshje të skuadrës hungareze pas vitit 1953, Resmja u rreshtua nga gjysmësulmues, në sulmues të mirëfilltë. Atëherë edhe Verria i “Dinamos”, gjysmëmbrojtës që e mbulonte, u detyrua të kthehej në mbrojtës të katërt. (Kjo skemë u zbatua pastaj edhe nga skuadra të tjera, disi modeste në krahasim me’ Partizanin’ dhe ‘Dinamon’).Këto dukuri  kam vënë në dukje gjerësisht në dy librat e mi “Historia e futbollit”, (1980) dhe “Nga 2-3-5,në 4-4-2, (Vështrim historik mbi evoluimin e sistemeve taktike në futbollin shqiptar,1930-1987, botim i katedrës së futbollit të IKF ’Vojo Kushi’, 1987).

Dhe është për të ardhur shumë keq që në pranverë të vitit 1996, këtë libër, tërësisht shkencor, me 75 skica dhe 101 referime,   edhe nga literaturat e huaj, të cilin e paraqita në IKF ‘Vojo Kushi’, për të fituar gradën shkencore ‘Doktor’, e hodhi poshtë  një komision prej 5 vetash, ngritur nga B.I. shefi i katedrës së futbollit në këtë institut, ku bënin pjesë edhe dy shokë të tij që ishin ishin specialistë të fushave të tjera – A.K., pedagog i teorisë ë së edukimit fizik dhe A.Sh. i atletikës. Ishte një veprim tendencioz dhe absurd, sepse në këtë institut ose në FSHF, kishte pedagogë dhe specialistë të futbollit. Dhe pikërisht këta të tre kryen këtë akt të pashembullt skandaloz.

EPILOG

Nga ‘Dinamo’ e vitit 1950, vijmë te ‘Dinamo City’ e ditëve tona. Midis tyre shtrihet një largësi prej 76 vitesh. Ka disa ndryshime. E para, sepse disa muaj pas krijimit ajo ‘Dinamo’ u bë kampione. Dhe jo vetëm atë vit, por siç e pamë, deri në vitin 1961 edhe 5 herë të tjera, kurse  ‘Dinamo City’ po ngjitet  në Olimpin e futbollit tonë. Madje, pas vitit 1992, pra pas shembjes së diktaturës komuniste, u rrezikua edhe të zhdukej duke marrë emrin ’Olimpik’.

Por, ashtu si Feniksi, ky zog i mitologjisë, u ri ngrit dhe si shpend gjigant flatroi lart në piedestalin më të epërm të futbollit tonë, arrti në sezonin 2024-2025, të fitonte Kupën e Shqipërisë dhe sot ndodhet midis skuadrave më të mira të Shqipërisë.

Falë përpjekjeve këmbënguljes dhe pasionit  të presidentit të saj të sotëm, Adrian Bardhi, falë trajnerit të talentuar, Ilir Daja, të këtij dueti që ka krijuar një ansambël harmonik me synimin që në këtë kampionat  kjo ‘Dinamo City’, jo  vetëm të jetë në kuartetin e më të fortëve, por edhe të mbetet solist, ashtu si 18 herë në historinë e futbollit tonë. Nuk do të jetë ëndërr. E dëshmon fitorja e Kupës së Shqipërisë në sezonin 2024-‘25

E njëjta histori ndodh edhe me ‘Partizanin’, 17 herë kamion i  Shqipërisë, (për herë të fundit në sezonin 2022-23). Lëkundët  tani diku  në mesin e renditjes. Por besoj përkohësisht. Do të ngrihet edhe ai. Sipas traditës do të synojë katërshen e nderit. Pastaj më lart. Edhe për të nuk do  të jetë ëndërr. U përcolla kështu lexuesve kujtime të miat rreth dy skuadrave tona më të mira, ‘Partizani’ dhe ‘Dinamo’ në kampionatet e futbollit të periudhës 1950-1961, sepse kjo është periudha, kur këto skuadra shënuan faqet më të bukura në vjetarët e futbollin shqiptar.

Më pas midis tyre ndërfutet një emër ri, ’17 Nëntori’ i Tiranës’, i cili nga viti 1965, deri në vitin 1970, ngrihet  ‘në katedër’ dhe bëhet ’dekan’ i futbollit shqiptar, duke fituar 4 kampionate dhe meritonte të pestin, në vitin 1967, po të mos përjashtohej mizorisht  nga diktatura e egër komuniste. Më gjerësisht  me historinë e kësaj skuadre dhe kampionateve pas vitit 1961, lexuesi mund të njihen me librat e Besnik Dizdarit, pa dyshim gazetarit dhe historianit të futbollit dhe sporteve tona më të mirë të të gjitha kohëve, pas legjendarit Anton Mazreku./ Memorie.al

Boston, SHBA, tetor 2026

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 16 Nëntor 2026

Next Post

“Muntaz Dhrami është një Kadare në fushën e vet të artit, por përmasat e tij, shkojn përtej universit ...”/ Refleksionet e gazetarit dhe publicisit të njohur për legjendën e skulpturës shqiptare

Artikuj të ngjashëm

“Miku im, Qemal Vogli, legjenda e portës kuqezi, më tregonte se nuk ishte aspak e vërtetë ajo që thuhej për kthimin e tij në Shqipëri, pas arratisjes nga Berlini Lindor, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit
Sport

“Miku im, Qemal Vogli, legjenda e portës kuqezi, më tregonte se nuk ishte aspak e vërtetë ajo që thuhej për kthimin e tij në Shqipëri, pas arratisjes nga Berlini Lindor, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit

November 14, 2026
“Sabri Peqini më tregonte se; Kadri Hazbiu i nxirë në fytyrë, nxori një letër nga çanta dhe lexoi emrat e të pushkatuarve, por ne, futbollistët s’njihnim asnjë, përveç Sabiha Kasimatit…”/ Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit
Sport

“Sabri Peqini më tregonte se; Kadri Hazbiu i nxirë në fytyrë, nxori një letër nga çanta dhe lexoi emrat e të pushkatuarve, por ne, futbollistët s’njihnim asnjë, përveç Sabiha Kasimatit…”/ Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit

November 15, 2026
“Më 26 shkurt 1963, në ndeshjen ‘Korabi’– ‘Apolonia’, sportdashësit dibranë u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje që në futboll nuk përsëritet më kurrë…”/ Historia e rrallë dhe unike në futbollin shqiptar
Sport

“Më 26 shkurt 1963, në ndeshjen ‘Korabi’– ‘Apolonia’, sportdashësit dibranë u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje që në futboll nuk përsëritet më kurrë…”/ Historia e rrallë dhe unike në futbollin shqiptar

October 4, 2026
“Për ndeshjen me ‘Ajaksin’ bëra një palë doreza me peliçeri, i vesha me plastiket e raketave të ping-pongut, por kur më pa portieri holandez…”/ Dëshmia e rrallë e ish-“gardianit” të portës së “17 Nëntorit”
Sport

“Për ndeshjen me ‘Ajaksin’ bëra një palë doreza me peliçeri, i vesha me plastiket e raketave të ping-pongut, por kur më pa portieri holandez…”/ Dëshmia e rrallë e ish-“gardianit” të portës së “17 Nëntorit”

September 24, 2026
“Ajo finale s’ishte vetëm një duel mes Fischerit dhe Spasskyt, por momenti kur një njeri i vetëm sfidoi një sistem të tërë dhe u bë skena ku Lufta e Ftohtë…”/ Ana e panjohur e ndeshjes së shekullit, 11 korrik ‘72
Sport

“Ajo finale s’ishte vetëm një duel mes Fischerit dhe Spasskyt, por momenti kur një njeri i vetëm sfidoi një sistem të tërë dhe u bë skena ku Lufta e Ftohtë…”/ Ana e panjohur e ndeshjes së shekullit, 11 korrik ‘72

July 13, 2026
“Çobani nga Vajza e Vlorës, i dënuar 25 vjet për atentat ndaj Hrushovit, recitonte vargjet e Homerit, Dantes, tragjeditë e Shekspirit, Faustin e Gëtes, Shilerin, etj.,…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik, për “enciklopedinë” e burgjeve
Sport

“Skuadra ruse ‘Admiraltejec’ e stërvitur prej trajnerit Nikolaj Ljukshinov, i cili në periudhën 1956-1958 kishte punuar në Shqipëri, me ‘Partizanin’ dhe …”/ Historia e panjohur e ndeshjeve me sovjetikët

June 7, 2026
Next Post
“Muntaz Dhrami është një Kadare në fushën e vet të artit, por përmasat e tij, shkojn përtej universit …”/ Refleksionet e gazetarit dhe publicisit të njohur për legjendën e skulpturës shqiptare

“Muntaz Dhrami është një Kadare në fushën e vet të artit, por përmasat e tij, shkojn përtej universit ...”/ Refleksionet e gazetarit dhe publicisit të njohur për legjendën e skulpturës shqiptare

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme