• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, November 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Në 2 korrik, në orën 10 të darkës grumbuj njerëzish shkuan para ambasadave, por kur biseduam në zyrën time për dhënin e pasaportave, ju, shoku Ramiz…”/ Debatet e Nexhmijes në plenum, 6 korrik ‘90
“Edhe Radio-Televizioni nuk duhet të mjaftohet me ato emisione lajmesh që dha mbrëmë për çështjen e ambasadave, me ato gratë që qanin, por ai…”/ Fjala e Nexhmije Hoxhës në plenum, 6 korrik ‘90
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
“Agjencia austriake e lajmeve ‘APA’, shkruante: Fakti se kur monumenti i udhëheqësit shqiptar, Enver Hoxha, do të rrëzohej…”/ Si e pasqyruan mediat e huaja rrëzimin e përmendores së diktatorit?!
“Kur kryepeshkopi i Greqisë Serafim, takoj në Athinë në ’93-in R. Karaxhiçin dhe ky donte t’i puthte dorën, kryepeshkopi i tha; unë duhet të puth këmbët e tua, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  
Para fillimit të luftës italo-greke, qeveria e Metaksait internoi mijera burra dhe djem çamë në ishujt e Egjeut, ku atje ata…/Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi

Pjesa e njëzetetetë

Memorie.al / Shërbimi sekret amerikan, përveç tentativave për rrëzimin e regjimit komunist, i ka kushtuar një rëndësi dhe viteve të para të tranzicionit. Në një dokument të de klasifikuar pak ditë më parë për vitin 1990, tregohet dyndja e refugjatëve drejt ambasadave. CIA shkruan se në korrik të 1990, rreth 6 mijë perona ishin futur nëpër ambasada, ku gjysma e tyre në ambasadën gjermane. Nga ana tjetër thuhet se në Tiranë kishte një luftë për pushtet, mes njerëzve të Ramiz Alisë që kishin nisur të lëshonin pushtetin dhe radikalëve komunistë, që kishin pas vetes Sigurimin e Shtetit. Po ashtu tregohet roli që kishte Adil Çarçani dhe frika e Greqisë dhe Jugosllavisë, për një luftë ballkanike.

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

6 korrik 1990

Gjithashtu mund të lexoni

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

“Për delegacionin e kryesuar nga shoku Ramiz Alia, që merr pjesë në OKB, i dërgoni urgjentisht edhe 50 mijë dollarë Misionit tonë në Nju Jork, sepse…”/ Zbulohet letra e Xhafer Spahiut, tetor ‘90  

Negociatat me pushtetit dhe ambasadave të huaja ku janë strehuar qindra azilkërkues, janë ndërprerë mes sinjaleve të aktivitetit anti-regjim. Policia shqiptare lejoi dje një valë prej 100 shqiptarësh të hynte në ambasadat e huaja, ndërsa Tirana nuk ka pranuar kërkesën e gjermanëve dhe italianëve për të sjellë ushqim dhe mjekime me avionë. Kritikat e vendeve perëndimore për situatën e djeshme dhe për sigurinë e refugjatëve bënë që qeveria të mohonte se kishte pasur të vdekur gjatë demonstratave të së hënës.

Tirana zyrtare thotë se shqiptarët kanë të drejtë të udhëtojnë jashtë shtetit dhe se prezenca e tyre në ambasada është e panevojshme. Komiteti Qendror i Partisë Komuniste u takua dje dhe pritet të aprovojë emigrimin e atyre që janë strehuar në ambasada. Sipas raportimeve të shtypit, po merren në konsideratë ndryshime në qeveri, ndërsa të tjera demonstrata janë planifikuar.

Koment

Qeveria shqiptare po përpiqet të kalojë fajin e refugjatëve te ambasadat e huaja që po strehojnë njerëzit. Ndoshta Tirana mendon se duke lejuar të hyjnë më shumë refugjatë, me mungesa ushqimi dhe kushtesh sanitare, qeveritë Perëndimore më në fund do të detyrohen t’i kthejnë ata. Vazhdimi i demonstratave me siguri do të përkeqësojë situatën, duke detyruar liderët të nisin fushatën e shtypjes së trazirave.

Mosbindja publike ka gjasa të përhapet në qytetet e tjera të mëdha, ku dhe regjimi mund të përdorë forcë më të madhe shtypëse larg fushëpamjes së monitoruesve perëndimorë. Në Tiranë, lufta për pushtet mes të moderuarve të presidentit Alia, dhe radikalëve komunistë pritet të vazhdojë. Në rast të një përplasjeje finale, radikalët kanë më shumë lidhje me forcat e rendit dhe Sigurimit, dhe me shumë gjasa do të fitonin.

9 korrik 1990

Situata në Shqipëri është e trazuar dhe pritet të vazhdojë e tillë. Zyrtarët nuk po dërgojnë një mesazh të qartë mbi çështjen e refugjatëve dhe ndryshimet në kabinet në fundjavë nuk sollën fytyra të reja në qeveri. Autoritetet morën aplikimet e pasaportave të refugjatëve, në të paktën katër ambasada dje. Fluksi i refugjatëve në ambasadat e huaja, duket se ka ndaluar për momentin, por numri i tyre besohet se i ka kaluar 6.000 vetët, nga të cilët rreth 3.000 vetëm në ambasadën gjermane.

Kushtet sanitare dhe të ushqimit në ambasada po përkeqësohen. Kryeministri Çarcani dhe liderë të tjerë po mbajnë një linjë të ashpër dhe po fajësojnë vetë ambasadat për situatën, duke denoncuar “ndërhyrjen brutale” në punët e brendshme të Shqipërisë. Çarcani përsëriti refuzimin e Tiranës për lejimin e avionëve perëndimorë për sjelljen e ndihmave dhe mjekimeve.

Zona rreth ambasadave u mbyll dje nga rrethimi i policisë, duke ndaluar hyrjen e refugjatëve të tjerë. Raportime të pakonfirmuara nga burime greke, sugjerojnë se edhe shqiptarë që përpiqen të kalojnë kufirin drejt Greqisë, janë vënë përballë zjarrit të forcave kufitare shqiptare. Të shtunën qeveria shqiptare njoftoi ndryshime në qeveri, pas takimit dy-ditor të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste.

Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i ministrisë së Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar të Partisë Komuniste nga Byroja Politike. Stefani e ruajti vendin në Byronë Politike dhe u zëvendësua nga Hekuran Isai.

Presidenti Alia njoftoi të tjera reforma politike dhe ekonomike, veçanërisht atë për bizneset private dhe sektorin e shërbimeve që do të lejohen të zgjerohen.

Regjimi duket se po lëviz drejt lirimit të refugjatëve, por masat e lehtësimit mund të sjellim përkeqësim të incidenteve. Ndoshta pushteti po e bën këtë me shpresën se zbutja e rregullave mund të zbusë tensionet, por premtimet mund të mos mjaftojnë për qetësimin e turmave, të cilat kërkojnë ndryshime reale drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe demokracisë.

Anëtarët e larguar të Byrosë politike mund të kenë qenë të planifikuar prej kohësh, dhe zëvendësuesit e tyre pritet të jenë më të moderuar, por fakti që Stefani ruajti vendin në Byro, do të thotë se komunistët radikalë mbeten ende një faktor.

10 korrik 1990

Trazirat shqiptare përhapen në rajon

Greqia duket se po përgatitet për një fluks refugjatësh dhe ka kërkuar nga Shqipëria siguri për komunitetin minoritar grek në Shqipëri, ndërsa Beogradi shqetësohet se trazirat mund të përkeqësojnë gjendjen delikate në Jugosllavi. Greqia ka angazhuar forcë komando dhe mjete detare në kufijtë me Shqipërinë, sipas raportimeve të shtypit. Një njësi elitare greke e Naous, pranë kufirit me Jugosllavinë, ndoshta me rreth 350-500 njerëz, raportohet të jetë transferuar në Janinë, pranë kufirit me Shqipërinë.

Një forcë detare me të paktën një fregatë, është vendosur në brigjet jugperëndimore pranë ishullit të Korfuzit. Beogradi ka kufizuar përfshirjen e tij në dhënien e ndërmjetësimit me anë të ambasadorit të tij. Nuk është vërejtur asnjë lëvizje e pazakontë e forcave ushtarake jugosllave, pranë kufijve me Shqipërinë. Me shumë gjasa Athina kërkon të sigurojë kufijtë e saj për të evituar një vërshim të mundshëm nga refugjatët shqiptarë, si dhe për të treguar vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e minoritetit grek në vend.

Qeveria e saj konservatore nacionaliste, me siguri preferon të punojë me anëtarët e Këshillit Evropian për zgjidhjen e konfliktit, por çdo veprim dhune ndaj anëtarëve të minoritetit grek, do të vinte nën presion qeverinë për të shtuar forcat ushtarake në kufi, dhe si në raste ekstreme, të veprojë ushtarakisht brenda Shqipërisë. Beogradi padyshim trembet se vazhdimi i trazirave do të rrisë tensionet në provincën shqiptare të Serbisë, Kosovë, si dhe mundësia e një fluksi refugjatësh.

Ndryshimet në qeveri

Në Tiranë, ndryshimet e djeshme të qeverisë prekën ministrat e Ekonomisë dhe kishin si qëllim qetësimin e situatës së ushqimit dhe mangësive të tjera. Shtypi raportonte se po vazhdojnë demonstratat në Kavajë dhe grevat në Elbasan, në Kombinatin Metalurgjik. Sigurimi dhe Ushtria ka bllokuar rrugët drejt Tiranës dhe linjat e trenave drejt kryeqytetit janë ndaluar. Qeveria duket se po mban premtimin për të lejuar largimin nga vendi të rreth 6.000 refugjatëve në ambasadat e huaja.

Ambasadat gjermane, italiane, hungareze e të tjera, kanë nisur mbushjen e formularëve të azilit dhe rreth 3.000 refugjatët që llogariten të jenë strehuar në ambasadën gjermane, pritet të largohen nesër ose të enjten, megjithëse ende nuk janë bërë plane konkrete për nisjen e tyre. Qeveria italiane po mendon largimin e rreth 3.000 refugjatëve në rrugë detare.

Numri i madh i refugjatëve dhe analfabetizmi i tyre ka ngadalësuar procesin e regjistrimit. Ndërkohë, Shqipëria ka shtrënguar dhënien e vizave për korrespondentët e huaj. Një gazetar grek konfirmonte se zyrtarët kanë ndaluar gazetarë të huaj në aeroport dhe detyrojnë të kthehen mbrapsht ata që nuk kanë vizë.

30 qershor 1994

CIA për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë përkeqësuar shumë pas një sulmi të dhunshëm kufitar në prill, incidenti i fundit gjatë tre vjetëve marrëdhëniesh të tensionuara. Greqia ka shtuar retorikat akuzuese për represion ndaj minoritetit grek, kurse Tirana trembet se Athina ka plane për minoritetin në Jug të Shqipërisë. Greqia akuzon se Tirana thyen sistematikisht të drejtat e minoritetit, me qëllim largimin e tij nga Shqipëria, por këto nuk kanë baza.

Raporti i zyrtarëve të OSBE-së thotë se të drejtat e minoritetit grek, përputhen me direktivat e OSBE-së. Shqipëria trembet se politika ekspansioniste greke, nxitet nga dështimet e Athinës në kontrollin ndaj nacionalizmit ekstremist, i cili kërkon provokimin e minoritetit grek.

Kjo ka përforcuar dyshimet se organizata kryesore politike greke në Shqipëri, manipulohet nga Greqia. Një krizë bilaterale mbi minoritetet mund të destabilizojë qeverinë pro-amerikane të Tiranës, në avantazh të ish-komunistëve, dhe mund të ketë pasoja për rajonin.

Përplasje të ashpra diplomatike mes dy vendeve

Qeveria greke e Papandreut e konsideron çështjen e minoritetit grek në Shqipëri si më eksploziven në politikën e Greqisë. Riafrimi i marrëdhënieve duket se është i pamundur pa ndihmën e Perëndimit për qartësimin e informacioneve dhe keqinterpretimet nga të dyja palët. Tensionet kanë qenë të përhershme në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri, në vitet e fundit.

Vitin e kaluar, Greqia largoi nga vendi rreth 25.000-30.000 shqiptarë pa dokumente, pas përjashtimit nga Tirana të një kleriku grek, që supozohej të kishte shpërndarë literaturë ekspansioniste (pretendime territoriale) greke. Marrëdhëniet u përkeqësuan pas incidentit kufitar të 10 prillit ku dy oficerë shqiptarë u vranë. Autoritetet shqiptare pretendojnë se sulmuesit u larguan drejt territorit grek.

Një organizatë e panjohur terroriste e quajtur “Fronti Çlirimtar i Vorio-Epirit” (“MAVI”) mori përgjegjësinë për sulmin, sipas medieve greke. Presidenti shqiptar, Berisha, akuzoi publikisht qeverinë greke për mbrojtje të përgjegjësve, por qeveria mohoi çdo përfshirje. Më pas Tirana arrestoi gjashtë liderë grekë etnikë, me akuza për promovim të separatizmit grek. Berisha siguroi se gjyqi i gjashtë grekëve do të bëhej publik dhe i hapur për ekzaminim ndërkombëtar.

Ata mbanin poste në organizatën etnike greke OMONIA. Qeveria akuzoi Tiranën për persekutim të minoritetit grek. Athina ka anuluar dy herë takimet për përmirësimin e marrëdhënieve, çka ka sjellë bllokim të fondeve evropiane për Shqipërinë dhe protesta. Shqipëria protestoi te disa organizata ndërkombëtare. Pas presionit të brendshëm, Greqia shtoi presionin diplomatik ndaj Shqipërisë dhe nisi diskutimin e mbylljes së kufirit dhe depërtimin e shqiptarëve ilegalë.

Hetimet e policisë mbi incidentin kufitar sollën ashpërsime të tjera të retorikës, pas marrjes në pyetje të rreth tridhjetë grekëve etnikë në maj. Athina akuzoi Tiranën për nisje të një vale arrestimesh dhe shtytje për largim të grekëve nga Shqipëria. Berisha u tha gazetarëve se mund të shkonte për bisedime në Athinë, nëse ftohej.

Gjendja e minoritetit grek në vitin 1994

Nuk kemi gjetur prova se Tirana zbaton politika sistematike frikësimi dhe presioni ndaj minoritetit grek. Informacionet sugjerojnë se përkundrazi, Athina ka shkelje të të drejtave të njeriut, më të rënda sesa akuzat e saj në krah të kundërt. Komisionari i lartë i OSBE-së për Minoritetet, Max Van der Stoel, vizitoi dy herë Shqipërinë vitin e kaluar dhe tha se pretendimet greke nuk kishin baza, (nuk ka sinjalizimin me programe të largimit të minoriteteve.

Tirana po rivendos disa familje të varfra prej Veriut në toka bujqësore në qendër të Shqipërisë, zonat e minoriteteve janë të paprekura). Shumica e grekëve etnikë udhëtojnë drejt Greqisë për arsye ekonomike dhe jo për t’i shpëtuar diskriminimit.

Lidhjet e OMONIA-s me organizata radikale greke

Prishja e marrëdhënieve me Greqinë ka shtuar dyshimet e Tiranës për lidhje të mundshme mes OMONIA-s dhe Athinës. Grupi është themeluar në vitin 1991 me mbështetje nga disa organizata greke.

Omonia mban lidhje me disa organizata radikale greke që mbrojnë hapur teorinë e “Vorio Epirit” dhe liderët e saj udhëtojnë në Greqi e, priten nga zyrtarë të Athinës.

Megjithëse shumica e liderëve të saj janë të moderuar dhe angazhohen me sistemin shqiptar, disa elemente, siç ishte një prej gjashtë të arrestuarve në prill, bëri thirrje publike për bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë.

Disa prej të arrestuarve kishin kryer aktivitete ekspansioniste. Liderët e OMONIA-s mohojnë lidhjet me Greqinë dhe kohët e fundit në një konferencë shtypi kanë deklaruar se janë të pavarur nga forcat e jashtme dhe relativisht të distancuara nga qeveria e Tiranës.

Disa ankesa të grekëve etnikë ndaj Tiranës janë legjitime, veçanërisht ato në lidhje me përfaqësimin e grekëve etnikë në arsim, polici dhe ushtri. Grekët janë ankuar dhe për refuzimin e kthimit të pronave të Kishës Orthodokse greke./ Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ata fëmijë, që jetonin mes maleve të ashpra, në një qytet të izoluar si Kurbneshi, ëndërronin të ishin Beni, ndërsa unë, Beni i ekranit, do të...”/ Historia e rrallë e aktorit të njohur

Next Post

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas...”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

Artikuj të ngjashëm

“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

November 7, 2026
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Për delegacionin e kryesuar nga shoku Ramiz Alia, që merr pjesë në OKB, i dërgoni urgjentisht edhe 50 mijë dollarë Misionit tonë në Nju Jork, sepse…”/ Zbulohet letra e Xhafer Spahiut, tetor ‘90  

November 7, 2026
Memorie.al
Dossier

“Sipas Mehmet Shehut, shumica e tokave në Shqipëri, do të mbillen me misër, por Mehmeti ka thënë më parë se misri është ushqim për derra, kurse sot u thotë; këtë do të hani…”/ Raporti i CIA-s në 1951

November 5, 2026
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.
Dossier

Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

November 5, 2026
“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 6, 2026
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Që prej vdekjes së vrasësit masiv Stalin, Malenkovi, Enveri i Rusisë dhe Beria, Mehmet Shehu i Rusisë, po bënin një luftë të përgjakshme…”/ Dokumentet e CIA-s, me traktin e hedhur me avion në Shqipëri

November 5, 2026
Next Post
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas...”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme