• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, November 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ata fëmijë, që jetonin mes maleve të ashpra, në një qytet të izoluar si Kurbneshi, ëndërronin të ishin Beni, ndërsa unë, Beni i ekranit, do të…”/ Historia e rrallë e aktorit të njohur

“Rrugës për Skoci, qëndruam në Austri, ku Agron Hazbiu me mua e Vasillaq Zërin, shkuam te ambasada jonë në Vjenë, ku ai la një zarf të mbyllur dhe…”/ Denoncimi i shokut të skuadrës së “Dinamos”!
“Ata fëmijë, që jetonin mes maleve të ashpra, në një qytet të izoluar si Kurbneshi, ëndërronin të ishin Beni, ndërsa unë, Beni i ekranit, do të…”/ Historia e rrallë e aktorit të njohur
“Edhe pse Nikolli u dënua me 13 vite burg, vetëm pse i vëllai u arratis e shkoi në SHBA-ës, Dila, vajza më e bukur e zonës, shkoi nuse tek shtëpia e tij, por…”/ Ngjarja e trishtë, në fshatrat e Mirditës
“Kur Agron Aranitasi, do vijë në Rrëshen për të sjellë fëmijët te ish- gruaja e tij, do përgjojmë banesën e Medin Çollakut, pasi ai…”/ Relacioni i Degës së Brendshme të Mirditës, qershor ’83
“Në Spaç, u njoha me X. Y., që kishte punuar në një institucion kulturor dhe i martuar me një vajzë, nga më të bukurat e Tiranës, por Shefi Policisë, Q. B., ia…”/ Kujtimet e ish-oficerit të Marinës
“Nën kujdesin e kryeministrit Mehmet Shehu, në Shishtavec të Kukësit dhe Muhur të Dibrës, me inxhinierët kinezë, në miniera sekrete uraniumi…”/ Dëshmia e rrallë e inxhinierit gjeolog

Nga Herion Mustafaraj

                                                                – Një histori e vërtetë –

Memorie.al / Në një mënyrë krejt të beftë, ndërsa gjendesha mes përditshmërisë sime të vrulltë, siç ta imponon jeta, një mik i imi, bashkëmoshatar (me siguri një emër i njohur edhe për ju, Luan Rama, gazetari që më herët ka qenë i angazhuar edhe politikisht për shumë vite), më tregoi një histori, me të cilën më “rrëmbeu” nga Nju Jorku, ku jetoj e punoj prej vitesh, për të më çuar diku larg, atje mes maleve të Mirditës, në Kurbnesh, me të cilin, njësoj si fëmijëria e Luanit, ka mbetur e lidhur edhe fëmijëria ime. Është një histori që, në pamje të parë, dukej se i përkiste vetëm atij, por që, ndërsa ai ma rrëfente, kuptova se ishte edhe historia ime.

Është historia e dy fëmijërive që, edhe pse nuk janë takuar kurrë, pa e ditur, kanë jetuar brenda rrahjeve te zemrës së njëri-tjetrit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës

“Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, ishja përkëthenjsi i konferencavet të tija, si në Universitetin t’im në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944

Dhe, siç ndodh shpesh në jetë, secili në mënyrën e vet ëndërronte të kishte atë që kishte tjetri.

– Kurbneshi,

Qyteti mes maleve…!

Miku im është rritur në Kurbnesh, një qytezë e vogël në Veriun e Shqipërisë, atje ku malet ngrihen të thepisura mbi lugina të thella dhe ku natyra i shpërfaq të katër stinët me gjithë madhështinë, egërsinë dhe bukurinë e saj.

Dimrat atje ishin të gjatë, të ftohtë e të acartë. Verat të ngrohta, ndërsa pranvera dhe vjeshta e shndërronin atë pak vend në një bukuri të paqtë, mes pyjesh, burimesh, lumit të Urakës që si bekim e tej-shkon përmes asaj zone dhe këngëve të zogjve që mbushnin ajrin.

Në ato male, prej viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar e deri në kapërcyell të tij, funksiononte një minierë bakri, nga më të njohurat e vendit. Prej saj dhe rreth saj qe ngritur edhe qyteza e minatorëve. Aty jetonin punëtorë, inxhinierë, mësues, ndërtues, bukëpjekës, ushtarakë dhe familje të ardhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.

Por Kurbneshi nuk ishte vetëm qyteti i punës. Ishte edhe një qendër internimi për ata që pushteti i shpallte kundërshtarët e vet. Shpalleshin njerëz të deklasuar. Ishin të dënuar apo të larguar nga qytetet e tyre, të cilëve shpesh nuk u lejohej as të ushtronin profesionin për të cilin kishin studiuar.

Kësisoj, mes atyre maleve, ishte krijuar një shoqëri e çuditshme. Njerëz të ditur e njerëz të thjeshtë. Njerëz të privilegjuar e njerëz të përndjekur. Njerëz që kishin shkuar atje me dëshirë dhe të tjerë që nuk kishin pasur të drejtën të zgjidhnin. Mirëpo, fëmijët e atij qyteti, nuk i njihnin e as i kuptonin këto ndarje. Ata njihnin njëri-tjetrin.

Njihnin e donin borën, lumin, pyllin, lojërat, bukën e ngrohtë, zjarrin në sobë dhe aromën e gjellës që shpërndahej nga kuzhinat e vogla të shtëpive. Njihnin erën e druve të djegura dhe duart e nënave që u thurnin triko leshi për të përballuar dimrin. Dhe, mbi të gjitha, njihnin atë që fëmijëria ka më të shtrenjtë: ndjenjën e të qenit bashkë.

Miku im është djali i një ushtaraku

Babai i tij ishte caktuar me detyrë të shërbente në Kurbnesh.

Në atë kohë, një transferim i tillë mund të ishte një detyrë shtetërore, një mundësi për karrierë, por ndonjëherë edhe një mënyrë e heshtur për të larguar dikë nga qendra. Se cila prej këtyre kishte qenë arsyeja e vërtetë, ai nuk ma tha.

Dhe ndoshta nuk kishte nevojë të ma thoshte. Për të, babai ishte thjesht babai. Ai u rrit në atë qytet të vogël, mes dimrave të egër dhe njerëzve që, pavarësisht vështirësive, dinin ta donin njëri-tjetrin. Familjet ndanin bukën, gëzimet dhe hallet. Fëmijët rriteshin së bashku. Dhe jeta, sado e vështirë, kishte një pasuri që nuk mund të matej me para.

– Beni, fëmija që ëndërronin të ishin…

Në vitin 1975, u realizua filmi “Beni ecën vetë”. Unë pata fatin të isha fëmija që luajti Benin. Një djalë qyteti që shkonte në fshat dhe, përmes aventurave, natyrës dhe miqësisë me fëmijët e atjeshëm, mëson të bëhet më i shkathët, më i pavarur dhe më i guximshëm. Filmi u bë njësh me fëmijërinë e shumë brezave. Edhe me fëmijërinë e fëmijëve të Kurbneshit.

Miku im më tregoi se në Kurbnesh, në kinemanë e qytetit, e pa për herë të parë Benin. Më tregoi edhe se sa shumë ai dhe fëmijët e tjerë e deshën Benin. Për ta, Beni nuk ishte thjesht një personazh filmi. Beni ishte njëri prej tyre. Ishte djali që kishte ardhur nga qyteti, për të zbuluar botën e tyre. Ata e shikonin në ekran dhe gjenin veten tek ai.

Ndoshta, në njëfarë mënyre, Beni ishte bërë heroi i tyre i vogël. Por ajo që ata nuk dinin ishte se, pas atij personazhi, fshihej një fëmijë me një histori krejt tjetër. Një fëmijë që, ndonëse dukej sikur kishte gjithçka, në fakt ëndërronte të kishte pikërisht jetën e tyre.

– Burri me motor…

Në kujtesën e mikut tim kishte mbetur i fiksuar edhe një personazh tjetër. Burri me motor. Ai shkonte e vinte asaj rruge për në Kurbnesh në një mënyrë të çuditshme e atipike për kohën, siç në fakt ishte edhe vetë. Shkonte e vinte me motor nga Vlora ne Kurbnesh, e prej motorit edhe e identifikonin, e shquanin.

Në atë kohë, të kishe një motor tëndin ishte diçka e rrallë në rrugët e Shqipërisë. Ardhja e tij ishte një ngjarje më vete. E ardhja me të ishte mandej një çudi. Ai nisej nga Vlora, duke përshkuar rrugë të gjata e të vështira, deri në ato male të thella. Ishte një burrë i gjatë, trup-fortë, simpatik, energjik dhe i guximshëm.

Një inxhinier minierash, profesionist i aftë, që punoi në ato zona dhe la gjurmë te njerëzit, aq sa për të dëgjoi dhe mësoi edhe miku im. Edhe ai, njeriu me motor, kishte historinë e tij me sistemin. Ishte një nga ata njerëz që, megjithëse qe i ditur dhe i aftë, provoi mbi kurriz përndjekjen, dënimin dhe padrejtësinë politike.

Ndërsa për banorët e Kurbneshit, ai nuk ishte një dosje politike. Ishte një burrë që e njihnin dhe e donin. Një njeri që nuk kishte frikë as nga malet, as nga dimri, as nga uji i akullt. Miku im më tregoi një pamje që kishte mbetur e gjallë në kujtesën e fëmijëve.

Në mes të dimrit, kur lumi pothuajse ngrinte nga acari, ky burrë shkonte buzë tij, ecte përmes borës e mbi akull dhe futej në ujë. Fëmijët e shikonin të habitur. Për ta, ishte e paimagjinueshme që një njeri të hynte në atë ujë të ngrirë. Por ai hynte. Dhe pas pak dilte, me një peshk të madh në dorë.

I veshur me trikot e leshta që thurnin gratë e zonës, me trupin e fortë dhe buzëqeshjen e tij, ai dukej si një personazh i dalë nga ndonjë legjendë malesh. Njerëzit e admironin. Dhe kur në ekranin e kinemasë u shfaq Beni, ata mësuan diçka që i habiti edhe më shumë. Ai burrë ishte babai i Benit.

Dy fëmije, dy ëndrra

Kur miku im ma tregoi këtë histori, diçka brenda meje u trazua.

Sepse, ndërsa ai më fliste për Benin, heroin e fëmijërisë së tij, unë mendoja për heroin e fëmijërisë sime. Babain tim…!

Për fëmijët e Kurbneshit, unë isha Beni. Një djalë që ata e njihnin nga ekrani, që e admironin dhe me të cilin ëndërronin të ngjanin. Ndërsa për mua, ata ishin fëmijët që kishin diçka që unë e dëshiroja më shumë se gjithçka tjetër në botë.

Ata jetonin me baballarët e tyre dhe mes tyre jetonte dhe Babai im. Unë jo. Prindërit e mi ishin ndarë. Unë u rrita në Tiranë, larg babait tim, larg Vlorës dhe larg jetës që do të kisha dashur të jetoja me të. Dhe, sado e bukur të ishte Tirana, sado mundësi të kishte një fëmijë në kryeqytet, unë kisha një mungesë që asgjë nuk mund të ma mbushte. Mungesën e babait.

Do të kisha dhënë gjithçka për të qenë në Kurbnesh me të. Nuk kishte rëndësi çfarë pune do të bënte. Mund të ishte inxhinier, minator, punëtor, bukëpjekës apo një njeri i dënuar e i harruar nga sistemi. Mund të jetonim në një shtëpi të vogël, mes maleve, siç jetoi miku im disa vjet, në të ftohtë, në dëborë, me pak ushqim e me një sobë druri. Nuk kishte rëndësi. Mjaftonte të ishim bashkë.

Të zgjohesha në mëngjes dhe ta shikoja aty, bashkë me nënën time. Ta prisja të kthehej nga puna. Të uleshim pranë zjarrit.

Ta dëgjoja të fliste. Të më merrte me vete në mal, lart në Valmor apo në lumë. Të shkonim bashkë edhe deri te liqenet e Lurës, siç bënte miku im i vogël atëhere. Të më mësonte gjërat që një baba ia mëson djalit të tij. Të më mbante dorën.

Të më thoshte se gjithçka do të shkonte mirë. Ata fëmijë, që jetonin mes maleve të ashpra, në një qytet të izoluar, në një kohë të vështirë, shikonin ekranin e kinemasë dhe ëndërronin të ishin Beni. Ndërsa unë, Beni i ekranit, do të kisha dhënë gjithçka për të qenë njëri prej tyre. Ata ëndërronin aventurën time.

Unë ëndërroja përditshmërinë e tyre. Ata shikonin tek unë një hero. Unë shikoja tek ata një lumturi që Heroi i tyre nuk mund ta kishte kurrë. Dhe këtu qëndron paradoksi i madh i kësaj historie. Në filmin Beni ecën vetë, një fëmijë qyteti shkon në fshat, zbulon një botë të re, mëson nga jeta dhe, në fund, kthehet në qytet më i rritur, më i fortë, më i pavarur.

Por në jetën e vërtetë, unë, Herioni që luaja Benin, kisha një tjetër ëndërr. Unë nuk doja të kthehesha në qytet, pasi babai më mori një ditë me vete në Kurbnesh, me motor. Doja të qëndroja atje. Mes atyre maleve. Mes atyre fëmijëve. Pranë babait tim.

Sepse qyteti i bukur ku duhej të kthehesha mund të kishte gjithçka që një fëmijë mund të dëshironte, por nuk kishte atë që me mungonte më shumë. Babain tim. Dhe pa të, Tirana me dukej e zbrazët.

-Heroi i vërtetë…

Sot, pas kaq shumë vitesh, kur miku im më tregoi këtë histori, kuptova diçka që ndoshta e kisha ndier gjithmonë, por nuk kisha arritur ta shprehja me fjalë. Fëmijët nuk i zgjedhin heronjtë e tyre sipas madhështisë. I zgjedhin sipas ëndrrave që mbajnë në zemër. Për ata fëmijë, heroi ishte Beni, djali që vinte nga një botë tjetër dhe që ata e shikonin në kinema.

Për mua, heroi ishte ai burrë me motor, që përshkonte rrugët e Shqipërisë, që hynte në lumin e akullt dhe dilte me një peshk në dorë. Ai burrë që ata e shikonin çdo ditë, ndërsa unë e ëndërroja çdo natë.

Dhe ndoshta kjo është ironia më e bukur dhe më e dhimbshme e jetës. Ndoshta, për herë të parë pas kaq shumë vitesh, e kuptova se historia e vërtetë e Benit që ecte vetë nuk kishte përfunduar atë ditë kur mbaruan xhirimet.

Ajo kishte bërë fole në zemrën time me një rrahje të saj, e me mësoj të ec vetë. Të bëhesha heroi i fëmijëve te brezave , e që sot mbetet akoma si një rrahje zemre edhe në Kurbnesh, kapur pas dorës që doja të mbaja, dorës së babait tim./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 7 Nëntor 2026

Next Post

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës
Personazh

“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës

November 4, 2026
DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ
Personazh

“Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, ishja përkëthenjsi i konferencavet të tija, si në Universitetin t’im në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944

November 3, 2026
“Më arrestuan bashkë më vëllanë, kapitenin e parë, Gajur Deralla, pasi Prefekti i Tetovës, Mynir Tërshana, me të cilin kisha folur, më spiunoi te gjermanët…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Tetova
Personazh

“Më arrestuan bashkë më vëllanë, kapitenin e parë, Gajur Deralla, pasi Prefekti i Tetovës, Mynir Tërshana, me të cilin kisha folur, më spiunoi te gjermanët…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Tetova

November 1, 2026
“Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët dhe në formular ajo shkruante se…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit
Personazh

“Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët dhe në formular ajo shkruante se…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit

October 30, 2026
“Blanche Paulette Vlora emigroi në vitet ‘50 në SHBA-ës si refugjate, ku punoi në një fabrikë në Nju-Jork, më pas u vendos në Kanada, ku…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit, që vdiq në 2002
Personazh

“Blanche Paulette Vlora emigroi në vitet ‘50 në SHBA-ës si refugjate, ku punoi në një fabrikë në Nju-Jork, më pas u vendos në Kanada, ku…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit, që vdiq në 2002

October 31, 2026
“Me pelerinën hedhur supeve të mëdha e të bardha si pulëbardhat e Riminit, bukuria e saj më verbonte, më e bukura e të gjitha bejlereshave që kam parë…”/ Historia e panjohur e së bijës së Naim Frashërit
Personazh

“Me pelerinën hedhur supeve të mëdha e të bardha si pulëbardhat e Riminit, bukuria e saj më verbonte, më e bukura e të gjitha bejlereshave që kam parë…”/ Historia e panjohur e së bijës së Naim Frashërit

October 18, 2026
Next Post
“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme