• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, November 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, ishja përkëthenjsi i konferencavet të tija, si në Universitetin t’im në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944

“Profesori Isuf Luzaj, më thoshte: Rrapo Meto Vranishti, Rrapo Çelo Sevasteri, dhe Qazim Luzi nga Kanina, janë tre filozofët natyral të Labërisë, pasi ata…”/ Dëshmia e ish-të persekutuarit politik
“Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, ishja përkëthenjsi i konferencavet të tija, si në Universitetin t’im në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944
“Një krijim interesant, antipod i ‘Epopeja e Ballit Kombëtar’ të Musarajt, mund të konsiderohet poema ‘Përqafimi i dy kundërshtarëve’ e Hekuran Zhitit…”/ Studimi i panjohur i Prof. Agim Vinca
“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës
“Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, ishja përkëthenjsi i konferencavet të tija, si në Universitetin t’im në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944
“Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, ishja përkëthenjsi i konferencavet të tija, si në Universitetin t’im në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944

Nga Fatmira Nikolli

Memorie.al / E nisi jetën si biri i një hoxhe, duke u ushqyer përditë me vargjet kuranore. Pas studimeve në Sorbonë e jo vetëm, Isuf Luzaj do të bëhej filozof. Pothuaj e gjithë jeta e tij, shkoi larg Shqipërisë. Kishte lënë këtej familjen që e humbi, kur komunizmi mbyste vendin në vetminë e vet. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) lajmëron botimin për së afërmi të 6 librave filozofikë të filozofit, shkrimtarit e poetit Isuf Luzaj (1913-2000), një ndër personalitetet më të shquar të mendimit shqiptar. “I anatemuar gjatë diktaturës dhe i mërguar Luzaj qëndroi dhe shkruajti veprën e vet kryesisht në Argjentinë.  Hartues i Dekalogut të Ballit Kombëtar, Isuf Luzaj ishte ndër intelektualët antikomunistë, që dëshironte të realizonte idealin kombëtar të Rilindësve për një Shqipëri të Bashkuar e Demokratike”,-bën me dije Agron Tufa.

Shton më tej, se 6 librat me ese filozofike e interpretative (metafizika dhe meta-logjika) botohen për herë të parë dhe janë organizuar brenda 2 vëllimeve me mbi 400 faqe secili nën titullin “Kujdesjet e Bletës”. Këto janë fillimi i një publikimi në vazhdimësi i të gjithë trashëgimisë filozofike të Isuf Luzajt, të mbetur në dorëshkrime dhe që përbëjnë dhjetëra vëllime. Falënderojmë me këtë rast dhe znj. Zyba Hysa, për punën e madhe në përgatitjen e teksteve për botim, redaktimin dhe korrektimin. Më në fund Isuf Luzaj hyn në Shqipëri nga “dera ballore” e, jo nga “dera e fshehtë”.

SHËNIMET BIOGRAFIKE, VETMITARI I PANDREQSHËM

Gjithashtu mund të lexoni

“Më arrestuan bashkë më vëllanë, kapitenin e parë, Gajur Deralla, pasi Prefekti i Tetovës, Mynir Tërshana, me të cilin kisha folur, më spiunoi te gjermanët…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Tetova

“Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët dhe në formular ajo shkruante se…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit

Në kapitullin “Shoku im, vetmia dhe Pan-i”, Luzaj tregon se ka qenë natyrë e vetmuar. Ja çfarë shkruan ai: “Ka qenë natyra ime të jetoj i vetmuar edhe kur kam qenë në mes të shoqërisë. Dëshiroj të jetoj i vetmuar”. Ndonëse biri i një hoxhe, Luzaj thoshte se për të “fjala Zot, merr kuptim kur jam i vetmuar. Nuk besoj që Feja të jetë një themë për intelektin, as për shoqërinë në biseda e vanitete. Besoj vetëm kur nuk besoj mbi Fenë.

Kam nevojë për vetmi, aq sa kam nevojë për ushqim. Vetmia është koha që më jep më shumë shpërblime shpirti, porse këtë vetmi nuk e zgjedh dot unë, ajo më zgjedh mua. Për mua, me qenë i vetmuar do të thotë, me qenë i bashkuar me të gjithë botën. Në çaste vetmie i vë pjesët e mija bashkë si cickërra të një pasqyre të thyer dhe të ri kompozuar dhe atëherë e shoh qartë që gjërat e vogla duken të mëdha, kurse ato që dukeshin të mëdha janë të vogla”.

Ai thoshte se e ndjente që vetmia është një akt i dashurisë me gjithë universin. Dhe në këtë pikë, ai analizon dhe krahason ndjesitë e veta në dy kohë: kur isha shumë fetar, në një kohë të shkuar vuajtjesh e deziluzionesh, mërmëroja dendur lutjet e Budës, Krishtit dhe Muhametit bashkërisht, njëkohësisht, duke kërkuar konekcionet në pikat e përpjekëshme të metafizikës së tyre, mirëpo, n’atë kohë pata rezultate gabimesh, sepse humba intuitën, imagjinatën dhe fuqinë shpirtërore aktive për të ndërtuar struktura të shkrimeve të mi.

“Intuita më sugjeron t’a përdor atë,- thotë Luzaj, duke shtuar se; “kur është çasti i sajë për zbulime horizontesh dhe të përdor meditacionin kur e ndjej që kam nevojë për paraqitje tek Zoti; të përdor arsyetimin kur ky vjen natyrisht në ndihmë për të zgjidhur ndonjë ekuacion të zgjidhshëm”. Ka një qasje interesante edhe ndaj kritikave: kur më kritikojnë, unë e shoh që kritikonjësit duan të marrën kontakt me mua për ndonjë hall të tyre që është i pa konfesuarshëm nga ata.

Nuk më shqetësojnë dhe kjo më jep një lloj kënaqësie pasive, sepse ata e dinë që gabuan dhe u ulën aq poshtë, sa Morali, Etika dhe Estetika nuk më premtojnë kontakt me ata. “Miqtë e mi që çmojnë durimin tim thonë që unë i ngjaj një FAKIRI të BUDËS, ose një fetari të përulët kristian. Nuk e di në se këtu më gjykojnë drejtazi po e di mirë që heshtja jep më kënaqësi sesa grindja”,-thekson Luzaj.

Në vijim, zbulon edhe një çast mjaft të rëndësishëm të jetës së njeriut. Ai zbulon pothuaj arritjen e Nirvanës, si qëllimin final të shumë ndjekësve të Budizmit, për çka shkruan: Për dashurinë të së VËRTETËS dhe të së DREJTËS, më duhet të plotësoj që- është e domosdoshme, e nevojshme e fortë dhe konstante një GJIMNASTIKË të mekanizmave të trurit me ndihmën e studimit të heronjve të mendimit për të arritur këtë traguard. Pas pesëdhjetë vjet gjimnastike, as unë nuk mund të afirmoj që e kam arritur një qind për qind atmosferën psikologjike të NIRVANËS.

NJOHJA ME SARTRIN

Në një pjesë tjetër të vëllimit të parë, Luzaj tregon njohjen me Zhan Pol Sartrin. “Në dy udhëtimet që bëri Sartri në Amerikë, më ra mua lotaria të isha përkëthenjsi i konferencave të tija, si në Universitetin t’im në Indiana dhe në New York ku e vendosi ai këtë zgjidhje. Kam një korrespondencë dhe kam vizituar dy herë në Paris, në prezencë të Simone de Beouosit. Besoj ta kem njohur pakë ma afër se komentaristët e botës.

Thashë për fat të mirë, ose të keq, sepse nuk jam i sigurtë, cili mbiemër më ndihmoi ose më dëmtoi. Për arsye admirimi për mendimin e tija, humba kontratën me NOTRE DAME të Indianës: Institut i lartë studimesh porse rrënjësisht Katolik pa leje të dilte në DOGMA. 94% e profesorëve ishin priftërinj Katolikë dhe refuzuan kriterin t’im të lirisë që e trazuan me fenë t’ime myslimane. Ndoshta, për fatin e mirë t’imin sepse në Universitetet të tjerë pati 100% të zgjidhja unë BIBLIOGRAFINË E kurseve, dhe jetova kështu në ikuosferën e lirisë frënge 1789, që është dhe temperamenti im”.

Më tej, në “një parathënie ontogjenike”, kujton se për të parën herë në jetën time, më 1 janar 1936 hyra në klasën e parë të Normales së Elbasanit, si mësonjës i gjuhës frëngjishte. “Në shkurt t’atij viti, Xhuvani, drejtor i shkollës më ngarkoi kursin e Pedagogjisë së klasës së fundit. Për të fundit herë në jetën t’ime, më 1 janari 1993 dhashë dorëheqjen nga kathedra e Filozofisë, për arsye shëndetësore, në Chicago.

Pushim zemre, më 28 nëntor 1992, duke dhënë një intervistë gazetës Illyria, korrespondentit Vehbi Bajramit. Gjatë këtyre 56 viteve, me përjashtim të parantezavet të jetës t’ime: burgime, internime, luftëtar vullnetar, mbeten egzaktësisht 51 vite mësonjës shkollash: Shqipëri, Itali, Argjentinë, Buenos Aries, Lima Peru, Bogata, Colombia, Boston Massachuselts, Coletrosh, Neë Hamshire, Lac Focest Ilinois, Bloonungton Indiana, Samt Jozeph Indiana, Champagne Ilinoes, Profesor vizitor gjatë pushimesh: Notre Dame Indiana, San Franchisko, Austin Texas”.

Luzaj pati pranuar se “i pari që më ra nga shtatuti që i pashë ndërtuar qe Bergsoni, ish mjeshtri im në Sorbonë. I fundit që më deziluzionoi qe SARTRE, i kërkoj ndjesë për miqësinë që më dha. Vuajta shumë shpirtërisht për kontradiktat e tyre dhe për konfliktet që po zmadhoheshin në mendjen t’ime për arsye se, më dukej shumë pretendim të rrëzoja disa pjesë të theorivet të tyre dhe sepse e ndjeja veten fajtor t’u mësoja sinqerisht n’atë e ato që besoja unë atyre Mijërave shpirtrave të rinj, të cilët prisnin nga unë të vërtetën, kurse unë nuk isha në akord me mendjen t’ime dhe me yjet e mendimit, në se me të vërtetë po mësoja të VËRTETËN”.

Po aty, shton se për Sartrin liria koincidon në rrënjët e saja më MOS – QENËJEN, e cila është në zemrën e njeriut. Për një qenie njerëzore, ME QENË do të thotë me zgjedhë veten e tij, vetë ai, asgjë nuk i vjen njeriut as që për së jashtmi, as për së brendshmi, të cilën ardhje ai do ta presë ose do ta pranojë. “Ky mendim i rëndë në kuptim është edhe i gjerë në konsekuencat e tij. Njeriu është krejtësisht dhe pa asnjë shpresë nënë sundimin dhe mëshirën të nevojës së të padurueshme, për t’a bërë veten e tija QENËJE, bile edhe deri në hollësirat më të imta të të ekzistencës së tija.

Pra LIRIA nuk është QENËJE as TË QENURIT, është po qenia e njeriut, që do të thotë MOSQENËJA e tija. Po të fillojmë t’a konceptojmë njerinë si një PLOTËSI – TERESI, n’a bëhet absurde të kërkojmë në atë (në njerinë) çaste psikike ose ZONA TË LIRISË; na do të kërkonim për një vend bosh, brenda një kusie plot me ujë. Njeriu nuk mund të jetë disa herë i lirë dhe disa herë rop (SKLLAF); ose ai është gjithmonë dhe krejtësisht i lirë, ose ai nuk është kurrë, kurrë dhe kurrë i lirë. Ky koncept i Sartrit, shpjegon qartazi filozofinë e tija mbi LIRINË”, shënonte Luzaj për lirinë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mosmarrja pjesë e Hoxhës e Shehut në Paktin e Varshavës, tregoi tensionim të marrëdhënieve, por propaganda e Moskës është përpjekur shumë për të...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Më arrestuan bashkë më vëllanë, kapitenin e parë, Gajur Deralla, pasi Prefekti i Tetovës, Mynir Tërshana, me të cilin kisha folur, më spiunoi te gjermanët…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Tetova
Personazh

November 1, 2026
“Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët dhe në formular ajo shkruante se…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit
Personazh

“Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët dhe në formular ajo shkruante se…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit

October 30, 2026
“Blanche Paulette Vlora emigroi në vitet ‘50 në SHBA-ës si refugjate, ku punoi në një fabrikë në Nju-Jork, më pas u vendos në Kanada, ku…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit, që vdiq në 2002

October 31, 2026
“Me pelerinën hedhur supeve të mëdha e të bardha si pulëbardhat e Riminit, bukuria e saj më verbonte, më e bukura e të gjitha bejlereshave që kam parë…”/ Historia e panjohur e së bijës së Naim Frashërit

October 18, 2026
“Kur prokurorët dhe gjykatësit komunist në gjyqin e zhvilluar në Prizren në vitin 1946, e pyetën: ‘A e di se për këto krime të pret pushkatimi’, Marie Shllaku u tha…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

October 16, 2026
“Prokuror i përgjithshëm në procesin e Marie Shllakut, ishte komunisti anti-shqiptar, Ali Shukria, i cili kërkoi që ajo të dënohej me pushkatim, vetëm pse…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme