• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, October 31, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët dhe në formular ajo shkruante se…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit

“Ato letra i posedon një bukuroshe, një madamë e hijshme me emrin Zeinep Vlora, gruaja e Xhemil Vlorës, e cila nga ana e saj, fare mirë plotëson…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Blanche Paulette Vlora emigroi në vitet ‘50 në SHBA-ës si refugjate, ku punoi në një fabrikë në Nju-Jork, më pas u vendos në Kanada, ku…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit, që vdiq në 2002
“Blanche Paulette Vlora emigroi në vitet ‘50 në SHBA-ës si refugjate, ku punoi në një fabrikë në Nju-Jork, më pas u vendos në Kanada, ku…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit, që vdiq në 2002
“Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët dhe në formular ajo shkruante se…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit
“Edhe pse një bashkëpunëtor i ngushtë i Sulltanit, Ismail Qemal Vlora ishte një nga politikanët e paktë të asaj kohe që trajtoi ‘çështjen armene’…”/ Ana e panjohur e Plakut të Vlorës në diplomacinë europiane
“Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët dhe në formular ajo shkruante se…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit

Nga Albert Hitoaliaj

Pjesa e dytë

Memorie.al / Pasardhësit e arkitektit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemal bej Vlorës, kanë pasur një shpërndarje të gjithanshme dhe një histori jo dhe aq të lehtë. Studimet historike për këtë figurë të rëndësishme historike dhe për pasardhësit e tij apo gjenealogjinë e Vlorajve, nuk mungojnë. Në këtë shkrim, duke u bazuar në dokumente arkivore sjellim të dhëna të pabotuara, për jetën e Blanche Paulette Vlorës (1917-2002), e cila ishte mbesa e parë Ismail Qemalit, vajza e Mahmud Kemal Vlorës dhe francezes së bukur, Alice Escoffier. Prindërit e saj u martuan në Nicë më 1913 dhe patën tre fëmijë: Ismail Kemal Galib Aleksandër, Blanche Paulette dhe Suzanne. Pas vdekjes së Mahmudit në Vlorë, më 1921, Alice u vendos me fëmijët në Bari të Italisë, ku familja përjetoi vështirësi ekonomike.

                                                             Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Blanche Paulette Vlora emigroi në vitet ‘50 në SHBA-ës si refugjate, ku punoi në një fabrikë në Nju-Jork, më pas u vendos në Kanada, ku…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit, që vdiq në 2002

“Me pelerinën hedhur supeve të mëdha e të bardha si pulëbardhat e Riminit, bukuria e saj më verbonte, më e bukura e të gjitha bejlereshave që kam parë…”/ Historia e panjohur e së bijës së Naim Frashërit

Formulari përmban gjithashtu të dhëna mbi lejen italiane të qëndrimit, pasaportën e lëshuar nga autoritetet dhe kartën e identitetit të lëshuar nga autoritetet bashkiake të Sanremos. Më 9 nëntor 1949, Blanche u paraqit pranë organizatës për refugjatët, për të kërkuar ndihmë dhe mbrojtje. Në shënimet e formularit thuhet se nuk kishte aplikuar para datës 31 gusht 1949, sepse nuk kishte pasur dijeni për procedurën.

Në dokumentacionin e regjistrimit shënohet se ajo dëshironte të përfitonte mbrojtje juridike, dokumente identiteti dhe mbështetje për shpenzimet e udhëtimit drejt Kanadasë, ose Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në të njëjtën rubrikë përmendet se ajo nuk kishte ndërmarrë ende hapa konkretë për emigrimin. Në përfundim të pyetësorit, intervistuesja, znj. Trine Vassilchikoff, e cila shënonte dhe dëgjonte jetën dhe arsyet e saj për emigrim, ka regjistruar vlerësimin: “Rrëfimi duket i vërtetë”.

Dokumenti përmban gjithashtu shënime të zyrtarëve mbikëqyrës dhe vula administrative të organizatës së emigrimit, përfshirë një vulë të datës 9 nëntor 1949 që lidhet me mbrojtjen juridike dhe politike.

Vështirësi që e shtyjnë të emigrojë

Letra e 30 marsit 1950, të cilën Blanche ia drejtonte autoriteteve të emigrimit, përshkruante përpjekjet e saj për të përfituar ndihmë prej tyre. Ajo deklaronte se kushtet e jetesës së familjes po bëheshin gjithnjë e më të vështira dhe se, për këtë arsye, kishte paraqitur një kërkesë për ndihmë.

Sipas saj, i ishte komunikuar se duhej të paraqitej personalisht për t’u regjistruar. Për mungesë mjetesh financiare, ajo nuk kishte mundur të udhëtonte më herët dhe vetëm në nëntor 1949 kishte arritur të shkonte në Romë.

Pas intervistës së zakonshme, i ishte komunikuar se nuk kualifikohej për ndihmë, sepse ishte paraqitur pas afatit të përcaktuar.

Blanche deklaronte se kishte paraqitur ankim në Gjenevë dhe se, sipas sugjerimit të një punonjësit të organizatës, e kishte dorëzuar ankimin pranë drejtorisë së emigrimit në Romë, e cila duhej t’ia përcillte në selinë qendrore.

Ajo ishte kthyer disa herë për të pyetur mbi ecurinë e çështjes, por i ishte thënë vazhdimisht të priste. Në një nga paraqitjet e mëvonshme kishte konstatuar se ankimi ndodhej ende në zyrën e Romës.

Për këtë arsye, më 30 mars 1950, nga adresa “Via di Sant’Agnese”, nr. 12, Romë, Blanche i drejtoi një letër z. Tonglet, pranë selisë qendrore të Organizatës së Emigrimit në Gjenevë.

Në të kërkonte shqyrtimin e çështjes së saj dhe njohjen e pranueshmërisë për mbrojtje nga organizata. Në përfundim të letrës ajo shkruante: “Për këtë arsye po ju drejtohem që çështja ime të shqyrtohet dhe të arrij të përfitoj vetëm mbrojtjen e organizatës tuaj, në mënyrë që të mund të emigroj”.

Letra është hartuar fillimisht në italisht, me shkrim dore. Në dosje ruhet përkthimi i saj në frëngjisht, me shënimin “Përkthim nga origjinali: italisht”. Dokumenti mban datën 30 mars 1950 dhe emrin e Blanche Vlorës si nënshkruese.

Më 19 prill 1950, selia qendrore në Palais Wilson, Gjenevë, përgatiti një shkresë zyrtare. Dokumenti i drejtohej admiralit G. Ments, drejtues i zyrave të emigrimit në Romë, në adresën “Via S. Nicolo da Tolentino”, nr. 78, dhe shkresa i drejtohej për vëmendje edhe drejtuesit përgjegjës për vlerësimin e pranueshmërisë. Lënda e shkresës ishte “Blanche Paulette Vlora” dhe në tekstin e saj njoftohej zyra se: “Bashkëlidhur po ju përcjellim një kopje/përkthim të një letre që personi i sipërpërmendur i ka drejtuar kësaj selie qendrore”.

Në vijim, shkresa shpjegon se, meqenëse autorja e letrës banonte në zonën e përgjegjësisë së zyrës së emigrimit të Romës, dokumenti përcillej asaj për mendim dhe për veprimet e nevojshme. Shkresa mban emrin e Marie D. Lane, drejtuese e një divizionit të selisë qendrore të organizatës së emigrimit.

Një atdhe “i humbur”: letra e plotë e Blanche Vlorës për zyrën e Gjenevës

Nga: Blanche Paulette Vlora, “Via di S. Agnese”, nr. 12, Romë.

Drejtuar: z. Tonglet, Organizata Ndërkombëtare për Emigrimin, Gjenevë, 30 mars 1950.

Unë, e nënshkruara Blanche Paulette Vlora, e bija e Mahmudit dhe e Alice Escoffier, e lindur në Nicë më 11 shkurt 1917, me kombësi shqiptare, aktualisht pa shtetësi, kërkoj që çështja ime të shqyrtohet dhe të më njihet e drejta për t’u pranuar si përfituese e mbrojtjes së organizatës. Në vitin 1940, mbërrita në Itali së bashku me familjen time, si pasojë e luftës.

Fillimisht qëndrova në Bari, më pas në Torino dhe, së fundi, në Sanremo, duke pritur vazhdimisht që të mund të ktheheshim në vendin tonë, sapo përfundimi i armiqësive të na hapte përsëri rrugën e kthimit. Por ndodhi krejt e kundërta. Pas përfundimit të luftës, u gjendëm përballë një regjimi të padurueshëm në atdheun tim dhe, duke qenë se disa nga të afërmit tanë ishin vrarë ose burgosur atje, u detyruam të qëndronim në Itali.

Në Sanremo kam dhënë mësime private dhe kam kryer punë të ndryshme për të siguruar jetesën e nënës sime, të një vëllai dhe të një motre. Nuk kam marrë kurrë asnjë ndihmë, as materiale dhe as morale. Megjithatë, ndërsa kushtet e jetesës së familjes sime po bëheshin gjithnjë e më të vështira, paraqita pranë organizatës ndërkombëtare të emigrimit, një kërkesë për ndihmë. M’u përgjigjën se duhej të isha e pranishme personalisht për t’u regjistruar.

Duke qenë se, për mungesë mjetesh financiare, nuk kisha mundësi të ndërmerrja udhëtimin, vetëm në nëntor 1949 arrita të shkoja në Romë, ku u paraqita pranë zyrave të emigrimit. Pas intervistës së zakonshme, më njoftuan se nuk kualifikohesha për ndihmë, sepse isha paraqitur tepër vonë.

Atëherë paraqita ankim në Gjenevë dhe, ashtu siç më kishte sugjeruar punonjësi, e dorëzova këtë ankim pranë drejtorisë së emigracionit në Romë, e cila duhej ta përcillte në Gjenevë.

U ktheva disa herë për të pyetur se në çfarë faze ndodhej çështja ime, por çdo herë më thuhej se duhej të prisja ende. Derisa, disa ditë më vonë, kur u paraqita përsëri në zyrë, pata surprizën e pakëndshme të konstatoja se kërkesa ime ndodhej ende aty.

Për këtë arsye po ju drejtohem juve, me qëllim që çështja ime të shqyrtohet dhe të arrij të përfitoj, të paktën, mbrojtjen e organizatës, në mënyrë që të mund të emigroj.

Me respekt

                                  Blanche Vlora

Drejt atdheut të ri, Amerikës

Më 5 maj 1950, Divizioni i Pranueshmërisë për aplikimet e emigrantëve, i dërgoi Blanche Vlorës një përgjigje, lidhur me kërkesën e saj që kishte dërguar në Gjenevë. Shkresa ishte drejtuar në adresën “Via di Sant’Agnese”, nr. 12, Romë. Në përgjigje thuhej se letra e saj, drejtuar Gjenevës ishte përcjellë te divizioni përkatës.

I komunikonin se, për shkak se kishte aplikuar pas afatit të përcaktuar, organizata mund t’i jepte vetëm mbrojtje juridike. Për informacione të mëtejshme, Blanche udhëzohej të paraqitej pranë qendrës së regjistrimit për aplikime emigrimin në Romë, në “Via San Basilio”, nr. 9. Dokumenti mban emrin e R. C. Geisner, drejtor i Divizionit të Pranueshmërisë.

Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët. Formulari, i hartuar në italisht dhe anglisht, përmbante emrin Vlora, Blanche Paule, emrat e prindërve Mahmud Kemal dhe Alice Escoffier, datëlindjen 11 shkurt 1917, vendlindjen Nicë dhe kombësinë shqiptare.

Në rubrikën e profesionit ishte shënuar e punësuar, ndërsa si vendbanim figuronte Roma, “Via di Sant’Agnese”, nr. 12. Formulari regjistronte gjithashtu të dhënat e lejes së qëndrimit italiane dhe numrin përkatës të regjistrimit. Në pjesën ku duhej të shprehte kërkesën e saj, Blanche kishte shkruar: “Të mbrohem juridikisht”.

Dokumenti është i nënshkruar prej saj dhe përmban shënimin për lëshimin e kartës së identifikimit të emigrimit, me numër 0023867. Më 9 shkurt 1951, në një pyetësor tjetër, të përgatitur në Romë, Blanche Paule Vlora paraqiste një kërkesë për zgjatjen e statusit të saj të emigrimit. Në këtë dokument identifikohej përsëri si shqiptare, e lindur më 11 shkurt 1917 në Nicë të Francës etj. Edhe në këtë dokument, në rubrikën e familjarëve përmendej nëna, Alice Escoffier, 56 vjeçe.

Në përshkrimin e çështjes thuhej se refugjatja shqiptare ishte paraqitur pranë zyrës së emigrimit për të kërkuar zgjatjen e statusit të pranueshmërisë. Dokumenti regjistronte se ajo ishte regjistruar pranë zyrës së emigrimit në nëntor 1949 dhe ishte njohur vetëm për mbrojtje juridike dhe politike, si rast i paraqitur pas afatit.

Në të njëjtin pyetësor shënohej se më 5 korrik 1950 i ishte lëshuar dokumenti i identifikimit të emigrimit, nr. 0023867. Në lidhje me synimin e saj për emigrim, ky dokument aplikimi shkruan: «Dëshiron të vendoset në SHBA, ku ka miq të gatshëm ta ndihmojnë, domethënë të japin garanci për të dhe për nënën e saj».

Në përfundim të këtij përshkrimi shënohej: “Nuk ka mjete jetese në Itali”. Pyetësori mban shënime dhe vula administrative të datës 16 shkurt 1951. Në mbështjellësen e dosjes personale të Blanche Paulette Vlorës, gjenden vula dhe shënime të tjera që lidhen me administrimin e çështjes së saj.

Dokumentacioni përfshin gjithashtu një formular në italisht, me anë të së cilit Blanche kërkonte ndihmë nga zyrat e emigrimit. Në këtë dokument ajo identifikohet si e lindur më 11 shkurt 1917 në Nicë, me kombësi shqiptare dhe me adresë “Via Matteotti”, nr. 25, Sanremo. Formulari mbante nënshkrimin e saj.

Dokumentet e viteve 1949-1951, të dosjes së saj të emigrimit, regjistrojnë kështu të dhënat personale dhe familjare të Blanche Paulette Vlorës, arsimimin dhe njohuritë gjuhësore, vendbanimin në Vlorë përpara vitit 1940, largimin me familjen drejt Italisë, qëndrimin në Bari, Torino dhe Sanremo, veprimtarinë si mësuese private, përgjegjësinë për sigurimin e jetesës së nënës, vëllait dhe motrës, si dhe deklarimet e saj mbi pamundësinë e kthimit në Shqipëri.

Në këto dokumente regjistrohen kërkesat e saj për ndihmë, ankimet drejtuar zyrave të emigrimit, korrespondenca ndërmjet zyrave të Romës dhe të Gjenevës, njohja e mbrojtjes juridike dhe politike, pajisja me dokument identifikimi për emigrim dhe kërkesa e mëvonshme për zgjatjen e statusit, me synimin për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dokumente që zbardhin një copëz nga mozaiku i familjes Vlora

Rrëfimi i mësipërm është ndërtuar i bazuar te dokumentet e dosjes personale të emigrimit të Blanche Paulette Vlorës, të paraqitura në një formë tregimtare për një moment të jetës së saj.

Të dhënat mbi përndjekjen politike, burgosjen dhe vrasjen e familjarëve, shtetëzimin e pasurisë dhe lidhjen me Ismail Qemalin etj., janë paraqitur me saktësi, si deklarime të regjistruara në dokumentacionin arkivor të zyrave të emigrimit, pa u trajtuar si fakte të verifikuara në mënyrë të pavarur, as prej tyre e, as prej këtij shkrimi, pasi nuk ishin objekt i synuar.

Do të duhej që këto dokumente arkivore, për referime të mëtejshme shkencore të silleshin në trajtën e tyre të plotë dokumentare, me identifikimin e plotë fotografik, të njehsuar me institucionin arkivor, fondin, dosjen dhe fletët etj., por me këtë shkrim, synuam vetëm zbardhjen e një cope historie të jetës së mbesës së parë të Ismail Qemal bej Vlorës, të cilën e shoqërojmë me foton personale që gjendet në këto materiale arkivore, me firmën e saj: Vlora…!  Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 31 Tetor 2026

Next Post

“Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, 880 njerëz që punonin në kanale u burgosën, kurse Muharrem Mulaj dhe Kadri Petriti, deklarojnë...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Blanche Paulette Vlora emigroi në vitet ‘50 në SHBA-ës si refugjate, ku punoi në një fabrikë në Nju-Jork, më pas u vendos në Kanada, ku…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit, që vdiq në 2002
Personazh

“Blanche Paulette Vlora emigroi në vitet ‘50 në SHBA-ës si refugjate, ku punoi në një fabrikë në Nju-Jork, më pas u vendos në Kanada, ku…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit, që vdiq në 2002

October 31, 2026
“Me pelerinën hedhur supeve të mëdha e të bardha si pulëbardhat e Riminit, bukuria e saj më verbonte, më e bukura e të gjitha bejlereshave që kam parë…”/ Historia e panjohur e së bijës së Naim Frashërit
Personazh

“Me pelerinën hedhur supeve të mëdha e të bardha si pulëbardhat e Riminit, bukuria e saj më verbonte, më e bukura e të gjitha bejlereshave që kam parë…”/ Historia e panjohur e së bijës së Naim Frashërit

October 18, 2026
“Kur prokurorët dhe gjykatësit komunist në gjyqin e zhvilluar në Prizren në vitin 1946, e pyetën: ‘A e di se për këto krime të pret pushkatimi’, Marie Shllaku u tha…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra
Personazh

“Kur prokurorët dhe gjykatësit komunist në gjyqin e zhvilluar në Prizren në vitin 1946, e pyetën: ‘A e di se për këto krime të pret pushkatimi’, Marie Shllaku u tha…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

October 16, 2026
“Prokuror i përgjithshëm në procesin e Marie Shllakut, ishte komunisti anti-shqiptar, Ali Shukria, i cili kërkoi që ajo të dënohej me pushkatim, vetëm pse…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra
Personazh

“Prokuror i përgjithshëm në procesin e Marie Shllakut, ishte komunisti anti-shqiptar, Ali Shukria, i cili kërkoi që ajo të dënohej me pushkatim, vetëm pse…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

October 16, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Personazh

“Piloti grek, Akrivojannis, ishte një i arratisur nga Greqia, ndërsa gjykata shqiptare e dënoi me burgim për spiunazh, por disa vite ai quhej tradhtar…”/ Historia e komunistit grek që pushkatua në gusht ‘56

October 14, 2026
“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi
Personazh

“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi

October 11, 2026
Next Post
“Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, 880 njerëz që punonin në kanale u burgosën, kurse Muharrem Mulaj dhe Kadri Petriti, deklarojnë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Në Beden të Kavajës dhe në fshatin Lekaj, gjatë verës së vitit 1951, 880 njerëz që punonin në kanale u burgosën, kurse Muharrem Mulaj dhe Kadri Petriti, deklarojnë...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme